Colossians (Albanian)
1
1:1b.COL.001.001 shenjtorëve dhe vëllezërve besimtarë në Krishtin, që janë në Kolos: hir dhe paqe mbi ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
1:2b.COL.001.002 E falenderojmë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, duke u lutur vazhdimisht për ju,
1:3b.COL.001.003 sepse morëm vesh për besimin tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë tuaj ndaj gjithë shenjtorëve,
1:4b.COL.001.004 për shkak të shpresës që ruhet për ju në qiejt, për të cilën keni dëgjuar në fjalët e së vërtetës së ungjillit,
1:5b.COL.001.005 që arriti te ju, sikurse edhe në gjithë botën, dhe po jep fryt e rritet, sikurse edhe ndër ju, nga dita që dëgjuat dhe njohët hirin e Perëndisë në të vërtetë,
1:6b.COL.001.006 sikurse edhe e mësuat nga Epafrai, shoku ynë i dashur në shërbesë, i cili është një shërbëtor besnik i Krishtit për ju,
1:7b.COL.001.007 dhe që na ka treguar dashurinë tuaj të madhe në Frymën.
1:8b.COL.001.008 Prandaj edhe ne, nga dita që e dëgjuam këtë, nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë që të mbusheni me njohjen e vullnetit të tij me çdo urtësi dhe mënçuri frymërore,
1:9b.COL.001.009 që të ecni në mënyrë të denjë për Zotin, që t'i pëlqeni atij në çdo gjë, duke sjellë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohjen e Perëndisë,
1:10b.COL.001.010 duke u forcuar me çdo fuqi, pas pushtetit të lavdisë së tij, për çdo ngulm e durim, me gëzim,
1:11b.COL.001.011 duke e falënderuar Perëndinë At, që na bëri të denjë të kemi pjesë trashëgimin e shenjtorëve në dritë.
1:12b.COL.001.012 Ai na nxori nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të tij të dashur,
1:13b.COL.001.013 në të cilën ne kemi shpengimin me anë të gjakut të tij dhe faljen e mëkateve.
1:14b.COL.001.014 Ai është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese,
1:15b.COL.001.015 sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të.
1:16b.COL.001.016 Ai është përpara çdo gjëje dhe të gjitha gjërat qëndrojnë në të.
1:17b.COL.001.017 Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,
1:18b.COL.001.018 sepse Atit i pëlqeu që në të të banojë e gjithë plotësia,
1:19b.COL.001.019 dhe, duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij, duke fituar pas, me anë të tij, të gjitha gjërat, si ato që janë mbi dhe si dhe ato që janë në qiejt.
1:20b.COL.001.020 Dhe ju vetë, që dikur ishit të huaj dhe armiq në mendje me veprat tuaja të këqija,
1:21b.COL.001.021 tani ju paqtoi në trupin e mishit të tij, me anë të vdekjes, që t'ju nxjerrë juve përpara vetes së tij shenjtorë, faqebardhë dhe të pafajshëm,
1:22b.COL.001.022 në qoftë se qëndroni në besim me themel dhe të patundur, dhe të mos luani nga shpresa e ungjillit që ju keni dëgjuar dhe që i është predikuar çdo krijese që është nën qiell; të cilit unë, Pali, iu bëra shërbenjës.
1:23b.COL.001.023 Dhe tani gëzohem për vuajtjet e mia të cilat po i heq për shkakun tuaj dhe po e plotësoj në mishin tim atë që u mungon mundimeve të Krishtit për trupin e vet, që është kisha,
1:24b.COL.001.024 shërbenjës i së cilës u bëra unë, sipas misionit që më ngarkoi Perëndia për ju, që t'jua paraqes të plotë fjalën e Perëndisë,
1:25b.COL.001.025 misterin që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve dhe brezave, por që tani iu shfaq shenjtorëve të tij,
1:26b.COL.001.026 të cilëve Perëndia deshi t'ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie,
1:27b.COL.001.027 që ne e kumtuam, duke e qortuar dhe duke e mësuar çdo njeri me çdo urtësi, që ta paraqesim çdo njeri të përsosur në Jezu Krishtin;
1:28b.COL.001.028 për këtë mundohem duke u përpjekur me fuqinë e tij, e cila vepron tek unë me pushtet
1:29b.COL.001.029 Sepse dua që të dini ç'luftë të ashpër më duhet të bëj për ju, për ata që janë në Laodice dhe për të gjithë ata të cilët nuk e kanë parë fytyrën time personalisht,
2
2:1b.COL.002.001 që zemrat e tyre të ngushëllohen, duke u bashkuar në dashuri, dhe të kenë të gjitha pasuritë e sigurisë së plotë të zgjuarësisë për të njohur misterin e Perëndisë, e Atit dhe të Krishtit,
2:2b.COL.002.002 ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes.
2:3b.COL.002.003 Dhe po ju them këtë, që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse,
2:4b.COL.002.004 sepse, edhe pse me trup jam larg jush, me frymën jam bashkë me ju dhe gëzohem duke parë rregullin dhe qëndrueshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.
2:5b.COL.002.005 Ashtu si e keni marrë Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni në të,
2:6b.COL.002.006 duke pasur rrënjë dhe duke u ndërtuar në të, dhe duke u forcuar në besim ashtu sikurse ju mësuan, duke mbushulluar në të me falenderim.
2:7b.COL.002.007 Tregoni kujdes se mos ndokush ju bën prenë e tij me anë të filozofisë dhe me mashtrime të kota, sipas traditës së njerëzve, sipas elementeve të botës dhe jo sipas Krishtit,
2:8b.COL.002.008 sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.
2:9b.COL.002.009 Dhe ju keni marrë plotësinë në të, sepse ai është krye e çdo principate e pushteti,
2:10b.COL.002.010 në të cilin ju edhe u rrethpretë me një rrethprerje që nuk u bë me dorë, por me rrethprerjen e Krishtit, me anë të zhveshjes së trupit nga mëkatet e mishit:
2:11b.COL.002.011 të varrosur bashkë në të në pagëzim, ju edhe u ringjallët bashkë në të, me anë të besimit në fuqinë e Perëndisë që e ka ringjallur prej së vdekurish.
2:12b.COL.002.012 Dhe bashkë me të Perëndia ju dha jetë ju, që kishit vdekur në mëkate dhe në parrethprerjen e mishit, duke jua falur të gjitha mëkatet.
2:13b.COL.002.013 Ai e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke e mbërthyer në kryq;
2:14b.COL.002.014 dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të.
2:15b.COL.002.015 Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, o të shtuna;
2:16b.COL.002.016 këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit.
2:17b.COL.002.017 Askush të mos përvetësojë prej jush çmimin me pretekst përulësie dhe kulti të engjëjve, duke u përzier në gjëra që nuk i ka parë, i fryrë nga një krenari e kotë për shkak të mendjes së tij mishore,
2:18b.COL.002.018 dhe nuk mbahet te kryet, prej të cilit gjithë trupi, i ushqyer mirë dhe i lidhur i tëri me anë të nyjeve dhe të gjymtyrëve rritet me rritjen e Perëndisë.
2:19b.COL.002.019 Pra, në qoftë se vdiqët me Krishtin nga elementet e botës, përse u nënshtroheni disa rregullave, a thua se jetoni ende në botë, si:
2:20b.COL.002.020 ''Mos prek, mos shijo, mos merr'',
2:21b.COL.002.021 të gjitha gjërat që prishen nga përdorimi, sipas urdhërimeve dhe mësimeve të njerëzve?
2:22b.COL.002.022 Këto gjëra kanë ndonjë dukje diturie në devotshmërinë e zgjedhur vullnetarisht, në përunjësinë e rreme dhe në trajtimin e ashpër të trupit, por nuk kanë asnjë vlerë kundër kënaqësisë së mishit.
2:23b.COL.002.023 Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë.
3
3:1b.COL.003.001 Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë,
3:2b.COL.003.002 sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.
3:3b.COL.003.003 Kur të shfaqet Krishti, jeta jonë, atëherë edhe ju do të shfaqeni në lavdi bashkë me të.
3:4b.COL.003.004 Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari;
3:5b.COL.003.005 për këto gjëra zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes,
3:6b.COL.003.006 midis të cilëve dikur ecët edhe ju, kur rronit në to.
3:7b.COL.003.007 Por tani hiqni edhe ju të gjitha këto gjëra: zemërim, zemëratë, ligësi, e mos të dalë sharje e asnjë e folur e pandershme nga goja juaj.
3:8b.COL.003.008 Mos gënjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij,
3:9b.COL.003.009 edhe veshët njeriun e ri, që përtërihet në njohurinë sipas shëmbullit të atij që e krijoi.
3:10b.COL.003.010 Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbëtor e i lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.
3:11b.COL.003.011 Vishuni, pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë dhe me durimin,
3:12b.COL.003.012 duke duruar njeri tjetrin dhe duke falur njeri tjetrin, nëqoftëse dikush ankohet kundër një tjetri; dhe sikundër Krishti ju ka falur, ashtu bëni edhe ju.
3:13b.COL.003.013 Dhe, përmbi të gjitha këto gjëra, vishni dashurinë, që është lidhja e përsosmërisë.
3:14b.COL.003.014 Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës!
3:15b.COL.003.015 Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!
3:16b.COL.003.016 Dhe çdo gjë që të bëni, me fjalë a me vepër, t'i bëni në emër të Zotit Jezus, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij.
3:17b.COL.003.017 Ju bashkëshorte, jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin.
3:18b.COL.003.018 Ju bashkëshortë, duaini bashkëshortet tuaja dhe mos u bëni të ashpër ndaj tyre.
3:19b.COL.003.019 Ju bij, binduni prindërve në çdo gjë, sepse kjo është e pranueshme për Zotin.
3:20b.COL.003.020 Ju etër, mos provokoni për zemërim bijtë tuaj, që të mos i lëshojë zemra.
3:21b.COL.003.021 Ju shërbëtorë, binduni në çdo gjë zotërinjve tuaj sipas mishit, duke u shërbyer jo vetëm kur ju shohin, sikurse të doni t'u pëlqeni njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, duke druajtur Perëndinë.
3:22b.COL.003.022 Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit,
3:23b.COL.003.023 duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit.
3:24b.COL.003.024 Por ai që punon padrejtësisht do të marrë shpagimin për gjëra të padrejta që ka bërë, dhe nuk do të ketë anësi për asnjë.
3:25b.COL.003.025 Zotërinj, bëni ç'është e drejtë dhe arsyeshme ndaj shërbëtorëve, duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiejt.
4
4:1b.COL.004.001 Ngulmoni në të lutur, duke ndenjur zgjuar në të me falendërim.
4:2b.COL.004.002 Dhe duke u lutur në të njëtën kohë edhe për ne, që Perëndia të hapë edhe për ne derën e fjalës, për të shpallur misterin e Krishtit, për shkakun e të cili jam edhe i burgosur,
4:3b.COL.004.003 në mënyrë që ta bëj të njohur, duke e folur siç duhet.
4:4b.COL.004.004 Ecni me urti ndaj të jashtmëve duke shfrytëzuar kohën.
4:5b.COL.004.005 Të folurit tuaj të jetë gjithnjë me hir, i ndrequr me kripë, që të dini si duhet t'i përgjigjeni gjithsecilit.
4:6b.COL.004.006 Tikiku, vëllai i dashur, dhe shërbenjës besnik, dhe shoku im i shërbimit në Zotin, do t'jua tregojë gjithçka lidhur me mua;
4:7b.COL.004.007 unë e dërgova te ju pikërisht për këtë arsye, që të njoh situatën tuaj dhe të ngushëllojë zemrat tuaja,
4:8b.COL.004.008 bashkë me Onesimin, vëlla besnik dhe i dashur, që është nga tuajt; ata do t'ju tregojnë juve të gjitha gjërat e këtushme.
4:9b.COL.004.009 Aristarku, i burgosur me mua, ju përshëndet bashkë me Markun, kushëririn e Barnabës (për të cilin keni marrë mësimin, po të vijë te ju, ta mirëprisni),
4:10b.COL.004.010 dhe Jezusi, i quajtur Just, të cilët vijnë nga rrethprerja; këta janë të vetmit bashkëpunëtorë në veprën e mbretërisë së Perëndisë, të cilët qenë për mua ngushullim.
4:11b.COL.004.011 Epafrai, që është nga tuajt dhe shërbëtor i Krishtit, ju përshëndet; ai lufton gjithnjë për ju në lutje, që ju të qëndroni të përsosur dhe të përkryer në gjithë vullnetin e Perëndisë.
4:12b.COL.004.012 Në fakt unë dëshmoj për të se ai ka zell të madh për ju, për ata që janë në Laodice dhe për ata që janë në Hierapolis.
4:13b.COL.004.013 I dashur Lluka, mjeku, dhe Dema ju përshëndesin.
4:14b.COL.004.014 U bëni të fala vëllezërve që janë në Laodice, Ninfës dhe kishës që është në shtëpinë e tij.
4:15b.COL.004.015 Dhe, mbasi të jetë lexuar kjo letër ndër ju, bëni që të lexohet edhe në kishën e Laodikasve; dhe ju gjithashtu lexoni atë të Laodices.
4:16b.COL.004.016 Dhe i thoni Arkipit: ''Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh''.
4:17b.COL.004.017 Përshëndetja është shkruar me dorën time, nga unë, Pali. Kujtoni prangat e mia. Hiri qoftë me ju. Amen.
4:18b.COL.004.018 Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve në Perëndinë Atë dhe në Zotin Jezu Krisht: paçi hir dhe paqe prej Perëndisë, Atit tonë, dhe prej Zotit Jezu Krisht.
- Holder of rights
- Multilingual Bible Corpus
- Citation Suggestion for this Object
- TextGrid Repository (2025). Albanian Collection. Colossians (Albanian). Colossians (Albanian). Multilingual Parallel Bible Corpus. Multilingual Bible Corpus. https://hdl.handle.net/21.11113/0000-0016-89E2-E