Galatians (Albanian)

Galatians (Albanian)

1

1:1b.GAL.001.001 dhe gjithë vëllezërit që janë me mua, kishave të Galatisë:

1:2b.GAL.001.002 Paçi hir e paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krishti,

1:3b.GAL.001.003 që e dha veten e tij për mëkatet tona, për të na shpëtuar nga kjo kohë e mbrapshtë, sipas vullnetit të Perëndisë, Atit tonë,

1:4b.GAL.001.004 i cili pastë lavdi në shekuj të shekujve. Amen.

1:5b.GAL.001.005 Çuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit, në një ungjill tjetër,

1:6b.GAL.001.006 i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit.

1:7b.GAL.001.007 Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.

1:8b.GAL.001.008 Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar.

1:9b.GAL.001.009 Sepse unë tani vallë kërkoj të fitoj miratimin e njerëzve apo të Perëndisë? Apo kërkoj t'u pëlqej njerëzve? Sepse, po të kërkoja t'u pëlqej njerëzve, nuk do të isha shërbëtori i Krishtit.

1:10b.GAL.001.010 Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni se ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut,

1:11b.GAL.001.011 sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.

1:12b.GAL.001.012 Sepse ju keni dëgjuar për sjelljen time të atëhershme në judaizëm, si e përndiqja me egërsi të madhe kishën e Perëndisë dhe e shkatërroja.

1:13b.GAL.001.013 Dhe si përparoja në judaizëm më tepër se shumë bashkëkohës të kombit tim, duke qenë jashtëzakonisht i zellshëm për traditat e etërve të mi.

1:14b.GAL.001.014 Po, kur i pëlqeu Perëndisë, që më kishte ndarë që nga barku i nënës dhe më thirri me anë të hirit të tij,

1:15b.GAL.001.015 që të zbulojë në mua Birin e tij, që unë t'ua shpall midis joçifutëve, unë nuk mora menjëherë këshill nga mish dhe gjak,

1:16b.GAL.001.016 as nuk u ngjita në Jeruzalem tek ata që ishin apostuj përpara meje, por shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask.

1:17b.GAL.001.017 Pastaj, pas tre vjetësh, u ngjita në Jeruzalem për të takuar Pjetrin dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë.

1:18b.GAL.001.018 Dhe nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë, përveç Jakobit, vëllait të Zotit.

1:19b.GAL.001.019 Dhe në këto që po ju shkruaj, ja, përpara Perëndisë, nuk gënjej.

1:20b.GAL.001.020 Pastaj shkova në krahinat e Sirisë dhe të Kilikisë.

1:21b.GAL.001.021 Por unë personalisht isha i panjohur nga kishat e Judesë, që janë në Krisht,

1:22b.GAL.001.022 po ato kishin dëgjuar vetëm: ''Ai që na persekutonte më përpara, tani po shpall atë besim që ai shkatërronte'',

1:23b.GAL.001.023 dhe përlëvdonin Perëndinë për shkakun tim.

1:24b.GAL.001.024 Pastaj, pas katërmbëdhjetë vjetësh, u ngjita përsëri në Jeruzalem me Barnabën; dhe mora me vete edhe Titin.

2

2:1b.GAL.002.001 Dhe u ngjita sipas një zbulese dhe u shtjellova atyre ungjillin që unë po predikoj ndër johebrenjtë, por në mënyrë të veçantë, atyre që kishin më shumë emër, që të mos bridhja ose vrapoja më kot.

2:2b.GAL.002.002 Por as Titi që ishte me mua, ndonëse ishte Grek, nuk qe shtrënguar që të rrethpritej;

2:3b.GAL.002.003 edhe kjo për shkak të vëllezërve të rremë, që kishin hyrë tinëz, që kishin depërtuar për të përgjuar lirinë tonë që kemi në Krishtin Jezu, që të na robërojnë.

2:4b.GAL.002.004 Këtyre ne nuk iu nënshtruam as edhe për një moment, që e vërteta e ungjillit të mbetej e pacënuar te ju.

2:5b.GAL.002.005 Por nga ana e atyre që gëzonin një farë kredie (nuk ka rëndësi se kush ishin, Perëndia nuk shikon dukjen e njeriut), pra, ata që gëzonin kredinë më të madhe nuk shtuan gjë tek unë.

2:6b.GAL.002.006 Madje, duke parë se mua m'u besua ungjilli për të parrethprerët, sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,

2:7b.GAL.002.007 (sepse ai që kishte vepruar në mënyrë të fuqishme në Pjetrin për apostullim tek të rrethprerëve, kishte vepruar në mënyrë të fuqishme edhe në mua për johebrenjtë),

2:8b.GAL.002.008 duke njohur hirin që m'u dha, Jakobi, Kefa dhe Gjoni, të cilët i konsideronin shtylla, më dhanë mua dhe Barnabës të djathtat e tyre si shenjë shoqërie, që të shkonim ne ndër johebrenjtë dhe ata ndër të rrethprerë.

2:9b.GAL.002.009 Vetëm na porositën që të kujtoheshim për të varfrit, pikërisht atë që edhe unë e kisha ndërmend ta bëja.

2:10b.GAL.002.010 Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy, sepse ishte për t'u qortuar.

2:11b.GAL.002.011 Në fakt, para se të vinin disa njerëz nga ana e Jakobit, ai hante me johebrenjtë; po, kur erdhën ata, ai u tërhoq dhe u nda, duke druajtur ata të rrethprerjes.

2:12b.GAL.002.012 Edhe Judenj të tjerë shtireshin bashkë me të, aq sa edhe Barnaba u tërhoq nga hipokrizia e tyre.

2:13b.GAL.002.013 Po kur unë pashë se ata nuk ecnin drejt sipas së vërtetës së ungjillit, i thashë Pjetrit përpara të gjithëve: ''Në qoftë se ti, që je Jude, rron porsi johebrenjtë dhe jo si Judenjtë, pse i detyron johebrenjtë të rrojnë si Judenj?''.

2:14b.GAL.002.014 Ne, që jemi Judenj nga lindja dhe jo mëkatarë në mes johebrenjsh,

2:15b.GAL.002.015 duke ditur se njeriu nuk shfajësohet me anë të veprave të ligjit, por me anë të besimit në Jezu Krishtin, besuam edhe ne në Jezu Krishtin, që të shfajësoheshim me anë të besimit në Krishtin dhe jo me anë të veprave të ligjit, sepse asnjë mish nuk do të shfajësohet me anë të veprave të ligjit.

2:16b.GAL.002.016 Dhe, në qoftë se duke kërkuar të shfajësohemi në Krishtin, u gjetëm edhe ne mëkatarë, mos vallë Krishti qënka shërbenjës i mëkatit. Kurrsesi jo!

2:17b.GAL.002.017 Sepse, në qoftë se unë ndërtoj përsëri ato gjërat që prisha, unë bëhem vetë shkelës,

2:18b.GAL.002.018 sepse përmes ligjit, vdiqa për ligjin, që unë të rroj për Perëndinë.

2:19b.GAL.002.019 Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.

2:20b.GAL.002.020 Unë nuk e hedh poshtë hirin e Perëndisë sepse, në qoftë se drejtësia vjen me anë të ligjit, atëherë Krishti ka vdekur më kot.

2:21b.GAL.002.021 O Galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush?

3

3:1b.GAL.003.001 Vetëm këtë dua të di nga ju: a e morët Frymën me anë të veprave të ligjit apo nëpërmjet dëgjimit të besimit?

3:2b.GAL.003.002 A jeni kaq të marrë sa që, mbasi nisët në Frymë, të përfundoni në mish?

3:3b.GAL.003.003 A thua hoqët kaq shumë gjëra më kot, nëse kanë qenë vërtetë më kot?

3:4b.GAL.003.004 Ai që ju jep juve Frymën, dhe kryen midis jush vepra të fuqishme, i bën me anë të veprave të ligjit apo me anë të predikimit të besimit?

3:5b.GAL.003.005 Kështu Abrahami ''e besoi Perëndinë, dhe kjo iu numërua për drejtësi'';

3:6b.GAL.003.006 Ta dini, pra, se ata që janë nga besimi janë bij të Abrahamit.

3:7b.GAL.003.007 Dhe Shkrimi, duke parashikuar se Perëndia do t'i shfajësonte kombet me anë të besimit, ia dha më përpara Abrahamit lajmin e mirë: ''Të gjitha kombet do të bekohen në ty''.

3:8b.GAL.003.008 Prandaj ata që themelohen mbi besimin bekohen bashkë me të besueshmin Abraham.

3:9b.GAL.003.009 Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t'i praktikuar''.

3:10b.GAL.003.010 Sepse me anë të ligjit askush nuk shfajësohet përpara Perëndisë, sepse: ''I drejti do të rrojë me anë të besimit''.

3:11b.GAL.003.011 Dhe ligji nuk është nga besimi, por ''njeriu që do t'i bëjë ato, do të rrojë me anë të tyre''.

3:12b.GAL.003.012 Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: ''I mallkuar është kushdo që varet në dru''),

3:13b.GAL.003.013 që bekimi i Abrahamit t'u vijë johebrenjve me anë të Jezu Krishtit, që ne të marrim premtimin e Frymës me anë të besimit.

3:14b.GAL.003.014 O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu, askush nuk e zhvleftëson as nuk i shton gjë.

3:15b.GAL.003.015 Dhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe pasardhjes së tij. Shkrimi nuk thotë: ''Edhe pasardhësve'' si të ishin shumë, por të një të vetme: ''Dhe pasardhjes sate'', pra Krishti.

3:16b.GAL.003.016 Dhe unë them këtë: ligji, që erdhi katërqind e tridhjetë vjet më pas, nuk e zhvleftëson besëlidhjen e aprovuar më parë nga ana e Perëndisë në Krishtin, në mënyrë që të prishë premtimin.

3:17b.GAL.003.017 Sepse, në qoftë se trashëgimi është nga ligji, nuk është më nga premtimi. Por Perëndia ia fali atë Abrahamit me anë të premtimit.

3:18b.GAL.003.018 Atëherë, pse u dha ligji? Ai u shtua për shkak të shkeljeve, deri sa të vinte pasardhja së cilës i qe bërë premtimi; dhe ky ligj u shpall nëpërmjet engjëjve, me anë të një ndërmjetësi.

3:19b.GAL.003.019 Dhe ndërmjetësi nuk është ndërmjetës i një ane të vetme, kurse Perëndia është një.

3:20b.GAL.003.020 A thua atëherë ligji është kundër premtimeve të Perëndisë? Kurrsesi jo! Sepse po të ishte dhënë një ligj që mund të jepte jetë, drejtësia do të ishte me të vërtetë prej ligjit.

3:21b.GAL.003.021 Por Shkrimi i mbylli të gjitha gjërat nën mëkatin, që t'u jepej besimtarëve premtimi nëpërmjet besimit të Jezu Krishtit.

3:22b.GAL.003.022 Dhe, para se të vinte besimi, ne ruheshim nën ligjin, si të mbyllur, duke pritur besimin që duhej të zbulohej.

3:23b.GAL.003.023 Kështu ligji qe mësuesi ynë për te Krishti, që ne të shfajësohemi me anë të besimit.

3:24b.GAL.003.024 Por, mbasi besimi erdhi, ne nuk jemi më nën ndonjë mësues,

3:25b.GAL.003.025 sepse të gjithë ju jeni bij të Perëndisë me anë të besimit te Jezu Krishti.

3:26b.GAL.003.026 Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur.

3:27b.GAL.003.027 Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.

3:28b.GAL.003.028 Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit.

3:29b.GAL.003.029 Edhe them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjithëse është zot i të gjithave,

4

4:1b.GAL.004.001 por ai është nën kujdestarë dhe administratorë deri në kohën e caktuar nga i ati.

4:2b.GAL.004.002 Kështu edhe ne, sa ishim të mitur, ishim të robëruar nën elementet e botës,

4:3b.GAL.004.003 por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,

4:4b.GAL.004.004 që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.

4:5b.GAL.004.005 Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ''Abba, Atë!''.

4:6b.GAL.004.006 Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.

4:7b.GAL.004.007 Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi;

4:8b.GAL.004.008 kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t'u nënshtroheni?

4:9b.GAL.004.009 Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite.

4:10b.GAL.004.010 Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju.

4:11b.GAL.004.011 O vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam si ju; ju lutem, o vëllezër, ju s'më keni bërë asnjë të keqe.

4:12b.GAL.004.012 Dhe ju e dini se në të kaluarën unë ju predikova ungjillin me dobësi të mishit;

4:13b.GAL.004.013 dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s'patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet.

4:14b.GAL.004.014 Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Sepse unë dëshmoj për ju se, po të qe e mundur, ju do të nxirrnit edhe sytë tuaj dhe do të m'i jepnit mua.

4:15b.GAL.004.015 A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën?

4:16b.GAL.004.016 Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t'ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre.

4:17b.GAL.004.017 Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush.

4:18b.GAL.004.018 Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju!

4:19b.GAL.004.019 Do të doja tashti të isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e zërit tim, sepse jam ndërdyshas ndaj jush.

4:20b.GAL.004.020 Po më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin?

4:21b.GAL.004.021 Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira.

4:22b.GAL.004.022 Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.

4:23b.GAL.004.023 Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.

4:24b.GAL.004.024 Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme; dhe ajo është skllave me bijtë e saj.

4:25b.GAL.004.025 Ndërsa Jeruzalemi nga lart është i lirë dhe është nëna e ne të gjithëve.

4:26b.GAL.004.026 Sepse është shkruar: ''Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin''.

4:27b.GAL.004.027 Kurse ne, o vëllezër, jemi bij të premtimit, sikundër ishte Isaku.

4:28b.GAL.004.028 Po, sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës, kështu është edhe tani.

4:29b.GAL.004.029 Po çfarë thotë shkrimi? ''Dëboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me djalin e së lirës''.

4:30b.GAL.004.030 Kështu, pra, vëllezër, ne nuk jemi bij të skllaves, por të së lirës.

4:31b.GAL.004.031 Qëndroni, pra, të patundur në lirinë, me të cilën Krishti na liroi, dhe mos hyni përsëri nën zgjedhën e skllavërisë.

5

5:1b.GAL.005.001 Ja, unë, Pali, po ju them se, në qoftë se rrethpriteni, Krishti nuk do t'ju bëjë dobi aspak.

5:2b.GAL.005.002 Edhe i dëshmoj përsëri çdo njeriu që rrethpritet, se ai është i detyruar të zbatojë mbarë ligjin.

5:3b.GAL.005.003 Ju që kërkoni të shfajësoheni me anë të ligjit, jeni ndarë nga Krishti; ratë poshtë nga hiri.

5:4b.GAL.005.004 Ne në fakt në Frymë, nëpërmjet besimit presim shpresën e drejtësisë,

5:5b.GAL.005.005 sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.

5:6b.GAL.005.006 Ju vraponit bukur; kush ju ka penguar që të mos i bindeni së vërtetës?

5:7b.GAL.005.007 Kjo bindje nuk vjen nga ai që ju thërret.

5:8b.GAL.005.008 Pak maja e bën të vijë gjithë brumin.

5:9b.GAL.005.009 Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin.

5:10b.GAL.005.010 Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj rrethprerjen, përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë.

5:11b.GAL.005.011 Oh, sikur ata që ju turbullojnë, të gjymtoheshin vetë!

5:12b.GAL.005.012 Sepse ju, o vëllezër, u thirrët në liri; por mos e përdorni këtë liri si një rast për mishin, por, me dashuri t'i shërbeni njëri-tjetrit.

5:13b.GAL.005.013 Sepse gjithë ligji përmblidhet në këtë fjalë, të vetme: ''Duaje të afërmin tënd porsi vetveten!''.

5:14b.GAL.005.014 Sepse nëse ju kafshoni dhe hani njëri-tjetrin, ruhuni mos prisheni njëri nga tjetri.

5:15b.GAL.005.015 Dhe unë them: Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit,

5:16b.GAL.005.016 sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.

5:17b.GAL.005.017 Por në qoftë se udhëhiqeni nga Fryma, ju nuk jeni nën ligj.

5:18b.GAL.005.018 Dhe veprat e mishit janë të zbuluar dhe janë: kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja,

5:19b.GAL.005.019 idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet,

5:20b.GAL.005.020 smira, vrasjet, të dehurit, grykësia dhe gjëra të ngjashme me këto, për të cilat po ju paralajmëroj, si kurse ju thashë edhe më parë, se ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.

5:21b.GAL.005.021 Por fryti i Frymës është: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli.

5:22b.GAL.005.022 Kundër këtyre gjërave nuk ka ligj.

5:23b.GAL.005.023 Edhe ata që janë të Krishtit e kanë kryqëzuar mishin bashkë me pasionet dhe lakmitë të tij.

5:24b.GAL.005.024 Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.

5:25b.GAL.005.025 Le të mos jemi mburravecë, duke provokuar dhe duke pasur smirë njëri-tjetrin.

5:26b.GAL.005.026 Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti.

6

6:1b.GAL.006.001 Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.

6:2b.GAL.006.002 Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet.

6:3b.GAL.006.003 Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.

6:4b.GAL.006.004 Sepse secili do të mbajë barrën e vet.

6:5b.GAL.006.005 Ai që merr mësim në fjalën, le ta bëjë pjestar të të gjitha të mirave të tij atë që e mëson.

6:6b.GAL.006.006 Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç'të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.

6:7b.GAL.006.007 Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.

6:8b.GAL.006.008 Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.

6:9b.GAL.006.009 Prandaj, sa të kemi rast, le t'u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.

6:10b.GAL.006.010 Shikoni me çfarë shkronjash të mëdha ju kam shkruar me dorën time!

6:11b.GAL.006.011 Të gjithë ata që duan të duken të mirë në mish, ju shtrëngojnë që të rrethpriteni vetëm që të mos përndiqeni për kryqin e Krishtit.

6:12b.GAL.006.012 Sepse as vetë ata që rrethpriten nuk e zbatojnë ligjin, por duan që ju të rrethpriteni, që ata të mburren në mishin tuaj.

6:13b.GAL.006.013 Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.

6:14b.GAL.006.014 Sepse në Jezu Krishtin as rrethprerja, as parrethprerja s'kanë ndonjë vlerë, por krijesa e re.

6:15b.GAL.006.015 Dhe të gjithë ata që do të ecin sipas kësaj rregulle paçin paqe dhe mëshirë, e ashtu qoftë edhe për Izraelin e Perëndisë.

6:16b.GAL.006.016 Tash e tutje askush të mos më trazojë, sepse unë mbaj në trupin tim shenjat e Zotit Jezus.

6:17b.GAL.006.017 Vëllezër, hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me frymën tuaj. Amen.

6:18b.GAL.006.018 Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, shenjtorëve që janë në Efes dhe besimtarëve në Jezu Krishtin:


Holder of rights
Multilingual Bible Corpus

Citation Suggestion for this Object
TextGrid Repository (2025). Albanian Collection. Galatians (Albanian). Galatians (Albanian). Multilingual Parallel Bible Corpus. Multilingual Bible Corpus. https://hdl.handle.net/21.11113/0000-0016-89D9-9