Proverbs (Albanian)

Proverbs (Albanian)

1

1:1b.PRO.001.001 Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,

1:2b.PRO.001.002 për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;

1:3b.PRO.001.003 për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,

1:4b.PRO.001.004 për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.

1:5b.PRO.001.005 I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,

1:6b.PRO.001.006 për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.

1:7b.PRO.001.007 Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.

1:8b.PRO.001.008 Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate,

1:9b.PRO.001.009 sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.

1:10b.PRO.001.010 Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,

1:11b.PRO.001.011 në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;

1:12b.PRO.001.012 le t'i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;

1:13b.PRO.001.013 ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka;

1:14b.PRO.001.014 ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";

1:15b.PRO.001.015 biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,

1:16b.PRO.001.016 sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.

1:17b.PRO.001.017 Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;

1:18b.PRO.001.018 por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.

1:19b.PRO.001.019 Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.

1:20b.PRO.001.020 Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;

1:21b.PRO.001.021 ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;

1:22b.PRO.001.022 "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t'ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?

1:23b.PRO.001.023 Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t'ju bëj të njohura fjalët e mia.

1:24b.PRO.001.024 Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,

1:25b.PRO.001.025 përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

1:26b.PRO.001.026 edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

1:27b.PRO.001.027 kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t'ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.

1:28b.PRO.001.028 Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.

1:29b.PRO.001.029 Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,

1:30b.PRO.001.030 nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.

1:31b.PRO.001.031 Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.

1:32b.PRO.001.032 Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;

1:33b.PRO.001.033 por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".

2

2:1b.PRO.002.001 Biri im, në rast se pranon fjalët e mia dhe i quan thesar urdhërimet e mia,

2:2b.PRO.002.002 duke i vënë veshin diturisë dhe duke e prirur zemrën ndaj arsyes;

2:3b.PRO.002.003 po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim,

2:4b.PRO.002.004 në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur,

2:5b.PRO.002.005 atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë.

2:6b.PRO.002.006 Sepse Zoti jep diturinë; nga goja e tij rrjedhin njohuria dhe arsyeja.

2:7b.PRO.002.007 Ai mban rezervë për njerëzit e drejtë një ndihmë të fuqishme, një mburojë për ata që ecin me ndershmëri

2:8b.PRO.002.008 për të mbrojtur shtigjet e drejtësisë dhe për të ruajtur rrugën e shenjtorëve të tij.

2:9b.PRO.002.009 Atëherë do të kuptosh drejtësinë, barazinë, ndershmërinë dhe tërë rrugët e së mirës.

2:10b.PRO.002.010 Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,

2:11b.PRO.002.011 të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,

2:12b.PRO.002.012 për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,

2:13b.PRO.002.013 nga ata që braktisin shtigjet e ndershmërisë për të ecur në rrugët e territ,

2:14b.PRO.002.014 që gëzohen kur bëjnë të keqen dhe ndjejnë kënaqësi në çoroditjet e njeriut të keq,

2:15b.PRO.002.015 shtigjet e të cilit janë të shtrembëra dhe rrugët dredha-dredha,

2:16b.PRO.002.016 për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,

2:17b.PRO.002.017 që ka braktisur shokun e rinisë së saj dhe ka harruar marrëveshjen e lidhur me Perëndinë.

2:18b.PRO.002.018 Sepse shtëpia e saj zbret drejt vdekjes dhe shtigjet e saj drejt të vdekurve.

2:19b.PRO.002.019 Asnjë prej atyre që shkojnë tek ajo nuk kthehet, asnjë nuk i arrin shtigjet e jetës.

2:20b.PRO.002.020 Kështu do të mund të ecësh në rrugën e të mirëve dhe do të mbetesh në shtigjet e të drejtëve.

2:21b.PRO.002.021 Sepse njerëzit e drejtë do të banojnë tokën dhe ata të ndershëm do të qëndrojnë aty;

2:22b.PRO.002.022 por të pabesët do të shfarosen nga toka dhe shkelësit do të hiqen prej saj.

3

3:1b.PRO.003.001 Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia,

3:2b.PRO.003.002 sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje.

3:3b.PRO.003.003 Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate;

3:4b.PRO.003.004 do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve.

3:5b.PRO.003.005 Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd;

3:6b.PRO.003.006 pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.

3:7b.PRO.003.007 Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja;

3:8b.PRO.003.008 kjo do të jetë shërim për nervat e tua dhe freskim për kockat e tua.

3:9b.PRO.003.009 Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke;

3:10b.PRO.003.010 hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht.

3:11b.PRO.003.011 Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij,

3:12b.PRO.003.012 sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.

3:13b.PRO.003.013 Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen.

3:14b.PRO.003.014 Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar.

3:15b.PRO.003.015 Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.

3:16b.PRO.003.016 Gjatësia e jetës është në të djathtë të saj, pasuria dhe lavdia në të majtë të saj.

3:17b.PRO.003.017 Rrugët e saj janë rrugë të kënaqshme dhe në të tërë shtigjet e saj mbretëron paqja.

3:18b.PRO.003.018 Ajo është një dru i jetës për ata që e kapin dhe lum ata që mbahen fort atje.

3:19b.PRO.003.019 Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarësinë i bëri të qëndrueshëm qiejtë.

3:20b.PRO.003.020 Me diturinë e tij u hapën humnerat dhe retë japin vesë.

3:21b.PRO.003.021 Biri im, këto gjëra mos u largofshin kurrë nga sytë e tu. Mbaje diturinë dhe të menduarit.

3:22b.PRO.003.022 Ato do të jenë jetë për shpirtin tënd dhe një zbukurim në qafën tënde.

3:23b.PRO.003.023 Atëherë do të ecësh i sigurt në rrugën tënde dhe këmba jote nuk do të pengohet.

3:24b.PRO.003.024 Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël.

3:25b.PRO.003.025 Nuk do të druash llahtarën e papritur, as shkatërrimin e të pabesëve kur do të ndodhë,

3:26b.PRO.003.026 sepse Zoti do të jetë pranë teje dhe do të pengojë që këmba jote të kapet në ndonjë lak.

3:27b.PRO.003.027 Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.

3:28b.PRO.003.028 Mos i thuaj të afërmit tënd: "Shko dhe kthehu; do të të jap nesër", kur e ke me vete gjënë e nevojshme.

3:29b.PRO.003.029 Mos kurdis asnjë të keqe kundër të afërmit tënd, ndërsa ai banon me besim bashkë me ty.

3:30b.PRO.003.030 Mos bëj padi kundër askujt pa shkak; po të jetë se nuk të ka bërë asnjë të keqe.

3:31b.PRO.003.031 Mos ki zili njeriun e dhunshëm dhe mos zgjidh asnjë nga rrugët e tij,

3:32b.PRO.003.032 sepse Zoti e neverit njeriun e çoroditur, por këshilla e tij është për njerëzit e ndershëm.

3:33b.PRO.003.033 Mallkimi i Zotit është në shtëpinë e të pabesit, por ai bekon banesën e të drejtëve.

3:34b.PRO.003.034 Me siguri ai tallet me tallësit, por i fal të përvuajturit.

3:35b.PRO.003.035 Njerëzit e urtë do të trashëgojnë lavdinë, por poshtërsia do të jetë trashëgimia e atyre që nuk kanë mend.

4

4:1b.PRO.004.001 Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni,

4:2b.PRO.004.002 sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim.

4:3b.PRO.004.003 Kur isha ende fëmijë pranë atit tim, njomëzak dhe i dashur në sytë e nënes sime,

4:4b.PRO.004.004 ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh.

4:5b.PRO.004.005 Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre;

4:6b.PRO.004.006 mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë.

4:7b.PRO.004.007 Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.

4:8b.PRO.004.008 Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvehtëson.

4:9b.PRO.004.009 Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie".

4:10b.PRO.004.010 Dëgjo, biri im, pranoji fjalët e mia dhe vitet e jetës sate do të shumohen.

4:11b.PRO.004.011 Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë.

4:12b.PRO.004.012 Kur do të ecësh, hapat e tua nuk do të pengohen; kur do të vraposh, nuk do të pengohesh.

4:13b.PRO.004.013 Rroke mirë këtë mësim, mos e lër që të shkojë kot; ruaje, sepse ai është jeta jote.

4:14b.PRO.004.014 Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij;

4:15b.PRO.004.015 evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje.

4:16b.PRO.004.016 Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë;

4:17b.PRO.004.017 ata hanë bukën e paudhësisë dhe pinë verën e dhunës.

4:18b.PRO.004.018 Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë deri sa të bëhet ditë e plotë.

4:19b.PRO.004.019 Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t'i rrëzojë.

4:20b.PRO.004.020 Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;

4:21b.PRO.004.021 mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate;

4:22b.PRO.004.022 sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.

4:23b.PRO.004.023 Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.

4:24b.PRO.004.024 Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura.

4:25b.PRO.004.025 Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje.

4:26b.PRO.004.026 Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë.

4:27b.PRO.004.027 Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja.

5

5:1b.PRO.005.001 Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,

5:2b.PRO.005.002 me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë.

5:3b.PRO.005.003 Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;

5:4b.PRO.005.004 por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.

5:5b.PRO.005.005 Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.

5:6b.PRO.005.006 Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.

5:7b.PRO.005.007 Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.

5:8b.PRO.005.008 Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,

5:9b.PRO.005.009 për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.

5:10b.PRO.005.010 Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,

5:11b.PRO.005.011 dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,

5:12b.PRO.005.012 dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

5:13b.PRO.005.013 Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.

5:14b.PRO.005.014 U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

5:15b.PRO.005.015 Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.

5:16b.PRO.005.016 A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?

5:17b.PRO.005.017 Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.

5:18b.PRO.005.018 Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.

5:19b.PRO.005.019 Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.

5:20b.PRO.005.020 Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?

5:21b.PRO.005.021 Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.

5:22b.PRO.005.022 I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.

5:23b.PRO.005.023 Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.

6

6:1b.PRO.006.001 Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,

6:2b.PRO.006.002 je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate.

6:3b.PRO.006.003 Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt.

6:4b.PRO.006.004 Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua;

6:5b.PRO.006.005 çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.

6:6b.PRO.006.006 Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.

6:7b.PRO.006.007 Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;

6:8b.PRO.006.008 e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.

6:9b.PRO.006.009 Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?

6:10b.PRO.006.010 Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur,

6:11b.PRO.006.011 kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

6:12b.PRO.006.012 Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;

6:13b.PRO.006.013 luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;

6:14b.PRO.006.014 ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje.

6:15b.PRO.006.015 Prandaj shkatërrimi i tij do të vijë papritur, në një çast do të shkatërrohet pa rrugëdalje tjetër.

6:16b.PRO.006.016 Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

6:17b.PRO.006.017 sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

6:18b.PRO.006.018 zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,

6:19b.PRO.006.019 dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

6:20b.PRO.006.020 Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.

6:21b.PRO.006.021 Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.

6:22b.PRO.006.022 Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.

6:23b.PRO.006.023 Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,

6:24b.PRO.006.024 për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.

6:25b.PRO.006.025 Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.

6:26b.PRO.006.026 Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.

6:27b.PRO.006.027 A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?

6:28b.PRO.006.028 A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?

6:29b.PRO.006.029 Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

6:30b.PRO.006.030 Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;

6:31b.PRO.006.031 por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.

6:32b.PRO.006.032 Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.

6:33b.PRO.006.033 Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t'i hiqet kurrë.

6:34b.PRO.006.034 sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.

6:35b.PRO.006.035 Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t'i bëjnë shumë dhurata.

7

7:1b.PRO.007.001 Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde,

7:2b.PRO.007.002 Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu.

7:3b.PRO.007.003 Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate.

7:4b.PRO.007.004 Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin,

7:5b.PRO.007.005 me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.

7:6b.PRO.007.006 Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri

7:7b.PRO.007.007 dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim,

7:8b.PRO.007.008 që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,

7:9b.PRO.007.009 në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.

7:10b.PRO.007.010 I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;

7:11b.PRO.007.011 ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;

7:12b.PRO.007.012 herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.

7:13b.PRO.007.013 Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:

7:14b.PRO.007.014 "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;

7:15b.PRO.007.015 prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.

7:16b.PRO.007.016 E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;

7:17b.PRO.007.017 e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.

7:18b.PRO.007.018 Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,

7:19b.PRO.007.019 sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;

7:20b.PRO.007.020 ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".

7:21b.PRO.007.021 Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.

7:22b.PRO.007.022 Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,

7:23b.PRO.007.023 deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.

7:24b.PRO.007.024 Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.

7:25b.PRO.007.025 Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,

7:26b.PRO.007.026 sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë.

7:27b.PRO.007.027 Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.

8

8:1b.PRO.008.001 A nuk bërtet vallë dituria dhe maturia a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet?

8:2b.PRO.008.002 Ajo qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve;

8:3b.PRO.008.003 bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve;

8:4b.PRO.008.004 "Ju drejtohem juve, o njerëz dhe zëri im u drejtohet bijve të njeriut.

8:5b.PRO.008.005 Kuptoni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe ju, njerëz pa mend, kini një zemër të urtë.

8:6b.PRO.008.006 Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.

8:7b.PRO.008.007 Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.

8:8b.PRO.008.008 Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë të shtrembër dhe të çoroditur.

8:9b.PRO.008.009 Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen.

8:10b.PRO.008.010 Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur,

8:11b.PRO.008.011 sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.

8:12b.PRO.008.012 Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.

8:13b.PRO.008.013 Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.

8:14b.PRO.008.014 Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.

8:15b.PRO.008.015 Nëpërmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë.

8:16b.PRO.008.016 Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.

8:17b.PRO.008.017 Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.

8:18b.PRO.008.018 Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia.

8:19b.PRO.008.019 Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.

8:20b.PRO.008.020 Unë eci në rrugën e drejtësisë, në mes të shtigjeve të drejtësisë,

8:21b.PRO.008.021 për t'i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.

8:22b.PRO.008.022 Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta.

8:23b.PRO.008.023 U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte.

8:24b.PRO.008.024 Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm.

8:25b.PRO.008.025 Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave,

8:26b.PRO.008.026 kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut.

8:27b.PRO.008.027 Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës,

8:28b.PRO.008.028 kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës,

8:29b.PRO.008.029 kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut,

8:30b.PRO.008.030 unë isha pranë tij si një arkitekt, isha çdo ditë kënaqësia e tij, duke u gëzuar çdo çast para tij;

8:31b.PRO.008.031 kënaqesha në pjesën e banueshme të botës dhe gjeja ëndjen time me bijtë e njerëzve.

8:32b.PRO.008.032 Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia!

8:33b.PRO.008.033 Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë!

8:34b.PRO.008.034 Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.

8:35b.PRO.008.035 Sepse ai që më gjen, gjen jetën, dhe siguron përkrahjen e Zotit.

8:36b.PRO.008.036 Por ai që mëkaton kundër meje, i bën të keqe vetvetes; të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen".

9

9:1b.PRO.009.001 Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj.

9:2b.PRO.009.002 Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj.

9:3b.PRO.009.003 Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret:

9:4b.PRO.009.004 "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:

9:5b.PRO.009.005 "Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier.

9:6b.PRO.009.006 Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes".

9:7b.PRO.009.007 Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara.

9:8b.PRO.009.008 Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë.

9:9b.PRO.009.009 Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij.

9:10b.PRO.009.010 Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia.

9:11b.PRO.009.011 Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete.

9:12b.PRO.009.012 Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t'i kesh vetëm ti.

9:13b.PRO.009.013 Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë.

9:14b.PRO.009.014 Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit,

9:15b.PRO.009.015 për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:

9:16b.PRO.009.016 "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:

9:17b.PRO.009.017 "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".

9:18b.PRO.009.018 Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit.

10

10:1b.PRO.010.001 Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënes së vet.

10:2b.PRO.010.002 Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja.

10:3b.PRO.010.003 Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve.

10:4b.PRO.010.004 Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh.

10:5b.PRO.010.005 Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp.

10:6b.PRO.010.006 Ka bekime mbi kokën e të drejtit, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.

10:7b.PRO.010.007 Kujtimi i të drejtit është në bekim, por emri i të pabesit do të kalbet.

10:8b.PRO.010.008 Zemërurti i pranon urdhërimet, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

10:9b.PRO.010.009 Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t'u zbuluar.

10:10b.PRO.010.010 Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

10:11b.PRO.010.011 Goja e të drejtit është një burim jete, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.

10:12b.PRO.010.012 Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.

10:13b.PRO.010.013 Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.

10:14b.PRO.010.014 Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë.

10:15b.PRO.010.015 Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfërit është varfëria e tyre.

10:16b.PRO.010.016 Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.

10:17b.PRO.010.017 Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës; por kush nuk pranon kritikën humb.

10:18b.PRO.010.018 Kush e maskon urrejtjen ka buzë gënjeshtare dhe ai që përhap shpifje është budalla.

10:19b.PRO.010.019 Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.

10:20b.PRO.010.020 Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak.

10:21b.PRO.010.021 Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend.

10:22b.PRO.010.022 Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.

10:23b.PRO.010.023 Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend.

10:24b.PRO.010.024 Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë.

10:25b.PRO.010.025 Kur kalon furtuna, i pabesi nuk është më, por i drejti ka një themel të përjetshëm.

10:26b.PRO.010.026 Ashtu si uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytë, kështu është dembeli për ata që e dërgojnë.

10:27b.PRO.010.027 Frika e Zotit i zgjat ditët, por vitet e të pabesit do të shkurtohen.

10:28b.PRO.010.028 Shpresa e të drejtëve është gëzimi, por pritja e të pabesëve do të zhduket.

10:29b.PRO.010.029 Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi.

10:30b.PRO.010.030 I drejti nuk do të lëvizet kurrë, por të pabesët nuk do të banojnë në tokë.

10:31b.PRO.010.031 Goja e të drejtit prodhon dituri, por gjuha e çoroditur do të pritet.

10:32b.PRO.010.032 Buzët e të drejtit njohin atë që është e pranueshme; por goja e të pabesëve njeh vetëm gjëra të çoroditura.

11

11:1b.PRO.011.001 Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.

11:2b.PRO.011.002 Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë.

11:3b.PRO.011.003 Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t'i shkatërrojë këta.

11:4b.PRO.011.004 Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja.

11:5b.PRO.011.005 Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij.

11:6b.PRO.011.006 Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre.

11:7b.PRO.011.007 Kur vdes një i pabesë, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerëzve të padrejtë davaritet.

11:8b.PRO.011.008 I drejti çlirohet nga fatkeqësia, por i pabesi i zë vendin.

11:9b.PRO.011.009 Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre.

11:10b.PRO.011.010 Kur të drejtët begatohen, qyteti gëzohet; por kur vdesin të pabesët, dëgjohen britma gëzimi.

11:11b.PRO.011.011 Nga bekimi i njerëzve të drejtë qyteti ngrihet, por goja e të pafeve e çon në shkatërrim.

11:12b.PRO.011.012 Kush e përbuz të afërmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht.

11:13b.PRO.011.013 Kush shkon rreth e qark duke përfolur, nxjerr sekretet, por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato.

11:14b.PRO.011.014 Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve.

11:15b.PRO.011.015 Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt.

11:16b.PRO.011.016 Gruaja e bukur fiton lavdinë dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri.

11:17b.PRO.011.017 Njeriu i mëshirshëm i bën të mirë vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij.

11:18b.PRO.011.018 I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.

11:19b.PRO.011.019 Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.

11:20b.PRO.011.020 Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.

11:21b.PRO.011.021 Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.

11:22b.PRO.011.022 Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend.

11:23b.PRO.011.023 Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi.

11:24b.PRO.011.024 Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.

11:25b.PRO.011.025 Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu.

11:26b.PRO.011.026 Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet.

11:27b.PRO.011.027 Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t'i bjerë mbi të.

11:28b.PRO.011.028 Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.

11:29b.PRO.011.029 Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra.

11:30b.PRO.011.030 Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.

11:31b.PRO.011.031 Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi dhe mëkatari!

12

12:1b.PRO.012.001 Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.

12:2b.PRO.012.002 Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija.

12:3b.PRO.012.003 Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë.

12:4b.PRO.012.004 Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.

12:5b.PRO.012.005 Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi.

12:6b.PRO.012.006 Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t'i çlirojë.

12:7b.PRO.012.007 Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë.

12:8b.PRO.012.008 Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet.

12:9b.PRO.012.009 Éshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë.

12:10b.PRO.012.010 I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore.

12:11b.PRO.012.011 Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend.

12:12b.PRO.012.012 I pabesi dëshiron gjahun e njerëzve të këqij, por rrënja e të drejtëve sjell fryt.

12:13b.PRO.012.013 Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë.

12:14b.PRO.012.014 Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij.

12:15b.PRO.012.015 Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.

12:16b.PRO.012.016 Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.

12:17b.PRO.012.017 Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime.

12:18b.PRO.012.018 Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.

12:19b.PRO.012.019 Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.

12:20b.PRO.012.020 Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim.

12:21b.PRO.012.021 Asnjë e keqe nuk do t'i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe.

12:22b.PRO.012.022 Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij.

12:23b.PRO.012.023 Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.

12:24b.PRO.012.024 Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t'i nënshtrohet punës së detyrueshme.

12:25b.PRO.012.025 Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë.

12:26b.PRO.012.026 I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin.

12:27b.PRO.012.027 Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme.

12:28b.PRO.012.028 Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.

13

13:1b.PRO.013.001 Një bir i urtë dëgjon mësimet e atit të vet, por tallësi nuk e dëgjon qortimin.

13:2b.PRO.013.002 Nga fryti i gojës së tij njeriu do të hajë atë që është e mirë, por shpirti i të pabesëve do të ushqehet me dhunë.

13:3b.PRO.013.003 Kush kontrollon gojën e tij mbron jetën e vet, por ai që i hap shumë buzët e tij shkon drejt shkatërrimit.

13:4b.PRO.013.004 Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht.

13:5b.PRO.013.005 I drejti e urren gënjeshtrën, por i pabesi është i neveritshëm dhe do të turpërohet.

13:6b.PRO.013.006 Drejtësia ruan atë që ndjek një rrugë të ndershme, por pabesia e rrëzon mëkatarin.

13:7b.PRO.013.007 Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.

13:8b.PRO.013.008 Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfëri nuk ndjen asnjë kërcënim.

13:9b.PRO.013.009 Drita e të drejtëve shkëlqen bukur, por llamba e të pabesëve do të shuhet.

13:10b.PRO.013.010 Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.

13:11b.PRO.013.011 Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t'i shtohet ajo.

13:12b.PRO.013.012 Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.

13:13b.PRO.013.013 Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.

13:14b.PRO.013.014 Mësimet e të urtit janë burim jete për t'i evituar dikujt leqet e vdekjes.

13:15b.PRO.013.015 Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm.

13:16b.PRO.013.016 Çdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrëzinë e tij.

13:17b.PRO.013.017 Lajmëtari i keq bie në telashe, por lajmëtari besnik sjell shërim.

13:18b.PRO.013.018 Mjerimi dhe turpi do të vjinë mbi atë që nuk pranon korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.

13:19b.PRO.013.019 Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja.

13:20b.PRO.013.020 Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.

13:21b.PRO.013.021 E keqja përndjek mëkatarët, por i drejti do të shpërblehet me të mirën.

13:22b.PRO.013.022 Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.

13:23b.PRO.013.023 Ara e punuar e të varfërve jep ushqim me shumicë, por ka nga ata që vdesin për mungesë drejtësie.

13:24b.PRO.013.024 Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.

13:25b.PRO.013.025 I drejti ha sa të ngopet, por barku i të pabesëve vuan nga uria.

14

14:1b.PRO.014.001 Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

14:2b.PRO.014.002 Kush ecën në drejtësinë e tij ka frikë nga Zoti, por ai që çoroditet në rrugët e tij e përçmon atë.

14:3b.PRO.014.003 Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë, por të urtët e ruajnë gojën e tyre.

14:4b.PRO.014.004 Aty ku nuk ka qe grazhdi është bosh, por bollëku i korrjes qëndron në forcën e kaut.

14:5b.PRO.014.005 Dëshmitari i ndershëm nuk gënjen, por dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra.

14:6b.PRO.014.006 Tallësi kërkon diturinë dhe nuk e gjen, por dija është një gjë e lehtë për atë që ka mend.

14:7b.PRO.014.007 Largohu nga njeriu budalla sepse nuk do të gjesh dituri mbi buzët e tij.

14:8b.PRO.014.008 Dituria e njeriut të matur qëndron në të dalluarit e rrugës së tij, por marrëzia e budallenjve është mashtrim.

14:9b.PRO.014.009 Budallenjtë qeshin me mëkatin, por midis njerëzve të drejtë është falja.

14:10b.PRO.014.010 Zemra njeh trishtimin e vet, por një i huaj nuk mund të marrë pjesë në gëzimin e saj.

14:11b.PRO.014.011 Shtëpia e të pabesëve do të shkatërrohet, por çadra e njerëzve të drejtë do të lulëzojë.

14:12b.PRO.014.012 Éshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes.

14:13b.PRO.014.013 Edhe kur qesh, zemra mund të jetë e pikëlluar, dhe vetë gëzimi mund të përfundojë në vuajtje.

14:14b.PRO.014.014 Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij.

14:15b.PRO.014.015 Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.

14:16b.PRO.014.016 Njeriu i urtë i trëmbet së keqes dhe largohet prej saj, por budallai zemërohet dhe është fodull.

14:17b.PRO.014.017 Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi dhe njeriu që ka qëllime të këqija është i urryer.

14:18b.PRO.014.018 Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije.

14:19b.PRO.014.019 Njerëzit e këqij do të përkulen përpara njerëzve të mirë dhe të pabesët në portat e të drejtëve.

14:20b.PRO.014.020 Të varfërin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues.

14:21b.PRO.014.021 Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfërit është i lumtur.

14:22b.PRO.014.022 A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën.

14:23b.PRO.014.023 Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri.

14:24b.PRO.014.024 Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.

14:25b.PRO.014.025 Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra.

14:26b.PRO.014.026 Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi.

14:27b.PRO.014.027 Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.

14:28b.PRO.014.028 Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve.

14:29b.PRO.014.029 Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.

14:30b.PRO.014.030 Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.

14:31b.PRO.014.031 Kush shtyp të varfërin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.

14:32b.PRO.014.032 I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.

14:33b.PRO.014.033 Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

14:34b.PRO.014.034 Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.

14:35b.PRO.014.035 Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi.

15

15:1b.PRO.015.001 Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.

15:2b.PRO.015.002 Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira.

15:3b.PRO.015.003 Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.

15:4b.PRO.015.004 Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.

15:5b.PRO.015.005 Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.

15:6b.PRO.015.006 Në shtëpinë e të drejtit ka bollëk të madh, por në të ardhurat e të pabesit ka telashe.

15:7b.PRO.015.007 Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.

15:8b.PRO.015.008 Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.

15:9b.PRO.015.009 Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë.

15:10b.PRO.015.010 Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur.

15:11b.PRO.015.011 Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca më tepër janë zemrat e bijve të njerëzve!

15:12b.PRO.015.012 Tallësi nuk e do atë që e kritikon; ai nuk shkon tek të urtët.

15:13b.PRO.015.013 Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet.

15:14b.PRO.015.014 Zemra e njeriut me mend kërkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrëzi.

15:15b.PRO.015.015 Të gjitha ditët e të varfërit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë.

15:16b.PRO.015.016 Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime.

15:17b.PRO.015.017 Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje.

15:18b.PRO.015.018 Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet.

15:19b.PRO.015.019 Rruga e përtacit është si një gardh ferrash, por shtegu i njerëzve të drejtë është i sheshtë.

15:20b.PRO.015.020 Biri i urtë gëzon të atin, por njeriu budalla përçmon të ëmën.

15:21b.PRO.015.021 Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend, por njeriu që ka mend ecën drejt.

15:22b.PRO.015.022 Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.

15:23b.PRO.015.023 Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!

15:24b.PRO.015.024 Njeriun e matur rruga e jetës e çon lart në mënyrë që të evitojë Sheolin poshtë.

15:25b.PRO.015.025 Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t'i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve.

15:26b.PRO.015.026 Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.

15:27b.PRO.015.027 Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar.

15:28b.PRO.015.028 Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija.

15:29b.PRO.015.029 Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve.

15:30b.PRO.015.030 Drita e syve gëzon zemrën, një lajm i mirë i fortëson kockat.

15:31b.PRO.015.031 Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët.

15:32b.PRO.015.032 Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.

15:33b.PRO.015.033 Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.

16

16:1b.PRO.016.001 Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.

16:2b.PRO.016.002 Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët.

16:3b.PRO.016.003 Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.

16:4b.PRO.016.004 Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.

16:5b.PRO.016.005 Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.

16:6b.PRO.016.006 Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.

16:7b.PRO.016.007 Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.

16:8b.PRO.016.008 Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi.

16:9b.PRO.016.009 Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.

16:10b.PRO.016.010 Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë.

16:11b.PRO.016.011 Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.

16:12b.PRO.016.012 Éshtë një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.

16:13b.PRO.016.013 Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt.

16:14b.PRO.016.014 Zemërimi i mbretit është si lajmëtari i vdekjes, por njeriu i urtë do ta qetësojë atë.

16:15b.PRO.016.015 Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë, dhe favori i tij është si reja e shiut të fundit.

16:16b.PRO.016.016 Éshtë më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend.

16:17b.PRO.016.017 Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen; ai që do ta ruajë shpirtin e tij mbikqyr rrugën e tij.

16:18b.PRO.016.018 Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.

16:19b.PRO.016.019 Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.

16:20b.PRO.016.020 Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.

16:21b.PRO.016.021 I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.

16:22b.PRO.016.022 Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.

16:23b.PRO.016.023 Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.

16:24b.PRO.016.024 Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.

16:25b.PRO.016.025 Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.

16:26b.PRO.016.026 Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit.

16:27b.PRO.016.027 Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur.

16:28b.PRO.016.028 Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.

16:29b.PRO.016.029 Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë.

16:30b.PRO.016.030 Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen.

16:31b.PRO.016.031 Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë.

16:32b.PRO.016.032 Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.

16:33b.PRO.016.033 Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.

17

17:1b.PRO.017.001 Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje.

17:2b.PRO.017.002 Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.

17:3b.PRO.017.003 Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.

17:4b.PRO.017.004 Njeriu i keq dëgjon buzët e liga, gënjeshtari dëgjon gjuhën e çoroditur.

17:5b.PRO.017.005 Ai që përqesh të varfërin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

17:6b.PRO.017.006 Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.

17:7b.PRO.017.007 Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare,

17:8b.PRO.017.008 Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del.

17:9b.PRO.017.009 Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë.

17:10b.PRO.017.010 Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.

17:11b.PRO.017.011 Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrerë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor.

17:12b.PRO.017.012 Éshtë më mirë të takosh një harushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij.

17:13b.PRO.017.013 E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen.

17:14b.PRO.017.014 Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.

17:15b.PRO.017.015 Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.

17:16b.PRO.017.016 Ç'duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?

17:17b.PRO.017.017 Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.

17:18b.PRO.017.018 Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.

17:19b.PRO.017.019 Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.

17:20b.PRO.017.020 Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe.

17:21b.PRO.017.021 Atij që i lind një budalla do t'i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim.

17:22b.PRO.017.022 Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat.

17:23b.PRO.017.023 I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë.

17:24b.PRO.017.024 Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.

17:25b.PRO.017.025 Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.

17:26b.PRO.017.026 Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre.

17:27b.PRO.017.027 Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur.

17:28b.PRO.017.028 Budallai, edhe kur hesht, konsiderohet i urtë dhe, kur i mban të mbyllura buzët e tij, konsiderohet i zgjuar.

18

18:1b.PRO.018.001 Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë.

18:2b.PRO.018.002 Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij.

18:3b.PRO.018.003 Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.

18:4b.PRO.018.004 Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.

18:5b.PRO.018.005 Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq.

18:6b.PRO.018.006 Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.

18:7b.PRO.018.007 Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.

18:8b.PRO.018.008 Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.

18:9b.PRO.018.009 Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit.

18:10b.PRO.018.010 Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.

18:11b.PRO.018.011 Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.

18:12b.PRO.018.012 Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.

18:13b.PRO.018.013 Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.

18:14b.PRO.018.014 Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrerë një frymë të demoralizuar?

18:15b.PRO.018.015 Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.

18:16b.PRO.018.016 Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve.

18:17b.PRO.018.017 I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.

18:18b.PRO.018.018 Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit.

18:19b.PRO.018.019 Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.

18:20b.PRO.018.020 Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij.

18:21b.PRO.018.021 Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.

18:22b.PRO.018.022 Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.

18:23b.PRO.018.023 I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.

18:24b.PRO.018.024 Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla.

19

19:1b.PRO.019.001 Éshtë më i mirë një i varfër që ecën në ndershmërinë e tij se sa ndonjë që është i çoroditur nga buzët dhe që është budalla.

19:2b.PRO.019.002 Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë.

19:3b.PRO.019.003 Budallallëku i njeriut e bën rrugën e tij të rrëshqitshme dhe zemra e tij pezmatohet kundër Zotit.

19:4b.PRO.019.004 Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por i varfëri ndahet nga vet miku i tij.

19:5b.PRO.019.005 Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ai që thotë gënjeshtra nuk do të ketë shpëtim.

19:6b.PRO.019.006 Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit dhe të gjithë janë miq të atij që bën dhurata.

19:7b.PRO.019.007 Të gjithë vëllezërit e të varfërit e urrejnë atë, aq më tepër largohen prej tij miqtë e vet. Ai mund t'u shkojë pas me fjalë, por ata nuk gjenden më.

19:8b.PRO.019.008 Kush fiton mënçuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën.

19:9b.PRO.019.009 Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, dhe ai që thotë gënjeshtra do të humbasë.

19:10b.PRO.019.010 Të jetuarit në kënaqësi nuk i shkon budallait, dhe aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat.

19:11b.PRO.019.011 Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t'i kapërcejë fyerjet.

19:12b.PRO.019.012 Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, por favori i tij është si vesa mbi bar.

19:13b.PRO.019.013 Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.

19:14b.PRO.019.014 Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.

19:15b.PRO.019.015 Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria.

19:16b.PRO.019.016 Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur.

19:17b.PRO.019.017 Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t'ia kthejë ato që i ka dhënë.

19:18b.PRO.019.018 Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty deri sa të shkaktosh vdekjen e tij.

19:19b.PRO.019.019 Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë.

19:20b.PRO.019.020 Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.

19:21b.PRO.019.021 Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar.

19:22b.PRO.019.022 Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar.

19:23b.PRO.019.023 Frika e Zotit të çon në jetë; kush e ka do të mbetet i ngopur dhe nuk do të preket nga asnjë e keqe.

19:24b.PRO.019.024 Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë.

19:25b.PRO.019.025 Godite tallësin dhe njeriu i thjeshtë do të bëhet mëndjehollë; qorto atë që ka mend dhe ai do të fitojë dituri.

19:26b.PRO.019.026 Kush përdor dhunë me të atin dhe dëbon nënen e tij, është një faqenxirë dhe me turp.

19:27b.PRO.019.027 Biri im, mos dëgjo më mësimet, dhe do të largohesh nga fjalët e diturisë.

19:28b.PRO.019.028 Dëshmitari i lig tallet me drejtësinë dhe goja e të pabesëve gëlltit padrejtësinë.

19:29b.PRO.019.029 Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.

20

20:1b.PRO.020.001 Vera është tallëse, pija dehëse është e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk është i urtë.

20:2b.PRO.020.002 Frika e mbretit është si ulërima e luanit; kush ia nxit zemërimin mëkaton kundër vetë jetës së vet.

20:3b.PRO.020.003 Éshtë një lavdi për njeriun t'u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.

20:4b.PRO.020.004 Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë.

20:5b.PRO.020.005 Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.

20:6b.PRO.020.006 Shumë njerëz shpallin mirësinë e tyre; por kush mund të gjejë një njeri besnik?

20:7b.PRO.020.007 I drejti ecën në ndershmërinë e tij; bijtë e tij do të bekohen pas atij.

20:8b.PRO.020.008 Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vështrimin e tij çdo të keqe.

20:9b.PRO.020.009 Kush mund të thotë: "Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im"?

20:10b.PRO.020.010 Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin.

20:11b.PRO.020.011 Edhe fëmija me veprimet e tij tregon në se ajo që bën është e pastër dhe e ndershme.

20:12b.PRO.020.012 Veshin që dëgjon dhe syrin që sheh i ka bërë që të dy Zoti.

20:13b.PRO.020.013 Mos e duaj gjumin që të mos varfërohesh; mbaji sytë hapur dhe do të kesh bukë sa të ngopesh.

20:14b.PRO.020.014 "Éshtë i keq, është i keq", thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen.

20:15b.PRO.020.015 Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar.

20:16b.PRO.020.016 Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj.

20:17b.PRO.020.017 Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje.

20:18b.PRO.020.018 Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta.

20:19b.PRO.020.019 Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër.

20:20b.PRO.020.020 Atij që mallkon të atin dhe të ëmën, llamba do t'i shuhet në terrin më të madh.

20:21b.PRO.020.021 Trashëgimia e fituar me nxitim në fillim, nuk do të bekohet në fund.

20:22b.PRO.020.022 Mos thuaj: "Do t'i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.

20:23b.PRO.020.023 Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.

20:24b.PRO.020.024 Hapat e njeriut vijnë nga Zoti; si mund ta njohë, pra, njeriu rrugën e vet?

20:25b.PRO.020.025 Éshtë një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet.

20:26b.PRO.020.026 Një mbret i urtë i shpartallon njerëzit e këqij dhe kalon mbi ta rrotën.

20:27b.PRO.020.027 Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës.

20:28b.PRO.020.028 Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë.

20:29b.PRO.020.029 Lavdia e të rinjve është forca e tyre, nderi i pleqve janë thinjat e tyre.

20:30b.PRO.020.030 Të rrahurat që lënë plagë të thella e heqin të keqen, ashtu si goditjet që vijnë në pjesën më të brendshme të zorrëve.

21

21:1b.PRO.021.001 Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do ai.

21:2b.PRO.021.002 Çdo rrugë e njeriut është e drejtë në sytë e tij, por Zoti i peshon zemrat.

21:3b.PRO.021.003 Të zbatosh drejtësinë dhe paanësinë është një gjë që i pëlqen Zotit më shumë se flijimi.

21:4b.PRO.021.004 Sytë krenarë dhe një zemër kryelartë, që janë llamba e të pabesëve, janë mëkat.

21:5b.PRO.021.005 Synimet e njeriut të kujdesshëm çojnë me siguri në bollëk, por ai që ngutet do të bjerë me siguri në varfëri.

21:6b.PRO.021.006 Të përftosh thesare me një gjuhë gënjeshtare është një kotësi kalimtare e atij që kërkon vdekjen.

21:7b.PRO.021.007 Dhuna e të pabesëve merr tutje, sepse ata nuk pranojnë të zbatojnë drejtësinë.

21:8b.PRO.021.008 Rruga e njeriut të fajshëm është dredha-dredha, por njeriu i drejtë vepron ndershmërisht.

21:9b.PRO.021.009 Éshtë më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

21:10b.PRO.021.010 Shpirti i të pabesit dëshiron të keqen; as shoku i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij.

21:11b.PRO.021.011 Kur tallësi ndëshkohet, i thjeshti bëhet i urtë; por kur i urti mësohet ai fiton dije.

21:12b.PRO.021.012 I drejti vëren me kujdes shtëpinë e të pabesit dhe përmbys të pabesët, sepse janë të këqij.

21:13b.PRO.021.013 Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfërit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje.

21:14b.PRO.021.014 Një dhuratë që bëhet fshehtas e fashit zemërimin dhe një dhuratë që jepet nën dorë qetëson zemërimin e fortë.

21:15b.PRO.021.015 Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.

21:16b.PRO.021.016 Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve.

21:17b.PRO.021.017 Ai që i do qejfet do të jetë në varfëri, ai që e do verën dhe vajin nuk do të pasurohet.

21:18b.PRO.021.018 I pabesi do t'i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë.

21:19b.PRO.021.019 Éshtë më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.

21:20b.PRO.021.020 Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të gjitha rrush e kumbulla.

21:21b.PRO.021.021 Kush ndjek drejtësinë dhe dhembshurinë ka për të gjetur jetën, drejtësinë dhe lavdinë.

21:22b.PRO.021.022 I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë dhe rrëzon forcën në të cilën kishte besim.

21:23b.PRO.021.023 Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë.

21:24b.PRO.021.024 Emri i krenarit pa cipë është: "tallës"; ai çdo gjë e bën me një mburrje të tepruar.

21:25b.PRO.021.025 Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë.

21:26b.PRO.021.026 Ai dëshiron me zjarr tërë ditën, por i drejti dhuron duke mos refuzuar kurrë.

21:27b.PRO.021.027 Flijimi i të pabesit është gjë e neveritshme, aq më tepër në rast se e ofron me qëllim të keq.

21:28b.PRO.021.028 Dëshmitari i rremë do të vdesë, por njeriu që e dëgjon do të mund të flasë gjithnjë.

21:29b.PRO.021.029 I pabesi e fortëson fytyrën e tij, por njeriu i drejtë e bën të qëndrueshme rrugën e tij.

21:30b.PRO.021.030 Nuk ka as dituri, as zgjuarësi dhe as këshillë kundër Zotit.

21:31b.PRO.021.031 Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit.

22

22:1b.PRO.022.001 Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.

22:2b.PRO.022.002 I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.

22:3b.PRO.022.003 Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.

22:4b.PRO.022.004 Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.

22:5b.PRO.022.005 Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.

22:6b.PRO.022.006 Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.

22:7b.PRO.022.007 I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.

22:8b.PRO.022.008 Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjesohet.

22:9b.PRO.022.009 Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfërit.

22:10b.PRO.022.010 Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.

22:11b.PRO.022.011 Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.

22:12b.PRO.022.012 Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.

22:13b.PRO.022.013 Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".

22:14b.PRO.022.014 Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.

22:15b.PRO.022.015 Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.

22:16b.PRO.022.016 Ai që shtyp të varfërin për t'u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.

22:17b.PRO.022.017 Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.

22:18b.PRO.022.018 sepse për ty do të jetë e këndshme t'i ruash në intimitetin tënd dhe t'i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.

22:19b.PRO.022.019 Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.

22:20b.PRO.022.020 A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,

22:21b.PRO.022.021 në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t'u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?

22:22b.PRO.022.022 Mos e vidh të varfërin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,

22:23b.PRO.022.023 sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t'u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.

22:24b.PRO.022.024 Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,

22:25b.PRO.022.025 që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.

22:26b.PRO.022.026 Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.

22:27b.PRO.022.027 Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?

22:28b.PRO.022.028 Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.

22:29b.PRO.022.029 A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.

23

23:1b.PRO.023.001 Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;

23:2b.PRO.023.002 dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.

23:3b.PRO.023.003 Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.

23:4b.PRO.023.004 Mos u lodh për t'u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.

23:5b.PRO.023.005 A do t'i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.

23:6b.PRO.023.006 Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;

23:7b.PRO.023.007 sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.

23:8b.PRO.023.008 Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.

23:9b.PRO.023.009 Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.

23:10b.PRO.023.010 Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,

23:11b.PRO.023.011 sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.

23:12b.PRO.023.012 Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.

23:13b.PRO.023.013 Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;

23:14b.PRO.023.014 do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.

23:15b.PRO.023.015 Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;

23:16b.PRO.023.016 zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.

23:17b.PRO.023.017 Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;

23:18b.PRO.023.018 sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.

23:19b.PRO.023.019 Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.

23:20b.PRO.023.020 Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;

23:21b.PRO.023.021 sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.

23:22b.PRO.023.022 Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.

23:23b.PRO.023.023 Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

23:24b.PRO.023.024 Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t'ia ndjejë gëzimin.

23:25b.PRO.023.025 Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.

23:26b.PRO.023.026 Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.

23:27b.PRO.023.027 Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.

23:28b.PRO.023.028 Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.

23:29b.PRO.023.029 Për cilin janë "ah-ët", për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?

23:30b.PRO.023.030 Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.

23:31b.PRO.023.031 Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!

23:32b.PRO.023.032 Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.

23:33b.PRO.023.033 Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.

23:34b.PRO.023.034 Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.

23:35b.PRO.023.035 Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t'i kërkoj përsëri!".

24

24:1b.PRO.024.001 Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta,

24:2b.PRO.024.002 sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen.

24:3b.PRO.024.003 Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.

24:4b.PRO.024.004 Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.

24:5b.PRO.024.005 Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij.

24:6b.PRO.024.006 Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.

24:7b.PRO.024.007 Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.

24:8b.PRO.024.008 Kush mendon të bëjë keq do të quhet mjeshtër intrigash.

24:9b.PRO.024.009 Synimi i pamend është mëkat dhe tallësi është një neveri për njerëzit.

24:10b.PRO.024.010 Po të mos kesh guxim ditën e fatkeqësisë, forca jote është shumë e pakët.

24:11b.PRO.024.011 Çliro ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore.

24:12b.PRO.024.012 Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim", ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t'i japë secilit simbas veprave të tij.

24:13b.PRO.024.013 Biri im, ha mjaltin sepse është i mirë; një huall mjalti do të jetë i ëmbël për shijen tënde.

24:14b.PRO.024.014 Kështu do të jetë njohja e diturisë për shpirtin tënd. Në rast se e gjen, do të ketë një të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.

24:15b.PRO.024.015 O i pabesë, mos ngre kurthe kundër banesës së njeriut të drejtë, mos shkatërro vendin ku ai pushon,

24:16b.PRO.024.016 sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi.

24:17b.PRO.024.017 Kur armiku yt bie, mos u gëzo; kur është shtrirë për tokë, zemra jote të mos gëzohet,

24:18b.PRO.024.018 me qëllim që Zoti të mos shikojë dhe të mos i vijë keq, dhe të mos largojë prej tij zemërimin e vet.

24:19b.PRO.024.019 Mos u zemëro për shkak të atyre që bëjnë të keqen dhe mos i ki smirë të pabesët,

24:20b.PRO.024.020 sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin; llamba e të pabesëve do të fiket.

24:21b.PRO.024.021 Biri im, ki frikë nga Zoti dhe nga mbreti; mos u bashko me ata që duan të ndryshojnë;

24:22b.PRO.024.022 mjerimi i tyre do të vijë papritmas, dhe shkatërrimin e të dy palëve kush e njeh?

24:23b.PRO.024.023 Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.

24:24b.PRO.024.024 Ai që i thotë të pabesit: "Ti je i drejtë", do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin.

24:25b.PRO.024.025 Por ata që e qortojnë të pabesin do të gjejnë kënaqësi dhe mbi ta do të zbresin bekimet më të mira.

24:26b.PRO.024.026 Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.

24:27b.PRO.024.027 Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.

24:28b.PRO.024.028 Mos dëshmo pa arsye kundër të afërmit tënd dhe mos gënje me buzët e tua.

24:29b.PRO.024.029 Mos thuaj: "Ashtu si ma bëri mua, kështu do t'ia bëj edhe unë; do t'ia kthej simbas sjelljes së tij".

24:30b.PRO.024.030 Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s'ka mend;

24:31b.PRO.024.031 dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur.

24:32b.PRO.024.032 Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim:

24:33b.PRO.024.033 të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;

24:34b.PRO.024.034 kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

25

25:1b.PRO.025.001 Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.

25:2b.PRO.025.002 Éshtë lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.

25:3b.PRO.025.003 Qiejtë për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.

25:4b.PRO.025.004 Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.

25:5b.PRO.025.005 Largo të pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do të bëhet i qëndrueshëm në drejtësi.

25:6b.PRO.025.006 Mos u përlëvdo në prani të mbretit dhe mos zër vendin e njerëzve të mëdhenj,

25:7b.PRO.025.007 sepse është më mirë të thuhet: "Ngjitu këtu lart", se sa të të ulin përpara princit, që sytë e tu kanë parë.

25:8b.PRO.025.008 Mos bëj padi me tepër nxitim, sepse në fund nuk do të dish çfarë të bësh, kur i afërmi yt do të të ketë bërë me turp.

25:9b.PRO.025.009 Diskutoje padinë tënde kundër të afërmit tënd, por mos e zbulo sekretin e një tjetri,

25:10b.PRO.025.010 me qëllim që ai që të dëgjon të mos të të diskreditojë dhe nami yt të njolloset për gjithnjë.

25:11b.PRO.025.011 Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si molla të arta mbi një enë argjendi.

25:12b.PRO.025.012 Për një vesh të bindur, një i urtë që qorton është si një vath i artë, një zbukurim prej ari të kulluar.

25:13b.PRO.025.013 Një lajmëtar besnik është, për ata që e dërgojnë, si freskia e borës në kohën e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit të tij.

25:14b.PRO.025.014 Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.

25:15b.PRO.025.015 Me durimin i mbushet mendja një princi dhe gjuha e ëmbël thyen kockat.

25:16b.PRO.025.016 Në rast se gjen mjaltë, ha aq sa të mjafton, me qëllim që të mos dendesh dhe pastaj të vjellësh.

25:17b.PRO.025.017 Shko rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që ai të mos mërzitet me ty sa të të urrejë.

25:18b.PRO.025.018 Njeriu që deponon gënjeshtra kundër të afërmit të tij është si një topuz, një shpatë dhe një shigjetë e mprehtë.

25:19b.PRO.025.019 Besimi te një njeri i pabesë ditën e fatkeqësisë është si një dhëmb i thyer dhe një këmbë e ndrydhur.

25:20b.PRO.025.020 Kush i këndon këngë një zemre të pikëlluar është si ai që heq rrobat e tij në një ditë të ftohtë dhe si uthulla mbi sodën.

25:21b.PRO.025.021 Në qoftë se armiku yt ka uri, jepi bukë për të ngrënë, dhe në se ka etje, jepi ujë për të pirë,

25:22b.PRO.025.022 sepse kështu do të grumbullosh thëngjij mbi kokën e tij, dhe Zoti do të të shpërblejë.

25:23b.PRO.025.023 Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha që shpif tinëz e bën fytyrën të indinjuar.

25:24b.PRO.025.024 Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

25:25b.PRO.025.025 Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur.

25:26b.PRO.025.026 I drejti që dridhet përpara të pabesit është si një burim i turbullt dhe një pus i ndotur.

25:27b.PRO.025.027 Të hash shumë mjaltë nuk është mirë, dhe të kërkosh lavdinë tënde nuk është lavdi.

25:28b.PRO.025.028 Njeriu që nuk di të frenojë zemërimin e tij është si një qytet i shkrehur pa mure.

26

26:1b.PRO.026.001 Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait.

26:2b.PRO.026.002 Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt.

26:3b.PRO.026.003 Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.

26:4b.PRO.026.004 Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.

26:5b.PRO.026.005 Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.

26:6b.PRO.026.006 Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë.

26:7b.PRO.026.007 Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve.

26:8b.PRO.026.008 Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja.

26:9b.PRO.026.009 Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri.

26:10b.PRO.026.010 Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve.

26:11b.PRO.026.011 Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij.

26:12b.PRO.026.012 A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.

26:13b.PRO.026.013 Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!".

26:14b.PRO.026.014 Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij.

26:15b.PRO.026.015 Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja.

26:16b.PRO.026.016 Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.

26:17b.PRO.026.017 Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen.

26:18b.PRO.026.018 Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje,

26:19b.PRO.026.019 kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!".

26:20b.PRO.026.020 Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund.

26:21b.PRO.026.021 Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet.

26:22b.PRO.026.022 Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve.

26:23b.PRO.026.023 Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte.

26:24b.PRO.026.024 Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin.

26:25b.PRO.026.025 Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër.

26:26b.PRO.026.026 Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend.

26:27b.PRO.026.027 Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të.

26:28b.PRO.026.028 Gjuha gënjeshtare urren ata që ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatërrimin.

27

27:1b.PRO.027.001 Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.

27:2b.PRO.027.002 Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.

27:3b.PRO.027.003 Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.

27:4b.PRO.027.004 Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t'i bëjë ballë xhelozisë?

27:5b.PRO.027.005 Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur.

27:6b.PRO.027.006 Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.

27:7b.PRO.027.007 Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël.

27:8b.PRO.027.008 Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.

27:9b.PRO.027.009 Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta.

27:10b.PRO.027.010 Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg.

27:11b.PRO.027.011 Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t'i përgjigjem atij që përflet kundër meje.

27:12b.PRO.027.012 Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.

27:13b.PRO.027.013 Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj.

27:14b.PRO.027.014 Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t'ia zënë si mallkim.

27:15b.PRO.027.015 Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës.

27:16b.PRO.027.016 Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.

27:17b.PRO.027.017 Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.

27:18b.PRO.027.018 Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet.

27:19b.PRO.027.019 Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun.

27:20b.PRO.027.020 Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve.

27:21b.PRO.027.021 Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr.

27:22b.PRO.027.022 Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij.

27:23b.PRO.027.023 Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,

27:24b.PRO.027.024 sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi.

27:25b.PRO.027.025 Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve,

27:26b.PRO.027.026 qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are

27:27b.PRO.027.027 dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.

28

28:1b.PRO.028.001 I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan.

28:2b.PRO.028.002 Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.

28:3b.PRO.028.003 Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë.

28:4b.PRO.028.004 Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata.

28:5b.PRO.028.005 Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.

28:6b.PRO.028.006 Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur.

28:7b.PRO.028.007 Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.

28:8b.PRO.028.008 Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.

28:9b.PRO.028.009 Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.

28:10b.PRO.028.010 Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën.

28:11b.PRO.028.011 I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.

28:12b.PRO.028.012 Kur të drejtët triumfojnë, ka lavdi të madhe, por kur mbizotërojnë të pabesët njerëzit fshihen.

28:13b.PRO.028.013 Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën.

28:14b.PRO.028.014 Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi.

28:15b.PRO.028.015 Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur.

28:16b.PRO.028.016 Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t'i zgjatur ditët e tij.

28:17b.PRO.028.017 Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë!

28:18b.PRO.028.018 Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas.

28:19b.PRO.028.019 Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe.

28:20b.PRO.028.020 Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.

28:21b.PRO.028.021 Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.

28:22b.PRO.028.022 Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria.

28:23b.PRO.028.023 Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë.

28:24b.PRO.028.024 Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat", është shok i atij që shkatërron.

28:25b.PRO.028.025 Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.

28:26b.PRO.028.026 Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë.

28:27b.PRO.028.027 Ai që i jep të varfërit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime.

28:28b.PRO.028.028 Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.

29

29:1b.PRO.029.001 Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër.

29:2b.PRO.029.002 Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon.

29:3b.PRO.029.003 Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet.

29:4b.PRO.029.004 Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.

29:5b.PRO.029.005 Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij.

29:6b.PRO.029.006 Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet.

29:7b.PRO.029.007 I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.

29:8b.PRO.029.008 Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

29:9b.PRO.029.009 Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.

29:10b.PRO.029.010 Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.

29:11b.PRO.029.011 Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

29:12b.PRO.029.012 Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.

29:13b.PRO.029.013 I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.

29:14b.PRO.029.014 Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.

29:15b.PRO.029.015 Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet.

29:16b.PRO.029.016 Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre.

29:17b.PRO.029.017 Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t'i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd.

29:18b.PRO.029.018 Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.

29:19b.PRO.029.019 Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet.

29:20b.PRO.029.020 A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai.

29:21b.PRO.029.021 Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij.

29:22b.PRO.029.022 Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate.

29:23b.PRO.029.023 Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi.

29:24b.PRO.029.024 Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë.

29:25b.PRO.029.025 Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.

29:26b.PRO.029.026 Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti.

29:27b.PRO.029.027 Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët.

30

30:1b.PRO.030.001 Fjalët e Agurit, birit të Jahehut; mesazhi profetik që ky njeri shpalli në Ithiel, në Ithiel dhe në Ukal.

30:2b.PRO.030.002 Po, unë jam më budalla se gjithë të tjerët dhe nuk kam mendje njeriu.

30:3b.PRO.030.003 Nuk kam mësuar diturinë dhe nuk kam dijen e Shenjtorit.

30:4b.PRO.030.004 Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erën në duart e tij? Kush i ka mbyllur ujërat në rroben e tij? Kush i ka vendosur të gjithë kufijtë e tokës? Cili është emri i tij dhe emri i të birit, po qe se ti e di?

30:5b.PRO.030.005 Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai.

30:6b.PRO.030.006 Mos u shto asgjë fjalëve të tij që të mos të të qortojë dhe të dalësh gënjeshtar.

30:7b.PRO.030.007 Unë të kërkova dy gjëra; mos m'i moho para se të vdes:

30:8b.PRO.030.008 largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme,

30:9b.PRO.030.009 me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.

30:10b.PRO.030.010 Mos shpif kundër shërbëtorit para të zotit, me qëllim që ai të mos të të mallkojë dhe ti të gjendesh fajtor.

30:11b.PRO.030.011 Ka një kategori njerëzish që mallkojnë atin e tyre dhe nuk bekojnë nënen e tyre.

30:12b.PRO.030.012 Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.

30:13b.PRO.030.013 Ka një kategori njerëzish që i ka sytë shumë kryelartë dhe qepallat krenare.

30:14b.PRO.030.014 Ka një kategori njerëzish dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe dhëmballët e tyre janë si thika, për të gëlltitur të varfërit mbi faqen e dheut dhe nevojtarët në mes të njerëzve.

30:15b.PRO.030.015 Shushunja ka dy bija, që thonë: "Më jep, më jep!". Ka tri gjëra që nuk ngopen kurrë, madje katër nuk thonë kurrë: "Mjaft!".

30:16b.PRO.030.016 Sheoli, barku shterp, toka që nuk ngopet me ujë dhe zjarri që nuk thotë kurrë: "Mjaft!".

30:17b.PRO.030.017 Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t'i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës.

30:18b.PRO.030.018 Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i marr vesh:

30:19b.PRO.030.019 gjurma e shqiponjës në ajër, gjurma e gjarpërit mbi shkëmb, gjurma e anijes në mes të detit dhe gjurma e burrit me një vajzë.

30:20b.PRO.030.020 Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!".

30:21b.PRO.030.021 Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:

30:22b.PRO.030.022 një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,

30:23b.PRO.030.023 një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.

30:24b.PRO.030.024 Ka katër kafshë të vogla mbi tokë, por janë jashtëzakonisht të urta:

30:25b.PRO.030.025 mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;

30:26b.PRO.030.026 lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;

30:27b.PRO.030.027 karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;

30:28b.PRO.030.028 hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve.

30:29b.PRO.030.029 Tri qënie kanë një paraqitje të bukur, madje katër kanë një ecje madhështore;

30:30b.PRO.030.030 luani, kafsha më e fortë, që nuk zmprapset para askujt,

30:31b.PRO.030.031 kali i luftës që ecën i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur është me ushtrinë e tij.

30:32b.PRO.030.032 Në rast se ke vepruar si budalla duke lartësuar veten tënde ose të ka shkuar mendja, vëre dorën mbi gojë,

30:33b.PRO.030.033 sepse, duke rrahur qumështin prodhohet gjalpi, duke përdredhur hundën del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mërinë prej saj del grindja.

31

31:1b.PRO.031.001 Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.

31:2b.PRO.031.002 Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?

31:3b.PRO.031.003 Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.

31:4b.PRO.031.004 Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,

31:5b.PRO.031.005 sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.

31:6b.PRO.031.006 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.

31:7b.PRO.031.007 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.

31:8b.PRO.031.008 Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.

31:9b.PRO.031.009 Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.

31:10b.PRO.031.010 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

31:11b.PRO.031.011 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

31:12b.PRO.031.012 Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

31:13b.PRO.031.013 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

31:14b.PRO.031.014 Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

31:15b.PRO.031.015 Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

31:16b.PRO.031.016 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

31:17b.PRO.031.017 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

31:18b.PRO.031.018 E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

31:19b.PRO.031.019 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

31:20b.PRO.031.020 I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

31:21b.PRO.031.021 Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

31:22b.PRO.031.022 Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

31:23b.PRO.031.023 Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

31:24b.PRO.031.024 Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

31:25b.PRO.031.025 Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

31:26b.PRO.031.026 Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

31:27b.PRO.031.027 Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.

31:28b.PRO.031.028 Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:

31:29b.PRO.031.029 "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".

31:30b.PRO.031.030 Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.

31:31b.PRO.031.031 I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.


Holder of rights
Multilingual Bible Corpus

Citation Suggestion for this Object
TextGrid Repository (2025). Albanian Collection. Proverbs (Albanian). Proverbs (Albanian). Multilingual Parallel Bible Corpus. Multilingual Bible Corpus. https://hdl.handle.net/21.11113/0000-0016-8985-7