2 Timothy (Albanian)
1
1:1b.2TI.001.001 Timoteut, birit të dashur: hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atit, dhe prej Krishtit Jezus, Zotit tonë.
1:2b.2TI.001.002 E falënderoj Perëndinë, të cilit i shërbej sikurse edhe të parët e mi me ndërgjegje të pastër, se pa pushim të kujtoj në lutjet e mia, ditë e natë;
1:3b.2TI.001.003 dhe, kur kujtoj lotët e tu, kam shumë mall të të shoh që të mbushem me gëzim,
1:4b.2TI.001.004 sepse kujtoj besimin e sinqertë që është në ty, i cili më parë ishte te gjyshja jote Loide dhe te nëna jote Eunike, dhe jam i bindur se është edhe te ti.
1:5b.2TI.001.005 Për këtë arsye po të kujtoj ta zgjosh dhuntinë e Perëndisë që është në ty me anë të vënies së duarve të mia.
1:6b.2TI.001.006 Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por force, dashurie dhe urtësie.
1:7b.2TI.001.007 Mos ki turp, pra, të dëshmosh Zotin tonë, as mua, të burgosurin e tij, por hiq keq bashkë me mua për ungjillin, sipas fuqisë së Perëndisë,
1:8b.2TI.001.008 që na shpëtoi dhe na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij dhe sipas hirit, që na u dha në Krishtin Jezus përpara fillimit të kohëve
1:9b.2TI.001.009 dhe tani u shfaq me anë të dukjes së Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit, që e prishi vdekjen dhe nxori në dritë jetën dhe pavdekësinë me anë të ungjillit,
1:10b.2TI.001.010 për të cilin unë u caktova predikues, apostull dhe mësues i johebrenjve.
1:11b.2TI.001.011 Për këtë arsye unë po vuaj edhe nga këto gjëra, po nuk kam turp, sepse e di kujt i kam besuar dhe jam i bindur se ai është i zoti ta ruajë visarin tim deri në atë ditë.
1:12b.2TI.001.012 Ruaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje me besim dhe dashuri, që janë në Krishtin Jezus.
1:13b.2TI.001.013 Ruaje visarin e mirë me anë të Frymës së Shenjtë që rri te ne.
1:14b.2TI.001.014 Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më kthyen krahët, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni.
1:15b.2TI.001.015 Zoti i dhëntë mëshirë familjes së Onesiforit, sepse shpeshherë më dha zemër dhe nuk pati turp nga prangat e mia;
1:16b.2TI.001.016 madje, kur erdhi në Romë, më kërkoi me shumë zell dhe më gjeti.
1:17b.2TI.001.017 Zoti i dhëntë të gjejë mëshirë nga ana e Zotit në atë ditë. Ti e di më mirë se askush sa shërbime më bëri në Efes.
1:18b.2TI.001.018 Ti, pra, biri im, forcohu në hirin që është në Krishtin Jezus;
2
2:1b.2TI.002.001 dhe ato që dëgjove nga unë përpara shumë dëshmitarëve, jepua njerëzve besnikë, që do të jenë të aftë të mësojnë edhe të tjerë.
2:2b.2TI.002.002 Ti, pra, duro pjesën tënde të vuajtjeve, si një ushtar i mirë i Jezu Krishtit.
2:3b.2TI.002.003 Sepse asnjë nga ata që shkojnë ushtarë nuk ngatërrohet me punërat e jetës, që t'i pëlqejë atij që e mori ushtar.
2:4b.2TI.002.004 Po ashtu, nëse dikush merr pjesë në gara, nuk kurorëzohet po të mos ketë luftuar sipas rregullave.
2:5b.2TI.002.005 Bujku që mundohet duhet ta marrë i pari pjesën e fryteve.
2:6b.2TI.002.006 Mendo për ato që të them, sepse Zoti do të të japë mend për të gjitha.
2:7b.2TI.002.007 Kujto që Jezu Krishti, nga fisi i Davidit, u ngjall së vdekuri sipas ungjillit tim,
2:8b.2TI.002.008 për të cilin unë po vuaj deri edhe në pranga posi keqbërës; por fjala e Perëndisë nuk lidhet në pranga.
2:9b.2TI.002.009 Prandaj unë i duroj të gjitha për shkak të të zgjedhurve, që ata të kenë shpëtimin që është në Krishtin Jezus, bashkë me lavdi të përjetshme.
2:10b.2TI.002.010 Kjo fjalë është e vërtetë, sepse, nëse ne vdiqëm me të, me të edhe do të rrojmë;
2:11b.2TI.002.011 në qoftë se vuajmë, do të mbretërojmë bashkë me të; po ta mohojmë, edhe ai do të na mohojë.
2:12b.2TI.002.012 Nëse jemi të pabesë, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund të mohojë vetveten.
2:13b.2TI.002.013 Ua kujto atyre këto gjëra, duke u përbetuar përpara Zotit të mos hahen kot me fjalë pa asnjë dobi, në dëm të atyre që dëgjojnë.
2:14b.2TI.002.014 Mundohu të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar, si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që thotë drejt fjalën e së vërtetës.
2:15b.2TI.002.015 Shmangu nga fjalët e kota dhe profane, sepse do të çojnë në pabesi,
2:16b.2TI.002.016 dhe fjala e tyre do të brejë si një gangrenë; ndër këta janë Himeneu dhe Fileti,
2:17b.2TI.002.017 të cilët dolën jashtë rrugës së të vërtetës, duke thënë se ringjallja ka ngjarë dhe përmbysin besimin e disave.
2:18b.2TI.002.018 Megjithatë themeli i fortë i Perëndisë qëndron i patundur, dhe ka këtë vulë: "Zoti i njeh të vetët", dhe: "Le t'i largohet paudhësisë kushdo që përmend emrin e Krishtit".
2:19b.2TI.002.019 Në një shtëpi të madhe nuk ka vetëm enë prej ari dhe argjendi, por edhe prej druri dhe balte; disa për të nderuar; të tjerat për të mos nderuar.
2:20b.2TI.002.020 Pra, në qoftë se dikush pastrohet nga këto gjëra, do të jetë një enë nderi, e shenjtëruar dhe e dobishme për të zotin, e përgatitur për çdo vepër të mirë.
2:21b.2TI.002.021 Largohu nga pasionet rinore dhe bjeru pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes bashkë me ata që e thërresin në ndihmë Zotin me zemër të pastër.
2:22b.2TI.002.022 Shmang gjithashtu diskutimet e marra dhe pa mend, duke ditur se shkaktojnë grindje.
2:23b.2TI.002.023 Sepse shërbëtori i Zotit nuk duhet të zihet, por të jetë i butë me të gjithë, i aftë për të mësuar njerëzit dhe i durueshëm,
2:24b.2TI.002.024 duke i mësuar me butësi kundërshtarët, me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që arrijnë të njohin të vërtetën,
2:25b.2TI.002.025 dhe të vijnë në vete, duke shpëtuar nga laku i djallit, që i ka zënë robër të vullnetit të tij.
2:26b.2TI.002.026 Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira,
3
3:1b.2TI.003.001 sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë,
3:2b.2TI.003.002 të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s'e duan të mirën,
3:3b.2TI.003.003 tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës,
3:4b.2TI.003.004 të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu.
3:5b.2TI.003.005 Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme,
3:6b.2TI.003.006 të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës.
3:7b.2TI.003.007 Dhe sikurse Janesi dhe Jambresi i kundërshtuan Moisiut, po kështu edhe këta i kundërvihen së vërtetës; janë njerëz mendjeprishur, të neveritshëm në çështjen e besimit.
3:8b.2TI.003.008 Por këta nuk do të shkojnë shumë përpara, sepse marrëzia e tyre do të dalë në shesh për të gjithë, ashtu sikurse u ngjau edhe atyre.
3:9b.2TI.003.009 Dhe ti ndoqe nga afër mësimin tim, sjelljen, këshillat, besimin, durimin, dashurinë, ngulmin,
3:10b.2TI.003.010 përndjekjet, vuajtjet që më ndodhën në Antioki, në Ikonio, dhe në Listra; ti e di çfarë përndjekjesh hoqa, por Perëndia më shpëtoi nga të gjitha.
3:11b.2TI.003.011 Të gjithë ata që duan të rrojnë me perëndishmëri në Krishtin Jezus do të përndiqen,
3:12b.2TI.003.012 por njerëzit e këqij dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke gënjyer dhe duke u gënjyer vetë.
3:13b.2TI.003.013 Por ti qëndro në ato që mësove dhe u binde plotësisht, duke e ditur prej kujt i mësove,
3:14b.2TI.003.014 dhe se që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jezus.
3:15b.2TI.003.015 I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi,
3:16b.2TI.003.016 që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.
3:17b.2TI.003.017 Po të përbej, pra, përpara Perëndisë dhe Zotit Jezu Krisht, që ka për të gjykuar të gjallë e të vdekur, në dukjen e tij dhe në mbretërinë e tij:
4
4:1b.2TI.004.001 prediko fjalën, ngul këmbë me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë.
4:2b.2TI.004.002 Sepse do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët
4:3b.2TI.004.003 dhe do t'i largojnë veshët nga e vërteta e do t'i sjellin drejt përrallave.
4:4b.2TI.004.004 Por ti rri syçelë në çdo gjë, duro vuajtjet, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde.
4:5b.2TI.004.005 Sa për mua, po derdhem si ofertë pije, dhe koha e nisjes sime arriti.
4:6b.2TI.004.006 Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.
4:7b.2TI.004.007 Pas kësaj më pret gati kurora e drejtësisë që Perëndia, gjykatësi i drejtë, do të ma japë atë ditë, dhe jo vetëm mua, por edhe gjithë atyre që presin me dashuri të shfaqurit e tij.
4:8b.2TI.004.008 Përpiqu të vish shpejt tek unë,
4:9b.2TI.004.009 sepse Dema më la, sepse deshi këtë botë, dhe iku në Thesaloniki; Kreshenci në Galati, Titi në Dalmaci.
4:10b.2TI.004.010 Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë.
4:11b.2TI.004.011 Tikikun e dërgova në Efes.
4:12b.2TI.004.012 Kur të vish, sill mantelin që lashë në Troadë, pranë Karpit, dhe librat, sidomos pergamenat.
4:13b.2TI.004.013 Aleksandri, remtari, më bëri shumë të këqija; Zoti ia shpagoftë sipas veprave të tij.
4:14b.2TI.004.014 Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i fjalëve tona.
4:15b.2TI.004.015 Në mbrojtjen time të parë në gjyq askush nuk qe me mua, por të gjithë më lanë; kjo të mos u numërohet për faj.
4:16b.2TI.004.016 Por Zoti më ndenji pranë dhe më dha fuqi, që me anën time predikimi i ungjillit të kryhej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë johebrenjtë; dhe unë shpëtova nga goja e luanit.
4:17b.2TI.004.017 Edhe Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më ruajë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në shekuj të shekujve. Amen.
4:18b.2TI.004.018 Të fala Prishilës dhe Akuilës dhe shtëpisë së Onesiforit.
4:19b.2TI.004.019 Erasti mbeti në Korint, por Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.
4:20b.2TI.004.020 Përpiqu të vish përpara dimrit. Të përshëndetin Eubuli, Pudenti, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit.
4:21b.2TI.004.021 Zoti Jezu Krisht qoftë me frymën tënde! Hiri qoftë me ju! Amen.
4:22b.2TI.004.022 Pali, shërbëtor i Perëndisë dhe apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurve të Perëndisë dhe njohjes të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë,
- Holder of rights
- Multilingual Bible Corpus
- Citation Suggestion for this Object
- TextGrid Repository (2025). Albanian Collection. 2 Timothy (Albanian). 2 Timothy (Albanian). Multilingual Parallel Bible Corpus. Multilingual Bible Corpus. https://hdl.handle.net/21.11113/0000-0016-89EE-2