3 John (Albanian)

3 John (Albanian)

1

1:1b.3JO.001.001 Sepse u gëzova shumë kur erdhën disa vëllezër dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, se si ecën ti në të vërtetën.

1:2b.3JO.001.002 Nuk kam gëzim më të madh nga ky: të dëgjoj se bijtë e mi ecin në të vërtetën.

1:3b.3JO.001.003 Shumë i dashur, ti vepron me besnikëri në të gjitha ato që bën për vëllezërit dhe të huajt.

1:4b.3JO.001.004 Ata dëshmuan për dashurinë tënde përpara kishës; dhe ti të bësh mirë të gujdesësh për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë,

1:5b.3JO.001.005 sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë.

1:6b.3JO.001.006 Ne e kemi për detyrë, pra, t'i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës.

1:7b.3JO.001.007 I shkrova kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pret.

1:8b.3JO.001.008 Prandaj, po të vij, do t'i kujtoj atij veprat që bën, duke folur fjalë të liga kundër nesh; dhe duke mos u mjaftuar me këto, ai vetë nuk i pret vëllezërit dhe i ndalon ata që duan t'i presin e i përjashton nga kisha.

1:9b.3JO.001.009 Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë.

1:10b.3JO.001.010 Për Demetrin të gjithë dëshmojnë, madje edhe vetë e vërteta; edhe ne dëshmojmë për të, dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.

1:11b.3JO.001.011 Kisha shumë për të të shkruar, por nuk dua të të shkruaj me bojë e penë;

1:12b.3JO.001.012 por shpresoj të të shoh së shpejti dhe do të flasim gojarisht.

1:13b.3JO.001.013 Paqja me ty. Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një për një.

1:14b.3JO.001.014 Juda, shërbëtor i Jezu Krishtit dhe vëllai i Jakobit, të thirrurve që u shenjtëruan në Perëndinë Atë dhe të ruajtur në Jezu Krisht:


Holder of rights
Multilingual Bible Corpus

Citation Suggestion for this Object
TextGrid Repository (2025). Albanian Collection. 3 John (Albanian). 3 John (Albanian). Multilingual Parallel Bible Corpus. Multilingual Bible Corpus. https://hdl.handle.net/21.11113/0000-0016-8A09-3