Psalms (Albanian)

Psalms (Albanian)

1

1:1b.PSA.001.001 Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit,

1:2b.PSA.001.002 por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.

1:3b.PSA.001.003 Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.

1:4b.PSA.001.004 Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan.

1:5b.PSA.001.005 Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve.

1:6b.PSA.001.006 Sepse Zoti njeh rrugët të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim.

2

2:1b.PSA.002.001 Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?

2:2b.PSA.002.002 Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,

2:3b.PSA.002.003 duke thënë: "Le t'i këputim prangat e tyre dhe t'i heqim qafe litarët e tyre".

2:4b.PSA.002.004 Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.

2:5b.PSA.002.005 Atëherë do t'u flasë në zemërimin e tij dhe do t'i trembë në indinjatën e tij të madhe,

2:6b.PSA.002.006 dhe do të thotë: "E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.

2:7b.PSA.002.007 Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde.

2:8b.PSA.002.008 Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.

2:9b.PSA.002.009 Ti do t'i copëtosh me një shufër hekuri, do t'i bësh copë-copë si një enë prej argjile"".

2:10b.PSA.002.010 Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.

2:11b.PSA.002.011 Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.

2:12b.PSA.002.012 Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.

3

3:1b.PSA.003.001 O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje.

3:2b.PSA.003.002 Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela)

3:3b.PSA.003.003 Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën.

3:4b.PSA.003.004 Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela)

3:5b.PSA.003.005 Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.

3:6b.PSA.003.006 Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje.

3:7b.PSA.003.007 Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve.

3:8b.PSA.003.008 Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)

4

4:1b.PSA.004.001 Kur thërras, përgjigjmu, o Perëndi i drejtësisë sime; kur isha në fatkeqësi, ti më ke ndihmuar; ki mëshirë për mua dhe plotësoje lutjen time.

4:2b.PSA.004.002 Deri kur, o bij të njerëzve, do të fyhet rëndë lavdia ime? Deri kur do të jepeni pas kotësisë dhe do të shkoni pas gënjeshtrës? (Sela)

4:3b.PSA.004.003 Por dijeni se Zoti ka zgjedhur një që është i shenjtë; Zoti do të më plotësojë dëshirën kur do t'i thërras atij.

4:4b.PSA.004.004 Zemërohuni dhe mos mëkatoni; në shtratin tuaj mendohuni shumë në zemër tuaj dhe qëndroni në heshtje. (Sela)

4:5b.PSA.004.005 Ofroni flijime drejtësie dhe kini besim te Zoti.

4:6b.PSA.004.006 Shumë thonë: "Kush do të na tregojë të mirën?". O Zot, bëj që të shkëlqejë drita e fytyrës sate mbi ne.

4:7b.PSA.004.007 Ti më ke shtënë në zemër më tepër gëzim nga sa ndjejnë ata, kur kanë grurë dhe musht me shumicë.

4:8b.PSA.004.008 Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.

5

5:1b.PSA.005.001 Vëru veshin fjalëve të mia, o Zot; dëgjo me vëmendje ankimin tim.

5:2b.PSA.005.002 Dëgjo zërin e britmës sime, o mbreti im dhe Perëndia im, sepse ty të drejtoj lutjen time.

5:3b.PSA.005.003 O Zot, ti në mëngjes dëgjon zërin tim; në mëngjes do ta lartoj drejt teje lutjen time dhe do të pres,

5:4b.PSA.005.004 sepse ti nuk je një Perëndi që kënaqet në pabesinë; te ti nuk mund të zërë vend e keqja.

5:5b.PSA.005.005 Ata që lëvdojnë vetveten, nuk do të mund të qëndrojnë para syve të tua; ti i urren të gjithë ata që kryejnë padrejtësi.

5:6b.PSA.005.006 Ti do të zhdukësh gjithë ata që thonë gënjeshtra; Zoti urren njerëzit gjakatarë dhe mashtrues.

5:7b.PSA.005.007 Por unë, për shkak të mirësisë sate të madhe, do të hyj në shtëpinë tënde dhe do të adhuroj me frikë të madhe, duke u drejtuar në tempullin tënd të shenjtë.

5:8b.PSA.005.008 O Zot, më udhëhiq për drejtësinë tënde, për shkak të armiqve të mi; bëje të drejtë para meje rrugën tënde,

5:9b.PSA.005.009 sepse në gojën e tyre nuk ka asnjë drejtësi; zemra e tyre nuk mendon gjë tjetër veç shkatërrimit; gryka e tyre është një varr i hapur; me gjuhën e tyre bëjnë lajka.

5:10b.PSA.005.010 Dënoji ata, o Perëndi; mos u realizofshin synimet e tyre; përsëri për të këqijat e shumta që kanë kryer sepse kanë ngritur krye kundër teje.

5:11b.PSA.005.011 Por le të gëzohen tërë ata që kanë strehë te ti, le të nxjerrin klithma gëzimi përjetë, sepse ti i mbron; le të ngazëllohen ata që duan emrin tënd,

5:12b.PSA.005.012 sepse ti, o Zot, do të bekosh të drejtin; do ta rrethosh me hirin tënd si me mburojë.

6

6:1b.PSA.006.001 O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate.

6:2b.PSA.006.002 Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë.

6:3b.PSA.006.003 Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur?

6:4b.PSA.006.004 Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate.

6:5b.PSA.006.005 Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol?

6:6b.PSA.006.006 Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time.

6:7b.PSA.006.007 Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi.

6:8b.PSA.006.008 Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim.

6:9b.PSA.006.009 Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time.

6:10b.PSA.006.010 Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast.

7

7:1b.PSA.007.001 O Zot, Perëndia im, po kërkoj strehim te ti; shpëtomë nga tërë ata që më përndjekin dhe çliromë,

7:2b.PSA.007.002 që armiku të mos e shqyejë shpirtin tim si një luan, duke copëtuar pa mundur njeri të më çlirojë.

7:3b.PSA.007.003 O Zot, Perëndia im, në rast se e kam bërë këtë, në qoftë se ka ligësi në duart e mia,

7:4b.PSA.007.004 në rast se së mirës i jam përgjigjur me të keqen atij që jetonte në paqe me mua, ose në rast se e kam zhveshur armikun tim pa arësye,

7:5b.PSA.007.005 le të më përndjekë armiku dhe të më arrijë, le ta marrë nëpër këmbë jetën time dhe ta zvarritë në pluhur lavdinë time. (Sela)

7:6b.PSA.007.006 Çohu, o Zot, në zemërimin tënd; çohu kundër tërbimit të armiqve të mi dhe në favorin tim; ti ke vendosur gjykimin.

7:7b.PSA.007.007 Kuvendi i popujve do të të rrethojë; kthehu mbi të në një vend të ngritur.

7:8b.PSA.007.008 Zoti do të gjykojë popujt; gjykomë, o Zot, sipas drejtësisë sime dhe ndershmërisë sime.

7:9b.PSA.007.009 Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij, por vendos njeriun e drejtë, sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe mendjet.

7:10b.PSA.007.010 Mburoja ime është te Perëndia, që shpëton ata që janë të drejtë nga zemra.

7:11b.PSA.007.011 Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet çdo ditë me keqbërësit.

7:12b.PSA.007.012 Në qoftë se keqbërësi nuk ndryshon, ai do të mprehë shpatën e tij; e ka shtrirë harkun e tij dhe e ka përgatitur.

7:13b.PSA.007.013 Ai ka përgatitur kundër tij armë vdekjeprurëse, i mban gati shigjetat e tij të zjarrta.

7:14b.PSA.007.014 Ja, keqbërësi lind padrejtësinë; ai ka konceptuar ligësinë dhe ka për të pjellë mashtrimin.

7:15b.PSA.007.015 Ai gërmon një gropë dhe e bën të thellë, por bie vetë në gropën që ka bërë.

7:16b.PSA.007.016 Ligësia e tij do të kthehet mbi kryet e vet dhe dhuna e tij do të bjerë mbi çafkën e kokës.

7:17b.PSA.007.017 Unë do ta falenderoj Zotin për drejtësinë e tij, dhe do të këndoj lëvdime në emër të Zotit, Shumë të Lartit.

8

8:1b.PSA.008.001 Sa i mrekullueshëm është emri yt mbi gjithë rruzullin, o Zot, Zoti ynë, që vure madhështinë tënde mbi qiejtë!

8:2b.PSA.008.002 Nga goja e të vegjëlve dhe foshnjave në gji ke vendosur lëvdimin për shkak të armiqve të tu, për t'i mbyllur gojën armikut dhe hakmarrësit.

8:3b.PSA.008.003 Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur,

8:4b.PSA.008.004 çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?

8:5b.PSA.008.005 Megjithatë ti e bëre pak më të ulët se Perëndia, dhe e kurorëzove me lavdi dhe me nder.

8:6b.PSA.008.006 E bëre të mbretërojë mbi veprat e duarve të tua dhe vure çdo gjë nën këmbët e tij!

8:7b.PSA.008.007 Dhentë dhe bagëtitë e tjera, madje bishat e egra,

8:8b.PSA.008.008 zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.

8:9b.PSA.008.009 O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithë dheun!

9

9:1b.PSA.009.001 Unë do të të kremtoj, o Zot, me gjithë zemër, do të tregoj tërë mrekullitë e tua.

9:2b.PSA.009.002 Unë do të gëzohem dhe do të kënaqem me ty; do t'i këndoj lëvdime në emrin tënd, o Shumë i Larti.

9:3b.PSA.009.003 Sepse armiqtë e mi tërhiqen, bien dhe vdesin para teje.

9:4b.PSA.009.004 Ti në fakt ke përkrahur ndershmërinë time dhe çështjen time; je ulur mbi fronin si një gjyqtar i drejtë.

9:5b.PSA.009.005 Ke qortuar kombet, ke shkatërruar të pabesin, ke fshirë emrat e tyre për gjithnjë.

9:6b.PSA.009.006 Armiku është zhdukur, i kapur nga një pikëllim i përjetshëm! Dhe qyteteve që ti ke shkatërruar i është zhdukur edhe kujtimi.

9:7b.PSA.009.007 Por Zoti mbetet përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar.

9:8b.PSA.009.008 Ai do ta gjykojë botën me drejtësi, do t'i gjykojë popujt me paanësi.

9:9b.PSA.009.009 Zoti do të jetë strehim i papushtueshëm për të shtypurin, një strehim i papushtueshëm në kohë ngushtice.

9:10b.PSA.009.010 Dhe ata që e njohin emrin tënd do të kenë besim te ti, sepse ti, o Zot, nuk i braktis ata që të kërkojnë.

9:11b.PSA.009.011 Këndojini lavde Zotit që banon në Sion; u njoftoni popujve veprat e tij.

9:12b.PSA.009.012 Sepse ai që kërkon arësyen e gjakut i mban mënd ata; ai nuk e harron britmën e të pikëlluarve.

9:13b.PSA.009.013 Ki mëshirë për mua, o Zot, ti që më ke rilartuar nga portat e vdekjes, shiko pikëllimin që më shkaktojnë ata që më urrejnë,

9:14b.PSA.009.014 me qëllim që unë të kem mundësi të tregoj të gjitha lavdet e tua dhe në portat e bijës së Sionit të mund të kremtoj për çlirimin tënd.

9:15b.PSA.009.015 Kombet janë zhytur në gropën që kishin hapur; këmba e tyre është kapur në rrjetën që kishin fshehur.

9:16b.PSA.009.016 Zoti u bë i njohur me anë të gjykimit që ka dhënë; i pabesi u kap në lakun e veprës së duarve të tij. (Interlud. Sela)

9:17b.PSA.009.017 Të pabesët do të zbresin në Sheol; po, të gjitha kombet që harrojnë Perëndinë.

9:18b.PSA.009.018 Sepse nevojtari nuk do të harrohet përjetë; shpresa e të shtypurve nuk do të zhduket përjetë.

9:19b.PSA.009.019 Çohu, o Zot, mos lejo që vdekatari të ketë epërsi; kombet të gjykohen para teje.

9:20b.PSA.009.020 O Zot, kallu frikën; bëj që kombet të pranojnë se janë vetëm vdekatarë. (Sela)

10

10:1b.PSA.010.001 O Zot, pse qëndron larg? Pse fshihesh në kohë fatkeqësish?

10:2b.PSA.010.002 I pabesi me kryelartësinë e tij ndjek me dhunë të mjerin; ata do të kapen nga vetë kurthet që ata kanë kurdisur,

10:3b.PSA.010.003 sepse i pabesi mburret me dëshirat e shpirtit të tij, bekon grabitqarin dhe përbuz Zotin.

10:4b.PSA.010.004 I pabesi, me arrogancën e fytyrës së tij, nuk e kërkon Zotin; tërë mendimet e tij janë: "Perëndia nuk ekziston".

10:5b.PSA.010.005 Rrugët e tij lulëzojnë në çdo kohë; gjykimet e tua për të janë shumë të larta, larg kuptimit të tyre nga ana e tij; ai përqesh gjithë armiqtë e tij.

10:6b.PSA.010.006 Ai thotë në zemër të tij: "Mua askush nuk më tund dot kurrë; nuk do të më ndodhë kurrë ndonjë e keqe".

10:7b.PSA.010.007 Goja e tij është plot mallkime, hile dhe mashtrime; nën gjuhën e tij ka ligësi dhe paudhësi.

10:8b.PSA.010.008 Ai rri në pritë në fshatra, vret të pafajshmin në vende të fshehta; sytë e tij përgjojnë fatkeqin.

10:9b.PSA.010.009 Ai rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkën e tij; rri në pritë për të kapur të mjerin; ai e rrëmben të mjerin duke e tërhequr në rrjetën e tij.

10:10b.PSA.010.010 Ai rri i strukur dhe i mbledhur, dhe fatzinjtë mposhten para forcës së tij.

10:11b.PSA.010.011 Ai thotë në zemër të tij: "Perëndia harron, fsheh fytyrën e tij, nuk do ta shohë kurrë".

10:12b.PSA.010.012 Çohu, o Zot; o Perëndi, ngre dorën tënde; mos i harro të mjerët.

10:13b.PSA.010.013 Pse i pabesi përçmon Perëndinë? Ai thotë në zemër të tij: "Ti nuk do t'i kërkosh llogari".

10:14b.PSA.010.014 Por ti e ke parë, sepse ti vëren me kujdes ligësinë dhe pikëllimin, për ta larë më pas me dorën tënde; fatkeqi i ka shpresat te ti; ti je ai që ndihmon jetimin.

10:15b.PSA.010.015 Thyeja krahun të pabesit dhe të ligut; në rast se ti do të kërkosh ligësinë e tij, nuk do ta gjesh më.

10:16b.PSA.010.016 Zoti është mbret përjetë; kombet janë zhdukur nga toka e tij.

10:17b.PSA.010.017 O Zot, ti dëgjon dëshirën e njerëzve të përulur; ti e fortëson zemrën e tyre, veshët e tu janë të vëmendshëm,

10:18b.PSA.010.018 për t'i dhënë të drejtë jetimit dhe të pikëlluarit, me qëllim që njeriu i krijuar nga dheu të mos kallë më tmerr.

11

11:1b.PSA.011.001 Unë gjej strehë te Zoti; si mund t'i thoni shpirtit tim: "Ik në malin tënd, si një zog i vogël"?

11:2b.PSA.011.002 Sepse ja, të pabesët nderin harkun e tyre, rregullojnë shigjetat mbi kordhëz, për t'i gjuajtur në errësirë kundër atyre që kanë të drejtë nga zemra.

11:3b.PSA.011.003 Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti?

11:4b.PSA.011.004 Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; Zoti ka fronin e tij në qiejtë; sytë e tij shohin, qepallat e tij vëzhgojnë bijtë e njerëzve,

11:5b.PSA.011.005 Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pabesin dhe atë që do dhunën.

11:6b.PSA.011.006 Ai do të bëjë që të bien mbi të pabesët leqe, zjarr, squfur dhe erëra zhuritëse; kjo do të jetë pjesa nga kupa e tyre.

11:7b.PSA.011.007 Sepse Zoti është i drejtë; ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e tij.

12

12:1b.PSA.012.001 Na shpëto, o Zot, sepse njerëz të devotshëm ka më pak, dhe ata që thonë të vërtetën janë zhdukur në mes të bijve të njerëzve.

12:2b.PSA.012.002 Secili gënjen të afërmin e tij dhe flet me buzë lajkatare dhe me zemër të zhdyzuar.

12:3b.PSA.012.003 Zoti i preftë të gjitha buzët lajkatare dhe gjuhën që flet me krenari,

12:4b.PSA.012.004 të atyre që thonë: "Me gjuhën tonë do të sundojmë; buzët tona na përkasin neve; kush është zot mbi ne?".

12:5b.PSA.012.005 "Për shkak të shtypjes së të mjerëve dhe të britmës së nevojtarëve, tani do të çohem", thotë Zoti, "dhe do t'i shpëtoj nga ata që u zënë pusi".

12:6b.PSA.012.006 Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra, si argjend i rafinuar në një furrë prej dheu, i pastruar shtatë herë.

12:7b.PSA.012.007 Ti, o Zot, do t'i mbrosh dhe do t'i ruash, duke filluar nga ky brez përjetë.

12:8b.PSA.012.008 Të pabesët sillen pa u ndëshkuar kudo, kur midis bijve të njerëzve lavdërohet e keqja.

13

13:1b.PSA.013.001 Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde?

13:2b.PSA.013.002 Deri kur do të marr vendime në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time tërë ditën? Deri kur do të ngrihet armiku im mbi mua?

13:3b.PSA.013.003 Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes,

13:4b.PSA.013.004 dhe armiku im të mos thotë: "E munda", dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem.

13:5b.PSA.013.005 Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd;

13:6b.PSA.013.006 unë do t'i këndoj Zotit, sepse ai më ka trajtuar me shumë shpirtmadhësi.

14

14:1b.PSA.014.001 I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën.

14:2b.PSA.014.002 Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjeri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë.

14:3b.PSA.014.003 Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një.

14:4b.PSA.014.004 Nuk kanë fare arsye të gjithë ata që kryejnë paudhësi, që hanë popullin tim si të hanin bukë dhe nuk kërkojnë ndihmën e Zotit?

14:5b.PSA.014.005 Atje do t'i zërë një frikë e madhe, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.

14:6b.PSA.014.006 Ju kërkoni të prishni planet e të mjerit, sepse Zoti është streha e tij.

14:7b.PSA.014.007 Oh! Le të vijë, pra, nga Sioni shpëtimi i Izraelit! Kur Zoti do ta kthejë popullin e tij nga robëria, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.

15

15:1b.PSA.015.001 O Zot, kush do të banojë në çadrën tënde? Kush do të banojë në malin tënd të shenjtë?

15:2b.PSA.015.002 Ai që ecën me ndershmëri dhe bën atë që është e drejtë dhe thotë të vërtetën që ka në zemër,

15:3b.PSA.015.003 që nuk shan me gjuhën e tij, nuk i bën asnjë të keqe shokut të tij, dhe nuk shpif të afërmin e tij.

15:4b.PSA.015.004 Në sytë e tij përçmohet njeriu pa vlerë, por ai ndërton ata që kanë frikë nga Zoti; edhe sikur të jetë betuar në dëm të tij, ai nuk tërhiqet;

15:5b.PSA.015.005 nuk i jep paratë e tij me kamatë dhe nuk pranon dhurata kundër të pafajshmit. Ai që bën këto gjëra nuk do të hiqet kurrë.

16

16:1b.PSA.016.001 Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti.

16:2b.PSA.016.002 I thashë Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjë të mirë veç teje".

16:3b.PSA.016.003 Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë.

16:4b.PSA.016.004 Dhembjet e atyre që turren pas perëndive të tjera do të shumëzohen; unë nuk do t'i derdh libacionet e tyre të gjakut dhe nuk do të shqiptoj me buzët e mia emrat e tyre.

16:5b.PSA.016.005 Zoti është pjesa ime nga trashëgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atë që më ka rënë në short.

16:6b.PSA.016.006 Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë.

16:7b.PSA.016.007 Unë do të bekoj Zotin që më këshillon; zemra ime më mëson edhe natën.

16:8b.PSA.016.008 Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi.

16:9b.PSA.016.009 Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri,

16:10b.PSA.016.010 sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin.

16:11b.PSA.016.011 Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.

17

17:1b.PSA.017.001 O Zot, dëgjo një çështje të drejtë, dëgjo me vëmendej britmën time, dëgjo lutjen time, që nuk vjen nga buzë mashtruese.

17:2b.PSA.017.002 Ardhtë mbrojtja ime nga prania jote; sytë e tu pafshin atë që është e drejtë.

17:3b.PSA.017.003 Ti e ke hetuar zemrën time, e ke vizituar natën; më ke vënë në provë dhe nuk ke gjetur asgjë; kam vendosur të mos mëkatoj me gojën time.

17:4b.PSA.017.004 Përsa u përket veprave të njerëzve, për fjalën e buzëve të tua, jam ruajtur nga rrugët e njerëzve të furishëm.

17:5b.PSA.017.005 Hapat e mia kanë qëndruar të sigurt në shtigjet e tua dhe këmbët e mia nuk janë lëkundur.

17:6b.PSA.017.006 Unë të drejtohem ty, o Perëndi, sepse ti m'i plotëson, zgjat veshët e tu ndaj meje, dëgjo fjalët e mia.

17:7b.PSA.017.007 Tregomë mirësinë tënde të mrekullueshme, ti, që me të djathtën tënde i shpëton nga kundërshtarët e tyre ata që gjejnë strehë pranë teje.

17:8b.PSA.017.008 Më ruaj si beben e syrit; më mbulo, nën hijen e krahëve të tu,

17:9b.PSA.017.009 nga të pabesët që më shtypin dhe nga armiqtë për vdekje që më rrethojnë.

17:10b.PSA.017.010 Zemrat e tyre janë fortësuar, goja e tyre flet me arrogancë.

17:11b.PSA.017.011 Tani në kanë rrethuar, ndjekin hapat tona; na ngulin sytë e tyre për të na rrëzuar.

17:12b.PSA.017.012 Armiku im i përngjan një luani që digjet nga dëshira që të shqyejë, dhe të një luani të vogël që rri në pritë në vënde të fshehta.

17:13b.PSA.017.013 Çohu, o Zot, përballoje, rrëzoje; çliro shpirtin tim nga i pabesi me shpatën tënde.

17:14b.PSA.017.014 O Zot, më çliro me dorën tënde nga njerëzit, nga njerëzit e kësaj bote që bën pjesë në këtë jetë, dhe barkun e të cilëve ti e mbush me thesaret e tua të fshehta; bijtë e tyre ngopen dhe u lënë fëmijëve të tyre ato që mbetet nga pasuritë e tyre.

17:15b.PSA.017.015 Sa për mua, për hir të drejtësisë do të shoh fytyrën tënde; do të ngopem nga prania jote kur të zgjohem.

18

18:1b.PSA.018.001 "Të dua, o Zot, forca ime.

18:2b.PSA.018.002 Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, Perëndia im, shkëmbi im ku gjej strehë, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e i lartë.

18:3b.PSA.018.003 Unë i kërkoj ndihmë Zotit, që është i denjë për t'u lëvduar, dhe kështu shpëtoj nga armiqtë e mi.

18:4b.PSA.018.004 Dhembje vdekjeje më kishin pushtuar dhe përrenj njerëzish të kobshëm më kishin tmerruar.

18:5b.PSA.018.005 Ankthet e Sheolit më kishin rrethuar dhe leqet e vdekjes më rrinin përpara.

18:6b.PSA.018.006 Në ankthin tim kërkova Zotin dhe i klitha Perëndisë tim; ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli i tij dhe zëri im arriti para tij, në veshët e tij.

18:7b.PSA.018.007 Atëherë dheu u trondit dhe u drodh; edhe themelet e maleve luajtën dhe ranë, sepse ai ishte zemëruar shumë.

18:8b.PSA.018.008 Një tym i dilte nga flegrat e tij dhe një zjarr shkatërrimtar dilte nga goja e tij; nga ai shpërthenin thëngjij.

18:9b.PSA.018.009 Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij;

18:10b.PSA.018.010 i kishte hipur një kerubini dhe fluturonte; fluturonte shpejt mbi krahët e erës.

18:11b.PSA.018.011 Me terrin ai kishte bërë velin e tij dhe si shatorre rreth vetes kishte vënë errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit.

18:12b.PSA.018.012 Nga shkëlqimi që e paraprinte dilnin re të dendura, brësher dhe thëngjij.

18:13b.PSA.018.013 Zoti gjëmoi në qiejtë dhe Shumë i Larti bëri që të dëgjohet zëri i tij me breshër dhe me thëngjij.

18:14b.PSA.018.014 Hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau armiqtë; lëshoi një numër të madh rrufesh dhe i bëri të ikin me vrap.

18:15b.PSA.018.015 Në qortimin tënd, o Zot, në shfryrjen e erës nga flegrat e tua, shtretërit e lumenjve u dukën dhe themelet e botës u zbuluan.

18:16b.PSA.018.016 Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta.

18:17b.PSA.018.017 Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.

18:18b.PSA.018.018 Ata u vërsulën kundër meje ditën e fatkeqësisë sime, por Zoti mbajti anën time,

18:19b.PSA.018.019 dhe më nxori jashtë, larg; më çliroi sepse më do.

18:20b.PSA.018.020 Zoti më ka shpërblyer sipas drejtësisë sime dhe më ka dhënë sipas pastërtisë së duarve të mia,

18:21b.PSA.018.021 sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im,

18:22b.PSA.018.022 sepse kam mbajtur para meje tërë ligjet e tij dhe nuk u jam shmangur statuteve të tij.

18:23b.PSA.018.023 Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë.

18:24b.PSA.018.024 Sepse Zoti më ka dhënë sipas drejtësisë sime, sipas pastërtisë së duarve të mia përpara syve të tij.

18:25b.PSA.018.025 Ti tregohesh i dhimbshëm ndaj njeriut besimtar dhe i drejtë me njeriun e drejtë.

18:26b.PSA.018.026 Ti tregohesh i pastër me atë që është i pastër dhe i dinak me të ligun,

18:27b.PSA.018.027 sepse ti je ai që shpëton njerëzit e pikëlluar dhe ul sytë që janë krenarë;

18:28b.PSA.018.028 ti je në fakt je ai që bën të shkëlqejë llambën time; o Zot, Perëndia im, ti ndriçon errësirën time,

18:29b.PSA.018.029 sepse me ty mund të sulmoj një aradhe dhe me Perëndinë tim mund të kërcej mbi një mur.

18:30b.PSA.018.030 Rruga e Perëndisë është e përsosur; fjala e Zotit është pastruar me anë të zjarrit; ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.

18:31b.PSA.018.031 Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Kush është kështjellë përveç Perëndisë tim?

18:32b.PSA.018.032 Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur.

18:33b.PSA.018.033 Ai i bën këmbët e mia të ngjashme me ato të sutave dhe më bën të fortë në vendet e mia të larta;

18:34b.PSA.018.034 ai i mëson duart e mia për betejë, dhe me krahët e mi mund të nderë një hark prej bakri.

18:35b.PSA.018.035 Ti më ke dhënë gjithashtu mburojën e shpëtimit tënd; dora jote e djathtë më ka mbajtur dhe mirësia jote më ka bërë të madh.

18:36b.PSA.018.036 Ti ke zgjeruar hapat e mi nën veten time dhe këmbët e mia nuk janë penguar.

18:37b.PSA.018.037 I kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam arritur, nuk jam kthyer prapa para se t'i shkatërroj.

18:38b.PSA.018.038 I kam goditur vazhdimisht dhe ata nuk kanë mundur të ngrihen përsëri; ata kanë rënë nën këmbët e mia.

18:39b.PSA.018.039 Ti më ke dhënë forcë për betejën dhe ke bërë të përulen ata që ngriheshin kundër meje;

18:40b.PSA.018.040 ti ke bërë të kthejnë kurrizin armiqtë e mi, dhe unë kam shkatërruar ata që më urrenin.

18:41b.PSA.018.041 Ata klithën, por nuk pati njeri që t'i shpëtonte; ata i klithën Zotit, por ai nuk u dha përgjigje.

18:42b.PSA.018.042 I kam shkelur deri sa i bëra si pluhuri para erës; i kam fshirë si balta e rrugëve.

18:43b.PSA.018.043 Ti më ke çliruar nga grindjet e popullit; ti më ke bërë udhëheqës të kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer.

18:44b.PSA.018.044 Me të dëgjuar emrin tim, ata më dëgjuan dhe m'u bindën; të huajt m'u nënshtruan.

18:45b.PSA.018.045 Të huajt u ligështuan dhe dolën duke u dridhur nga fortesat e tyre.

18:46b.PSA.018.046 Rroftë Zoti, qoftë e bekuar Kështjella ime dhe lëvduar qoftë Perëndia i shpëtimit tim!

18:47b.PSA.018.047 Ai është Perëndia që hakmerret për mua dhe që më nënshtron popujt;

18:48b.PSA.018.048 ai më çliron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu që përdor dhunën.

18:49b.PSA.018.049 Prandaj, o Zot, unë do ta kremtoj midis kombeve emrin tënd me këngë.

18:50b.PSA.018.050 Çlirime të mëdha ai i jep mbretit të tij dhe tregohet dashamirës me Davidin, të vajosurin e tij, dhe me fisin e tij përjetë".

19

19:1b.PSA.019.001 Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.

19:2b.PSA.019.002 Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.

19:3b.PSA.019.003 Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet;

19:4b.PSA.019.004 por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës; në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin;

19:5b.PSA.019.005 dhe ai është si një dhëndër që del nga dhoma e tij e martesës; ngazëllon si një trim që përshkon rrugën e tij.

19:6b.PSA.019.006 Ai del nga një skaj i qiejve dhe rrotullimi e tij arrin deri në skajin tjetër; asgjë nuk mund t'i fshihet nxehtësisë së tij.

19:7b.PSA.019.007 Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.

19:8b.PSA.019.008 Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën; urdhërimet e Zotit janë te pastra dhe ndriçojnë sytë.

19:9b.PSA.019.009 Frika e Zotit është e pastër, mbetet përjetë; gjykimet e Zotit janë të vërteta, të gjitha janë të drejta;

19:10b.PSA.019.010 janë më të dëshirueshme se ari, po, më tepër se shumë ari i kulluar; janë më të ëmbla se mjalti, nga ai që del nga hojet.

19:11b.PSA.019.011 Edhe shërbëtori yt mëson prej tyre; ke një shpërblim të madh duke i parë.

19:12b.PSA.019.012 Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh.

19:13b.PSA.019.013 Përveç kësaj ruaje shërbëtorin tënd nga mëkatet e vullnetit, dhe bëj që ato të mos më sundojnë mua; atëherë unë do të jem i ndershëm dhe i pastër nga shkelje të mëdha.

19:14b.PSA.019.014 U miratofshin para teje fjalët e gojës sime dhe përsiatjet e zemrës sime, o Zot, kështjella ime dhe shpëtimtari im.

20

20:1b.PSA.020.001 Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.

20:2b.PSA.020.002 Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;

20:3b.PSA.020.003 Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela)

20:4b.PSA.020.004 Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.

20:5b.PSA.020.005 Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.

20:6b.PSA.020.006 Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.

20:7b.PSA.020.007 Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.

20:8b.PSA.020.008 Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.

20:9b.PSA.020.009 Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.

21

21:1b.PSA.021.001 O Zot, mbreti do të gëzohet me forcën tënde dhe do të ngazëllojë për shpëtimin tënd!

21:2b.PSA.021.002 Ti ia plotësove dëshirën e zemrës së tij dhe nuk hodhe poshtë kërkesën e buzëve të tij. (Sela)

21:3b.PSA.021.003 Sepse ti i dole para me bekime begatie, i vure mbi kokë një kurorë prej ari shumë të kulluar.

21:4b.PSA.021.004 Ai të kishte kërkuar jetë dhe ti i dhe ditë të gjata në përjetësi.

21:5b.PSA.021.005 E madhe është lavdia e tij për shpëtimin tënd; ti i dhe madhështi dhe lavdi,

21:6b.PSA.021.006 sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde.

21:7b.PSA.021.007 Duke qenë se mbreti ka besim te Zoti dhe në mirësinë e Shumë të Lartit, ai nuk do të hiqet kurrë.

21:8b.PSA.021.008 Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë.

21:9b.PSA.021.009 Ti do t'i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t'i hedhë në humnerë dhe zjarri do t'i përpijë.

21:10b.PSA.021.010 Ti do të zhdukësh frytin e tyre nga toka dhe pasardhësit e tyre midis bijve të njerëzve,

21:11b.PSA.021.011 sepse kanë kurdisur të keqen kundër teje dhe kanë përgatitur plane të këqija, por nuk do t'ia dalin.

21:12b.PSA.021.012 Sepse ti do të bësh që ata të kthejnë kurrizin dhe do të drejtosh shigjetat e harkut tënd kundër fytyrës së tyre.

21:13b.PSA.021.013 Çohu, o Zot, me forcën tënde; ne do të këndojmë dhe do të kremtojmë lëvdimet e fuqisë sate.

22

22:1b.PSA.022.001 Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur? Pse më rri kaq larg dhe nuk vjen të më çlirosh, duke dëgjuar fjalët e ofshamës sime?

22:2b.PSA.022.002 O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje.

22:3b.PSA.022.003 Megjithatë ti je i Shenjti, që banon në lëvdimet e Izraelit.

22:4b.PSA.022.004 Etërit tonë kanë pasur besim te ti; kanë pasur besim te ti dhe ti i ke çliruar.

22:5b.PSA.022.005 Të klithën ty dhe u çliruan; patën besim te ti dhe nuk u zhgënjyen.

22:6b.PSA.022.006 Por unë jam një krimb dhe jo një njeri; turpi i njerëzve dhe përçmimi i popullit.

22:7b.PSA.022.007 Tërë ata që më shohin më përqeshin, zgjatin buzën dhe tundin kokën,

22:8b.PSA.022.008 duke thënë: "Ai i ka besuar Zotiit; le ta çlirojë, pra, ta ndihmojë, mbasi e do".

22:9b.PSA.022.009 Me siguri ti je ai që më nxori nga barku i nënes; bëre që të kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi sisët e nënes sime.

22:10b.PSA.022.010 Unë u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perëndia im qysh nga barku i nënes sime.

22:11b.PSA.022.011 Mos u largo nga unë, sepse ankthi është i afërt, dhe nuk ka asnjë që të më ndihmojë.

22:12b.PSA.022.012 Dema të mëdhenj më kanë rrethuar, dema të fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark;

22:13b.PSA.022.013 ata hapin gojën e tyre kundër meje, si një luan grabitqar që vrumbullit.

22:14b.PSA.022.014 Më derdhin si ujë dhe tërë kockat e mia janë të ndrydhura; zemra ime është si dylli që shkrihet në mes të zorrëve të mia.

22:15b.PSA.022.015 Forca ime është tharë si një enë balte dhe gjuha ime është ngjitur te qiellza; ti më ke vënë në pluhurin e vdekjes.

22:16b.PSA.022.016 Sepse qentë më kanë rrethuar, një grup keqbërësish më rri rrotull; më kanë shpuar duart dhe këmbët.

22:17b.PSA.022.017 Unë mund t'i numëroj gjithë kockat e mia; ato më shikojnë dhe më këqyrin.

22:18b.PSA.022.018 Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time.

22:19b.PSA.022.019 Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh.

22:20b.PSA.022.020 Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit.

22:21b.PSA.022.021 Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m'u përgjigje.

22:22b.PSA.022.022 Unë do t'u njoftoj emrin tënd vëllezërve të mi, do të të lëvdoj në mes të kuvendit.

22:23b.PSA.022.023 Ju që keni frikë nga Zoti, lëvdojeni; dhe ju të gjithë, pasardhës të Jakobit, përlëvdojeni; dhe ju të gjithë, o fis i Izraelit, kini frikë nga ai.

22:24b.PSA.022.024 Sepse ai nuk ka përçmuar as nuk ka hedhur poshtë vuajtjen e të pikëlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrën e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kënaqur.

22:25b.PSA.022.025 Shkaku i lëvdimit tim në kuvendin e madh je ti; unë do t'i plotësoj zotimet e mia në prani të të gjithë atyre që kanë frikë nga ti.

22:26b.PSA.022.026 Nevojtarët do të hanë dhe do të ngopen; ata që kërkojnë Zotin do ta lëvdojnë; zemra juaj do të jetojë përjetë.

22:27b.PSA.022.027 Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai; dhe të gjitha familjet e kombeve do të adhurojnë përpara teje.

22:28b.PSA.022.028 Sepse Zotit i përket mbretëria dhe ai sundon mbi kombet.

22:29b.PSA.022.029 Gjithë të pasurit e dheut do të hanë dhe do të të adhurojnë; të gjithë ata që zbresin në pluhur dhe që nuk arrijnë të mbahen gjallë do të përkulen para teje.

22:30b.PSA.022.030 Pasardhësit do t'i shërbejnë; do t'i flitet për Zotin brezit të ardhshëm.

22:31b.PSA.022.031 Ata do të vijnë dhe do t'i shpallin drejtësinë e tij një populli që nuk ka lindur akoma, dhe që ai vetë e ka krijuar.

23

23:1b.PSA.023.001 Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.

23:2b.PSA.023.002 Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.

23:3b.PSA.023.003 Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.

23:4b.PSA.023.004 Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.

23:5b.PSA.023.005 Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.

23:6b.PSA.023.006 Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.

24

24:1b.PSA.024.001 Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të, bota dhe banorët e saj.

24:2b.PSA.024.002 Sepse ai e ka themeluar mbi detet dhe e ka vendosur mbi lumenjtë.

24:3b.PSA.024.003 Kush do t'i ngjitet malit të Zotit? Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?

24:4b.PSA.024.004 Njeriu i pafajshëm nga duart dhe i pastër nga zemra, që nuk e ngre shpirtin për t'u dukur dhe nuk betohet në mënyrë të rreme.

24:5b.PSA.024.005 Ai do të marrë bekimet e Zotit dhe drejtësinë nga Perëndia e shpëtimit të tij.

24:6b.PSA.024.006 I tillë është brezi i atyre që e kërkojnë, që kërkojnë fytyrën tënde, o Perëndi e Jakobit. (Sela)

24:7b.PSA.024.007 O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.

24:8b.PSA.024.008 Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i fortë dhe i fuqishëm, Zoti i fortë në betejë.

24:9b.PSA.024.009 O porta, çoni kokat tuaja; hapuni krejt, o porta të përjetshme, dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë.

24:10b.PSA.024.010 Kush është ky Mbret i lavdisë? Éshtë Zoti i ushtrive; ai është Mbreti i lavdisë. (Sela)

25

25:1b.PSA.025.001 Te ti, o Zot, e lartoj shpirtin tim.

25:2b.PSA.025.002 O Perëndia im, kam besim te ti; bëj që të mos mbetem i zhgënjyer dhe që armiqtë e mi të mos triumfojnë mbi mua.

25:3b.PSA.025.003 Po, bëj që asnjë nga ata që kanë besim te ti të mos zhgënjehet; u turpërofshin ata që sillen pabesisht pa shkak.

25:4b.PSA.025.004 O Zot, më trego rrugët e tua, më mëso shtigjet e tua.

25:5b.PSA.025.005 Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso, sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim; unë shpresoj shumë te ti gjatë gjithë ditës.

25:6b.PSA.025.006 Kujto, o Zot, mëshirën tënde dhe miresinë tënde, sepse janë të përhershme.

25:7b.PSA.025.007 Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as shkeljet e mia; por në dashamirësinë tënde më kujto, o Zot, për hir të mirësisë sate.

25:8b.PSA.025.008 Zoti është i mirë dhe i drejtë, prandaj ai do t'u mësojë rrugën mëkatarëve.

25:9b.PSA.025.009 Ai do të udhëheqë njerëzit zemërbutë në drejtësi dhe do t'u mësojë të përulurve rrugën e tij.

25:10b.PSA.025.010 Të gjitha rrugët e Zotit janë mirësi dhe vërtetësi për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe porositë e tij.

25:11b.PSA.025.011 Për hir të emrit tënd, o Zot, fale paudhësinë time, sepse ajo është e madhe.

25:12b.PSA.025.012 Kush është njeriu që ka frikë nga Zoti? Ai do t'i tregojë rrugën që duhet të zgjedhë.

25:13b.PSA.025.013 Ai do të jetojë në bollëk dhe pasardhësit e tij do të trashëgojnë tokën.

25:14b.PSA.025.014 Sekreti i Zotit u tregohet atyre që kanë frikë prej tij, dhe ai u bën të njohur atyre besëlidhjen e tij.

25:15b.PSA.025.015 Sytë e mi drejtohen vazhdimisht te Zoti, sepse ai do të m'i nxjerrë këmbët nga rrjeta.

25:16b.PSA.025.016 Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, sepse jam vetëm dhe i dëshpëruar.

25:17b.PSA.025.017 Ankthet e zemrës sime janë shtuar; më çliro nga fatkeqësitë e mia.

25:18b.PSA.025.018 Shiko pikëllimin tim dhe ankthin tim, dhe fali të gjitha mëkatet e mia.

25:19b.PSA.025.019 Këqyr armiqtë e mi, sepse janë të shumtë dhe më urrejnë me një urrejtje plot dhunë.

25:20b.PSA.025.020 Ruaje jetën time dhe më çliro; bëj që të mos jem i pështjelluar, sepse unë po gjej strehë te ti.

25:21b.PSA.025.021 Pastërtia dhe ndershmëria më mbrofshin, sepse unë shpresoj te ti.

25:22b.PSA.025.022 O Perëndi, liroje Izraelin nga të gjitha mundimet e tij.

26

26:1b.PSA.026.001 Siguromë drejtësi, o Zot, sepse kam ecur në ndershmërinë time dhe kam pasur besim te Zoti pa u lëkundur.

26:2b.PSA.026.002 Më heto, o Zot, dhe më vër në provë; pastro me zjarr trurin dhe zemrën time.

26:3b.PSA.026.003 Sepse mirësia jote më rri përpara syve dhe unë po eci në vërtetësinë tënde.

26:4b.PSA.026.004 Nuk ulem me njerëz gënjeshtarë dhe nuk shoqërohem me njerëz hipokritë.

26:5b.PSA.026.005 Unë urrej tubimin e njerëzve të këqij dhe nuk bashkohem me të pabesët.

26:6b.PSA.026.006 Unë i laj duart e mia në çiltërsi dhe i shkoi rrotull altarit tënd, o Zot,

26:7b.PSA.026.007 për të shpallur me zë të lartë lavdinë tënde dhe për të treguar tërë mrekullitë e tua.

26:8b.PSA.026.008 O Zot, unë e dua selinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote.

26:9b.PSA.026.009 Mos e vër shpirtin tim bashkë me atë të mëkatarëve dhe mos më bashko me njerëzit gjakatarë,

26:10b.PSA.026.010 sepse ata kanë në duart e tyre plane të këqija dhe dora e tyre e djathtë është plot dhurata.

26:11b.PSA.026.011 Por unë do të eci në ndershmërinë time; më shpengo dhe ki mëshirë për mua.

26:12b.PSA.026.012 Këmba ime është e qëndrueshme në vënd të sheshtë. Në kuvende unë do të bekoj Zotin.

27

27:1b.PSA.027.001 Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë?

27:2b.PSA.027.002 Kur njerëzit e këqij, armiqtë dhe kundërshtarët e mi më sulmuan për të ngrënë mishin tim, ata vetë u lëkundën dhe ranë.

27:3b.PSA.027.003 Edhe sikur një ushtri të dilte kundër meje, zemra ime nuk do të kishte frikë; edhe sikur një luftë të pëlciste kundër meje, edhe atëherë do të kisha besim.

27:4b.PSA.027.004 Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij.

27:5b.PSA.027.005 Sepse ditën e fatkeqësisë ai do të më fshehë në çadrën e tij, do të më fshehë në një vend sekret të banesës së tij, do të më lartojë mbi një shkëmb.

27:6b.PSA.027.006 Dhe tani koka ime do të ngrihet mbi armiqtë e mi që më rrethojnë, dhe do të ofroj në banesën e tij flijime me britma gëzimi; do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e Zotit.

27:7b.PSA.027.007 O Zot, dëgjo zërin tim, kur të këlthas ty; ki mëshirë për mua dhe përgjigjmu.

27:8b.PSA.027.008 Zemra ime më thotë nga ana jote: "Kërkoni fytyrën time". Unë kërkoj fytyrën tënde, o Zot.

27:9b.PSA.027.009 Mos ma fshih fytyrën tënde, mos e hidh poshtë me zemërim shërbëtorin tënd; ti ke qenë ndihma ime; mos më lër dhe mos më braktis, o Përendi e shpëtimit tim.

27:10b.PSA.027.010 Edhe sikur babai im dhe nëna ime të më kishin braktisur, Zoti do të më pranonte.

27:11b.PSA.027.011 O Zot, më mëso rrugën tënde dhe më udhëhiq në një shteg të sheshtë, për shkak të armiqve të mi.

27:12b.PSA.027.012 Mos më braktis në dëshirat e armiqve të mi, sepse kanë dalë kundër meje dëshmitarë të rremë, njerëz që duan dhunën.

27:13b.PSA.027.013 Oh, sikur të mos isha i sigurt të shoh mirësinë e Zotit në dheun e të gjallëve!

27:14b.PSA.027.014 Ki besim të madh te Zoti; ji i fortë, ki zemër; ki besim të madh te Zoti.

28

28:1b.PSA.028.001 Ty të këlthas, o Zot, o kështjella ime; mos rri në heshtje, sepse po të mos flasësh ti, unë bëhem njëlloj si ata që zbresin në gropë.

28:2b.PSA.028.002 Dëgjo zërin e lutjeve të mia kur të këlthas ty për ndihmë, kur ngre duart në drejtim të vendit tënd shumë të shenjtë.

28:3b.PSA.028.003 Mos më tërhiq bashkë me të pabesët dhe ata që kryejnë paudhësi, të cilët flasin për paqe me të afërmit e tyre, por kanë shpirtligësi në zemër.

28:4b.PSA.028.004 Jepu atyre sipas veprave që kanë kryer dhe sipas ligësisë së veprimeve të tyre; jepu atyre sipas veprës së duarve të tyre; jepu atyre hakun që meritojnë.

28:5b.PSA.028.005 Duke qenë se ata nuk i çmojnë veprat e Zotit dhe atë që duart e tij kanë bërë, ai do t'i mposhtë dhe nuk do t'i lërë të begatohen.

28:6b.PSA.028.006 I bekuar qoftë Zoti, sepse ka dëgjuar zërin e lutjeve të mia.

28:7b.PSA.028.007 Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.

28:8b.PSA.028.008 Zoti është forca e popullit të tij, dhe streha e shpëtimit për të vajosurin e tij.

28:9b.PSA.028.009 Shpëto popullin tënd dhe beko trashëgiminë tënde; ushqeji dhe përkrahi përjetë.

29

29:1b.PSA.029.001 I jepni Zotit, o bij të të fuqishmëve, i jepni Zotit lavdi dhe forcë.

29:2b.PSA.029.002 I jepni Zotit lavdinë që i përket emrit të tij; adhuroni Zotin në shkëlqimin e shenjtërisë së tij.

29:3b.PSA.029.003 Zëri i Zotit është mbi ujërat; Perëndia i lavdisë gjëmon; Zoti është mbi ujërat e mëdha.

29:4b.PSA.029.004 Zëri i Zotit është i fuqishëm, zëri i Zotit është i madhërishëm.

29:5b.PSA.029.005 Zëri i Zotit thyen kedrat; po, Zoti thyen kedrat e Libanit;

29:6b.PSA.029.006 i bën të hidhen si një viç, Libanin dhe Sirionin, si një buall i ri.

29:7b.PSA.029.007 Zëri i Zotit çan flakët e zjarrit.

29:8b.PSA.029.008 Zëri i Zotit e bën shkretëtirën të dridhet; Zoti bën që të dridhet shkretëtira e Kadeshit.

29:9b.PSA.029.009 Zëri i Zotit bën që të lindin sutat dhe i lë pyjet pa gjethe; dhe në tempullin e tij çdo gjë thotë: "Lavdi!".

29:10b.PSA.029.010 Zoti rrinte ulur në fron përmbi përmbytjen; po, Zoti rri ulur si mbret në përjetësi.

29:11b.PSA.029.011 Zoti do t'i japë forcë popullit të tij; Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe.

30

30:1b.PSA.030.001 Do të të lëvdoj, o Zot, sepse ti më ngrite lart, dhe nuk i lejove armiqtë e mi të tallen me mua.

30:2b.PSA.030.002 O Zot, Perëndia im, unë të kam klithur ty, dhe ti më ke shëruar.

30:3b.PSA.030.003 O Zot, ti e ke nxjerrë shpirtin tim jashtë Sheolit, më ke mbajtur gjallë që të mos zbrisja në gropë.

30:4b.PSA.030.004 I këndoni lavde Zotit, ju, shenjtorë të tij, dhe kremtoni shenjtërinë e tij,

30:5b.PSA.030.005 sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.

30:6b.PSA.030.006 Kur kisha bollëk thoja: "Unë nuk do të prekem kurrë".

30:7b.PSA.030.007 O Zot, për hirin tënd e kishe fortësuar malin tim, ti e fshehe fytyrën tënde, dhe unë mbeta i trembur.

30:8b.PSA.030.008 Unë të klitha ty, o Zot, iu luta fort Zotit,

30:9b.PSA.030.009 duke thënë: "Çfarë dobie do të kesh nga gjaku im po të jetë se zbres në gropë? A mundet pluhuri të të kremtojë? A mundet ai të shpallë të vërtetën tënde?

30:10b.PSA.030.010 Dëgjo, o Zot, dhe ki mëshirë për mua, o Zot, bëhu ti ndihma ime".

30:11b.PSA.030.011 Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grethoren dhe më ke mbushur me gëzim,

30:12b.PSA.030.012 me qëllim që shpirti im të mund të të këndojë lavdi pa pushim. O Zot, Perëndia im, unë do të të kremtoj përjetë.

31

31:1b.PSA.031.001 Gjeta strehë te ti, o Zot; bëj që unë të mos ngatërrohem kurrë; çliromë për drejtësinë tënde.

31:2b.PSA.031.002 Ma vër veshin, nxito të më çlirosh; bëhu për mua një kështjellë e fortë dhe një vend i fortifikuar që të më shpëtosh.

31:3b.PSA.031.003 Sepse ti je kështjella ime dhe kalaja ime; për hir të emrit tënd më udhëhiq dhe tregomë udhën.

31:4b.PSA.031.004 Nxirrmë jashtë rrjetës që më kanë ngritur fshehurazi, sepse ti je kështjella ime.

31:5b.PSA.031.005 Në duart e tua unë e besoj frymën time; ti më shpengove, o Zot, Perëndi e së vërtetës.

31:6b.PSA.031.006 Unë i urrej ata që kanë dëshirë për t'u dukur, por kam besim te Zoti.

31:7b.PSA.031.007 Unë do të ngazëlloj dhe do të kënaqem me mirësinë tënde, sepse ti ke parë pikëllimin tim dhe i ke kuptuar ankthet e shpirtit tim,

31:8b.PSA.031.008 dhe nuk më dorëzove në duart e armikut, por m'i vure këmbët në një vend të gjerë.

31:9b.PSA.031.009 Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse jam me ankth; syri im, shpirti im dhe të përbrendshmet e mia po treten nga dhembja,

31:10b.PSA.031.010 sepse jeta ime po mpaket nga pikëllimi dhe vitet e mia nga të qarat; forca ime po mpaket për shkak të mëkatit tim dhe kockat e mia po treten.

31:11b.PSA.031.011 Jam bërë një turp për tërë armiqtë e mi, veçanërisht për të afërmit e mi dhe një tmer për të njohurit e mi; ata që më shohin rrugës, ikin larg meje.

31:12b.PSA.031.012 Zemra e tyre më ka harruar si të isha një njeri i vdekur; i përngjaj një vazoje të thyer.

31:13b.PSA.031.013 Sepse dëgjoi shpifjet e shumë njerëzve; rreth e qark sundon tmerri, ndërsa ata këshillohen midis tyre kundër meje dhe kurdisin komplote për të më zhdukur.

31:14b.PSA.031.014 Por unë kam besim te ti, o Zot; kam thënë: "Ti je Perëndia im".

31:15b.PSA.031.015 Ditët e mia janë në dorën tëndë; çliromë nga duart e armiqve të mi dhe të atyre që më përndjekin.

31:16b.PSA.031.016 Bëj që të shkelqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd; shpëtomë për hir të mirësisë sate.

31:17b.PSA.031.017 O Zot, bëj që unë të mos jem i pështjelluar, pse të kam kërkuar; u pështjellofshin të pabesët dhe rënçin në heshtje në Sheol.

31:18b.PSA.031.018 Mbeçin pa fjalë buzët gënjeshtare, që flasin pa turp kundër të drejtit, me mëndjemadhësi dhe përçmim.

31:19b.PSA.031.019 Sa e madhe është mirësia jote që ti u rezervon atyre që kanë frikë nga ti, dhe që ti përdor në prani të bijve të njerëzve ndaj atyre që gjejnë strehë te ti!

31:20b.PSA.031.020 Ti i fsheh në strehën e fshehtë të pranisë sate nga grackat e njerëzve, ti i ruan në një çadër të mbrojtur nga grindjet me fjalë.

31:21b.PSA.031.021 Qoftë i bekuar Zoti, sepse më është treguar shumë dashamirës, duke më vendosur si në një vend të fortifikuar.

31:22b.PSA.031.022 Kurse unë, në hutimin tim, thoja: "Më kanë larguar nga prania jote"; por ti dëgjove zërin e lutjeve të mia kur të klitha ty.

31:23b.PSA.031.023 Duajeni Zotin, ju, gjithë shenjtorë të tij! Zoti i mbron besnikët dhe i shpaguan gjerësisht ata që veprojnë me kryelartësi.

31:24b.PSA.031.024 Qofshi të fortë, mbarë ju që shpresoni tek Zoti, dhe ai do ta bëjë të patundur zemrën tuaj.

32

32:1b.PSA.032.001 Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!

32:2b.PSA.032.002 Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi.

32:3b.PSA.032.003 Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën.

32:4b.PSA.032.004 Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. (Sela)

32:5b.PSA.032.005 Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: "Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit", dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela)

32:6b.PSA.032.006 Prandaj çdo njeri i përshpirtshëm do të të thërrase në kohën që mund të gjendesh; edhe sikur ujërat e mëdha të vërshojnë, ato nuk do të arrijnë deri tek ai.

32:7b.PSA.032.007 Ti je vendi im i strehimit, ti do të më ruash nga fatkeqësia, ti do të më rrethosh me këngë çlirimi. (Sela)

32:8b.PSA.032.008 Unë do të të edukoj dhe do të të mësoj rrugën, nëpër të cilën duhet të ecësh; unë do të të këshilloj dhe do ta mbaj syrin tim mbi ty.

32:9b.PSA.032.009 Mos u bëni si kali dhe si mushka që nuk kanë mend, goja e të cilëve duhet të mbahet me fre dhe me kapistër, përndryshe nuk të afrohen.

32:10b.PSA.032.010 Të shumta janë dhembjet e të pabesit, por ai që ka besim tek Zoti do të rrethohet nga mirësia e tij.

32:11b.PSA.032.011 Gëzohuni tek Zoti dhe ngazëlloni, o njerëz të drejtë; lëshoni britma gëzimi, ju të gjithë, o njerëz me zemër të drejtë.

33

33:1b.PSA.033.001 Ngazëlloni, o njerëz të drejtë, tek Zoti; lëvdimi u shkon për shtat njerëzve të drejtë.

33:2b.PSA.033.002 Kremtojeni Zotin me qeste; këndojini atij me harpën me dhjetë tela.

33:3b.PSA.033.003 Këndojini një kantik të ri, bjerini me mjeshtëri veglës dhe brohoritni.

33:4b.PSA.033.004 Sepse fjala e Zotit është e drejtë dhe të gjithë veprat e tij janë bërë me saktësi.

33:5b.PSA.033.005 Ai e do drejtësinë dhe barazinë; toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit.

33:6b.PSA.033.006 Qiejtë u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij.

33:7b.PSA.033.007 Ai mblodhi ujërat në një tog dhe vendosi thellësitë e tyre të mëdha si rezervuare.

33:8b.PSA.033.008 Tërë toka le të ketë frikë nga Zoti dhe le të dridhen para tij tërë banorët e botës.

33:9b.PSA.033.009 Sepse ai foli dhe gjëja u bë; ai udhëroi dhe gjëja u shfaq.

33:10b.PSA.033.010 Zoti e bën të dështojë planin e kombeve dhe asgjeson synimet e popujve.

33:11b.PSA.033.011 Plani i Zotit mbetet përjetë dhe qëllimet e zemrës së tij për çdo brez.

33:12b.PSA.033.012 Lum ai komb që ka Perëndinë Zotin; lum populli që ai ka zgjedhur për trashëgim të tij.

33:13b.PSA.033.013 Zoti shikon nga qielli; ai shikon tërë bijtë e njerëzve.

33:14b.PSA.033.014 Nga vendi i banimit të tij ai këqyr tërë banorët e tokës.

33:15b.PSA.033.015 Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.

33:16b.PSA.033.016 Mbreti nuk shpëtohet nga një ushtri e madhe; trimi nuk shpëton për shkak të forcës së tij të madhe.

33:17b.PSA.033.017 Kali është një shpresë e kotë shpëtimi, dhe me forcën e tij të madhe nuk mund të shpëtojë asnjeri nga rreziku.

33:18b.PSA.033.018 Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e tij,

33:19b.PSA.033.019 për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t'i mbajtur të gjallë në kohë urie.

33:20b.PSA.033.020 Shpirti ynë pret Zotin; ai është ndihma jonë dhe mburoja jonë.

33:21b.PSA.033.021 Po, zemra jonë do të gëzohet tek ai, sepse kemi besim, në emrin e tij të shenjtë.

33:22b.PSA.033.022 Mirësia jote qoftë mbi ne, o Zot, sepse kemi pasur shpresë te ti.

34

34:1b.PSA.034.001 Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.

34:2b.PSA.034.002 Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen.

34:3b.PSA.034.003 Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij.

34:4b.PSA.034.004 Unë e kërkova Zotin, dhe ai m'u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia.

34:5b.PSA.034.005 Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan.

34:6b.PSA.034.006 Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij.

34:7b.PSA.034.007 Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.

34:8b.PSA.034.008 Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.

34:9b.PSA.034.009 Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij.

34:10b.PSA.034.010 Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë.

34:11b.PSA.034.011 Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t'ju mësoj frikën e Zotit.

34:12b.PSA.034.012 Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën?

34:13b.PSA.034.013 Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra.

34:14b.PSA.034.014 Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje.

34:15b.PSA.034.015 Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre.

34:16b.PSA.034.016 Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut.

34:17b.PSA.034.017 Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre.

34:18b.PSA.034.018 Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar.

34:19b.PSA.034.019 Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha.

34:20b.PSA.034.020 Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet.

34:21b.PSA.034.021 Ligësia do të vrasë të keqin, dhe ata që urrejnë të drejtin do të shkatërrohen.

34:22b.PSA.034.022 Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë te ai nuk do të shkatërrohet.

35

35:1b.PSA.035.001 O Zot, përleshu me ata që përleshen me mua; lufto me ata që luftojnë kundër meje.

35:2b.PSA.035.002 Merr mburojën dhe parzmoren dhe çohu të më ndihmosh.

35:3b.PSA.035.003 Nxirre shtizën dhe zëru rrugën atyre që më përndjekin; thuaji shpirtit tim: "Unë jam shpëtimi yt".

35:4b.PSA.035.004 Mbetshin të shushatur dhe të turpëruar ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe mbetshin të shushatur ata që kurdisin të keqen kundër meje.

35:5b.PSA.035.005 U shpërndafshin si byku nga era dhe engjëlli i Zotit i dëboftë.

35:6b.PSA.035.006 Qoftë rruga e tyre e errët dhe me shkarje, dhe Engjëlli i Zotit i përndjektë.

35:7b.PSA.035.007 Sepse pa pasur arsye më kanë ngritur fshehurazi rrjetën e tyre; pa pasur arsye ma kanë hapur gropën.

35:8b.PSA.035.008 Një shkatërrim i papritur u rëntë mbi krye, i zëntë rrjeta që kanë fshehur dhe rënçin në gropën që kanë përgatitur për shkatërimin tim.

35:9b.PSA.035.009 Atëherë shpirti im do të ngazëllejë tek Zoti dhe do të gëzohet për shpëtimin e tij.

35:10b.PSA.035.010 Të gjitha kockat e mia do të thonë: "O Zot, kush është si ti, që e çliron të mjerin nga ai që është më i fortë se ai, të mjerin dhe nevojtarin nga ai që plaçkit?".

35:11b.PSA.035.011 Dëshmitarë të pamëshirshëm ngrihen kundër meje dhe më pyesin për gjëra për të cilat unë nuk di asgjë.

35:12b.PSA.035.012 Të mirën e shpërblejnë me të keqen, duke e lënë kështu të pangushëlluar jetën time.

35:13b.PSA.035.013 Megjithatë, kur ishin të sëmurë, unë vesha grathoren dhe e mundova shpirtin tim me agjerim, dhe lutesha me kokën e përkulur mbi gjoks.

35:14b.PSA.035.014 Shkoja rreth e rrotull, sikur të ishte fjala për një shok o për vëllanë tim; shkoja fort i kërrusur nga dhembja, ashtu si një njeri që mban zi për të ëmën.

35:15b.PSA.035.015 Por kur u pengova, ata u gëzuan dhe u mblodhën bashkë; u mblodhën kundër meje disa shpifës, të cilët nuk i njihja; më kanë shqyer pa pushim.

35:16b.PSA.035.016 Bashkë me disa palaço zemërkatranë kërcëllijnë dhëmbët kundër meje.

35:17b.PSA.035.017 O Zot, deri kur do të vazhdosh të shikosh? Shpëto jetën time nga shkatërrimet e kurdisura prej tyre, të vetmen pasuri që kam nga dhëmbët e luanëve.

35:18b.PSA.035.018 Unë do të të kremtoj në kuvendin e madh, do të lavdëroj në mes të një populli të shumtë.

35:19b.PSA.035.019 Mos u gëzofshin me mua ata që pa hak më janë bërë armiq, mos e shkelshin syrin ata që më urrejnë pa arsye,

35:20b.PSA.035.020 sepse nuk flasin kurrë për paqe, por kurdisin mashtrime kundër njerëzve paqësorë të vendit.

35:21b.PSA.035.021 Po, e hapin gojën e tyre kundër meje dhe thonë: "Ah, ah! E kemi parë me sytë tanë".

35:22b.PSA.035.022 O Zot, ti i ke parë këto gjëra, mos hesht; o Zot, mos u largo nga unë.

35:23b.PSA.035.023 Zgjohu dhe çohu, për të më siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur çështjen time, o Perëndi dhe Zoti im.

35:24b.PSA.035.024 Gjykomë sipas drejtësisë sate, o Zot, Perëndia im, dhe bëj ata të mos kënaqen me mua,

35:25b.PSA.035.025 dhe të mos thonë në zemër të tyre: "Ah, pikërisht ashtu siç e donim"; dhe të mos thonë: "E gëlltitëm".

35:26b.PSA.035.026 U turpërofshin dhe u pështjellofshin gjihë ata që gezohen nga e keqja ime; u mbulofshin me turp dhe me fyerje ata që ekzaltohen kundër meje.

35:27b.PSA.035.027 Këndofshin dhe gëzofshin ata që kanë në zemër çështjen time të drejtë dhe thënçin vazhdimisht: "Lëvduar qoftë Zoti, që e do paqen e shërbëtorit të tij".

35:28b.PSA.035.028 Gjuha ime do të kremojë drejtësinë tënde dhe do të këndojë lëvdimin tënd tërë ditën.

36

36:1b.PSA.036.001 Mëkati i të pabesit i thotë zemrës sime: "Nuk ekziston asnjë frikë nga Perëndia përpara syve të tij.

36:2b.PSA.036.002 Sepse ai gënjen veten e tij në kërkimin e fajit që ka kryer në urrejtjen ndaj tij.

36:3b.PSA.036.003 Fjalët e gojës së tij janë paudhësi dhe mashtrim; ai ka pushuar së qeni i urtë dhe nuk bën më të mira.

36:4b.PSA.036.004 Ai thur paudhësi në shtratin e tij; vihet në një rrugë që nuk është e mirë dhe që nuk e dënon të keqen".

36:5b.PSA.036.005 O Zot, mirësia jote arrin deri në qiell dhe besnikëria jote deri te retë.

36:6b.PSA.036.006 Drejtësia jote është si malet e Perëndisë, dhe gjykimet e tua janë si një humnerë e madhe. O Zot, ti ruan njerëz dhe kafshë.

36:7b.PSA.036.007 O Perëndi, sa e çmuar është mirësia jote! Prandaj bijtë e njerëzve gjejnë strehë nën hijen e krahëve të tu;

36:8b.PSA.036.008 ata ngopen me bollëkun e shtëpisë sate, dhe ti u heq etjen në përroin e kënaqësive të tua.

36:9b.PSA.036.009 Sepse pranë teje është burimi i jetës, dhe me anë të dritës sate ne shohim dritën.

36:10b.PSA.036.010 Zgjate mirësinë tënde ndaj atyre që të njohin dhe drejtësinë tënde ndaj atyre që janë të drejtë nga zemra.

36:11b.PSA.036.011 Mos më vëntë këmbën kryelarti dhe dora e të pabesit mos më marrtë me vete.

36:12b.PSA.036.012 Ja, ata që kryejnë paudhësi kanë rënë; i kanë rrëzuar për tokë dhe nuk mund të ringjallen përsëri.

37

37:1b.PSA.037.001 Mos u dëshpëro për shkak të njerëzve të këqij; mos ki smirë ata që veprojnë me ligësi,

37:2b.PSA.037.002 sepse ata shpejt do të kositen si bari dhe do të thahen si bari i blertë.

37:3b.PSA.037.003 Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë.

37:4b.PSA.037.004 Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate.

37:5b.PSA.037.005 Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar.

37:6b.PSA.037.006 Ai do të bëjë të shkëlqejë drejtësia jote si drita dhe ndershmëria e saj si mesdita.

37:7b.PSA.037.007 Rri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e këqija të tij.

37:8b.PSA.037.008 Hiq dorë nga zemërimi dhe lëre përbuzjen; mos u dëshpëro; kjo do të të çonte edhe ty të bëje të keqen.

37:9b.PSA.037.009 Sepse njerëzit e këqij do të shfarosen, por ata që shpresojnë tek Zoti do të bëhen zotër të tokës.

37:10b.PSA.037.010 Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më.

37:11b.PSA.037.011 Por zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.

37:12b.PSA.037.012 I pabesi komploton kundër të drejtit dhe kërcëllin dhëmbët kundër tij.

37:13b.PSA.037.013 Zoti qesh me të, sepse e sheh që vjen dita e tij.

37:14b.PSA.037.014 Të pabesët kanë nxjerrë shpatën dhe kanë nderur harkun e tyre për të rrëzuar të mjerin dhe nevojtarin, për të vrarë ata që ecën drejt në rrugën e tyre.

37:15b.PSA.037.015 Shpata e tyre do të hyjë në zemrën e tyre dhe harqet e tyre do të thyhen.

37:16b.PSA.037.016 Vlen më tepër e pakta e të drejtit se sa bollëku i shumë të pabesëve.

37:17b.PSA.037.017 Sepse krahët e të pabesëve do të thyhen, por Zoti i përkrah të drejtët.

37:18b.PSA.037.018 Zoti i njeh ditët e njerëzve të ndershëm dhe trashëgimia e tyre do të vazhdojë përjetë.

37:19b.PSA.037.019 Ata nuk do të ngatërrohen në kohën e fatkeqësisë dhe në ditët e zisë do të ngopen.

37:20b.PSA.037.020 Por të pabesët do të vdesin dhe armiqtë e Zotit do të konsumohen dhe do të bëhen tym si dhjami i qengjave.

37:21b.PSA.037.021 I pabesi merr hua dhe nuk e kthen, por i drejti ka mëshirë dhe dhuron.

37:22b.PSA.037.022 Sepse të bekuarit nga Zoti do të trashëgojnë tokën, por ata që janë mallkuar prej tij do të shfarosen.

37:23b.PSA.037.023 Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij.

37:24b.PSA.037.024 Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.

37:25b.PSA.037.025 Unë kam qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë.

37:26b.PSA.037.026 Ai ka mëshirë dhe jep kurdoherë hua; dhe pasardhësit e tij janë në bekim.

37:27b.PSA.037.027 Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, dhe do të kesh një banesë të përjetshme.

37:28b.PSA.037.028 Sepse Zoti e do drejtësinë dhe nuk ka për t'i braktisur kurrë shenjtorët e tij; ata do të ruhen përjetë, ndërsa pasardhësit e të pabesëve do të shfarosen.

37:29b.PSA.037.029 Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë mbi të.

37:30b.PSA.037.030 Nga goja e të drejtit del dituri dhe gjuha e tij flet për drejtësi.

37:31b.PSA.037.031 Ligji i Perëndisë të tij është në zemrën e tij; hapat e tij nuk do të lëkunden.

37:32b.PSA.037.032 I pabesi spiunon të drejtin dhe përpiqet ta vrasë.

37:33b.PSA.037.033 Zoti nuk do ta lërë në duart e tij dhe nuk do të lejojë që të dënohet, kur të gjykohet.

37:34b.PSA.037.034 Ki shpresë të patundur tek Zoti dhe ndiq rrugën tij, dhe ai do të të lartojë me qëllim që ti të trashëgosh tokën; kur të pabesët të jenë të shfarosur, ti do ta shikosh.

37:35b.PSA.037.035 E pashë njeriun e pushtetshëm dhe të furishëm të begatohet si një pemë e gjelbër në tokën e tij të lindjes,

37:36b.PSA.037.036 por pastaj u zhduk; dhe ja, nuk është më; e kërkova, por nuk e gjeta më.

37:37b.PSA.037.037 Ki kujdes për njeriun e ndershëm dhe këqyr njeriun e drejtë, sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë paqja.

37:38b.PSA.037.038 Por shkelësit do të shkatërrohen të gjithë; në fund të pabesët do të dërrmohen.

37:39b.PSA.037.039 Por shpëtimi i të drejtëve vjen nga Zoti; ai është kështjella e tyre në kohën e fatkeqësisë.

37:40b.PSA.037.040 Dhe Zoti i ndihmon dhe i çliron; i çliron nga të pabesët dhe i shpëton, sepse kanë gjetur strehë tek ai.

38

38:1b.PSA.038.001 O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd.

38:2b.PSA.038.002 Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.

38:3b.PSA.038.003 Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.

38:4b.PSA.038.004 Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.

38:5b.PSA.038.005 Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime.

38:6b.PSA.038.006 Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,

38:7b.PSA.038.007 sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim.

38:8b.PSA.038.008 Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime.

38:9b.PSA.038.009 O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur.

38:10b.PSA.038.010 Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur.

38:11b.PSA.038.011 Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje.

38:12b.PSA.038.012 Ata që kërkojnë jetën time më ngrejnë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën.

38:13b.PSA.038.013 Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën.

38:14b.PSA.038.014 Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij.

38:15b.PSA.038.015 Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.

38:16b.PSA.038.016 Sepse kam thënë: "U gëzofshin me mua, dhe kur këmba ime pengohet, mos u çofshin kundër meje".

38:17b.PSA.038.017 Ndërsa jam duke rënë dhe dhembja ime është vazhdimisht para meje,

38:18b.PSA.038.018 ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin,

38:19b.PSA.038.019 armiqtë e mi janë tërë gjallëri dhe janë të fortë, dhe ata që më urrejnë pa shkak shumohen.

38:20b.PSA.038.020 Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës.

38:21b.PSA.038.021 O Zot, mos më braktis; Perëndia im, mos u largo nga unë.

38:22b.PSA.038.022 Nxito të më ndihmosh, o Zot, o shpëtimi im.

39

39:1b.PSA.039.001 Unë thoja: "Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t'i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje".

39:2b.PSA.039.002 Kam qëndruar i heshtur dhe i qetë, i jam përmbajtur pikërisht së mirës, dhe dhembja ime është ashpërsuar.

39:3b.PSA.039.003 Zemra më digjte përbrenda; ndërsa mendohesha, një zjarr u ndez; atëherë fola me gjuhën time:

39:4b.PSA.039.004 "O Zot, bëmë të njohur fundin tim dhe cila është masa e ditëve të mia; vepro në mënyrë që unë të di sa i brishtë jam.

39:5b.PSA.039.005 Ja, ti i ke pakësuar ditët e mia aq sa është e gjatë një pëllëmbë, dhe zgjatja e jetës sime është si asgjë para teje; po, çdo njeri në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull. (Sela)

39:6b.PSA.039.006 Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t'i mbledhë!

39:7b.PSA.039.007 Por tani, o Zot, çfarë pres? Shpresa ime është te ti.

39:8b.PSA.039.008 Çliromë nga të gjitha fajet e mia; bëj që të mos jem objekt i talljes nga njeriu pa mend.

39:9b.PSA.039.009 Do të qëndroj në heshtje, nuk kam për të hapur gojën, sepse ti je ai që vepron.

39:10b.PSA.039.010 Largo nga unë fshikullin tënd; unë po marr fund nën goditjet e dorës sate.

39:11b.PSA.039.011 Ti e korrigjon njeriun duke dënuar mëkatin e tij dhe konsumon si një krimb atë që për të është e çmuar. Po, çdo njeri nuk është veçse kotësi. (Sela)

39:12b.PSA.039.012 O Zot, dëgjo lutjen time dhe vëri veshin britmës sime; mos u trego i shurdhër ndaj lotëve të mi, sepse para teje unë jam një i huaj dhe një shtegtar si të gjithë etërit e mi.

39:13b.PSA.039.013 Hiqe shikimin tënd nga unë, me qëllim që unë të marr përsëri fuqi para se të iki dhe të mos jem më".

40

40:1b.PSA.040.001 Unë kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi britmën time.

40:2b.PSA.040.002 Më nxorri jashtë një grope shkatërrimi, nga balta e moçalit, i vendosi këmbët e mia mbi një shkëmb dhe i ka bërë të qëndrueshme hapat e mia.

40:3b.PSA.040.003 Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t'i besojnë Zotit.

40:4b.PSA.040.004 Lum ai njeri që i beson Zotit dhe nuk u drejtohet krenarëve dhe as atyre që marrin rrugë të keqe duke u dhënë pas gënjeshtrës.

40:5b.PSA.040.005 O Zot, Perëndia im, të shumta janë mrekullitë që ke bërë, dhe askush nuk mund të numërojë gjërat që ke menduar për ne. Po të duhej t'i shpallja dhe t'i tregoja, do të ishin tepër për t'i radhitur.

40:6b.PSA.040.006 Ti nuk kënaqesh as me flijime as me oferta; më ke shpuar veshët. Ti nuk ke kërkuar as olokauste as flijime për mëkatin.

40:7b.PSA.040.007 Atëherë unë thashë: "Ja, po vij. Në rrotullin e librit shkruhet për mua.

40:8b.PSA.040.008 Perëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time".

40:9b.PSA.040.009 E shpalla drejtësinë tënde në kuvendin e madh; ja, unë nuk i mbaj buzët të mbyllura, o Zot, ti e di këtë.

40:10b.PSA.040.010 Nuk e kam fshehur drejtësinë tënde në zemrën time; kam shpallur besnikërinë tënde dhe shpëtimin tënd; nuk e kam fshehur mirësinë tënde as të vërtetën tënde para kuvendit të madh.

40:11b.PSA.040.011 Mos më moho, o Zot, mëshirën zemërbutë; mirësia jote dhe e vërteta jote më mbrofshin gjithnjë.

40:12b.PSA.040.012 Sepse të këqija të panumërta më rrethojnë; paudhësitë e mia më kanë zënë dhe nuk mund të shikoj; janë më të shumta se flokët e kokës sime, dhe zemra po më ligështohet.

40:13b.PSA.040.013 Prano, o Zot, të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.

40:14b.PSA.040.014 U turpërofshin dhe u pështjellofshin ata që duan të shkatërrojnë jetën time. Rënçin poshtë të mbuluar nga turpi ata që gëzohen me fatkeqësitë e mia.

40:15b.PSA.040.015 U trëmbshin për turp të tyre ata që më thonë: "Ah, ah...!".

40:16b.PSA.040.016 U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, ata që duan shpëtimin tënd thënçin: "Lëvduar qoftë Zoti".

40:17b.PSA.040.017 Sa për mua, unë jam i varfër dhe nevojtar, por Zoti kujdeset për mua. Ti je mbështetja ime dhe çlirimtari im; Perëndia im, mos u vono.

41

41:1b.PSA.041.001 Lum ai që kujdeset për të varfërin; Zoti do ta çlirojë ditën e fatkeqësisë.

41:2b.PSA.041.002 Zoti do ta ruajë dhe do ta mbajë të gjallë; ai do të jetë i lumtur mbi tokë dhe ti nuk do ta lësh në duart e armiqve të tij.

41:3b.PSA.041.003 Zoti do ta ndihmojë në shtratin e sëmundjes; gjatë sëmundjes së tij, o Zot, ti do ta transformosh plotësisht shtratin e tij.

41:4b.PSA.041.004 Unë kam thënë: "O Zot, ki mëshirë për mua, ma shëro shpirtin, sepse kam mëkatuar kundër teje".

41:5b.PSA.041.005 Armiqtë e mi ndjellin të keqen, duke thënë: "Kur do të vdesë dhe kur do të zhduket emri i tij?".

41:6b.PSA.041.006 Në rast se dikush prej tyre vjen të më shikojë, gënjen, ndërsa zemra e tij mbledh paudhësi; pastaj del jashtë dhe e përhap rreth e rrotull.

41:7b.PSA.041.007 Të gjithë ata që më urrejnë, pëshpëritin bashkë kundër meje; kundër meje kurdisin të keqen,

41:8b.PSA.041.008 duke thënë: "Një e keqe e tmerrshme e ka zënë dhe ai nuk do të ngrihet kurrë më nga vendi ku dergjet".

41:9b.PSA.041.009 Madje edhe miku im i ngushtë, tek i cili kisha besim dhe që hante bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën e tij.

41:10b.PSA.041.010 Por ti, o Zot, ki mëshirë për mua dhe më ço në këmbë që të mund t'ua shpaguaj.

41:11b.PSA.041.011 Nga kjo e di që ti më pëlqen, në rast se armiku im nuk triumfon mbi mua.

41:12b.PSA.041.012 Sa për mua, më ke përkrahur në ndershmërinë time dhe më ke vendosur në praninë tënde për gjithnjë.

41:13b.PSA.041.013 Qoftë i bekuar Zoti, Perëndia i Izraelit, përjetë. Amen, amen.

42

42:1b.PSA.042.001 Ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi.

42:2b.PSA.042.002 Shpirti im ka një etje të madhe për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë. Kur do të vij dhe do të paraqitem para Perëndisë?

42:3b.PSA.042.003 Lotët e mia janë bërë ushqimi im ditë e natë, ndërsa më thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".

42:4b.PSA.042.004 Duke kujtuar këto gjëra, brenda vetes sime i jap shfrim të lirë shpirtit tim, sepse kisha zakon të shkoja me turmën, duke e udhëhequr në shtëpinë e Perëndisë, në mes të këngëve të gëzimit dhe të lëvdimit të një turme në festë.

42:5b.PSA.042.005 Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brënda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij.

42:6b.PSA.042.006 O Perëndia im, shpirti më është ligështuar përbrenda; prandaj më kujtohesh ti nga vendi i Jordanit dhe nga majat e Hermonit, nga mali i Mitsarit.

42:7b.PSA.042.007 Një hon thërret një hon tjetër në zhurmën e ujërave të tua; të gjitha dallgët e tua dhe valët e tua kanë kaluar përmbi mua.

42:8b.PSA.042.008 Ditën Zoti më jep mirësinë e tij, dhe natën i ngre atij një kantik, një lutje Perëndisë të jetës sime.

42:9b.PSA.042.009 Unë do t'i them Perëndisë, kështjellës sime: "Pse më harrove? Pse endem i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?".

42:10b.PSA.042.010 Kockat e mia po vuajnë për vdekje për shkak të fyerjeve nga ana e armive të mi, që më thonë vazhdimisht: "Ku është Perëndia yt?".

42:11b.PSA.042.011 Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon përbrenda meje? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma; ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.

43

43:1b.PSA.043.001 Siguromë drejtësi, o Perëndi, dhe mbro çështjen time nga njerëzit e këqij; më çliro nga njeriu i rremë dhe i lig.

43:2b.PSA.043.002 Mbasi ti je Perëndia që më jep forcë, pse më ke kthyer? Pse shkoj i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?

43:3b.PSA.043.003 Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; këto le të më udhëheqin dhe të më çojnë në malin tënd të shenjtë dhe në vendin e banesës sate.

43:4b.PSA.043.004 Atëherë un do të vij tek altari i Perëndisë, te Perëndia, që është gëzimi im dhe kënaqësia ime; do të të kremtoj me qeste, o Perëndi, Perëndia im.

43:5b.PSA.043.005 Pse ligështohesh, shpirti im, pse rënkon brenda meje? Ki shpresë te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma, sepse ai është shpëtimi im dhe Perëndia im.

44

44:1b.PSA.044.001 O Perëndi, e kemi dëgjuar me veshët tona, etërit tanë na kanë treguar veprën që ti ke bërë në ditët e tyre në kohërat e lashta.

44:2b.PSA.044.002 Për t'i vendosur me dorën tënde ti ke shpronësuar kombet, ke çrrënjosur popuj për t'u bërë vend atyre. Në fakt nuk e pushtuan vendin me shpatën e tyre dhe nuk qe krahu i tyre që i shpëtoi, por ishte dora jote e djathtë, krahu yt dhe drita e fytyr

44:3b.PSA.044.003 ës sate, sepse të pëlqenin.

44:4b.PSA.044.004 Ti je mbreti im, o Perëndi, që vendos fitoret për Jakobin.

44:5b.PSA.044.005 Me anën tënde do të përmbysim armiqtë tanë; në emër tënd do të shkelim ata që ngrihen kundër nesh.

44:6b.PSA.044.006 Sepse nuk kam besim tek harku im dhe nuk do të jetë shpata ime ajo që do të më shpëtojë.

44:7b.PSA.044.007 Por je ti ai që na shpëton nga armiqtë tanë dhe që i mbulon me turp ata që na urrejnë.

44:8b.PSA.044.008 Ne do të lëvdojmë çdo ditë Perëndinë dhe do të kremtojmë emrin tënd përjetë. (Sela)

44:9b.PSA.044.009 Por ti na dëbove dhe na mbulove me turp, dhe nuk del më me ushtritë tona.

44:10b.PSA.044.010 Ti ke bërë të kthejmë kurrizin përpara armikut, dhe ata që na urrejnë na kanë grabitur.

44:11b.PSA.044.011 Ti na ke dhënë si dele për therje dhe na ke shpërndarë midis kombeve.

44:12b.PSA.044.012 Ti e ke shitur popullin tënd për asgjë dhe nuk ke nxjerrë asnjë fitim nga shitja e tij.

44:13b.PSA.044.013 Ti na bëre për turp me fqinjët tanë, u bëmë gazi dhe tallja e atyre që rrijnë rreth nesh.

44:14b.PSA.044.014 Ti na ke bërë të jemi gazi i kombëve; përsa na përket neve, popujt tundin kokën.

44:15b.PSA.044.015 Turpi im më rri gjithmonë përpara, dhe fytyra ime është e mbuluar nga turpi,

44:16b.PSA.044.016 për shkak të atij që më fyen dhe më poshtëron, për shkak të armikut dhe atij që kërkon hakmarrje.

44:17b.PSA.044.017 Të tëra këto na kanë rënë mbi kurriz, por ne nuk kemi harruar dhe nuk kemi tradhëtuar besëlidhjen tënde.

44:18b.PSA.044.018 Zemra jonë nuk është kthyer prapa dhe hapat tona nuk janë larguar nga rruga jote,

44:19b.PSA.044.019 por ti na ke copëtuar, duke na futur në vende çakejsh dhe duke na mbuluar me hijen e vdekjes.

44:20b.PSA.044.020 Po të kishim harruar emrin e Perëndisë tonë dhe po t'i kishim shtrirë duart tona drejt një perëndie të huaj,

44:21b.PSA.044.021 a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës.

44:22b.PSA.044.022 Po, për shkakun tënd ne vritemi çdo ditë dhe konsiderohemi si dele.

44:23b.PSA.044.023 Zgjohu! Pse fle, o Zot? Çohu, mos na kthe për gjithnjë.

44:24b.PSA.044.024 Pse e fsheh fytyrën tënde, dhe harron pikëllimin tonë dhe shtypjen tonë?

44:25b.PSA.044.025 Sepse shpirtërat tona janë ulur deri te pluhuri dhe trupi ynë i është ngjitur tokës.

44:26b.PSA.044.026 Çohu të na ndihmosh dhe na shpëto për hir të mirësisë sate.

45

45:1b.PSA.045.001 Më burojnë nga zemra fjalë shumë të ëmbla; unë i këndoj mbretit poemën time. Gjuha ime do të jetë si pena e një shkruesi të shpejtë.

45:2b.PSA.045.002 Ti je shumë i bukur ndër të gjithë bijtë e njerëzve; buzët e tua janë plot nur, prandaj Perëndia të ka bekuar në përjetësi.

45:3b.PSA.045.003 Ngjeshe shpatën në brezin tënd, o trim, i rrethuar nga shkëlqimi yt dhe nga madhështia jote,

45:4b.PSA.045.004 dhe në madhështinë tënde shko përpara mbi qerren fitimtare për çështjen e së vërtetës, të shpirtmadhësisë dhe të drejtësisë, dhe dora jote e djathtë do të të tregojë vepra të tmerrshme.

45:5b.PSA.045.005 Shigjetat e tua janë të mprehta; popujt do të bien poshtë teje; ato do të hyjnë në zemërën e armiqve të mbretit.

45:6b.PSA.045.006 Froni yt, o Perëndi, vazhdon në përjetësi; skeptri i mbretërisë sate është një skeptër drejtësie.

45:7b.PSA.045.007 Ti e do drejtësinë dhe urren mbrapshtinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të ka vajosur me vaj gëzimi përmbi shokët e tu.

45:8b.PSA.045.008 Tërë rrobat e tua mbajnë erë mirre, aloe dhe kasie; nga pallatet e fildishta veglat muzikore me tela të gëzojnë.

45:9b.PSA.045.009 Midis zonjave të nderit që të rrethojnë ka bija mbretërish; në të djathtën tënde është mbretëresha, e zbukuruar me ar Ofiri.

45:10b.PSA.045.010 Dëgjo, vashë, shiko dhe vër veshin; harro populin tënd dhe shtëpinë e atit tënd,

45:11b.PSA.045.011 dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt.

45:12b.PSA.045.012 Bija e Tiros do të të sjellë disa dhurata dhe të pasurit e popullit do të kërkojnë favoret e tua.

45:13b.PSA.045.013 Tërë shkëlqim është brenda e bija e mbretit; rrobat e saj janë të qëndisura me ar.

45:14b.PSA.045.014 Atë do ta çojnë te mbreti me rroba të qëndisura, të shoqëruar nga virgjëresha shoqe të saj, që do të të paraqiten ty.

45:15b.PSA.045.015 Ato do t'i çojnë me gëzim dhe hare dhe do të hyjnë në pallatin e mbretit.

45:16b.PSA.045.016 Bijtë e tu do të zënë vendin e etërve të tu; ti do t'i bësh princa për tërë tokën.

45:17b.PSA.045.017 Unë do të shpall kujtimin e emrit tënd për të gjitha brezat; prandaj popujt do të të kremtojnë në përjetësim, përjetë.

46

46:1b.PSA.046.001 Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.

46:2b.PSA.046.002 Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit,

46:3b.PSA.046.003 dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të dridhen në fryerjen e tij. (Sela)

46:4b.PSA.046.004 Éshtë një lumë brigjet e të cilit mbushin me gëzim qytetin e Perëndisë, vendin e shenjtë ku banon shumë i Larti.

46:5b.PSA.046.005 Perëndia është në mes të tij, ai nuk do të luajë nga vendi; Perëndia do ta ndihmojë në dritat e para të mëngjesit.

46:6b.PSA.046.006 Kombet do të ziejnë, mbretëritë do të tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka u shkri.

46:7b.PSA.046.007 Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

46:8b.PSA.046.008 Ejani dhe admironi veprat e Zotit, që ka bërë mrekulli mbi tokë.

46:9b.PSA.046.009 Ai bën që të pushojnë luftërat deri në skajet e tokës; ai prish harqet dhe thyen shtizat, dhe djeg qerret me zjarr.

46:10b.PSA.046.010 Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.

46:11b.PSA.046.011 Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është streha jonë. (Sela)

47

47:1b.PSA.047.001 Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi.

47:2b.PSA.047.002 Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun.

47:3b.PSA.047.003 Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona.

47:4b.PSA.047.004 Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela)

47:5b.PSA.047.005 Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive.

47:6b.PSA.047.006 Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde!

47:7b.PSA.047.007 Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi.

47:8b.PSA.047.008 Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë.

47:9b.PSA.047.009 Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe.

48

48:1b.PSA.048.001 I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.

48:2b.PSA.048.002 I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.

48:3b.PSA.048.003 Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.

48:4b.PSA.048.004 Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,

48:5b.PSA.048.005 por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.

48:6b.PSA.048.006 Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,

48:7b.PSA.048.007 në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.

48:8b.PSA.048.008 Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.

48:9b.PSA.048.009 Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.

48:10b.PSA.048.010 Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.

48:11b.PSA.048.011 Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.

48:12b.PSA.048.012 I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,

48:13b.PSA.048.013 këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë.

48:14b.PSA.048.014 Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.

49

49:1b.PSA.049.001 Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës,

49:2b.PSA.049.002 qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok.

49:3b.PSA.049.003 Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim.

49:4b.PSA.049.004 Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë.

49:5b.PSA.049.005 Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi,

49:6b.PSA.049.006 ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre?

49:7b.PSA.049.007 Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t'i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij,

49:8b.PSA.049.008 sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë,

49:9b.PSA.049.009 për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën.

49:10b.PSA.049.010 Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre.

49:11b.PSA.049.011 Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre.

49:12b.PSA.049.012 Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë.

49:13b.PSA.049.013 Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela)

49:14b.PSA.049.014 Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t'i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre.

49:15b.PSA.049.015 Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela)

49:16b.PSA.049.016 Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet,

49:17b.PSA.049.017 sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij.

49:18b.PSA.049.018 Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh),

49:19b.PSA.049.019 ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën.

49:20b.PSA.049.020 Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.

50

50:1b.PSA.050.001 Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.

50:2b.PSA.050.002 Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen.

50:3b.PSA.050.003 Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.

50:4b.PSA.050.004 Ai do të thërresë qiejtë nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij,

50:5b.PSA.050.005 dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit".

50:6b.PSA.050.006 Dhe qiejtë do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)

50:7b.PSA.050.007 "Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.

50:8b.PSA.050.008 Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për olokaustet e tua që më rrijnë gjithnjë përpara.

50:9b.PSA.050.009 Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua.

50:10b.PSA.050.010 Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male.

50:11b.PSA.050.011 I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.

50:12b.PSA.050.012 Po të kisha uri, nuk do ta thoja; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.

50:13b.PSA.050.013 A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi?

50:14b.PSA.050.014 Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit.

50:15b.PSA.050.015 Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".

50:16b.PSA.050.016 Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmëndësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time,

50:17b.PSA.050.017 ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia?

50:18b.PSA.050.018 Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën.

50:19b.PSA.050.019 Ti gojën ia lë së keqes dhe gjuha jote kurdis mashtrime.

50:20b.PSA.050.020 Ti ulesh, flet kundër vëllait tënd dhe shpif kundër birit të nënës sate.

50:21b.PSA.050.021 Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu.

50:22b.PSA.050.022 Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot.

50:23b.PSA.050.023 Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë".

51

51:1b.PSA.051.001 Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembushurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë.

51:2b.PSA.051.002 Më pastro tërësisht nga paudhësia ime dhe më pastro nga mëkati im,

51:3b.PSA.051.003 Sepse i pranoj të ligat që kam bërë, dhe mëkati im më rri gjithnjë përpara.

51:4b.PSA.051.004 Kam mëkatuar kundër teje, vetëm kundër teje, dhe kam bërë atë që është e keqe për sytë e tu, me qëllim që ti të njihesh i drejtë kur flet dhe i ndershëm kur gjykon.

51:5b.PSA.051.005 Ja, unë jam mbruajtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka lindur në mëkat.

51:6b.PSA.051.006 Por ty të pëlqen e vërteta që qëndron në thelb, dhe më mëson diturinë në sekretin e zemrës.

51:7b.PSA.051.007 Më pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora.

51:8b.PSA.051.008 Bëj që të ndjej gëzim dhe ngazëllim; bëj që kockat që ke thyer të kremtojnë edhe ato.

51:9b.PSA.051.009 Fshih fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe fshi të tëra paudhësitë e mia.

51:10b.PSA.051.010 O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur.

51:11b.PSA.051.011 Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë.

51:12b.PSA.051.012 Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkahmë me frymë dashamirës.

51:13b.PSA.051.013 Atëherë do t'u mësoj rrugët e tua shkelësve dhe mëkatarët do të kthehen drejt teje.

51:14b.PSA.051.014 Çliromë nga gjaku i derdhur, o Perëndi, Perëndi i shpëtimit tim, dhe gjuha ime do të kremtojë tërë gaz drejtësinë tënde.

51:15b.PSA.051.015 O Zot, hap buzët e mia, dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd.

51:16b.PSA.051.016 Ti në fakt nuk ndjen ndonjë kënaqësi në flijim, përndryshe do ta ofroja, nuk të pëlqen as olokausti.

51:17b.PSA.051.017 Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar.

51:18b.PSA.051.018 Bëj të mirën Sionit për dashamirësinë tënde, ndërto muret e Jeruzalemit.

51:19b.PSA.051.019 Atëherë do të gëzohesh në flijimet e drejtësisë, në olokaustet dhe në ofertat që digjen tërësisht; atëherë do të ofrohen dema të rinj mbi altarin tënd.

52

52:1b.PSA.052.001 Pse mburresh me të keqen, o njeri i fuqishëm? Mirësia e Perëndisë është e përjetshme.

52:2b.PSA.052.002 Gjuha jote shkakton rrënim; ajo është si një brisk i mprehur, o veprues mashtrimesh.

52:3b.PSA.052.003 Ty të pëlqen e keqja ndaj së mirës, gënjeshtra më tepër se e folura drejt. (Sela)

52:4b.PSA.052.004 Ty të pëlqen çdo fjalë shkatërrimi, o gjuhë hileqare.

52:5b.PSA.052.005 Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë për gjithnjë; ai do të të kapë, do të të heqë nga çadra jote dhe do të të shkulë nga toka e të gjallëve. (Sela)

52:6b.PSA.052.006 Të drejtët do ta shohin, do të kenë frikë dhe do ta përqeshin atë, duke thënë:

52:7b.PSA.052.007 "Ky është njeriu që nuk e kishte bërë Perëndinë kështjellë të tij; por kishte besim në bollëkun e pasurive të tij dhe bëhej i fortë nga ligësia e tij".

52:8b.PSA.052.008 Por unë jam si një dru ulliri që gjelbëron në shtëpinë e Perëndisë; kam besim gjithnjë në mirësinë e Perëndisë.

52:9b.PSA.052.009 Do të të kremtoj gjithnjë për sa ke bërë, dhe në prani të shenjtorëve të tu do të kem shpresë të patundur në emrin tënd, sepse ai është i mirë.

53

53:1b.PSA.053.001 Njeriu i pamend në zemër të vet ka thënë: "Perëndi nuk ka". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; s'ka njeri që të bëjë të mirën.

53:2b.PSA.053.002 Perëndia shikon nga qielli bijtë e njerëzve, për të parë në se ndonjë prej tyre ka mend dhe kërkon Perëndinë.

53:3b.PSA.053.003 Të gjithë janë shmangur, të gjithë janë prishur; nuk ka njeri që të bëjë të mirën, as edhe një.

53:4b.PSA.053.004 Nuk kanë asnjë dije këta veprues të paudhësisë që gllabërojnë popullin tim sikur të hanin bukë, dhe nuk kërkojnë Perëndinë?

53:5b.PSA.053.005 Sepse i ka zënë një frikë e madhe, aty kur nuk kishte arsye për frikë, sepse Perëndia i ka shpërndarë eshtrat e atyre që ngrihen kundër teje. Ti e mbulove me turp, sepse Perëndia i ka hedhur poshtë.

53:6b.PSA.053.006 Kush do të dërgojë nga Sioni shpëtimin e Izraelit? Kur Perëndia do të rivendosë fatin e popullit të tij në robëri, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet.

54

54:1b.PSA.054.001 O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.

54:2b.PSA.054.002 O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.

54:3b.PSA.054.003 Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)

54:4b.PSA.054.004 Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.

54:5b.PSA.054.005 Ai do t'i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji.

54:6b.PSA.054.006 Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë;

54:7b.PSA.054.007 sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja.

55

55:1b.PSA.055.001 O Perëndi, vëri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kërkesën time.

55:2b.PSA.055.002 Dëgjo kërkesën time dhe përgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rënkoj,

55:3b.PSA.055.003 për zërin e armikut, për shtypjen e të pabesit; sepse më bien mbi kurriz disa fatkeqësi dhe në zemërimin e tyre më ndjekin këmba këmbës.

55:4b.PSA.055.004 Zemra ime është e shqetësuar në trupin tim dhe tmerre që shkaktojnë vdekjen kanë rënë mbi mua.

55:5b.PSA.055.005 Frika dhe të drithma më kanë sulmuar dhe tmerri më ka mposhtur.

55:6b.PSA.055.006 Prandaj kam thënë: "Ah, sikur të kisha krahë si një pëllumb! Do të fluturoja larg për të gjetur prehje.

55:7b.PSA.055.007 Ja, do të ikja larg dhe do të qëndroja në shkretëtirë. (Sela)

55:8b.PSA.055.008 Do të shpejtoja për të gjetur një strehë nga era e furishme dhe nga furtuna".

55:9b.PSA.055.009 Shkatërroji, o Zot, ngatërro gjuhët e tyre, sepse kam parë dhunë dhe kacafytje në qytet.

55:10b.PSA.055.010 Ditën dhe natën sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnë e keqja dhe çoroditja.

55:11b.PSA.055.011 Në mes të tij është lakmia; shtypja dhe gënjeshtra janë të zakonshme në rrugët e tij.

55:12b.PSA.055.012 Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t'i isha fshehur atij.

55:13b.PSA.055.013 Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë.

55:14b.PSA.055.014 Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë.

55:15b.PSA.055.015 I zëntë befas vdekja, u ulshin të gjallë në Sheol, sepse në banesat e tyre dhe në mes tyre nuk ka veçse ligësi.

55:16b.PSA.055.016 Sa për mua, do t'i kërkoj ndihmë Perëndisë, dhe Zoti do të më shpëtojë.

55:17b.PSA.055.017 Në mbrëmje, në mëngjes dhe në mesditë do të ankohem dhe do të rënkoj, dhe ai do të dëgjojë zërin tim.

55:18b.PSA.055.018 Ai do ta shpengojë jetën time dhe do ta sigurojë nga lufta që bëhet kundër meje, sepse janë të shumtë ata që janë ngritur kundër meje.

55:19b.PSA.055.019 Perëndia do të më dëgjojë dhe ka për t'i poshtëruar, ai që ulet si sovran gjithnjë, sepse ata nuk ndryshojnë dhe nuk kanë frikë nga Perëndia. (Sela)

55:20b.PSA.055.020 Ai ka shtrirë duart kundër atyre që jetonin në paqe me të, ka shkelur besëlidhjen e tij.

55:21b.PSA.055.021 Goja e tij ishte më e ëmbël se gjalpi, por në zemër ai kishte luftën; fjalët e tij ishin më të buta se vaji, por ishin shpata të zhveshura.

55:22b.PSA.055.022 Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë; ai nuk do të lejojë kurrë që i drejti të lëkundet.

55:23b.PSA.055.023 Por ti, o Perëndi, do t'i zbresësh këta në pusin e humbjes; njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre; por unë do të kem besim te ti.

56

56:1b.PSA.056.001 Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sepse njerëzit do të donin të më përpijnë; më luftojnë vazhdimisht me sulmet e tyre.

56:2b.PSA.056.002 Armiqtë e mi do të donin vazhdimisht të më përpijnë. Po, janë të shumtë ata që më luftojnë në kryelartësinë e tyre.

56:3b.PSA.056.003 Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti.

56:4b.PSA.056.004 Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?

56:5b.PSA.056.005 Ata i shtrëmbërojnë vazhdimisht fjalët e mia; gjithë mendimet e tyre synojnë të më bëjnë të keq.

56:6b.PSA.056.006 Mblidhen tok, rrinë në pritë; ruajnë hepat e mia, në pritje që të më marrin jatën.

56:7b.PSA.056.007 Ata mendojnë të shpëtojnë me anë të ligësisë; në zemërimin tënd, o Perëndi, hidhi për tokë popujt.

56:8b.PSA.056.008 Ti i ke numëruar hapat e bredhjes sime; vendosi lotët e mia në calikun tënd; a nuk i ke regjistruar në librin tënd?

56:9b.PSA.056.009 Ditën që do të të thërrasë ty, armiqtë e mi do të kthejnë krahët. Këtë e di, sepse Perëndia është për mua.

56:10b.PSA.056.010 Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; me ndihmën e Zotit do të kremtoj fjalën e tij.

56:11b.PSA.056.011 Kam vënë besimin tim te Perëndia, nuk do të kem frikë. Çfarë mund të më bëjë njeriu?

56:12b.PSA.056.012 Kushtet që kam lidhur me ty, o Perëndi, më detyrojnë. Do të të lëvdoj.

56:13b.PSA.056.013 Sepse ti ke çliruar shpirtin tim nga vdekja dhe ke ruajtur këmbët e mia nga rënia, në mënyrë që unë të eci përpara Perëndisë në dritën e të gjallëve.

57

57:1b.PSA.057.001 Ki mëshirë për mua, o Perëndi, ki mëshirë për mua, sepse shpirti im gjen strehë te ti; gjej strehë në hijen e krahëve të tu deri sa të kalojnë fatkeqësitë.

57:2b.PSA.057.002 Unë do t'i thërras Perëndisë, Shumë të Lartit, Perëndisë që kryen çdo gjë për mua.

57:3b.PSA.057.003 Ai do të dërgojë nga qielli për të më shpëtuar, ai qorton ashpër atë që dëshiron të më përpijë. (Sela) Perëndia do të dërgoj mirësinë e tij dhe të vërtetën e tij.

57:4b.PSA.057.004 Shpirti im është si në mes të luanëve; banoj midis njerëzve që vjellin zjarr, midis njerëzve dhëmbët e të cilëve janë shtiza dhe shigjeta, dhe gjuha e tyre është një shpatë e mprehur mirë.

57:5b.PSA.057.005 U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; shkëlqeftë lavdia jote mbi të gjithë tokën.

57:6b.PSA.057.006 Ata kanë shtrirë një rrjetë mbi hapat e mia; unë jam i tëri i kërrusur; kanë hapur një gropë para meje, por ata vetë ranë brenda. (Sela)

57:7b.PSA.057.007 Zemra ime është e prirur mirë, o Perëndi, zemra ime është e prirur mirë; unë do të këndoj dhe do të lëvdoj.

57:8b.PSA.057.008 Rizgjohu, fryma ime; rizgjohuni, psaltir dhe qeste; unë do të rizgjoj agimin.

57:9b.PSA.057.009 Do të të kremtoj midis popujve, o Zot, do të këndoj lavdet e tua midis kombeve,

57:10b.PSA.057.010 sepse e madhe deri në qiell është mirësia jote, dhe e vërteta jote arrin deri në retë.

57:11b.PSA.057.011 U lartofsh mbi qiejtë, o Perëndi; lavdia jote shkëlqeftë mbi të gjithë tokën.

58

58:1b.PSA.058.001 A flisni pikërisht sipas drejtësisë ju, o të fuqishëm? A gjykoni ju drejt, o bij të njerëzve?

58:2b.PSA.058.002 Në zemrën tuaj ju bluani përkundrazi të keqen; duart tuaja përhapin dhunën mbi tokë.

58:3b.PSA.058.003 Këta të pabesë janë prishur që në barkun e nënës; këta gënjeshtarë kanë marrë rrugë të keqe që në lindje.

58:4b.PSA.058.004 Helmi i tyre i ngjan helmit të gjarprit; janë si gjarpri helmues i shurdhër që i zë veshët e vet,

58:5b.PSA.058.005 për të mos dëgjuar zërin e magjistarëve apo të atij që është i aftë të bëjë magji.

58:6b.PSA.058.006 O Perëndi, thyej dhëmbët e tyre në gojë; o Zot, thyej dhëmbët e luanëve.

58:7b.PSA.058.007 U shkrifshin si uji që rrjedh. Kur gjuan shigjetat e tij, ato u bëfshin si shigjeta pa majë.

58:8b.PSA.058.008 U bëfshin si kërmilli që shkrihet ndërsa po shkon; si dështimi i gruas mos pafshin diellin.

58:9b.PSA.058.009 Para se tenxheret tuaja të ndjejnë zjarrin e ferrishteve, qofshin këto të blerta apo të ndezura, ai do t'i heqë tutje si një vorbull.

58:10b.PSA.058.010 I drejti do të gëzohet duke parë hakmarrjen; do të lajë këmbët në gjakun e të pabesit.

58:11b.PSA.058.011 Dhe njerëzia do të thotë: "Me siguri ka një shpërblim për të drejtin; me siguri ka një Perëndi që gjykon mbi tokë".

59

59:1b.PSA.059.001 Më çliro nga armiqtë e mi, o Perëndia im; më vër në një vend të sigurt aty lart, larg atyre që ngrihen kundër meje.

59:2b.PSA.059.002 Më çliro nga ata që bëjnë paudhësi dhe më shpëto nga njerëzit gjakatarë.

59:3b.PSA.059.003 Sepse, ja, ata më ngrejnë prita; njerëz të fuqishëm mblidhen kundër meje pa ekzistuar, o Zot, ndonjë faj apo mëkat nga ana ime.

59:4b.PSA.059.004 Megjithëse nuk ekziston ndonjë gabim nga ana ime, ata nxitojnë dhe përgatiten; zgjohu që të më vish në ndihmë dhe shiko.

59:5b.PSA.059.005 Prandaj ti, o Zot, Perëndia i ushtrive, Perëndia i Izraelit, zgjohu, për të ndëshkuar tërë kombet; mos fal asnjë prej atyre që veprojnë në mënyrë të pabesë. (Sela)

59:6b.PSA.059.006 Ata kthehen në mbrëmje, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.

59:7b.PSA.059.007 Ja, ata nxjerrin fyerje nga goja e tyre; kanë shpata mbi buzët e tyre dhe thonë: "Kush na dëgjon?".

59:8b.PSA.059.008 Por ti, o Zot, do të qeshësh me ta; do të tallesh me të gjitha kombet.

59:9b.PSA.059.009 O forca ime, do të shikoj ty, sepse Perëndia është kështjella ime.

59:10b.PSA.059.010 Perëndia im i dhembshur do të më dalë përballë; Perëndia im do të më bëjë të shoh atë që dëshiroj mbi armiqtë e mi.

59:11b.PSA.059.011 Mos i vrit, që populli im të mos harrojë; në sajë të fuqisë sate lëri të enden dhe rrëzoji, o Zot, mburoja jonë.

59:12b.PSA.059.012 Për mëkatin e gojës së tyre dhe për fjalët e buzëve të tyre i zëntë laku i kryelartësisë së tyre, për shkak të mallkimeve dhe të gënjeshtrave që thonë.

59:13b.PSA.059.013 Asgjesoji në zemërimin tënd, asgjesoji dhe mos qofshin më; dhe le të dinë që Perëndia mbretëron te Jakobi dhe deri në kufijtë e tokës. (Sela)

59:14b.PSA.059.014 Në mbrëmje ata kthehen, ulërijnë si qentë dhe sillen nëpër qytet.

59:15b.PSA.059.015 Enden për të kërkuar ushqim dhe po të jetë se nuk e gjejnë për të ngrënë, e kalojnë natën duke u ankuar.

59:16b.PSA.059.016 Por unë do të kremtoj fuqinë tënde dhe në mëngjes do të lëvdoj me zë të lartë mirësinë tënde, sepse ti ke qenë për mua një kështjellë dhe një strehë ditën e fatkeqësisë.

59:17b.PSA.059.017 O forca ime, ty do të këndoj lavdet, sepse ti, o Perëndi, je kështjella ime, Perëndia që ka mëshirë për mua.

60

60:1b.PSA.060.001 O Perëndi, ti na ke prapsur, na ke shpërndarë, je zemëruar; tani na rivendos.

60:2b.PSA.060.002 Ti ke bërë që të dridhet toka, e ke çarë; shëro thyerjet e saj, sepse ajo lëkundet.

60:3b.PSA.060.003 Ti e ke ngarkuar popullin tënd me gjëra të rënda; na ke dhënë të pimë verë që të trullos.

60:4b.PSA.060.004 Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një flamur, që ta ngrenë në favor të së vërtetës. (Sela)

60:5b.PSA.060.005 Shpëto me dorën tënde të djathtë dhe përgjigjmu, me qëllim që ata që ti i do të çlirohen.

60:6b.PSA.060.006 Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do të ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.

60:7b.PSA.060.007 Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjëvënësi im;

60:8b.PSA.060.008 Moabi është legeni në të cilin lahem; mbi Edomin do të hedh sandalin tim; mbi Filistejtë do të ngre britma fitoreje".

60:9b.PSA.060.009 Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?

60:10b.PSA.060.010 A nuk do të jesh pikërisht ti, o Perëndi, që na ke prapsur? Nuk do të dalësh më, o Perëndi, me ushtritë tona?

60:11b.PSA.060.011 Na ndihmo kundër armikut, sepse është e kotë ndihma e njeriut.

60:12b.PSA.060.012 Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe ai do të shkelë armiqtë tanë.

61

61:1b.PSA.061.001 O Perëndi, dëgjo britmën time; dëgjo me vëmendje lutjen time.

61:2b.PSA.061.002 Nga skaji i tokës unë të bërtas ty, ndërsa zemra ime po shkrihet; më ço në shkëmbin që është më i lartë se unë,

61:3b.PSA.061.003 sepse ti ke qenë një strehë për mua dhe një kështjellë e fortifikuar para armikut.

61:4b.PSA.061.004 Unë do të banoj në çadrën tënde për gjithnjë, do të kërkoj strehë në hijen e krahëve të tu. (Sela)

61:5b.PSA.061.005 Sepse ti, o Perëndi, ke plotësuar kërkesat e mia, më ke dhënë trashëgiminë e atyre që kanë frikë nga emri yt.

61:6b.PSA.061.006 Ti do t'i shtosh ditë të tjera jetës së mbretit; vitet e tij vazhdofshin për shumë breza.

61:7b.PSA.061.007 Ai do të qëndrojë për gjithnjë në prani të Perëndisë; jepi urdhër mirësisë dhe së vërtetës ta ruajnë.

61:8b.PSA.061.008 Kështu do t'i këndoj përjetë lavde emrit tënd dhe do t'i plotësoj zotimet e mia ditë për ditë.

62

62:1b.PSA.062.001 Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im.

62:2b.PSA.062.002 Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im, ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.

62:3b.PSA.062.003 Deri kur do të vërtiteni kundër një njeriu, për të kërkuar të gjithë së bashku ta vrisni, ashtu si bëhet me një mur që bën bark dhe një gardh që lëkundet?

62:4b.PSA.062.004 Ata mendojnë vetëm ta rrëzojnë nga lartësia e tij, gjejnë kënaqësi në gënjeshtër, bekojnë me gojën e tyre, por në zemrat e tyre mallkojnë. (Sela)

62:5b.PSA.062.005 Shpirti im, gjej prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai.

62:6b.PSA.062.006 Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im; ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.

62:7b.PSA.062.007 Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë te Perëndia.

62:8b.PSA.062.008 Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë. (Sela)

62:9b.PSA.062.009 Me siguri, njerëzit e shtresës së ulët nuk janë veçse avull dhe njerëzit e shtresës së lartë nuk janë veçse gënjeshtarë; po t'i vësh mbi peshore të gjithë së bashku janë më të lehtë se vetë avulli.

62:10b.PSA.062.010 Mos kini besim te zhvatja dhe mos ushqeni shpresa të kota te grabitja; mos shkoni mbas kotësisë; në rast se pasuritë janë të bollshme, mos u kushtoni zemrën.

62:11b.PSA.062.011 Perëndia ka folur një herë; dy herë kam dëgjuar këtë, që fuqia i përket Perëndisë;

62:12b.PSA.062.012 edhe ty, o Zot, të përket mirësia, sepse do të shpërblesh cilindo sipas veprave të tij.

63

63:1b.PSA.063.001 O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.

63:2b.PSA.063.002 Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.

63:3b.PSA.063.003 Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.

63:4b.PSA.063.004 Kështu do të të bekoj deri sa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.

63:5b.PSA.063.005 Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.

63:6b.PSA.063.006 Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.

63:7b.PSA.063.007 Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu.

63:8b.PSA.063.008 Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.

63:9b.PSA.063.009 Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulta të tokës.

63:10b.PSA.063.010 Ata do t'i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve.

63:11b.PSA.063.011 Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.

64

64:1b.PSA.064.001 Dëgjo zërin tim, o Perëndi, në vajtimin që të drejtoj ty; ruaje jetën time nga tmerri i armikut.

64:2b.PSA.064.002 Më fshih nga dredhitë e njerëzve të këqij dhe nga turma zhurmëmadhe e atyre që kryejnë paudhësi.

64:3b.PSA.064.003 Këta e mprehin gjuhën e tyre si një shpatë, dhe në vend të shigjetave lëshojnë fjalë të hidhura

64:4b.PSA.064.004 për të goditur fshehurazi të pafajmin; e godasin papritur pa asnjë frikë.

64:5b.PSA.064.005 I japin zemër njeri tjetrit në veprime të liga; flasin si të na vënë kurthe dhe thonë: "Kush ka për t'i parë?".

64:6b.PSA.064.006 Kurdisin gjëra të këqija dhe thonë: "Kemi përgatitur një plan të përsosur". Mendimet e fshehura dhe zemra e njeriut janë të panjohëshme.

64:7b.PSA.064.007 Por Perëndia do të hedhë kundër tyre shigjetat e tij dhe ata do të rrëzohen papritur.

64:8b.PSA.064.008 Ata do të bien dhe e keqja që kanë bërë gjuhët e tyre do të bjerë mbi ta; kushdo që ka për t'i parë do të tundë kokën.

64:9b.PSA.064.009 Atëherë tërë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë veprën e Perëndisë, dhe do të njohin atë që ai ka bërë.

64:10b.PSA.064.010 I drejti do të gëzohet tek Zoti dhe do të kërkojë strehë tek ai, dhe të gjihë të drejtët nga zemra do të përlëvdohen.

65

65:1b.PSA.065.001 Ty, o Perëndi, të përket lëvdimi në Sion; dhe do të kryhen zotimet para teje.

65:2b.PSA.065.002 Te ti, që plotëson lutjen, do të vijë çdo krijesë.

65:3b.PSA.065.003 Mëkatet më kishin mundur, por ti siguron faljen për shkeljet tona.

65:4b.PSA.065.004 Lum ai njeri që ti e zgjedh dhe e afron pranë vetes, që të banojë në oborret e tua; ne do të ngopemi me të mirat e shtëpisë sate, me gjërat e shenjta të tempullit tënd.

65:5b.PSA.065.005 Në drejtësinë tënde, ti na përgjigjesh me vepra të tmerrshme, o Perëndia i shpëtimit tonë, ti që je shpresa e skajeve të tokës dhe e deteve të largëta.

65:6b.PSA.065.006 Me fuqinë tënde i ke bërë malet të patundshëm dhe i ke ngjeshur me forcë.

65:7b.PSA.065.007 Ti qetëson zhurmën e deteve, zhurmën e valëve të tyre dhe trazirën e popujve.

65:8b.PSA.065.008 Dhe ata që banojnë në skajet e tokës kanë frikë nga mrekullitë e tua; ti bën që të shpërthejnë britma gëzimi nga lindja dhe nga perëndimi.

65:9b.PSA.065.009 Ti e viziton tokën dhe bën që ajo të prodhojë më tepër, e pasuron në një masë të madhe; lumi i Perëndisë është plot ujë; ti u siguron njerëzve grurin e tyre, mbasi e ke përgatitur tokën.

65:10b.PSA.065.010 Ti i mbush me ujë brazdat e saj, sheshon plisat, e zbut me shirat dhe bekon filizat.

65:11b.PSA.065.011 Ti e kurorëzon motin me bujarinë tënde të madhe dhe gjurmët e tua dallohen me bollëkun e të mirave.

65:12b.PSA.065.012 Kullotat e shkretëtirës janë plot me ujë, dhe kodrinat janë mbuluar me gëzim.

65:13b.PSA.065.013 Kullotat mbulohen me kope dhe luginat mbulohen me grurë; ato lëshojnë britma gëzimi dhe këndojnë.

66

66:1b.PSA.066.001 Lëshoni klithma gëzimi Perëndisë, ju të gjithë banorë të tokës;

66:2b.PSA.066.002 i këndoni himne lavdisë së emrit të tij; bëjeni zulmëmadh lëvdimin e tij.

66:3b.PSA.066.003 I thoni Perëndisë: "Sa të tmerrshme janë veprat e tua! Për shkak të madhështisë së fuqisë sate armiqtë e tu do të të nënshtrohen ty.

66:4b.PSA.066.004 Tërë toka do të të adhurojë dhe do të këndojë për ty, do të këndojë lëvdimet e emrit tënd. (Sela)

66:5b.PSA.066.005 Ejani dhe admironi atë që Perëndia ka bërë; ai është i tmerrshëm në veprat tij për bijtë e njerëzve.

66:6b.PSA.066.006 Ai e ndryshoi detin në tokë të thatë; populli i tij e kaloi lumin me këmbë të thata; le të gëzohemi, pra, bashkë me të.

66:7b.PSA.066.007 Me fuqinë e tij ai mbretëron në përjetësi; sytë e tij këqyrin kombet. Mos lejoni që rebelët të ngrenë krye. (Sela)

66:8b.PSA.066.008 Ju o popuj, bekoni Perëndinë tonë; dhe shpallni me zë të lartë lëvdimin e tij.

66:9b.PSA.066.009 Ai na mban gjallë dhe nuk lejon që këmbët tona të pengohen.

66:10b.PSA.066.010 Sepse ti na ke vënë në provë, o Perëndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi.

66:11b.PSA.066.011 Na ke bërë të biem në rrjetë, ke vënë një barrë të rëndë mbi kurrizet tona.

66:12b.PSA.066.012 Ke bërë që njerëzit të ecin me kalë mbi kokën tonë; kemi kaluar nëpër zjarr dhe nëpër ujë, por ti na ke nxjerrë jashtë në një vend të freskët.

66:13b.PSA.066.013 Unë do të hyj në shtëpinë tënde me olokauste; do të plotësoj zotimet e mia,

66:14b.PSA.066.014 që buzët e mia kanë formuluar dhe që goja ime ka shqiptuar kur kaloja fatkeqësi.

66:15b.PSA.066.015 Do të të ofroj olokauste kafshësh të majme, me erën e këndshme të deshve; do të flijoj qe dhe cjep. (Sela)

66:16b.PSA.066.016 Ejani dhe dëgjoni, ju të gjithë që i trëmbeni Perëndisë, dhe unë do t'ju tregoj atë që ai bëri për shpirtin tim.

66:17b.PSA.066.017 I thirra atij me gojën time dhe e përlëvdova me gjuhën time.

66:18b.PSA.066.018 Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar.

66:19b.PSA.066.019 Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime.

66:20b.PSA.066.020 Qoftë i bekuar Perëndia, që nuk e hodhi poshtë lutjen time dhe nuk më mohoi mirësinë e tij.

67

67:1b.PSA.067.001 Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela)

67:2b.PSA.067.002 me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.

67:3b.PSA.067.003 Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.

67:4b.PSA.067.004 Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)

67:5b.PSA.067.005 Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.

67:6b.PSA.067.006 Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.

67:7b.PSA.067.007 Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.

68

68:1b.PSA.068.001 Perëndia u çoftë dhe u shpërndafshin armiqtë e tij, dhe ata që e urrejnë ikshin para tij.

68:2b.PSA.068.002 Ti do t'i shpërndash ashtu si zhdavaritet tymi, ashtu si shkrihet dylli para zjarrit; kështu do të vdesin të pabesët përpara Perëndisë.

68:3b.PSA.068.003 Por të drejtët do të gëzohen, do të ngazëllohen përpara Perëndisë dhe do të galdojnë me këngë gëzimi.

68:4b.PSA.068.004 Këndojini Perëndisë, këndojini lavde emrit të tij; pregatitini rrugën atij që kalon me kalë në shkretëtirë; emri i tij është Zoti; ngazëlloni para tij.

68:5b.PSA.068.005 Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve dhe mbrojtësi i të vejave.

68:6b.PSA.068.006 Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje, çliron të burgosurit dhe siguron begatinë; por rebelët mbeten në tokë të djegur.

68:7b.PSA.068.007 O Perëndi, kur dole përpara popullit tënd, kur marshove nëpër shkretëtirë. (Sela)

68:8b.PSA.068.008 toka u drodh; edhe qiejtë lëshuan ujë në prani të Perëndisë, vetë Sinai u drodh në prani të Perëndisë, Perëndisë të Izraelit.

68:9b.PSA.068.009 Ti ke derdhur një shi të bollshëm, o Perëndi, dhe i ke dhënë përsëri fuqi trashëgimisë sate.

68:10b.PSA.068.010 Kopeja jote gjeti një banesë dhe në mirësinë tënde, o Perëndi, je kujdesur për të varfërit.

68:11b.PSA.068.011 Zoti shpalli fjalën dhe i madh ishte numri i atyre që e kanë shpallur:

68:12b.PSA.068.012 "Mbretërit e ushtrive ikin me ngut, ndërsa kush ka mbetur në shtëpi ndan plaçkën.

68:13b.PSA.068.013 Edhe në se keni mbetur për të pushuar ndër vatha, ju jeni si krahët e pëllumbeshës të mbuluara me argjend dhe si pendët e saj të arta që shkëlqejnë".

68:14b.PSA.068.014 Kur i Plotfuqishmi i shpërndau mbretërit në vend, Tsalmoni u mbulua me borë.

68:15b.PSA.068.015 Një mal i Perëndisë është mali i Bashanit, një mal me shumë maja është mali i Bashanit.

68:16b.PSA.068.016 O male me shumë maja pse shikoni me zili malin që Perëndia ka zgjedhur për banesë të tij? Po, Zoti do të banojë atje përjetë.

68:17b.PSA.068.017 Qerret e Perëndisë janë një mori, mijëra e mijëra, Zoti është midis tyre ashtu si në Sinai, në shenjtërinë e tij.

68:18b.PSA.068.018 Ti je ngjitur lart, ke burgosur robërinë, ke marrë dhurata nga njerëzit edhe nga rebelët, me qëllim që ti, o Zot Perëndi të mund të qëndrosh atje.

68:19b.PSA.068.019 I bekuar qoftë Zoti, që për ditë mbart barrat tona; ai është Perëndia i shpëtimit tonë. (Sela)

68:20b.PSA.068.020 Perëndia është për ne Perëndia që çliron, dhe Zotit, Zotit, i përket çlirimi nga vdekja.

68:21b.PSA.068.021 Po, Perëndia do të shtypë kokën e armiqve të tij, kokën me flokë të gjata të atyre që ecin në mëkat të tij.

68:22b.PSA.068.022 Zoti ka thënë: "Do t'i kthej nga Bashani, do t'i kthej nga humnerat e detit,

68:23b.PSA.068.023 me qëllim që ti të dërrmosh armiqtë e tu, duke futur thellë këmbën tënde në gjakun e tyre, dhe gjuha e qenve të tu të ketë pjesën që i takon".

68:24b.PSA.068.024 Ata kanë parë varganin tënd, o Perëndi, varganin e Perëndisë tim, e Mbretit tim në shenjtërore.

68:25b.PSA.068.025 Këngëtarët ecnin përpara, ata që u binin veglave vinin në fund, dhe në mes qëndronin vajzat që u binin dajreve.

68:26b.PSA.068.026 Bekoni Perëndinë në kuvendet; bekoni Zotin ju që jeni nga gurra e Izraelit.

68:27b.PSA.068.027 Ja, Beniamini, më i vogli, por udhëheqësi i tyre, princat e Judës me trupat e tyre, princat e Zabulonit, princat e Neftalit.

68:28b.PSA.068.028 Perëndia yt ka vendosur forcën tënde; forco, o Perëndi, sa ke bërë për ne.

68:29b.PSA.068.029 Për shkak të tempullit tënd në Jeruzalem, mbretërit do të të sjellin dhurata.

68:30b.PSA.068.030 Shaj kafshën e kallamishteve, tufën e demave me viçat e popujve, deri sa të poshtërohen duke sjellë shufra argjendi; shpërndaji popujt që kënaqen duke bërë luftë.

68:31b.PSA.068.031 Nga Egjipti do të sjellin metal që shkëlqen, Etiopia do të nxitojë t'i shtrijë Perëndisë duart e saj.

68:32b.PSA.068.032 O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë; këndojini lavde Zotit, (Sela)

68:33b.PSA.068.033 atij që shkon me kalë mbi qiejtë e qiejve të përjetshme, ai nxjerr zërin e tij, një zë të fuqishëm.

68:34b.PSA.068.034 Pranoni fuqinë e Perëndisë, madhështia e tij qëndron mbi Izraelin dhe fuqia e tij është në qiejtë.

68:35b.PSA.068.035 O Perëndi, ti je i tmerrshëm nga shenjtorja jote; Perëndia i Izraelit është ai që i jep forcë dhe fuqi popullit. I bekuar qoftë Perëndia!

69

69:1b.PSA.069.001 Shpëtomë, o Perëndi, se ujërat më kanë arritur deri në grykë.

69:2b.PSA.069.002 Jam zhytur në një batak të thellë dhe nuk gjej asnjë pikë mbështetjeje; kam arritur në ujëra të thella dhe rryma më rrëmben me vete.

69:3b.PSA.069.003 Jam lodhur duke bërtitur, gryka më është tharë; sytë e mi konsumohen në pritje të Perëndisë tim.

69:4b.PSA.069.004 Ata që më urrejnë pa shkak janë më të shumtë se flokët e mi; janë të fuqishëm ata që duan të më shkatërrojnë dhe që janë pa të drejtë armiq të mi; jam i detyruar të kthej atë që nuk kam vjedhur.

69:5b.PSA.069.005 O Perëndi, ti e di marrëzinë time dhe fajet e mia nuk të janë fshehur.

69:6b.PSA.069.006 Mos u ngatërrofshin për shkakun tim ata që kanë shpresë te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpërofshin për shkakun tim ata që të kërkojnë, o Perëndi i Izraelit.

69:7b.PSA.069.007 Për hir të dashurisë sate unë po heq një poshtërim dhe turpi më mbulon fytyrën.

69:8b.PSA.069.008 Unë jam i bërë një i huaj për vëllezërit e mi dhe për bijtë e nënes sime.

69:9b.PSA.069.009 Sepse zelli i shtëpisë sate më ka përpirë dhe fyerjet e rënda të atij që të fyen kanë rënë mbi mua.

69:10b.PSA.069.010 Kam qarë duke pikëlluar shpirtin tim me agjërim, por kjo më ka sjellë çnderim.

69:11b.PSA.069.011 Kam veshur madje si rroba një thes, por u bëra për ta objekt talljeje.

69:12b.PSA.069.012 Ata që ulen te porta flasin për mua, dhe u bëra kënga e pijanecëve.

69:13b.PSA.069.013 Por sa për mua, o Zot, lutja ime të drejtohet ty, o Zot, në kohë të pranueshme; në dhembshurinë tënde të madhe përgjigjmu, o Perëndi, në shpëtimin tënd të siguruar.

69:14b.PSA.069.014 Më nxirr nga bataku që të mos fundosem në të, dhe bëj që të çlirohem nga ata që më urrejnë dhe nga ujërat e thella.

69:15b.PSA.069.015 Mos më mbuloftë rryma e ujërave, mos më përpiftë humnera dhe mos u mbylltë gryka e pusit mbi mua.

69:16b.PSA.069.016 Përgjigjmu, o Zot, sepse mirësia jote është e çmuar; në dhembshuritë e tua të mëdha sillu nga unë.

69:17b.PSA.069.017 Mos e fshih fytyrën tënde nga shërbëtori yt, sepse jam në ankth; nxito të më përgjigjesh.

69:18b.PSA.069.018 Afrohu te unë dhe më shpjego; çliromë nga armiqtë e mi.

69:19b.PSA.069.019 Ti e njeh poshtërsinë time, turpin tim dhe çnderimin tim; armiqtë e mi janë të gjithë para teje.

69:20b.PSA.069.020 Fyerja e rëndë më ka copëtuar zemrën dhe jam plot hidhërime; prita dikë që të më përdëllentë por më kot; prita dikë që të më ngushëllonte, por nuk u paraqit asnjë.

69:21b.PSA.069.021 Më dhanë përkundrazi vrer në vend të ushqimit dhe për të ma shuar etjen më dhanë për të pirë uthull.

69:22b.PSA.069.022 U bëftë tryeza e tyre një lak para tyre, dhe begatia e tyre një kurth.

69:23b.PSA.069.023 Ju errshin sytë atyre kështu që të mos shohin më, dhe bëj që ijët e tyre të lëkunden vazhdimisht.

69:24b.PSA.069.024 Zbraz mbi ta zemërimin tënd dhe i zëntë zjarri i indinjatës sate.

69:25b.PSA.069.025 Banesa e tyre u shkretoftë dhe askush mos banoftë në çadrat e tyre,

69:26b.PSA.069.026 sepse përndjekin atë që ti ke goditur dhe flasin me kënaqësi për dhembjen e atyre që ti ke plagosur.

69:27b.PSA.069.027 Shto këtë faj fajit të tyre dhe mos arrifshin kurrë të kenë pjesë në drejtësinë tënde.

69:28b.PSA.069.028 U shofshin nga libri i jetës dhe mos u shkrofshin midis të drejtëve.

69:29b.PSA.069.029 Tani jam i hidhëruar dhe i dëshpëruar; shpëtimi yt, o Perëndi, më lartoftë.

69:30b.PSA.069.030 Unë do ta kremtoj emrin e Perëndisë me një këngë, dhe do ta madhështoj me lavde.

69:31b.PSA.069.031 Dhe kjo do t'i pëlqejë Zotit më tepër se një ka o një dem me brirë dhe thonj.

69:32b.PSA.069.032 Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj.

69:33b.PSA.069.033 Sepse Zoti kënaq nevojtarët dhe nuk përçmon robërit e tij.

69:34b.PSA.069.034 E mburrshin qiejtë dhe toka, detet dhe gjithçka lëviz në to.

69:35b.PSA.069.035 Sepse Perëndia do të shpëtojë Sionin dhe do të rindërtojë qytetet e Judës; atëherë ata do të banojnë në to dhe do t'i zotërojnë.

69:36b.PSA.069.036 Dhe pasardhësit e shërbëtorëve të tij do të kenë trashëgiminë dhe ata që e duan emrin e tij do të banojnë aty.

70

70:1b.PSA.070.001 O Perëndi, nxito të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.

70:2b.PSA.070.002 U turpërofshin dhe u hutofshin ata që kërkojnë jetën time; kthefshin kurrizin dhe u mbulofshin me turp ata që kërkojnë të keqen time.

70:3b.PSA.070.003 Kthefshin kurrizin për shkak të turpit të tyre ata që thonë: "Ah, ah!".

70:4b.PSA.070.004 U gëzofshin dhe ngazëllofshin te ti të gjithë ata që të kërkojnë, dhe ata që duan shpëtimin tënd thënçin vazhdimisht: "U përlëvdoftë Perëndia!".

70:5b.PSA.070.005 Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono.

71

71:1b.PSA.071.001 Unë po gjej strehë te ti, o Zot, bëj që të mos hutohem kurrë.

71:2b.PSA.071.002 Në emër të drejtësisë sate, më çliro dhe më shpëto; zgjate veshin tënd ndaj meje dhe më shpëto.

71:3b.PSA.071.003 Ti je për mua një kështjellë shpëtimi, ku unë mund të shkoj gjithnjë; ti ke urdhëruar shpëtimin tim, sepse je shkëmbi dhe kështjella ime.

71:4b.PSA.071.004 Perëndia im, më çliro nga dora e të pabesit, nga dora e të çoroditurit dhe të atij që përdor dhunën.

71:5b.PSA.071.005 Sepse ti je shpresa ime, o Zot, o Zot, besimi im që kurse isha fëmijë.

71:6b.PSA.071.006 Ti ke qenë përkrahja ime qysh në bark të nënes sime; ti më nxore nga barku i nënës sime; ty do të drejtohet gjithnjë lëvdimi im.

71:7b.PSA.071.007 Jam bërë për shumë njerëz si një mrekulli, por ti je streha e fortë.

71:8b.PSA.071.008 Goja ime është plot me lëvdimet e tua dhe shpall lavdinë tënde tërë ditën.

71:9b.PSA.071.009 Mos më hidh poshtë në kohën e pleqërisë; mos më braktis kur forca ime po pakësohet.

71:10b.PSA.071.010 Sepse armiqtë e mi flasin kundër meje, dhe ata që kanë ngritur pusi kundër jetës sime thurrin komplote bashkë,

71:11b.PSA.071.011 duke thënë: "Perëndia e ka braktisur; ndiqeni dhe kapeni, sepse nuk ka njeri që ta çlirojë".

71:12b.PSA.071.012 O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh.

71:13b.PSA.071.013 U ngatërrofshin dhe u asgjesofshin kundërshtarët e jetës sime; u mbulofshin me poshtërsi dhe me turp ata që dëshërojnë të më bëjnë të keqen.

71:14b.PSA.071.014 Por unë do të kem shpresa gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.

71:15b.PSA.071.015 Goja ime do të tregojë tërë ditën drejtësinë tënde dhe çlirimet e tua, sepse nuk njoh numrin e tyre.

71:16b.PSA.071.016 Do të thellohem në veprat e fuqishme të Zotit, të Zotit, dhe do të kujtoj drejtësinë tënde, vetëm tënden.

71:17b.PSA.071.017 O Perëndi, ti më ke mësuar që në fëmijëri; dhe deri më sot unë kam shpallur mrekullitë e tua.

71:18b.PSA.071.018 Edhe tani që jam plakur dhe jam thinjur, o Perëndi, mos më braktis deri sa t'i kem treguar këtij brezi fuqinë tënde dhe mrekullitë e tua gjithë atyre që do të vijnë.

71:19b.PSA.071.019 Edhe drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri në lartësitë e qiejve; ti ke bërë gjëra të mëdha. O Perëndi, kush të përngjan ty?

71:20b.PSA.071.020 Ti, që më bëre të provoj shumë fatkeqësira, të rënda, do të më japësh përsëri jetën dhe do të më bësh të ngrihem lart nga humnerat e tokës.

71:21b.PSA.071.021 Ti do të rritesh madhështinë time dhe do të kthehesh të më ngushëllosh.

71:22b.PSA.071.022 Dhe unë do të lëvdoj me harpe për besnikërinë tënde, o Perëndia im, dhe do të këndoj lavdet e tua me qeste, o i Shenjti i Izraelit.

71:23b.PSA.071.023 Buzët e mia do të ngazëllojnë kur do të këndoj lavdet e tua bashkë me shpirtin tim, që ti ke shpenguar.

71:24b.PSA.071.024 Edhe gjuha ime do të flasë tërë ditën për drejtësinë tënde, sepse janë turpëruar dhe janë hutuar ata që kërkonin të më bënin të keqen.

72

72:1b.PSA.072.001 O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit,

72:2b.PSA.072.002 dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi.

72:3b.PSA.072.003 Malet do t'i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë.

72:4b.PSA.072.004 Ai do t'u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin.

72:5b.PSA.072.005 Ata do të të kenë frikë deri sa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat.

72:6b.PSA.072.006 Ai do të zbresë si shiu mbi barin e kositur, si një rrebesh që vadit tokën.

72:7b.PSA.072.007 Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë.

72:8b.PSA.072.008 Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe nga lumi deri në skajet e tokës.

72:9b.PSA.072.009 Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin.

72:10b.PSA.072.010 Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t'i paguajnë haraçin, mbretërit e Shebas dhe ai i Sabas do t'i ofrojnë dhurata.

72:11b.PSA.072.011 Po, gjithë mbretërit do ta adhurojnë dhe gjithë kombet do t'i shërbejnë.

72:12b.PSA.072.012 Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë.

72:13b.PSA.072.013 Atij do t'i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve.

72:14b.PSA.072.014 Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij.

72:15b.PSA.072.015 Dhe ai do të jetojë; dhe do t'i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën.

72:16b.PSA.072.016 Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës.

72:17b.PSA.072.017 Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet deri sa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur.

72:18b.PSA.072.018 I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli.

72:19b.PSA.072.019 Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen.

72:20b.PSA.072.020 Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Isait.

73

73:1b.PSA.073.001 Me siguri Perëndia është i mirë me Izraelin, me ata që janë të pastër nga zemra.

73:2b.PSA.073.002 Por, sa për mua, gati gati po më pengoheshin këmbët dhe për pak hapat e mia do të shkisnin.

73:3b.PSA.073.003 Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë mirëqënien e njerëzve të këqij.

73:4b.PSA.073.004 Sepse nuk ka dhembje në vdekjen e tyre, dhe trupi i tyre është i majmë.

73:5b.PSA.073.005 Ata nuk po heqin si vdekatarët e tjerë, as pësojnë goditje si njerëzit e tjerë.

73:6b.PSA.073.006 Prandaj kryelartësia i rrethon si një gjerdan dhe dhuna i mbështjell si një rrobe.

73:7b.PSA.073.007 Sytë u dalin jashtë nga dhjami dhe përfytyrimet e çoroditura të zemrës së tyre vërshojnë.

73:8b.PSA.073.008 Ata tallen dhe kurdisin me pabesi shtypjen, flasin me arrogancë.

73:9b.PSA.073.009 E drejtojnë gojën e tyre kundër qiellit dhe gjuha e tyre përshkon tokën.

73:10b.PSA.073.010 Prandaj njerëzit e tyre kthehen nga ajo anë dhe pijnë me të madhe ujërat e tyre,

73:11b.PSA.073.011 dhe thonë: "Si është e mundur që Perëndia të dijë çdo gjë dhe të ketë njohuri te Shumë i Larti?".

73:12b.PSA.073.012 Ja, këta janë të pabesë; megjithatë janë gjithnjë të qetë dhe i shtojnë pasuritë e tyre.

73:13b.PSA.073.013 Më kot, pra, pastrova zemrën time dhe i lava duart në pafajësinë time.

73:14b.PSA.073.014 Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes.

73:15b.PSA.073.015 Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.

73:16b.PSA.073.016 Atëherë kërkova ta kuptoj këtë gjë, por ajo m'u duk shumë e vështirë.

73:17b.PSA.073.017 Deri sa hyra në shenjtoren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre.

73:18b.PSA.073.018 Me siguri, ti i vë në vënde të rrëshqitshme dhe kështu i bën që të bien në shkatërrim.

73:19b.PSA.073.019 Si u shkatërruan në një çast! Ata vdiqën të konsumuar nga tmerri!

73:20b.PSA.073.020 Ashtu si në një ëndërr, kur zgjohesh, kështu edhe ti, o Zot, kur të zgjohesh, do të përbuzësh pamjen e tyre të kotë.

73:21b.PSA.073.021 Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten sikur më shponin nga brenda,

73:22b.PSA.073.022 unë isha pa mend dhe pa kuptim; para teje isha si një kafshë.

73:23b.PSA.073.023 Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty; ti më ke kapur nga dora e djathtë.

73:24b.PSA.073.024 Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.

73:25b.PSA.073.025 Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.

73:26b.PSA.073.026 Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.

73:27b.PSA.073.027 Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin; ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.

73:28b.PSA.073.028 Por sa për mua, e mira është t'i afrohem Perëndisë; e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time, për të treguar gjithë veprat e tua.

74

74:1b.PSA.074.001 O Perëndi, pse na ke hedhur poshtë për gjithnjë? Pse vlon zemërimi yt kundër kopesë së kullotës sate?

74:2b.PSA.074.002 Kujto popullin tënd, që dikur e more, që ti e shpengove që të ishte fisi i trashëgimisë sate, të këtij mali të Sionit, mbi të cilin ke banuar.

74:3b.PSA.074.003 Drejto hapat e tua në këto rrënoja të pandreqshme; armiku i ka prishur të gjitha në shenjtërore.

74:4b.PSA.074.004 Armiqtë e tu vrumbullojnë në vendin e kuvendeve të tua; kanë vënë aty shenjat e tyre si flamuj.

74:5b.PSA.074.005 Dukej sikur godisnin me sëpata në pjesën e dëndur të një pylli.

74:6b.PSA.074.006 Dhe tani me sqeparë dhe çekane po prishin tërë skulpturat e tij.

74:7b.PSA.074.007 I kanë vënë zjarrin shenjtërores sate; kanë përdhosur banesën që mban emrin tënd, duke e hedhur poshtë.

74:8b.PSA.074.008 Kanë thënë në zemër të tyre: "T'i shkatërrojmë të gjithë"; kanë djegur tërë qendrat e kuvendeve të shenjta në vend.

74:9b.PSA.074.009 Ne nuk i shohim më shenjat tona; nuk ka më profet dhe midis nesh nuk ka asnjë që të dijë deri kur.

74:10b.PSA.074.010 Deri kur, o Perëndi, kundërshtari do të fyejë? Armiku vallë, do ta përçmojë emrin tënd përjetë?

74:11b.PSA.074.011 Pse e tërheq dorën tënde, pikërisht të djathtën? Nxirre nga gjiri yt dhe shkatërroji.

74:12b.PSA.074.012 Por Perëndia është mbreti im qysh prej kohëve të lashta; ai sjell shpëtimin mbi tokë.

74:13b.PSA.074.013 Me forcën tënde ndave detin dhe shtype kokën e përbindëshve të detit në ujërat.

74:14b.PSA.074.014 Copëtove kokat e Levitanëve dhe ia dhe për të ngrënë popullit të shkretëtirës.

74:15b.PSA.074.015 Bëre që të dalin burime dhe përrenj dhe thave lumenj të përhershëm.

74:16b.PSA.074.016 Jotja është dita, jotja është edhe nata; ti ke vendosur dritën dhe diellin.

74:17b.PSA.074.017 Ti ke caktuar tërë kufijtë e tokës dhe ke bërë verën dhe dimrin.

74:18b.PSA.074.018 Mbaje mend këtë, o Zot, që armiku të ka fyer dhe që një popull i pamend ka përbuzur emrin tënd.

74:19b.PSA.074.019 Mos ia braktis bishave jetën e turtulleshës sate; mos harro përjetë jetën e të përvuajturve të tu.

74:20b.PSA.074.020 Respekto besëlidhjen, sepse vendet e errëta të tokës janë plot me strofka dhune.

74:21b.PSA.074.021 Mos lejo që i shtypuri të kthehet i turpëruar; bëj që i përvuajturi dhe nevojtari të lëvdojnë emrin tënd.

74:22b.PSA.074.022 Çohu o Perëndi, mbro kauzën tënde! Mos harro që i pamendi të fyen tërë ditën.

74:23b.PSA.074.023 Mos harro britmën e armiqve të tu; zhurma e tyre që ngrihen kundër teje ngjitet vazhdimisht në qiell.

75

75:1b.PSA.075.001 Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua.

75:2b.PSA.075.002 Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi.

75:3b.PSA.075.003 Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela)

75:4b.PSA.075.004 U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe të pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë!

75:5b.PSA.075.005 Mos e ngrini lart kokën, mos flisni me qafë të fortë".

75:6b.PSA.075.006 Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira.

75:7b.PSA.075.007 Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.

75:8b.PSA.075.008 Sepse Zoti ka në dorë një kupë vere që shkumon dhe plot me erëza, që ai e zbraz. Me siguri tërë të pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do të pinë deri llumin.

75:9b.PSA.075.009 Por unë do të shpall përjetë dhe do t'i këndoj lavde Perëndisë të Jakobit.

75:10b.PSA.075.010 Dhe do të dërrmoj tërë fuqinë e të pabesëve, por fuqia e të drejtëve do të përlëvdohet.

76

76:1b.PSA.076.001 Perëndia njihet mirë në Judë, emri i tij është i madh në Izrael.

76:2b.PSA.076.002 Tabernakulli i tij është në Salem dhe ai banon në Sion.

76:3b.PSA.076.003 Këtu ai ka copëtuar shigjetat e zjarrta të harkut, mburojën dhe shpatën e luftës. (Sela)

76:4b.PSA.076.004 Ti dukesh i lavdishëm dhe i fuqishëm mbi malet e presë.

76:5b.PSA.076.005 Trimat i kanë zhveshur, i ka zënë gjumi, dhe asnjë prej atyre trimave nuk ka mundur të përdorë duart e tij.

76:6b.PSA.076.006 Mbas qortimit tënd, o Perëndia i Jakobit, qerret dhe kuajt mbetën të shushatur.

76:7b.PSA.076.007 Nga ti, pikërisht nga ti, duhet të kenë frikë; dhe kush mund të rezistojë para teje kur zemërohesh?

76:8b.PSA.076.008 Ti ke bërë që të dëgjohet nga qielli vendimi yt, tokën e zuri frika dhe heshti,

76:9b.PSA.076.009 kur Perëndia u ngrit për të gjykuar, për të çliruar tërë nevojtarët e tokës. (Sela)

76:10b.PSA.076.010 Edhe zemërimi i njerëzve do të shndrrohet në lavdi për ty, dhe ti do të rrethohesh me vetë mbeturinat e zemërimi të tyre.

76:11b.PSA.076.011 Bëjini zotime Zotit, Perëndisë tuaj, dhe plotësojini; tërë ata që rinë rreth tij t'i çojnë dhurata të Tmerrshmit.

76:12b.PSA.076.012 Ai u heq frymën qeveritarëve, nga ai druhen mbretërit e tokës.

77

77:1b.PSA.077.001 Zëri im lartohet te Perëndia dhe unë bërtas; zëri im lartohet te Perëndia dhe ai ka për të më dëgjuar.

77:2b.PSA.077.002 Ditën e fatkeqësisë sime kërkova Zotin; gjatë natës dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi të ngushëllohet.

77:3b.PSA.077.003 Më kujtohet Perëndia dhe rrënkoj; vajtoj dhe fryma ime dobësohet. (Sela)

77:4b.PSA.077.004 Ti m'i mban të hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund të flas.

77:5b.PSA.077.005 Sjell ndërmënd përsëri ditët e lashta, vitet e kohëve të shkuara.

77:6b.PSA.077.006 Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime.

77:7b.PSA.077.007 A do të më hedhë poshtë për gjithnjë Zoti? E nuk do të më pëlqejë më kurrë?

77:8b.PSA.077.008 Dhe mirësia e tij ka marrë fund për gjithnjë dhe falja e tij ka munguar për brezat e ardhshme?

77:9b.PSA.077.009 Vallë Perëndia e ka harruar mëshirën dhe në zemërimin e tij u ka dhënë fund dhembshurive të tij? (Sela)

77:10b.PSA.077.010 Unë kam thënë: "Shkaku i hidhërimit tim është se dora e djathtë e Shumë të Lartit ka ndryshuar".

77:11b.PSA.077.011 Do t'i kujtoj veprat e Zotit; po, do të kujtoj mrekullitë e tua të kohëve të kaluara,

77:12b.PSA.077.012 do të mendohem thellë për gjithë veprat e tua dhe do të kem parasysh bëmat e tua.

77:13b.PSA.077.013 O Perëndi, jeta jote është e shenjtë; cili Perëndi është i madh si Perëndia?

77:14b.PSA.077.014 Ti je Perëndia që kryen mrekulli; ti ke bërë të njihet forca jote midis popujve.

77:15b.PSA.077.015 Me krahun tënd ke shpenguar popullin tënd, bijtë e Jakobit dhe të Jozefit. (Sela)

77:16b.PSA.077.016 Ujërat të panë, o Perëndi, ujërat të panë dhe u trëmbën; edhe humnerat u drithtuan.

77:17b.PSA.077.017 Retë derdhën përmbytje uji, qiejtë gjëmuan dhe shigjetat e tua vepruan.

77:18b.PSA.077.018 Gjëmimi i bubullimës sate ishte në vorbullën, vetëtimat ndriçuan botën dhe toka u tund dhe u drodh.

77:19b.PSA.077.019 Ti e hape rrugën tënde në mes të detit, shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha, dhe gjurmët e tua nuk u njohën.

77:20b.PSA.077.020 Ti e udhëheq popullin tënd si një kope me dorën e Moisiut dhe të Aaronit.

78

78:1b.PSA.078.001 Kushtoji kujdes, o populli im, ligjit tim; dëgjo fjalët e gojës sime.

78:2b.PSA.078.002 Do të hap gojën time për të thënë shëmbëlltyra, dhe kam për të paraqitur misteret e kohërave të lashta.

78:3b.PSA.078.003 Atë që ne kemi dëgjuar dhe kemi njohur, dhe që etërit tanë na kanë treguar,

78:4b.PSA.078.004 nuk do t'ua fshehim bijve të tyre, por do t'i tregojmë brezit të ardhshëm lavdet e Zotit, fuqinë e tij dhe mrekullinë që ai ka bërë.

78:5b.PSA.078.005 Ai ka vendosur një dëshmi te Jakobi dhe ka vënë një ligj në Izrael, dhe ka urdhëruar etërit tanë që t'ua bëjnë të njohura bijve të tyre,

78:6b.PSA.078.006 me qëllim që brezi i ardhshëm t'i njohë së bashku me bijtë që do të lindin; dhe këta nga ana e tyre t'ua tregojnë bijve të tyre,

78:7b.PSA.078.007 dhe të vendosin te Perëndia besimin e tyre dhe të mos harrojnë veprat e Perëndisë, por të respektojnë urdhërimet e tij;

78:8b.PSA.078.008 dhe të mos jenë si etërit e tyre, një brez kokëfortë dhe rebel, një brez me zemër të paqëndrueshme dhe me një frymë jo besnike ndaj Perëndisë.

78:9b.PSA.078.009 Bijtë e Efraimit, njerëz të luftës, harkëtarë të zotë, kthyen shpinën ditën e betejës,

78:10b.PSA.078.010 nuk respektuan besëlidhjen e Perëndisë dhe nuk pranuan të ecnin sipas ligjit të tij,

78:11b.PSA.078.011 harruan veprat e tij dhe mrekullitë që u kishte treguar.

78:12b.PSA.078.012 Ai bëri mrekulli në prani të etërve të tyre, në vendin e Egjiptit dhe në fushën e Tsoanit.

78:13b.PSA.078.013 Ai e ndau detin dhe i bëri të kalojnë në mes të tij, dhe i mblodhi ujërat si një grumbull.

78:14b.PSA.078.014 Ditën drejtoi me anë të resë dhe tërë natën me një dritë zjarri.

78:15b.PSA.078.015 I çau shkëmbinjtë në shkretëtirë dhe i bëri të pijnë boll, si të ishte uji i humnerës së madhe.

78:16b.PSA.078.016 Nxori rrëket nga shkëmbi dhe bëri që të rridhnin ujëra si lumenj.

78:17b.PSA.078.017 Por ata vazhduan të mëkatojnë kundër tij dhe të ngrejnë krye kundër Shumë të Lartit në shkretëtirë,

78:18b.PSA.078.018 dhe e tunduan Perëndinë në zemër të tyre, duke kërkuar ushqim sipas dëshirave të tyre.

78:19b.PSA.078.019 Dhe folën kundër Perëndisë, duke thënë: "A mund të shtrojë Perëndia një sofër në shkretëtirë?

78:20b.PSA.078.020 Ja, ai e goditi shkëmbin dhe prej tij dolën ujëra dhe vërshuan përrenj. A mund t'i japë bukë dhe mish popullit të tij?

78:21b.PSA.078.021 Dhe kështu Zoti i dëgjoi dhe u zemërua fort, dhe një zjarr u ndez kundër Jakobit dhe zemërimi kundër Izraelit u ndez,

78:22b.PSA.078.022 sepse nuk i kishin besuar Perëndisë dhe nuk kishin pasur besim në shpëtimin prej tij.

78:23b.PSA.078.023 Megjithatë ai i urdhëroi retë e sipërme dhe hapi dyert e qiellit,

78:24b.PSA.078.024 dhe bëri që mbi ta të binte mana për të ngrënë dhe u dha atyre grurin e qiellit.

78:25b.PSA.078.025 Njeriu hëngri bukën e engjëjve; ai u dërgoi atyre ushqime sa të ngopeshin.

78:26b.PSA.078.026 Ai bëri të ngrihet në qiell era e lindjes dhe në sajë të fuqisë së tij bëri të ngrihet era e jugut,

78:27b.PSA.078.027 bëri të binin mbi ta mish si pluhuri dhe zogj si rëra e detit.

78:28b.PSA.078.028 Bëri që këto të binin në mes të kampit të tyre, rreth çadrave të tyre.

78:29b.PSA.078.029 Kështu ata hëngrën sa u ngopën, sepse Perëndia u kishte siguruar atyre atë që ata kishin dëshiruar.

78:30b.PSA.078.030 Ata nuk kishin akoma kënaqur pangopësinë e tyre dhe kishin akoma ushqim në gojë,

78:31b.PSA.078.031 kur zemërimi i Perëndisë shpërtheu kundër tyre, vrau më të fuqishmit prej tyre dhe rrëzoi më të mirët e Izraelit.

78:32b.PSA.078.032 Megjithatë ata vazhduan të mëkatojnë dhe nuk u besuan mrekullive të tij.

78:33b.PSA.078.033 Atëherë ai harxhoi ditët e tyre në kotësi dhe vitet e tyre në tmerre të papritura.

78:34b.PSA.078.034 Kur i vriste, ata e kërkonin dhe ktheheshin të kërkonin Perëndinë me zell.

78:35b.PSA.078.035 Kujtoheshin që Perëndia ishte Kështjella e tyre dhe që Perëndia shumë i larti ishte Shpëtimtari i tyre.

78:36b.PSA.078.036 Por ata e mashtronin me gojën e tyre dhe e gënjenin me gjuhën e tyre.

78:37b.PSA.078.037 Në fakt zemra e tyre nuk ishte e qëndrueshme ndaj tij dhe ata nuk ishin besnikë ndaj besëlidhjes së tij.

78:38b.PSA.078.038 Por ai, që është i mëshirshëm, ua fali paudhësinë e tyre dhe nuk i shkatërroi, dhe shumë herë përmbajti zemërimin e tij dhe nuk e la indinjatën e tij të shpërthejë,

78:39b.PSA.078.039 duke mbajtur mend që ata ishin mish, një frymë që kalon dhe nuk kthehet më.

78:40b.PSA.078.040 Sa herë provokuan indinjatën e tij në shkretëtirë dhe e hidhëruar në vetmi!

78:41b.PSA.078.041 Po, ata iu drejtuan Perëndisë shumë herë dhe përsëri e provokuan të Shenjtin e Izraelit.

78:42b.PSA.078.042 Nuk e kujtuan më fuqinë e tij as ditën që i kishte çliruar nga armiku,

78:43b.PSA.078.043 kur ai kishte bërë mrekullitë e tij në Egjipt dhe në fushën e Tsoanit;

78:44b.PSA.078.044 i kishte shndërruar lumenjtë dhe rrjedhat e ujit të Egjiptasve në gjak, me qëllim që të mos pinin dot.

78:45b.PSA.078.045 Kishte dërguar kundër tyre mizëri mizash që t'i hanin dhe bretkosa që t'i shkatërronin.

78:46b.PSA.078.046 Ua kishte dhënë të korrat e tyre krimbave dhe frytin e mundit të tyre karkalecave.

78:47b.PSA.078.047 I kishte shkatërruar vreshtat e tyre me breshër dhe fiqtë e tyre të Egjiptit me ngrica.

78:48b.PSA.078.048 Kishte braktisur bagëtinë e tyre në mëshirë të breshërit dhe kopetë e tyre në mëshirë të rrufeve.

78:49b.PSA.078.049 Kishte lëshuar mbi ta zjarrin e zemërimit të tij, indinjatën, inatin dhe fatkeqësinë, një turmë lajmëtarësh të fatkeqësisë.

78:50b.PSA.078.050 I kishte hapur udhën zemërimit të tij dhe nuk i kishte kursyer nga vdekja, por ia kishte braktisur jetën e tyre murtajës.

78:51b.PSA.078.051 I kishte goditur në Egjipt gjithë të parëlindurit dhe prodhimet e para në çadrat e Kamit.

78:52b.PSA.078.052 Por e kishte bërë popullin e tij të ikte si bagëtia dhe e kishte çuar nëpër shkretëtirë sikur të ishte një kope.

78:53b.PSA.078.053 I kishte udhëhequr me siguri dhe ata nuk patën frikë, por deti i kishte përpirë armiqtë e tyre.

78:54b.PSA.078.054 Dhe ai i solli kështu në tokën e tij të shenjtë, në malin që dora e djathtë e tij kishte pushtuar.

78:55b.PSA.078.055 I dëboi kombet para tyre dhe u caktoi atyre me short trashëgiminë, dhe bëri që fiset e Izraelit të banonin në çadrat e tyre.

78:56b.PSA.078.056 Por ata u orvatën dhe provokuan indinjatën e Perëndisë shumë të lartë dhe nuk respektuan statutet e tij.

78:57b.PSA.078.057 U tërhoqën madje prapa dhe u suallën në mënyrë të pabesë ashtu si etërit e tyre, dhe devijuan si një hark që gabon;

78:58b.PSA.078.058 provokuan zemërimin e tij me vendet e tyre të larta dhe e bënë ziliqar me skulpturat e tyre.

78:59b.PSA.078.059 Perëndia dëgjoi dhe u zemërua, dhe ndjeu një neveri të madhe për Izraelin.

78:60b.PSA.078.060 Kështu ai braktisi tabernakullin e Shilohut, çadrën që kishte ngritur midis njerëzve;

78:61b.PSA.078.061 dhe e la forcën e tij të bjerë rob dhe lavdinë e tij në dorë të armikut.

78:62b.PSA.078.062 Ia braktisi popullin e tij shpatës dhe u zemërua shumë kundër trashëgimisë së tij.

78:63b.PSA.078.063 Zjarri i konsumoi të rinjtë e tyre dhe virgjëreshat e tyre nuk patën asnjë këngë dasme.

78:64b.PSA.078.064 Priftërinjtë e tyre u vranë nga shpata dhe gratë e reja nuk mbajtën zi.

78:65b.PSA.078.065 Pastaj Zoti u zgjua si nga gjumi, ashtu si një trim që bërtet nën ndikimin e verës.

78:66b.PSA.078.066 I goditi armiqtë e tij në kurriz dhe i mbuloi me një turp të përjetshëm.

78:67b.PSA.078.067 Hodhi poshtë çadrën e Jozefit dhe nuk zgjodhi fisin e Efraimit,

78:68b.PSA.078.068 por zgjodhi fisin e Judës, malin e Sionit, që ai e do.

78:69b.PSA.078.069 Ndërtoi shenjtëroren e tij, ashtu si vëndet shumë të larta, ashtu si tokat që ka krijuar përjetë.

78:70b.PSA.078.070 Dhe zgjodhi Davidin, shërbëtorin e tij, dhe e mori nga vatha e dhenve,

78:71b.PSA.078.071 dhe e mori nga delet që mëndnin për të kullotur Jakobin, popullin e tij dhe Izraelin, trashëgiminë e tij.

78:72b.PSA.078.072 Dhe ai bëri që të kullosnin me ndershmërinë e zemrës së tyre dhe i udhëhoqi me shkathtësinë e duarve të tij.

79

79:1b.PSA.079.001 O Perëndi, kombet kanë hyrë në trashëgiminë tënde, kanë përdhosur tempullin tënd të shenjtë, e kanë katandisur Jeruzalemin në një grumbull gërmadhash.

79:2b.PSA.079.002 Trupat e vdekur të shërbëtorëve të tu ua dhanë për të ngrënë shpendëve të qiellit dhe mishin e shenjtorëve të tu bishave të fushave.

79:3b.PSA.079.003 Kanë derdhur gjakun e tyre si ujë rreth Jeruzalemit, në mënyrë që asnjeri të mos i varroste.

79:4b.PSA.079.004 Jemi bërë një turp për fqinjët tanë, tallja dhe gazi i atyre që na rrinë rreth e qark.

79:5b.PSA.079.005 Deri kur, o Zot? A do të jesh i zemëruar përjetë? A do të flakërojë smira jote si një zjarr?

79:6b.PSA.079.006 Lësho zemërimin tënd mbi kombet që nuk të njohin dhe mbi mbretëritë që nuk përmendin emrin tënd,

79:7b.PSA.079.007 sepse kanë gllabëruar Jakobin dhe kanë shkretuar banesën e tij.

79:8b.PSA.079.008 Mos kujto kundër nesh fajet e të pabesëve tanë; nxito të na dalësh para me dhembshuritë e tua, sepse jemi shumë të vuajtur.

79:9b.PSA.079.009 Na ndihmo, o Perëndi i shpëtimit, për lavdinë e emrit tënd, dhe na çliro dhe na fal mëkatet tona për hir të emrit tënd.

79:10b.PSA.079.010 Sepse kombet do të thonin: "Ku është Perëndia i tyre?". Para syve tona bëju të njohur kombeve hakmarrjen e gjakut të derdhur të shërbëtorëve të tu.

79:11b.PSA.079.011 Le të arrijë deri tek ti rrënkimi i robërve; sipas fuqisë së krahut tënd, shpëto ata që janë të dënuar me vdekje.

79:12b.PSA.079.012 Dhe ktheju fqinjëve tonë shtatëfish të zezën që të kanë bërë o Zot.

79:13b.PSA.079.013 Dhe ne populli yt dhe kopeja e kullotës sate, do të të kremtojmë përjetë dhe do të shpallim lavdinë tënde brez pas brezi.

80

80:1b.PSA.080.001 Dëgjo, o bari i Izraelit, që udhëheq Jozefin si një kope; ti që rrin mbi Kerubinët, shkëlqe në lavdinë tënde.

80:2b.PSA.080.002 Rizgjoje fuqinë tënde përpara Efraimit, Beniaminit dhe Manasit, dhe eja të na çlirosh.

80:3b.PSA.080.003 O Perëndi, na përtëri fuqitë, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe ne do të shpëtojmë.

80:4b.PSA.080.004 O Zot, Perëndi i ushtrive, deri kur do të jesh i zemëruar kundër lutjes së popullit tënd?

80:5b.PSA.080.005 Ti u ke dhënë për të ngrënë bukë të njomur me lot, dhe u ke dhënë për të pirë lot me shumicë.

80:6b.PSA.080.006 Ti na ke bërë objekt mosmarëveshjeje për fqinjët tanë, dhe armiqtë tanë qeshin njeri me tjetrin.

80:7b.PSA.080.007 O Perëndi i ushtrive, na përtëri forcat tona; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë përsëri dhe do të shpëtojmë.

80:8b.PSA.080.008 Ti çove jashtë Egjiptit një hardhi; i dëbove kombet dhe e mbolle.

80:9b.PSA.080.009 Ti e pastrove dheun para saj dhe ajo lëshoi rrënjë dhe e mbushi dheun.

80:10b.PSA.080.010 Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj.

80:11b.PSA.080.011 I zgjati degët e saj deri në det dhe llastarët deri te lumi.

80:12b.PSA.080.012 Pse i prishe gjerdhet e saj dhe kështu tërë kalimtarët kanë mundësi të korrin frytet e saj?

80:13b.PSA.080.013 Derri i egër i pyllit e shkreton dhe egërsirat e fushës kullotin aty.

80:14b.PSA.080.014 O Perëndi i ushtrive, të lutemi kthehu; shiko nga qielli, vështro dhe vizito këtë vresht

80:15b.PSA.080.015 dhe drurët që mbolli e djathta jote dhe filizin që e ke forcuar për ty.

80:16b.PSA.080.016 Ajo u dogj nga zjarri dhe është prerë; ata vdesin para kërcënimit të fytyrës sate.

80:17b.PSA.080.017 Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtë tënde, mbi njeriun që ti e ke bërë të fortë për ty.

80:18b.PSA.080.018 Kështu ne nuk do të largohemi më prej teje. Na ngjall dhe ne do të kërkojmë emrin tënd.

80:19b.PSA.080.019 O Zot, Perëndia i ushtrive, na përtëri; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe do të shpëtojmë.

81

81:1b.PSA.081.001 I këndoni me gëzim Perëndisë, forcës sonë; lëshoni britma gëzimi për Perëndinë e Jakobit.

81:2b.PSA.081.002 Lartoni një këngë dhe i bini dajres, harpës melodioze bashkë me lirën.

81:3b.PSA.081.003 I bini borisë ditën e hënës së re, ditën e hënës së plotë, ditën e festës sonë.

81:4b.PSA.081.004 Sepse ky është një statut për Izraelin, një ligj i Perëndisë të Jakobit.

81:5b.PSA.081.005 Ai e caktoi si një dëshmi te Jozefi, kur doli kundër vendit të Egjiptit. Atëherë unë dëgjova një gjuhë që nuk e kuptoja;

81:6b.PSA.081.006 "O Izrael, unë e hoqa barrën nga shpatullat e tua; duart e tua e kanë lënë shportën.

81:7b.PSA.081.007 Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova; t'u përgjigja i fshehur në bubullimë, të vura në provë në ujërat e Meribas. (Sela)

81:8b.PSA.081.008 Dëgjo, o populli im, dhe unë do të qortoj. O Izrael, sikur ti të më dëgjoje!

81:9b.PSA.081.009 Mos pastë në mesin tënd asnjë perëndi të huaj dhe mos adhuro asnjë perëndi të huaj.

81:10b.PSA.081.010 Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojën tënde dhe unë do të ta mbush.

81:11b.PSA.081.011 Por populli im nuk e ka dëgjuar zërin tim dhe Izraeli nuk më është bindur.

81:12b.PSA.081.012 Prandaj i braktisa në ashpërsinë e zemrës së tyre, me qëllim që të ecnin sipas bindjeve të tyre.

81:13b.PSA.081.013 Ah, sikur populli im të më dëgjonte, sikur Izraeli të ecte në rrugët e mia!

81:14b.PSA.081.014 Do të poshtëroja menjëherë armiqtë e tij dhe do ta ktheja dorën time kundër kundërshtarëve të tij.

81:15b.PSA.081.015 Ata që urrejnë Zotin do t'i nënshtroheshin dhe fati i tyre do të caktohej përjetë.

81:16b.PSA.081.016 Dhe unë do ta ushqeja (Izraelin) me grurin më të mirë dhe do ta ngopja me mjaltin që pikon nga shkëmbi".

82

82:1b.PSA.082.001 Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.

82:2b.PSA.082.002 Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)

82:3b.PSA.082.003 Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.

82:4b.PSA.082.004 Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.

82:5b.PSA.082.005 Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.

82:6b.PSA.082.006 Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.

82:7b.PSA.082.007 Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër".

82:8b.PSA.082.008 Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.

83

83:1b.PSA.083.001 O Perëndi, mos rri në heshtje! Mos mbyll gojën, mos rri i qetë, o Perëndi!

83:2b.PSA.083.002 Sepse, ja, armiqtë e tu po ziejnë dhe ata që të urrejnë ngrenë kokën.

83:3b.PSA.083.003 Thurrin gracka kundër popullit tënd dhe bëjnë komplote kundër atyre që ti mbron.

83:4b.PSA.083.004 Ata thonë: "Ejani t'i shkatërrojmë si komb, emri i Izraelit të mos kujtohet më".

83:5b.PSA.083.005 Sepse kanë komplotuar së bashku me një mendje dhe kanë lidhur një besëlidhje kundër teje.

83:6b.PSA.083.006 Çadrat e Edomit dhe Ismaelitët, Moabi dhe Hagarenët,

83:7b.PSA.083.007 Gebali, Amoni dhe Amaleku, Filistia me banorët e Tiros;

83:8b.PSA.083.008 dhe Asiria është bashkuar me ta për të ndihmuar bijtë e Lotit. (Sela)

83:9b.PSA.083.009 Vepro me ta ashtu si bëre me Madianin, me Siseran dhe me Jabinin pranë përroit të Kishonit,

83:10b.PSA.083.010 të cilët u shkatërruan në Endor dhe u bënë si pleh për tokën.

83:11b.PSA.083.011 Bëj që krerët e tyre të jenë si Orebi dhe Zeebi, dhe tërë princat e tyre si Zebahu dhe Tsalmuna,

83:12b.PSA.083.012 sepse ata thanë: "Të shtiem në dorë kullotat e Perëndisë".

83:13b.PSA.083.013 O Perëndia im, bëji njëlloj si pluhuri i vorbullës, si kashta në mëshirë të erës.

83:14b.PSA.083.014 Ashtu si zjarri djeg pyllin dhe flaka gllabëron malet,

83:15b.PSA.083.015 kështu ndiqi me furtunën tënde dhe trëmbi me uraganin tënd.

83:16b.PSA.083.016 Mbulo fytyrat e tyre me turp, me qëllim që të kërkojnë emrin tënd, o Zot.

83:17b.PSA.083.017 U turpërofshin dhe u tmerrofshin përjetë, u ngatërrofshin dhe vdekshin;

83:18b.PSA.083.018 dhe ta dijnë se ti vetëm, që quhesh Zoti, je Shumë i Larti mbi gjithë dheun.

84

84:1b.PSA.084.001 Oh, sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive!

84:2b.PSA.084.002 Shpirti im dëshiron me zjarr dhe shkrihet për oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dërgojnë britma gëzimi Perëndisë të gjallë.

84:3b.PSA.084.003 Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjëlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im.

84:4b.PSA.084.004 Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela)

84:5b.PSA.084.005 Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua!

84:6b.PSA.084.006 Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime.

84:7b.PSA.084.007 Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion.

84:8b.PSA.084.008 O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjo lutjen time; vëri veshin, o Perëndi i Jakobit. (Sela)

84:9b.PSA.084.009 Shiko, o Perëndi, mburojën tonë, dhe shiko fytyrën e të vajosurit tënd.

84:10b.PSA.084.010 Po, një ditë në oborret e tua vlen më tepër se një mijë gjetiu; mua më pëlqen më tepër të qëndroj në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, se sa të banoj në çadrat e të pabesëve.

84:11b.PSA.084.011 Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt.

84:12b.PSA.084.012 O Zot i ushtrive, lum njeriu që ka besim te ti!

85

85:1b.PSA.085.001 O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.

85:2b.PSA.085.002 Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)

85:3b.PSA.085.003 Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.

85:4b.PSA.085.004 Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.

85:5b.PSA.085.005 A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?

85:6b.PSA.085.006 A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?

85:7b.PSA.085.007 Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd.

85:8b.PSA.085.008 Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t'i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.

85:9b.PSA.085.009 Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë.

85:10b.PSA.085.010 Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njera me tjetrën.

85:11b.PSA.085.011 E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli.

85:12b.PSA.085.012 Po, Zoti do të japë atë që është e mirë, dhe toka jonë do të prodhojë frytin e saj.

85:13b.PSA.085.013 Drejtësia do të ecë para tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij.

86

86:1b.PSA.086.001 Vëri veshin, o Zot, dhe përgjigjmu, sepse jam i dëshpëruar dhe nevojtar.

86:2b.PSA.086.002 Ruaje jetën time sepse jam i shenjtë; ti je Perëndia im; shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.

86:3b.PSA.086.003 Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse të këlthas ty tërë ditën.

86:4b.PSA.086.004 Gëzoje shërbëtorin tënd, sepse te ti, o Zot e lartoj shpirtin tim.

86:5b.PSA.086.005 Sepse ti, o Zot, je i mirë dhe i gatshëm të falësh, dhe tregon mirësi të madhe ndaj gjithë atyre që të kërkojnë.

86:6b.PSA.086.006 Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve të mia.

86:7b.PSA.086.007 Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh.

86:8b.PSA.086.008 Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat.

86:9b.PSA.086.009 Tërë kombet që ti ke krijuar do të vinë të bien përmbys para teje, o Zot, dhe do të përlëvdojnë emrin tënd.

86:10b.PSA.086.010 Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia.

86:11b.PSA.086.011 Mësomë rrugën tënde, o Zot, dhe unë do të ec në të vërtetën tënde; bashkoje zemrën time me frikën e emrit tënd.

86:12b.PSA.086.012 Unë do të të lëvdoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemër, dhe do ta përlëvdoj emrin tënd përjetë.

86:13b.PSA.086.013 Sepse e madhe është mirësia jote ndaj meje; ti ke shpëtuar shpirtin tim nga Sheoli.

86:14b.PSA.086.014 O Perëndi, njerëz kryelartë kanë dalë kundër meje dhe një turmë njerëzish të dhunës kërkojnë jetën time dhe nuk të vë ty para syve të tyre.

86:15b.PSA.086.015 Por ti, o Zot, je një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur që zemërohet ngadalë dhe që ka shumë mirësi dhe të vërtetë.

86:16b.PSA.086.016 Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua; jepi forcën tënde shërbëtorit tënd dhe shpëto birin e shërbëtores sate.

86:17b.PSA.086.017 Tregomë një shenjë të dashamirësisë sate, me qëllim që ata që më urrejnë ta shohin dhe të mbeten të shushatur, duke parë që ti, o Zot, më ke ndihmuar dhe më ke ngushëlluar.

87

87:1b.PSA.087.001 Ai i vuri themelet e tij mbi malet e shenjta.

87:2b.PSA.087.002 Zoti i do portat e Sionit më tepër se të gjitha banesat e Jakobit.

87:3b.PSA.087.003 Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë. (Sela)

87:4b.PSA.087.004 Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiro, së bashku me Etiopinë: "Ky ka lindur atje".

87:5b.PSA.087.005 Dhe do të thuhet për Sionin: "Ky dhe ai kanë lindur tek ai; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm".

87:6b.PSA.087.006 Zoti duke shqyrtuar popujt, do të regjistrojë: "Ky ka lindur atje". (Sela)

87:7b.PSA.087.007 Dhe këngëtarët dhe ata që u bien veglave do të thonë: "Të gjitha burimet e mia të jetës dhe të gëzimit janë te ti".

88

88:1b.PSA.088.001 O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje.

88:2b.PSA.088.002 Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time,

88:3b.PSA.088.003 sepse shpirti im është ngopur me të keqen, dhe jeta ime ka arritur deri në Sheol.

88:4b.PSA.088.004 Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë.

88:5b.PSA.088.005 Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote.

88:6b.PSA.088.006 Ti më ke shtënë në gropën më të thellë, në vënde të errëta, në humnerat.

88:7b.PSA.088.007 Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete megjithë valët tua. (Sela)

88:8b.PSA.088.008 Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal.

88:9b.PSA.088.009 Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia.

88:10b.PSA.088.010 A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela)

88:11b.PSA.088.011 A do të kremtohet mirësia jote në varr dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit?

88:12b.PSA.088.012 A do të njihen mrekullitë e tua në terr dhe drejtësia jote mbi tokën e harresës?

88:13b.PSA.088.013 Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes.

88:14b.PSA.088.014 Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde?

88:15b.PSA.088.015 Kam qenë i pikëlluar dhe duke vdekur qysh në rini; kam vuajtur nga tmerret e tua dhe e kam humbur.

88:16b.PSA.088.016 Mbi mua ka kaluar zemërimi yt i zjarrtë; tmerret e tua më kanë asgjesuar,

88:17b.PSA.088.017 më kanë rrethuar si ujërat gjatë gjithë ditës dhe të gjitha së bashku më kanë mbytur.

88:18b.PSA.088.018 Ke larguar nga unë miqtë dhe të njohurit e mi; miku im më i ngushtë është errësira.

89

89:1b.PSA.089.001 Unë do të këndoj përjetë mirësitë e Zotit, me gojën time do t'u shpall besnikërinë tënde të gjitha brezave.

89:2b.PSA.089.002 Sepse kam thënë: "Mirësia jote do të ekzistojë përjetë, ti do të vendosësh besnikërinë tënde në vetë qiejtë".

89:3b.PSA.089.003 "Unë kam lidhur një besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim, duke thënë:

89:4b.PSA.089.004 "Do t'i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat"". (Sela)

89:5b.PSA.089.005 Dhe qiejtë do të kremtojnë mrekullitë e tua, o Zot, dhe besnikërinë tënde në kuvendin e shenjtorëve.

89:6b.PSA.089.006 Sepse kush mund të krahasohet në qiell me Zotin? Dhe kush është i njëllojtë me Zotin midis bijve të të Fuqishmit?

89:7b.PSA.089.007 Perëndisë ia kanë frikën shumë në kuvendin e shenjtorëve, dhe respektohet thellë nga tërë ata që e rrethojnë.

89:8b.PSA.089.008 O Zot, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti, o Zot? Besnikëria jote të rrethon kudo.

89:9b.PSA.089.009 Ti e sundon tërbimin e detit; kur valët e tij ngrihen, ti i qetëson.

89:10b.PSA.089.010 Ti e ke bërë copë-copë Egjiptin, duke e plagosur për vdekje; me krah të fuqishëm ke shpërndarë armiqtë e tu.

89:11b.PSA.089.011 Qiejtë janë të tutë, edhe toka është jotja; ti e ke krijuar botën dhe të gjitha atë që janë në të.

89:12b.PSA.089.012 Ti ke krijuar veriun dhe jugun; Tabori dhe Hermoni lëshojnë britma gëzimi kur dëgjojnë emrin tënd.

89:13b.PSA.089.013 Ti ke krah të fuqishëm; dora jote është e fortë, e djathta jote ngrihet në qiell.

89:14b.PSA.089.014 Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate.

89:15b.PSA.089.015 Lum ai popull që njeh britmën e gëzimit, o Zot, sepse ai do të ecë në dritën e fytyrës sate;

89:16b.PSA.089.016 do të ngazëllojë tërë ditën me emrin tënd dhe do të gëzohet shumë në drejtësinë tënde.

89:17b.PSA.089.017 Po, ti je mburrja e forcës së tyre, dhe me favorin tënd ti e shton fuqinë tonë.

89:18b.PSA.089.018 Sepse mburoja jonë i përket Zotit dhe mbreti ynë të Shenjtit të Izraelit.

89:19b.PSA.089.019 Ti i fole atëherë në vegim të dashurit tënd dhe the: "Ndihmova një të fuqishëm, përlëvdova një të zgjedhur nga populli.

89:20b.PSA.089.020 Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, dhe e vajosa me vajin tim të shenjtë.

89:21b.PSA.089.021 Dora ime do ta përkrahë me vendosmëri dhe krahu im do ta forcojë.

89:22b.PSA.089.022 Armiku nuk do ta shtypë dhe i ligu nuk do ta pikëllojë.

89:23b.PSA.089.023 Do të asgjesoj para tij armiqtë e tij dhe do të godas ata që e urrejnë.

89:24b.PSA.089.024 Besnikëria ime dhe mirësia ime do të jenë me të, dhe me emrin tim do të bëhet i fuqishëm.

89:25b.PSA.089.025 Do ta shtrij dorën e tij mbi detin dhe dorën e djathtë të tij mbi lumenjtë.

89:26b.PSA.089.026 Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: "Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit".

89:27b.PSA.089.027 Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut.

89:28b.PSA.089.028 Do të përdor mirësi ndaj tij përjetë, dhe besëlidhja ime me të do të mbetet e qëndrueshme.

89:29b.PSA.089.029 Do t'i bëj gjithashtu pasardhësit e tij të përjetshem dhe fronin e tij si ditët e qiejve.

89:30b.PSA.089.030 Në rast se bijtë e tij braktisin ligjin tim dhe nuk ecin, sipas urdhërimeve të mia,

89:31b.PSA.089.031 në rast se shkelin statutet e mia dhe nuk respektojnë urdhërimet e mia,

89:32b.PSA.089.032 unë do ta dënoj shkeljen e tyre me shufër dhe paudhësinë e tyre me të rrahura,

89:33b.PSA.089.033 por nuk do ta heq mirësinë time prej tij dhe nuk do të lë që besnikëria ime të jetë e mangët.

89:34b.PSA.089.034 Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t'i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime.

89:35b.PSA.089.035 Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej Davidin;

89:36b.PSA.089.036 pasardhësit e tij do të jenë përjetë dhe froni i tij do të jetë si dielli para meje,

89:37b.PSA.089.037 do të jenë të qëndrueshëm si hëna, dhe dëshmitari në qiell është besnik". (Sela)

89:38b.PSA.089.038 Por ti na ke braktisur dhe na ke kthyer; je zemëruar shumë kundër të vajosurin tënd.

89:39b.PSA.089.039 Ti ke përçmuar besëlidhjen e lidhur me shërbëtorin tënd dhe ke përdhosur kurorën e tij, duke bërë që të bjerë për tokë.

89:40b.PSA.089.040 Ke shembur gjithë mbrojtjet e tij dhe i ke katandisur në gërmadha kalatë e tij.

89:41b.PSA.089.041 Tërë kalimtarët e kanë plaçkitur dhe ai është bërë gazi i fqinjëve të tij.

89:42b.PSA.089.042 Ke lavdëruar dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij dhe ke bërë të gëzohen tërë armiqtë e tu.

89:43b.PSA.089.043 Ke prishur tehun e shpatës së tij dhe nuk e ke ndihmuar në betejë.

89:44b.PSA.089.044 I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij.

89:45b.PSA.089.045 Ke shkurtuar ditët e rinisë së tij dhe e ke mbuluar me turp. (Sela)

89:46b.PSA.089.046 Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?

89:47b.PSA.089.047 Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve?

89:48b.PSA.089.048 Cili është njeriu që jeton, pa parë vdekjen dhe që mund ta shkëputë jetën e tij nga pushteti Sheolit? (Sela)

89:49b.PSA.089.049 Ku janë, o Zot, mirësitë e tua të lashta, për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë tënde?

89:50b.PSA.089.050 Kujto, o Zot, fyerjen që iu bë shërbëtorëve të tu, dhe si unë mbaj në zemër fyerjen e rëndë të të gjitha kombeve,

89:51b.PSA.089.051 me të cilën armiqtë e tu kanë fyer, o Zot, me të cilën kanë fyer hapat e të vajosurit tënd.

89:52b.PSA.089.052 I bekuar qoftë Zoti përjetë. Amen, po, amen!

90

90:1b.PSA.090.001 O Zot, ti ke qenë për ne një strehë brez pas brezi.

90:2b.PSA.090.002 Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia.

90:3b.PSA.090.003 Ti e kthen njeriun në pluhur dhe thua: "Kthehuni, o bij të njerëzve".

90:4b.PSA.090.004 Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshme që ka kaluar, ose sikur të gdhish një natë.

90:5b.PSA.090.005 Ti i përlan si një përmbytje. Ato janë si një ëndërr, janë si barr që gjelbëron në mëngjes.

90:6b.PSA.090.006 Në mëngjes ai lulëzon dhe gjelbëron, në mbrëmje kositet dhe thahet.

90:7b.PSA.090.007 Sepse jemi të konsumuar nga zemërimi yt dhe jemi të tmerruar nga tërbimi yt.

90:8b.PSA.090.008 Ti i vë fajet tona para teje, mëkatet tona të fshehta në dritën e fytyrës sate.

90:9b.PSA.090.009 Sepse tërë ditët tona zhduken në zemërimin tënd; ne po i mbarojmë vitet tona si një psherëtimë.

90:10b.PSA.090.010 Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhjetë vjet dhe për më të fortët në tetëdhjetë, por ajo që përbën krenarinë e tyre nuk është veçse mundim dhe dëshirë për t'u dukur, sepse kalon me të shpejtë dhe ne fluturojmë tutje.

90:11b.PSA.090.011 Kush e njeh forcën e zemërimit tënd dhe mërinë tënde sipas frikës që duhet pasur prej teje?

90:12b.PSA.090.012 Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.

90:13b.PSA.090.013 Kthehu, o Zot! Deri kur? Dhe ki mëshirë për shërbëtorët e tu.

90:14b.PSA.090.014 Na ngop në mëngjes me mirësinë tënde, dhe ne do të ngazëllojmë dhe do të kënaqemi në të gjitha ditët tona.

90:15b.PSA.090.015 Na gëzo në përpjestim me ditët që na ke pikëlluar dhe në kompensim të viteve që kemi vuajtur nga fatkeqësitë.

90:16b.PSA.090.016 Qoftë e qartë vepra jote shërbëtorëve të tu dhe lavdia jote bijve të tyre.

90:17b.PSA.090.017 Hiri i Zotit Perëndisë tonë qoftë mbi ne dhe e bëftë të qëndrueshme veprën e duarve tona; po, bëje të qëndrueshme veprën e duarve tona.

91

91:1b.PSA.091.001 Kush banon në strehën e Shumë të Lartit, pushon në hijen e të Plotfuqishmit.

91:2b.PSA.091.002 Unë i them Zotit: "Ti je streha ime dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj".

91:3b.PSA.091.003 Me siguri ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit të shpendëve dhe nga murtaja vdekjeprurëse.

91:4b.PSA.091.004 Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore.

91:5b.PSA.091.005 Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës, sa nga shigjeta që fluturon ditën,

91:6b.PSA.091.006 as nga murtaja që endet në terr, as nga shfarosja që bën kërdinë në mesditë.

91:7b.PSA.091.007 Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por aty nuk do të të afrohet.

91:8b.PSA.091.008 Mjafton që ti të këqyrësh me sytë e ty dhe do të shikosh shpërblimin e të pabesëve.

91:9b.PSA.091.009 Duke qenë se ke thënë: "O Zot, ti je streha ime, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde,

91:10b.PSA.091.010 nuk do të të gjejë asnjë e keqe, asnjë plagë nuk do t'i afrohet çadrës sate.

91:11b.PSA.091.011 Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.

91:12b.PSA.091.012 Ata do të të mbajnë në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur.

91:13b.PSA.091.013 Ti do të ecësh mbi luanin dhe gjarpërin helmues, do të shkelësh luanin e vogël dhe kuçedrën.

91:14b.PSA.091.014 Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, unë do ta çliroj dhe do ta çoj lart në vend të sigurt, sepse ai njeh emrin tim.

91:15b.PSA.091.015 Ai do të më kërkojë dhe unë do t'i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj.

91:16b.PSA.091.016 Do ta ngop me jetë të gjatë dhe do t'i tregoj shpëtimin tim.

92

92:1b.PSA.092.001 Éshtë bukur të kremtosh Zotin, dhe të këndosh lavdet në emrin tënd, o Shumë i Larti;

92:2b.PSA.092.002 të shpallësh në mëngjes mirësinë tënde dhe çdo natë besnikërinë tënde,

92:3b.PSA.092.003 me një harp me dhjetë tela, me lirën dhe me melodinë e qestes.

92:4b.PSA.092.004 Duke qenë se ti më ke gëzuar me atë që ke bërë, unë ngazëllohem për veprat e duarve të tua.

92:5b.PSA.092.005 Sa të mëdha janë veprat e tua, o Zot, sa të thella janë mendimet e tua!

92:6b.PSA.092.006 Njeriu pa mend nuk i njeh dhe budallai nuk kupton këtë:

92:7b.PSA.092.007 që të pabesët mbijnë si bari, dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi lulëzojnë për t'u shkatërruar përjetë.

92:8b.PSA.092.008 Por ti, o Zot, mbetesh i Shkëlqyeri përjetë.

92:9b.PSA.092.009 Sepse ja, armiqtë e tu, o Zot, sepse ja armiqtë e tu do të vdesin dhe gjithë ata që kryejnë paudhësi do të shpërndahen.

92:10b.PSA.092.010 Por ti më ke dhënë forcë të barabartë me atë të buallit, ti me ke vajosur me vaj të freskët.

92:11b.PSA.092.011 Dhe sytë e mi kanë për të parë disfatën e armiqve të mi dhe veshët e mi kanë për të dëgjuar disfatën e njerëzve të këqij që ngrihen kundër meje.

92:12b.PSA.092.012 I drejti do të lulëzojë si palma, do të rritet si kedri i Libanit.

92:13b.PSA.092.013 Ata që janë mbjellë në shtëpinë e Zotit do të lulëzojnë në kopshtet e Perëndisë tonë.

92:14b.PSA.092.014 Do të japin fryte edhe në pleqëri, do të jenë të lulëzuar dhe të blertë,

92:15b.PSA.092.015 për të shpallur që Zoti është i drejtë; ai është Kështjella ime dhe nuk ka asnjë padrejtësi tek ai.

93

93:1b.PSA.093.001 Zoti mbretëron; ai është veshur me madhështi; Zoti është mbuluar me mantel, është ngjeshur me forca. Po, bota është e qëndrueshme nuk do të tundet kurrë.

93:2b.PSA.093.002 Froni yt është nga përjetësia i qëndrueshëm; ti je i tillë nga përjetësia.

93:3b.PSA.093.003 Lumenjtë kanë ngritur, o Zot, lumenjtë kanë ngritur zërin e tyre; lumenjtë kanë ngritur valët e tyre plot zhurmë;

93:4b.PSA.093.004 por Zoti në vëndet shumë të larta është më i fuqishëm së zërat e ujërave të mëdha, më i fuqishëm se baticat e detit.

93:5b.PSA.093.005 Statutet e tua janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Shenjtëria i shkon shtëpisë sate, o Zot, përjetë.

94

94:1b.PSA.094.001 O Perëndi i hakmarrjes, o Zot, Perëndi i hakmarrjeve, shkëlqe.

94:2b.PSA.094.002 Çohu, o gjykatës i tokës, dhe jepu shpërblimin mëndjemëdhenjve.

94:3b.PSA.094.003 Deri kur të pabesët, o Zot, deri kur të pabesët do të triumfojnë?

94:4b.PSA.094.004 Ata vjellin fjalë dhe mbajnë fjalime të paturpshme; të gjithë ata që kryejnë paudhësi flasin me arrogancë.

94:5b.PSA.094.005 Ata marrin nëpër këmbë popullin tënd, o Zot, dhe shtypin trashëgiminë tënde.

94:6b.PSA.094.006 Vrasin gruan e ve dhe të huajin, dhe vrasin jetimët,

94:7b.PSA.094.007 dhe thonë: "Zoti nuk shikon, Perëndia i Jakobit nuk kupton".

94:8b.PSA.094.008 Kërkoni të kuptoni, o njerëz të pamend midis popullit; dhe ju budallenj, kur do të bëheni të zgjuar?

94:9b.PSA.094.009 Ai që ka vënë veshin, a nuk dëgjon? Ai që ka formuar syrin, a nuk shikon?

94:10b.PSA.094.010 Ai që ndreq kombet, a nuk do t'i dënojë ata, ai që i mëson diturinë njeriut?

94:11b.PSA.094.011 Zoti i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë veçse kotësi.

94:12b.PSA.094.012 Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd,

94:13b.PSA.094.013 për t'i dhënë prehje në ditët e fatkeqësisë, deri sa t'i hapet gropa të pabesit.

94:14b.PSA.094.014 Sepse Zoti nuk ka për të hedhur poshtë popullin e tij dhe nuk ka për të braktisur trashëgiminë e tij.

94:15b.PSA.094.015 Gjykimi do të mbështetet përsëri mbi drejtësinë, dhe tërë ata që janë të drejtë nga zemra do t'i shkojnë pas.

94:16b.PSA.094.016 Kush do të ngrihet në favorin tim kundër njerëzve të këqij? Kush do të më dalë krah kundër atyre që kryejnë paudhësi?

94:17b.PSA.094.017 Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte ndihmuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes.

94:18b.PSA.094.018 Kur thashë: "Këmba ime ngurron", mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur.

94:19b.PSA.094.019 Kur një numër i madh shqetësimesh më mbysnin, përdëllimet e tua më jepnin zemër.

94:20b.PSA.094.020 Do të jetë vallë aleati yt gjykata e padrejtë, që thur padrejtësi në emër të ligjit?

94:21b.PSA.094.021 Ata mblidhen tok kundër të drejtit dhe dënojnë gjakun e pafajshëm.

94:22b.PSA.094.022 Por Zoti është kështjella ime dhe Perëndia im është kalaja në të cilën gjej strehë.

94:23b.PSA.094.023 Ai do të lëshojë mbi ta ligësinë e tyre dhe do t'i bëjë të vdesin për shkak të paudhësisë së tyre; Zoti, Perëndia ynë, do t'i shkatërrojë.

95

95:1b.PSA.095.001 Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë.

95:2b.PSA.095.002 Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë.

95:3b.PSA.095.003 Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.

95:4b.PSA.095.004 Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve.

95:5b.PSA.095.005 I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.

95:6b.PSA.095.006 Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.

95:7b.PSA.095.007 Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij,

95:8b.PSA.095.008 "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë,

95:9b.PSA.095.009 ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia.

95:10b.PSA.095.010 Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia.

95:11b.PSA.095.011 Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time".

96

96:1b.PSA.096.001 Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

96:2b.PSA.096.002 Këndojini Zotit, bekoni emin e tij; lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij.

96:3b.PSA.096.003 Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mekullitë e tij midis tërë popujve.

96:4b.PSA.096.004 Sepse Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë; nga ai duhet të kemi frikë përmbi gjithë perënditë e tjera.

96:5b.PSA.096.005 Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë.

96:6b.PSA.096.006 Shkëlqimi dhe madhështia janë para tij, forca dhe bukuria janë në shenjtëroren e tij.

96:7b.PSA.096.007 Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.

96:8b.PSA.096.008 Jepini Zotit lavdinë që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani në oborret e tij.

96:9b.PSA.096.009 Bini përmbys përpara Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij, dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës.

96:10b.PSA.096.010 U thoni gjithë kombeve: "Zoti mbretëron; bota është vendosur mirë dhe nuk do të luajë nga vendi; ai do t'i gjykojë popujt me drejtësi".

96:11b.PSA.096.011 Le të gëzohen qiejtë dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjindet në të.

96:12b.PSA.096.012 Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjindet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit,

96:13b.PSA.096.013 sepse ai vjen, vjen për të gjykuar tokën. Ai do ta gjykojë botën me drejtësi dhe popujt në besnikërinë e tij.

97

97:1b.PSA.097.001 Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.

97:2b.PSA.097.002 Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.

97:3b.PSA.097.003 Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.

97:4b.PSA.097.004 Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet.

97:5b.PSA.097.005 Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.

97:6b.PSA.097.006 Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.

97:7b.PSA.097.007 U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.

97:8b.PSA.097.008 Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.

97:9b.PSA.097.009 Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.

97:10b.PSA.097.010 Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.

97:11b.PSA.097.011 Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.

97:12b.PSA.097.012 Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.

98

98:1b.PSA.098.001 Këndojini Zotit një himn të ri sepse ka bërë mrekulli; dora e tij e djathtë dhe krahu i tij i shenjtë i kanë siguruar shpëtimin.

98:2b.PSA.098.002 Zoti ka bërë të njohur shpëtimin e tij dhe ka shprehur drejtësinë e tij përpara kombeve.

98:3b.PSA.098.003 Ai ka mbajtur mend mirësinë e tij dhe besnikërinë e tij për shtëpinë e Izraelit; të tëra skajet e tokës kanë parë shpëtimin e Perëndisë tonë.

98:4b.PSA.098.004 Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.

98:5b.PSA.098.005 Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës.

98:6b.PSA.098.006 Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit.

98:7b.PSA.098.007 Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj.

98:8b.PSA.098.008 Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit,

98:9b.PSA.098.009 sepse ai vjen të gjykojë tokën; ai do të gjykojë botën me drejtësi dhe popujt me paanësi.

99

99:1b.PSA.099.001 Zoti mbretëron, popujt le të dridhen. Ai është ulur mbi Kerubinët, toka le të dridhet.

99:2b.PSA.099.002 Zoti është i madh në Sion dhe i shkëlqyeshëm mbi të gjithë popujt.

99:3b.PSA.099.003 Ata do të kremtojnë emrin tënd të madh dhe të tmerrshëm. Ai është i shenjtë.

99:4b.PSA.099.004 Mbreti është i fuqishëm dhe e do drejtësinë. Ti e ke vendosur të drejtën dhe e ushtrove Jakobin në gjykim dhe drejtësi.

99:5b.PSA.099.005 Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe bini përmbys përpara stolit të këmbëve të tij. Ai është i shenjtë.

99:6b.PSA.099.006 Moisiu dhe Aaroni qenë ndër priftërinjtë e tij, dhe Samueli ndër ata që përmendën emrin e tij; ata iu drejtuan Zotit dhe ai iu përgjigj atyre.

99:7b.PSA.099.007 Ai u foli atyre nga kolona e resë, dhe ata respektuan dëshmitë e tij dhe statutet që u dhe atyre.

99:8b.PSA.099.008 Ti plotësove dëshirën e tyre, o Zot, Perëndia ynë. Ti ishe për ata një Perëndi që fal, dhe kur dënon prapësitë e tyre.

99:9b.PSA.099.009 Përlëvdoni Zotin, Perëndinë tonë, dhe adhurojeni në malin e tij të shenjtë, sepse Zoti, Perëndia ynë, është i shenjtë.

100

100:1b.PSA.100.001 Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

100:2b.PSA.100.002 I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.

100:3b.PSA.100.003 Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.

100:4b.PSA.100.004 Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.

100:5b.PSA.100.005 Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.

101

101:1b.PSA.101.001 Unë do të këndoj mirësinë tënde dhe drejtësinë tënde; do të këndoj lavdet e tua, o Zot.

101:2b.PSA.101.002 Do të kujdesem të bëj një jetë të ndershme. Kur do të vish tek unë? Do të ec me zemër të pastër brenda shtëpisë sime.

101:3b.PSA.101.003 Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata.

101:4b.PSA.101.004 Zemra e çoroditur do të largohet nga unë; nuk dua t'ia di për të keqen.

101:5b.PSA.101.005 Do të shfaros atë që shpif tinëz kundër të afërmit; nuk do të duroj njeriun hundëpërpjetë dhe zemërkrenar.

101:6b.PSA.101.006 Sytë e mi do të jenë mbi besnikët e vendit dhe do t'i mbaj afër vetes; ai që do të ecë me ndershmëri do të jetë shërbëtori im.

101:7b.PSA.101.007 Kush vepron me mashtrim, nuk ka për të banuar në shtëpinë time; kush thotë gënjeshtra nuk do të qëndrojë para syve të mi.

101:8b.PSA.101.008 Çdo mëngjes do të asgjesoj gjithë të pabesët e vendit, për të çrrënjosur nga qyteti i Zotit të gjithë ata që kryejnë paudhësi.

102

102:1b.PSA.102.001 O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty.

102:2b.PSA.102.002 Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.

102:3b.PSA.102.003 Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri.

102:4b.PSA.102.004 Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, dhe unë harroj madje të ha ushqim.

102:5b.PSA.102.005 Duke vajtuar vazhdimisht, lëkura ime po u ngjitet kockave të mia.

102:6b.PSA.102.006 I ngjaj pelikanit të shketëtirës dhe jam bërë si bufi i vendeve të shkretuara.

102:7b.PSA.102.007 Jam pa gjumë dhe si harabeli i vetmuar mbi çati.

102:8b.PSA.102.008 Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje.

102:9b.PSA.102.009 Sepse e ha hirin si buka dhe përzjej lotët me atë që pi.

102:10b.PSA.102.010 Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg.

102:11b.PSA.102.011 Ditët e mia janë si hija që zgjatet, dhe unë po thahem si bari.

102:12b.PSA.102.012 Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi.

102:13b.PSA.102.013 Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi.

102:14b.PSA.102.014 Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij.

102:15b.PSA.102.015 Po, kombet do të kenë frikë nga emri i Zotit dhe gjithë mbretërit e dheut nga lavdia jote,

102:16b.PSA.102.016 kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij.

102:17b.PSA.102.017 Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre.

102:18b.PSA.102.018 Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin,

102:19b.PSA.102.019 sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun,

102:20b.PSA.102.020 për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje;

102:21b.PSA.102.021 me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij,

102:22b.PSA.102.022 kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t'i shërbyer Zotit.

102:23b.PSA.102.023 Rrugës ai ka pakësuar fuqinë time dhe ka shkurtuar ditët e mia.

102:24b.PSA.102.024 Kam thënë: "O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi.

102:25b.PSA.102.025 Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejtë janë vepër e duarve të tua;

102:26b.PSA.102.026 ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; ti do t'i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen.

102:27b.PSA.102.027 Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund.

102:28b.PSA.102.028 Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim dhe pasardhësit e tyre do të jenë të qëndrueshëm para teje".

103

103:1b.PSA.103.001 Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë.

103:2b.PSA.103.002 Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë.

103:3b.PSA.103.003 Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua,

103:4b.PSA.103.004 shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri;

103:5b.PSA.103.005 ai ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja.

103:6b.PSA.103.006 Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve.

103:7b.PSA.103.007 Ai i tregon Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij.

103:8b.PSA.103.008 Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.

103:9b.PSA.103.009 Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë.

103:10b.PSA.103.010 Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona.

103:11b.PSA.103.011 Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij.

103:12b.PSA.103.012 Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona.

103:13b.PSA.103.013 Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij.

103:14b.PSA.103.014 Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.

103:15b.PSA.103.015 Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës;

103:16b.PSA.103.016 në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.

103:17b.PSA.103.017 Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,

103:18b.PSA.103.018 për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij për t'i zbatuar në praktikë.

103:19b.PSA.103.019 Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejtë, dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka.

103:20b.PSA.103.020 Bekoni Zotin ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij.

103:21b.PSA.103.021 Bekoni Zotin, ju, tërë ushtritë e tij, ju, tërë ministrat e tij, që zbatoni vullnetin e tij.

103:22b.PSA.103.022 Bekoni Zotin, ju, të gjitha veprat e tij, në të tëra vendet e sundimit të tij. Shpirti im, beko Zotin!

104

104:1b.PSA.104.001 Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perëndia im, ti je jashtëzakonisht i madh; je veshur me shkëlqim dhe madhështi.

104:2b.PSA.104.002 Ai të mbështjell me dritë si të ishte një mantel dhe i shtrin qiejtë si një çadër;

104:3b.PSA.104.003 ai ndërton mbi ujërat dhomat e tij të larta, i bën retë si qerren e tij dhe ecën mbi krahët erës.

104:4b.PSA.104.004 I bën erërat lajmëtarë të tij dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij.

104:5b.PSA.104.005 Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.

104:6b.PSA.104.006 Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet.

104:7b.PSA.104.007 Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim.

104:8b.PSA.104.008 Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to.

104:9b.PSA.104.009 Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën.

104:10b.PSA.104.010 Ai bën që të dalin burime në luginat; ato rrjedhin midis maleve,

104:11b.PSA.104.011 dhe u japin për të pirë tërë kafshëve të fushës; gomarët e egër shuajnë etjen e tyre.

104:12b.PSA.104.012 Pranë tyre banojnë shpendët e qiellit; midis gjelbërimeve lartojnë këngën e tyre.

104:13b.PSA.104.013 Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua.

104:14b.PSA.104.014 Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij,

104:15b.PSA.104.015 dhe verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që bën të shkëlqejë fytyra tij dhe bukën që i jep forcë zemrës së njeriut.

104:16b.PSA.104.016 Kështu ngopen drurët e Zotit dhe kedrat e Libanit që ai ka mbjellë;

104:17b.PSA.104.017 aty bëjnë folenë e tyre zogjtë, ndërsa lejleku bën nëpër selvitë banesën e tij.

104:18b.PSA.104.018 Malet e larta janë për dhitë e egra, shkëmbinjtë janë streha e lepujve.

104:19b.PSA.104.019 Ai ka bërë hënën për stinët, dielli e di orën e perëndimit të tij.

104:20b.PSA.104.020 Ti dërgon terrin dhe bëhet natë; gjatë asaj shkojnë rreth e qark gjithë kafshët e pyllit.

104:21b.PSA.104.021 Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre.

104:22b.PSA.104.022 Por, kur lind dielli, ata tërhiqen dhe rrinë në strofkat e tyre.

104:23b.PSA.104.023 Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje.

104:24b.PSA.104.024 Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.

104:25b.PSA.104.025 Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta;

104:26b.PSA.104.026 e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t'u tallur në të.

104:27b.PSA.104.027 Të gjithë presin që ti t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.

104:28b.PSA.104.028 Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira.

104:29b.PSA.104.029 Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.

104:30b.PSA.104.030 Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.

104:31b.PSA.104.031 Lavdia e Zotit të rrojë përjetë; le të gëzohet Zoti me veprat e tij;

104:32b.PSA.104.032 ai shikon tokën dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.

104:33b.PSA.104.033 Unë do t'i këndoj Zotit deri sa të kem jetë; do t'i këndoj lavde Perëndisë tim deri sa të jem.

104:34b.PSA.104.034 Le të jetë mendimi im i pëlqyer prej tij; unë do të ngazëllohem tek Zoti.

104:35b.PSA.104.035 Le të zhduken mëkatarët nga toka dhe të pabesët mos qofshin më. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.

105

105:1b.PSA.105.001 Kremtoni Zotin, lutjuni për ndihmë emrit të tij, bëni të njohura veprat e tij midis popujve.

105:2b.PSA.105.002 Këndojini atij, këndojini lavde atij, mendoni thellë tërë mrekullitë e tij.

105:3b.PSA.105.003 Mburruni me emrin e tij të shenjtë; le të kënaqet zemra e tërë atyre që kërkojnë Zotin.

105:4b.PSA.105.004 Kërkoni Zotin dhe forcën e tij; kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij.

105:5b.PSA.105.005 Mbani mend çuditë që ai ka bërë, mrekullitë dhe gjykimet e gojës së tij,

105:6b.PSA.105.006 ju, o pasardhës së Abrahamit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhur të tij.

105:7b.PSA.105.007 Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij janë mbi gjithë tokën.

105:8b.PSA.105.008 Ai mban mend përjetë besëlidhjen e tij dhe për një mijë breza fjalën e komanduar prej tij,

105:9b.PSA.105.009 besëlidhjen që lidhi me Abrahamin dhe betimin që i bëri Isakut,

105:10b.PSA.105.010 që i konfirmoi Jakobit si statut të tij dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,

105:11b.PSA.105.011 duke thënë: "Unë do të të jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj",

105:12b.PSA.105.012 kur nuk ishin veçse një numër i vogël, shumë të pakët dhe të huaj në vend,

105:13b.PSA.105.013 dhe shkonin nga një komb te tjetri, nga një mbretëri te një popull tjetër.

105:14b.PSA.105.014 Ai nuk lejoi që t'i shtypte njeri; përkundrazi ndëshkoi disa mbretër për hir të tyre,

105:15b.PSA.105.015 dhe tha: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos bëni asnjë të keqe profetëve të mi".

105:16b.PSA.105.016 Pastaj solli zinë e bukës në vend dhe shkatërroi çdo burim ushqimesh.

105:17b.PSA.105.017 Dërgoi para tyre një njeri, Jozefin, që u shit si skllav.

105:18b.PSA.105.018 I shtrënguan këmbët me pranga dhe u rëndua me zinxhirë hekuri.

105:19b.PSA.105.019 Fjala e Zotit e vuri në provë, deri sa u plotësua ajo që kishte thënë.

105:20b.PSA.105.020 Atëherë mbreti dërgoi ta zgjidhnin, sunduesi i popujve dërgoi ta çlironin,

105:21b.PSA.105.021 dhe e bëri zot të shtëpisë së tij dhe qeveritar mbi të gjitha pasuritë e tij,

105:22b.PSA.105.022 për t'i lidhur princat e tij me gjykimin e tij dhe për t'u mësuar pleqve të tij diturinë.

105:23b.PSA.105.023 Edhe Izraeli erdhi në Egjipt dhe Jakobi qëndroi për ca kohë në vendin e Kamit.

105:24b.PSA.105.024 Dhe Perëndia e shumëzoi shumë popullin e tij dhe e bëri më të fuqishëm se armiqtë e tij.

105:25b.PSA.105.025 Pastaj ndryshoi zemrën e tyre, me qëllim që të urrenin popullin e tij dhe të kurdisnin mashtrime kundër shërbëtorëve të tij.

105:26b.PSA.105.026 Atëherë ai dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij, dhe Aaronin që ai kishte zgjedhur.

105:27b.PSA.105.027 Ata kryen midis tyre mrekullitë e urdhëruara prej tij dhe bënë çudira në tokën e Kamit.

105:28b.PSA.105.028 Dërgoi terrin dhe e bëri vendin të binte në errësirë, dhe ata nuk kundërshtuan fjalën e tij.

105:29b.PSA.105.029 I ndryshoi ujërat e tij në gjak dhe bëri që të ngordhnin peshqit e tij.

105:30b.PSA.105.030 Vendi i tyre u mbush me bretkosa të cilat hynë deri në dhomat e mbretërve të tyre.

105:31b.PSA.105.031 Me fjalën e tij erdhën një shumicë e madhe insektesh dhe mushkonjash në të gjithë territorin e tyre.

105:32b.PSA.105.032 U dërgoi breshër në vend të shiut dhe flakë zjarri në vendin e tyre;

105:33b.PSA.105.033 goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurët e fikut, shkatërroi drurët e territorit të tyre.

105:34b.PSA.105.034 Ai foli, dhe erdhën karkaleca dhe vemje në numër të madh,

105:35b.PSA.105.035 që përpinë tërë bimësinë e vendit të tyre dhe hëngrën frytin e tokës së tyre.

105:36b.PSA.105.036 Ai goditi edhe të gjithë të parëlindurit në vendin e tyre, prodhimet e para në tërë fuqinë e tyre;

105:37b.PSA.105.037 dhe e nxori popullin e tij me argjend dhe me ar, dhe nuk pati asnjeri ndër fiset e tij që të tronditej.

105:38b.PSA.105.038 Egjiptasit u gëzuan nga ikja e tyre, sepse tmerri i Izraelit kishte rënë mbi ta.

105:39b.PSA.105.039 Ai shpalosi një re për t'i mbuluar dhe ndezi një zjarr për t'i ndriçuar natën.

105:40b.PSA.105.040 Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.

105:41b.PSA.105.041 Çau shkëmbin dhe dolën prej tij ujëra; këto rridhnin në shketëtirë si një lumë.

105:42b.PSA.105.042 Sepse atij iu kujtua premtimi i shenjtë që i kishte bërë Abrahamit, shërbëtorit të tij;

105:43b.PSA.105.043 pastaj nxori popullin e tij me gëzim dhe njerëzit e tij të zgjedhur me britma gëzimi,

105:44b.PSA.105.044 dhe u dha atyre vendet e kombeve, dhe ata trashëguan frytin e mundit të popujve,

105:45b.PSA.105.045 me qëllim që të respektonin statutet e tij dhe t'u bindeshin ligjeve të tij. Aleluja.

106

106:1b.PSA.106.001 Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

106:2b.PSA.106.002 Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?

106:3b.PSA.106.003 Lum ata që respektojnë drejtësinë, që bëjnë atë që është e drejtë në çdo kohë.

106:4b.PSA.106.004 Mos më harro mua, o Zot, sipas mirësisë sate që tregon ndaj popullit tënd, dhe më vizito me shpëtimin tënd,

106:5b.PSA.106.005 me qëllim që të shoh mirëqënien e të zgjedhurve të tu, të kënaqem në gëzimin e kombit tënd dhe të mbushem me lavdi për trashëgiminë tënde.

106:6b.PSA.106.006 Ne dhe etërit tanë kemi mëkatuar, kemi bërë paudhësi dhe të këqija.

106:7b.PSA.106.007 Etërit tanë në Egjipt nuk i kuptuan mrekullitë e tua, nuk kujtuan numrin e madh të mirësive të tua dhe ngritën krye pranë detit, Deti i Kuq.

106:8b.PSA.106.008 Megjithatë Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij.

106:9b.PSA.106.009 I bërtiti Detit të Kuq dhe ai u tha, dhe i udhëhoqi nëpër humnerat si nëpër një shkretëtirë.

106:10b.PSA.106.010 I shpëtoi nga dora e atij që i urrente dhe i shpengoi nga dora e armikut.

106:11b.PSA.106.011 Dhe ujërat i mbuluan armiqtë e tyre, dhe nuk shpëtoi as edhe një prej tyre.

106:12b.PSA.106.012 Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe kënduan lavdinë e tij.

106:13b.PSA.106.013 Por shpejt i harruan veprat e tij dhe nuk pritën me besim plotësimin e planit të tij.

106:14b.PSA.106.014 U ndezën nga lakmia në shkretëtirë dhe e tunduan Perëndinë në vetmi.

106:15b.PSA.106.015 Dhe ai u dha atyre sa i kërkonin, por dërgoi midis tyre një lëngatë që pakësoi numrin e tyre.

106:16b.PSA.106.016 Kur në kamp patën smirë Moisiun dhe Aaronin, i shenjti i Zotit,

106:17b.PSA.106.017 toka u hap dhe përpiu Dathanin dhe groposi grupin e Abiramit.

106:18b.PSA.106.018 Një zjarr shpërtheu në mes të tyre dhe flaka i përpiu të pabesët.

106:19b.PSA.106.019 Bënë një viç në Horeb dhe adhuruan një shëmbëlltyrë prej metali të shkrirë,

106:20b.PSA.106.020 dhe e ndërruan lavdinë e tyre me shëmbëllytrën e një kau që ha bar.

106:21b.PSA.106.021 Harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre, që kishte bërë gjëra të mëdha në Egjipt,

106:22b.PSA.106.022 mrekullitë në vendin e Kamit, gjëra të tmerrshme në Detin e Kuq.

106:23b.PSA.106.023 Prandaj ai foli t'i shfarosë, por Moisiu, i zgjedhuri i tij, u paraqit mbi të çarën përpara tij për të penguar që zemërimi i tij t'i shkatërronte.

106:24b.PSA.106.024 Ata e përçmuan akoma vendin e mrekullueshëm, nuk i besuan fjalës së tij,

106:25b.PSA.106.025 por murmuritën në çadrat e tyre dhe nuk dëgjuan zërin e Zotit.

106:26b.PSA.106.026 Prandaj ai ngriti dorën kundër tyre, duke u betuar se do t'i rrëzonte në shkretëtirë,

106:27b.PSA.106.027 dhe se do t'i zhdukte pasardhësit e tyre midis kombeve dhe se do t'i shpërndante në të gjitha vendet.

106:28b.PSA.106.028 Ata i shërbyen edhe Baal-Peorit dhe hëngrën flijimet e të vdekurve.

106:29b.PSA.106.029 E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja.

106:30b.PSA.106.030 Por Finehasi u ngrit dhe bëri drejtësi; dhe murtaja pushoi.

106:31b.PSA.106.031 Dhe kjo iu vu në llogari të drejtësisë, brez pas brezi, përjetë.

106:32b.PSA.106.032 Ata e provokuan përsëri në ujërat e Meribas, dhe Moisiu pësoi të keqen për shkak të tyre,

106:33b.PSA.106.033 sepse e ashpërsoi frymën e tij (të Moisiut) dhe ai foli pa u menduar me buzët e tij.

106:34b.PSA.106.034 Ata nuk shkatërruan popujt, siç i kishte porositur Zoti;

106:35b.PSA.106.035 por u përzien midis popujve dhe mësuan veprat e tyre;

106:36b.PSA.106.036 u shërbyen idhujve të tyre, dhe këta u bënë një lak për ta;

106:37b.PSA.106.037 ua flijuan demonëve bijtë dhe bijat e tyre,

106:38b.PSA.106.038 dhe derdhën gjak të pafajshëm, gjakun e bijve të tyre dhe të bijave të tyre, që u flijuan për idhujtë e Kanaanit; dhe vendi u ndot nga gjaku i derdhur.

106:39b.PSA.106.039 Kështu ata u ndotën me veprat e tyre dhe u kurvëruan me aktet e tyre.

106:40b.PSA.106.040 Dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër popullit të tij, dhe ai ndjeu një neveri për trashëgiminë e tij.

106:41b.PSA.106.041 I la në dorë të kombeve, dhe u sunduan nga ata që i urrenin.

106:42b.PSA.106.042 Armiqtë e tyre i shtypën dhe ata iu nënshtruan pushtetit të tyre.

106:43b.PSA.106.043 Ai i çliroi shumë herë, por ata vazhduan të ngrenë krye dhe të zhyten në paudhësinë e tyre.

106:44b.PSA.106.044 Megjithatë ai i kushtoi kujdes ankthit të tyre, kur dëgjoi britmat e tyre,

106:45b.PSA.106.045 dhe iu kujtua besëlidhja e lidhur me ta dhe në dhemshurinë e madhe të tij u qetësua.

106:46b.PSA.106.046 Bëri që ata të fitojnë përkrahje ndër të gjithë ata që i kishin çuar në robëri.

106:47b.PSA.106.047 Na shpëto, o Zot, Perëndia ynë, dhe na mblidh midis kombeve, me qëllim që të kremtojmë emrin tënd të shenjtë dhe të lumturohemi duke të lëvduar.

106:48b.PSA.106.048 I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi. Dhe tërë populli le të thotë: "Amen". Aleluja.

107

107:1b.PSA.107.001 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

107:2b.PSA.107.002 Kështu thonë të shpenguarit prej Zotit që ai i ka çliruar nga dora e kundërshtarit,

107:3b.PSA.107.003 <add> dhe që ka mbledhur nga vende të ndryshme, nga lindja dhe perëndimi, nga veriu dhe nga jugu.

107:4b.PSA.107.004 Ata endeshin nëpër shkretëtirë, në vënde të shkretuara, dhe nuk gjenin asnjë qytet ku të banonin.

107:5b.PSA.107.005 Të uritur e të etur, jeta e tyre po ligështohej.

107:6b.PSA.107.006 Por në fatkeqësitë e tyre ata i thirrën Zotit dhe ai i çliroi nga ankthet e tyre;

107:7b.PSA.107.007 dhe i çoi në rrugën e drejtë, me qëllim që të arrinin në një qytet ku të banonin.

107:8b.PSA.107.008 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve.

107:9b.PSA.107.009 Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur.

107:10b.PSA.107.010 Të tjerë rrinin në terr dhe në hijen e vdekjes, robër të pikëlluar dhe në zinxhira,

107:11b.PSA.107.011 sepse ishin rebeluar kundër fjalëve të Perëndisë dhe i kishin përçmuar këshillat e Shumë të Lartit;

107:12b.PSA.107.012 prandaj ai rrëzoi zemrën e tyre me shqetësime; ata ranë poshtë dhe asnjeri nuk u vajti në ndihmë.

107:13b.PSA.107.013 Por në fatkeqësinë e tyre ata i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre,

107:14b.PSA.107.014 i nxori nga terri dhe nga hija e vdekjes dhe i këputi lidhjet e tyre.

107:15b.PSA.107.015 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve,

107:16b.PSA.107.016 sepse ai ka shembur portat prej bronzi dhe ka këputur shufrat prej hekuri.

107:17b.PSA.107.017 Disa njerëz pa mend vuanin për sjelljen e tyre rebele dhe për mëkatet e tyre;

107:18b.PSA.107.018 ata urrenin çdo ushqim dhe kishin arritur në prag të vdekjes,

107:19b.PSA.107.019 por në fatkeqësinë e tyre i thirrën Zotit, dhe ai i shpëtoi nga ankthet e tyre.

107:20b.PSA.107.020 Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa.

107:21b.PSA.107.021 Le ta kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë e tij në dobi të bijve të njerëzve;

107:22b.PSA.107.022 le të ofrojnë flijime lëvdimi dhe le të tregojnë veprat e tij me këngë gëzimi.

107:23b.PSA.107.023 Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,

107:24b.PSA.107.024 shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.

107:25b.PSA.107.025 Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.

107:26b.PSA.107.026 Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.

107:27b.PSA.107.027 Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç'të bëjnë.

107:28b.PSA.107.028 Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.

107:29b.PSA.107.029 Ai e fashit furtunën në një murmurim dhe valët e saj pushojnë.

107:30b.PSA.107.030 Kur ato qetësohen, ata gëzohen, dhe ai i çon në portin e dëshiruar prej tyre.

107:31b.PSA.107.031 Le të kremtojmë Zotin për mirësinë e tij dhe për mrekullitë që bën në dobi të bijve të njerëzve;

107:32b.PSA.107.032 le ta lëvdojnë në kuvendin e popullit dhe le ta lavdojnë në këshillin e pleqve.

107:33b.PSA.107.033 Ai i shndërroni lumenjtë në shkretëtirë dhe burimet e ujit në vende të thata;

107:34b.PSA.107.034 tokën pjellore në vend të thatë për shkak të sjelljes së keqe të banorëve të saj.

107:35b.PSA.107.035 Ai e shndërron shkretëtirën në liqen dhe tokën e thatë në burime uji.

107:36b.PSA.107.036 Atje ai strehon të uriturit, dhe këta ndërtojnë një qytet për të banuar,

107:37b.PSA.107.037 mbjellin arat dhe kultivojnë vreshta që prodhojnë një korrje të bollshme.

107:38b.PSA.107.038 Ai i bekon dhe ata shumëzohen fort, dhe ai nuk e pakëson bagëtinë e tyre.

107:39b.PSA.107.039 Por pastaj pakësohen në një numër të vogël dhe dobësohen për shkak të shtypjes, të fatkeqësisë dhe të ankthit.

107:40b.PSA.107.040 Ai hedh përbuzjen mbi princat dhe i bën që të enden nëpër vende të shkreta, ku nuk ekziston asnjë rrugë.

107:41b.PSA.107.041 Por e ngre nevojtarin nga varfëria dhe i shton familjet e tyre si një kope.

107:42b.PSA.107.042 Njerëzit e drejtë e shohin këtë dhe kënaqen, por tërë njerëzit e këqij e mbajnë gojën të mbyllur.

107:43b.PSA.107.043 Ai që është i urtë le t'i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit.

108

108:1b.PSA.108.001 Zemra ime është e prirur për mirë, o Perëndi, unë do të këndoj dhe do të kremtoj lëvdimet e tua me gjithë forcën time.

108:2b.PSA.108.002 Zgjohuni, o harpa dhe qeste, unë dua të zgjoj agimin.

108:3b.PSA.108.003 Unë do të të kremtoj midis popujve, o Zot, dhe do të këndoj lëvdimet e tua midis kombeve.

108:4b.PSA.108.004 Sepse mirësia jote është e madhe, arrin deri mbi qiejtë, dhe e vërteta jote deri te retë.

108:5b.PSA.108.005 Qofsh i përlëvduar, o Perëndi, përmbi qiejtë dhe lavdia jote shkëlqeftë mbi gjithë tokën,

108:6b.PSA.108.006 me qëllim që të dashurit e tu të çlirohen; shpëtomë me të djathtën tënde dhe përgjigjmu.

108:7b.PSA.108.007 Perëndia ka folur në shenjtërinë e tij: "Unë do të triumfoj, do ta ndaj Sikemin dhe do të mas luginën e Sukothit.

108:8b.PSA.108.008 Imi është Galaadi, imi është Manasi, Efraimi është forca e kokës sime, Juda është ligjvënësi im;

108:9b.PSA.108.009 Moabi është legeni ku unë lahem; mbi Edomin do të hedh sandalen time, mbi Filisti do të dërgoj britma triumfi".

108:10b.PSA.108.010 Kush do të më çojë në qytetin e fortë? Kush do të më çojë deri në Edom?

108:11b.PSA.108.011 A nuk je ti, o Perëndi, që na ke kthyer, dhe nuk del më, o Perëndi, me ushtritë tona?

108:12b.PSA.108.012 Na ndihmo ti kundër kundërshtarëve, sepse ndihma e njeriut është e kotë.

108:13b.PSA.108.013 Me Perëndinë do të kryejmë trimëri, dhe do të jetë ai që do t'i shtypë armiqtë tanë.

109

109:1b.PSA.109.001 O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht,

109:2b.PSA.109.002 sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare;

109:3b.PSA.109.003 më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak.

109:4b.PSA.109.004 Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes.

109:5b.PSA.109.005 Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje.

109:6b.PSA.109.006 Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij.

109:7b.PSA.109.007 Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat.

109:8b.PSA.109.008 Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij.

109:9b.PSA.109.009 Bijtë e tij mbetshin jetimë dhe gruaja e tij e ve.

109:10b.PSA.109.010 U bëfshin endacakë dhe lypsarë bijtë e tij dhe e kërkofshin ushqimin larg shtëpive të tyre të rrënuara.

109:11b.PSA.109.011 Fajdexhiu i marrtë të gjitha pasuritë e tij dhe të huajtë i vjedhshin frytin e mundit të tij.

109:12b.PSA.109.012 Askush mos pastë mëshirë për të dhe askujt mos i ardhtë keq për jetimët e tij.

109:13b.PSA.109.013 U shkatërrofshin pasardhësit e tij; në brezin e dytë emri i tyre u shoftë.

109:14b.PSA.109.014 U kujtoftë para Zotit paudhësia e etërve të tij dhe mëkati i nënës së tij mos u shoftë.

109:15b.PSA.109.015 U dalshin gjithnjë mëkatet e tyre para Zotit, me qëllim që ai të zhdukë nga toka kujtimin e tyre.

109:16b.PSA.109.016 Sepse atij nuk i shkoi ndër mend të kishte dhemshuri, por e ka përndjekur të varfërin, nevojtarin dhe atë që ishte zemërthyer deri sa t'u shkaktonte vdekjen.

109:17b.PSA.109.017 Mbasi e ka dashur mallkimin, rëntë ai mbi të; dhe mbasi nuk është kënaqur me bekimin, ky u largoftë prej tij.

109:18b.PSA.109.018 Mbasi u mbulua me mallkim si me një rrobe, i hyftë ai si ujë në trupin e tij dhe si vaj në kockat e tij;

109:19b.PSA.109.019 Qoftë për të si një rrobe që e mbulon dhe si një brez që e lidh përjetë.

109:20b.PSA.109.020 Qoftë ky nga ana e Zotit shpërblimi për kundërshtarët e mi dhe për ata që flasin keq kundër meje.

109:21b.PSA.109.021 Por ti, o Zot, o Zot, vepro në favorin tim për hir të emrit tënd, çliromë me dhemshurinë dhe mirësinë tënde,

109:22b.PSA.109.022 sepse unë jam i varfër dhe nevojtar, dhe zemra ime është plagosur brenda meje.

109:23b.PSA.109.023 Unë iki si një hije që zgjatet, jam i tronditur si një karkalec.

109:24b.PSA.109.024 Gjunjët e mi dridhen nga të pangrënët dhe trupi im është dobësuar për mungesë të dhjamit.

109:25b.PSA.109.025 Jam bërë një faqezi për ta; kur më shohin, tundin kokën.

109:26b.PSA.109.026 Ndihmomë, o Zot, Perëndia im, shpëtomë për dhemshurinë tënde,

109:27b.PSA.109.027 dhe ta dinë që kjo është vepër e duarve të tua, dhe që ti, o Zot, e ke bërë.

109:28b.PSA.109.028 Ata do të mallkojnë, por ti do të bekosh; kur të ngrihen, do të mbeten të hutuar, por shërbëtori yt do të gëzohet.

109:29b.PSA.109.029 U mbulofshin me turp kundërshtarët e mi dhe u mbështjellshin me turp si me mantel,

109:30b.PSA.109.030 Unë do të kremtoj me të madhe Zotin me gojën time dhe do ta lëvdoj në mes të një turme të madhe,

109:31b.PSA.109.031 sepse ai rri në të djathtë të të varfërit për ta shpëtuar nga ata që e dënojnë me vdekje.

110

110:1b.PSA.110.001 Zoti i thotë Zotërisë time: "Ulu në të djathtën time deri sa t'i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".

110:2b.PSA.110.002 Zoti do ta shtrijë nga Sioni skeptrin e fuqisë sate. Ai sundon në mes të armiqve të tu.

110:3b.PSA.110.003 Populli yt do të afrohet vullnetarisht ditën e pushtetit tënd; në madhështinë e shenjtërisë, nga gjiri i agimit, ti do të kesh vesën e rinisë sate.

110:4b.PSA.110.004 Zoti është betuar dhe nuk do të pendohet: "Ti je prift përjetë sipas urdhërit të Melkisedekut".

110:5b.PSA.110.005 Zoti është në të djathtën tënde. Ai ka për të zhdukur disa mbretër ditën e zemërimit të tij.

110:6b.PSA.110.006 Ai do të gjykojë kombet, do t'i mbushë me kufoma dhe do të zhdukë qeveritarët e pjesës më të madhe të tokës.

110:7b.PSA.110.007 Rrugës do të pijë ujë nga përroi dhe si pasojë do të ngrerë kokën.

111

111:1b.PSA.111.001 Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend.

111:2b.PSA.111.002 Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to.

111:3b.PSA.111.003 Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.

111:4b.PSA.111.004 Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen; Zoti është i dhemshur dhe plot mëshirë.

111:5b.PSA.111.005 Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e tij.

111:6b.PSA.111.006 Ai i tregoi popullit të tij fuqinë e veprave të tij, duke i dhënë trashëgiminë e kombeve.

111:7b.PSA.111.007 Veprat e duarve të tij janë e vërteta dhe drejtësia; tërë urdhërimet e tij janë të qëndrueshme,

111:8b.PSA.111.008 të patundura përjetë, për gjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi.

111:9b.PSA.111.009 Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij.

111:10b.PSA.111.010 Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi.

112

112:1b.PSA.112.001 Aleluja. Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij.

112:2b.PSA.112.002 Pasardhësit e tij do të jenë të fuqishëm mbi tokë, brezat e njerëzve të drejtë do të jenë të bekuar.

112:3b.PSA.112.003 Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.

112:4b.PSA.112.004 Drita lind në terr për ata që janë të drejtë, për njeriun e dhemshur, të mëshirshëm dhe të drejtë.

112:5b.PSA.112.005 Do të jetë i lumtur njeriu që ka dhemshuri dhe jep hua, dhe i drejton punët e tij me drejtësi,

112:6b.PSA.112.006 sepse nuk do të lëvizet kurrë; i drejti do të kujtohet gjithnjë.

112:7b.PSA.112.007 Ai nuk do t'u trëmbet lajmeve të këqia; zemra e tij është e fortë, me besim tek Zoti.

112:8b.PSA.112.008 Zemra e tij është e sigurt; ai nuk do të ketë fare frikë, deri sa të mos shikojë triumfues mbi armiqtë e tij.

112:9b.PSA.112.009 Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë dhe fuqia e tij do të ngrihet në lavdi.

112:10b.PSA.112.010 I pabesi do ta shohë dhe do të zemërohet, do të kërcëllijë dhëmbët dhe do të konsumohet; dëshira e të pabesëve nuk do të realizohet kurrë.

113

113:1b.PSA.113.001 Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.

113:2b.PSA.113.002 Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.

113:3b.PSA.113.003 Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.

113:4b.PSA.113.004 Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë.

113:5b.PSA.113.005 Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,

113:6b.PSA.113.006 kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?

113:7b.PSA.113.007 Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,

113:8b.PSA.113.008 për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.

113:9b.PSA.113.009 Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.

114

114:1b.PSA.114.001 Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,

114:2b.PSA.114.002 Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.

114:3b.PSA.114.003 Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.

114:4b.PSA.114.004 Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.

114:5b.PSA.114.005 Ç'pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?

114:6b.PSA.114.006 Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?

114:7b.PSA.114.007 Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,

114:8b.PSA.114.008 që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.

115

115:1b.PSA.115.001 Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.

115:2b.PSA.115.002 Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?".

115:3b.PSA.115.003 Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë.

115:4b.PSA.115.004 Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut.

115:5b.PSA.115.005 kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,

115:6b.PSA.115.006 kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin,

115:7b.PSA.115.007 kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnjë zë.

115:8b.PSA.115.008 Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre.

115:9b.PSA.115.009 O Izrael, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.

115:10b.PSA.115.010 O shtëpi e Aaronit, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.

115:11b.PSA.115.011 O ju që keni frikë nga Zoti; kini besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre.

115:12b.PSA.115.012 Zoti na kujtoi dhe do të na bekojë; po, ai do të bekojë shtëpinë e Izraelit dhe do të bekojë shtëpinë e Aaronit.

115:13b.PSA.115.013 Ai do të bekojë ata që kanë frikë nga Zoti, të vegjël dhe të mëdhenj.

115:14b.PSA.115.014 Zoti ju bëftë të rriteni, ju dhe bijtë tuaj.

115:15b.PSA.115.015 Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.

115:16b.PSA.115.016 Qiejtë janë qiejtë e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve.

115:17b.PSA.115.017 Nuk janë të vdekurit ata që lëvdojnë të Zotin, as ata që zbresin në vendin e heshtjes.

115:18b.PSA.115.018 Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja.

116

116:1b.PSA.116.001 Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia.

116:2b.PSA.116.002 Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime.

116:3b.PSA.116.003 Vargonjtë e vdekjes më kishin rrethuar dhe ankthet e Sheolit më kishin pushtuar; fatkeqësia dhe dhembja më kishin vënë përfund.

116:4b.PSA.116.004 Atëherë i kërkova ndihmë Zotit: "O Zot, të lutem, më shpëto".

116:5b.PSA.116.005 Zoti është i dhemshur dhe i drejtë, Perëndia ynë është i mëshirshëm.

116:6b.PSA.116.006 Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjendje të mjeruar, dhe ai më shpëtoi.

116:7b.PSA.116.007 Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, sepse Zoti të mbushi me të mira.

116:8b.PSA.116.008 Po, sepse ti ke çliruar jetën time nga vdekja, sytë e mi dhe lotët dhe këmbët e mia nga rrëzimi.

116:9b.PSA.116.009 Unë do të eci në prani të Zotit në tokën e të gjallëve.

116:10b.PSA.116.010 Unë kam besuar dhe prandaj flas. Unë isha shumë i pikëlluar,

116:11b.PSA.116.011 dhe thoja gjatë përhumbjes sime: "Çdo njeri është gënjeshtar".

116:12b.PSA.116.012 Ç'do t'i jap Zotit në këmbim të të gjitha të mirave që më ka bërë?

116:13b.PSA.116.013 Unë do të ngre kupën e shpëtimit dhe do të thërres emrin e Zotit.

116:14b.PSA.116.014 Do të plotësoj zotimet e mia ndaj Zotit në prani të të gjithë popullit të tij.

116:15b.PSA.116.015 Éshtë e çmueshme në sytë e Zotit vdekja e të shenjtëve të tij.

116:16b.PSA.116.016 Unë jam me të vërtetë shërbëtori yt, o Zot, jam shërbëtori yt, bir i shërbëtores sate; ti i këpute lidhjet e mia.

116:17b.PSA.116.017 Unë do të të ofroj një flijim falenderimi dhe do të përmend emrin e Zotit.

116:18b.PSA.116.018 Do t'i plotësoj zotimet e mia Zotit në prani të të gjithë popullit të tij,

116:19b.PSA.116.019 në oborret e shtëpisë së Zotit, në mesin tënd, o Jeruzalem. Aleluja.

117

117:1b.PSA.117.001 Lëvdoni Zotin, ju gjithë kombet! Kremtojini, ju gjithë popujt!

117:2b.PSA.117.002 Sepse e madhe është dhemshuria e tij ndaj nesh, dhe besnikëria e Zotit vazhdon përjetë. Aleluja.

118

118:1b.PSA.118.001 Kremtojeni Zotin sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

118:2b.PSA.118.002 Po, Izraeli le të thotë tani: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

118:3b.PSA.118.003 Po, tani shtëpia e Aaronit le të thotë: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

118:4b.PSA.118.004 Po, le të thonë tani ata që kanë frikë nga Zoti: "Dhemshuria e tij vazhdon përjetë".

118:5b.PSA.118.005 Në ankth kërkova Zotin, dhe Zoti m'u përgjigj dhe më çoi larg.

118:6b.PSA.118.006 Zoti është për mua; unë nuk do të kem fare frikë; çfarë mund të më bëjë njeriu?

118:7b.PSA.118.007 Zoti është për mua nga ata që më ndihmojnë, dhe unë do t'i shikoj triumfues armiqtë e mi.

118:8b.PSA.118.008 Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'i kesh besim njeriut.

118:9b.PSA.118.009 Éshtë më mirë të gjesh strehë tek Zoti se sa t'u kesh besim princave.

118:10b.PSA.118.010 Tërë kombet më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i zhduk ato.

118:11b.PSA.118.011 Më kishin rrethuar, po, më kishin rrethuar, por në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.

118:12b.PSA.118.012 Më kishin rrethuar si bleta, por u shuan si zjarr ferrishtash; në emër të Zotit unë do t'i shkatërroj.

118:13b.PSA.118.013 Ti më kishe shtyrë me dhunë për të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi.

118:14b.PSA.118.014 Zoti është forca ime dhe kënga ime, ai ka qenë shpëtimi im.

118:15b.PSA.118.015 Një britmë gëzimi dhe fitoreje jehon në çadrat e të drejtëve; dora e djathtë e Zotit bën çudi.

118:16b.PSA.118.016 E djathta e Zotit u ngrit; e djathta e Zotit bën çudi.

118:17b.PSA.118.017 Unë nuk do të vdes, por do të jetoj dhe do të tregoj veprat e Zotit.

118:18b.PSA.118.018 Zoti më ka ndëshkuar rëndë, por nuk më ka lënë në dorë të vdekjes.

118:19b.PSA.118.019 Më hapni portat e drejtësisë; unë do të hyj dhe do të kremtoj Zotin.

118:20b.PSA.118.020 Kjo është porta e Zotit, të drejtët do të kalojnë nëpër të.

118:21b.PSA.118.021 Unë do të të kremtoj, sepse më je përgjigjur dhe ke qenë shpëtimi im.

118:22b.PSA.118.022 Guri, që ndërtuesit kishin hedhur, u bë guri i qoshes.

118:23b.PSA.118.023 Kjo është vepër e Zotit, dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tona.

118:24b.PSA.118.024 Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.

118:25b.PSA.118.025 O Zot, na ndihmo tani; o Zot, bëj që tani të kemi mbarësi.

118:26b.PSA.118.026 I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit; ne ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.

118:27b.PSA.118.027 Zoti është Perëndia dhe ka bërë që mbi ne të shkëlqejë drita e tij; lidheni viktimën e flijimit në brirët e altarit.

118:28b.PSA.118.028 Ti je Perëndia im, unë do të të kremtoj; ti je Perëndia im, unë do të të përlëvdoj.

118:29b.PSA.118.029 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

119

119:1b.PSA.119.001 Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.

119:2b.PSA.119.002 Lum ata që respektojnë mësimet e tij, që e kërkojnë me gjithë zemër

119:3b.PSA.119.003 dhe nuk kryejnë të keqen, por ecin në rrugët e tij.

119:4b.PSA.119.004 Ti na ke urdhëruar të respektojmë urdhërimet e tua me kujdes.

119:5b.PSA.119.005 Oh, rrugët e mia qofshin të qëndrueshme në respektimin e statuteve të tua.

119:6b.PSA.119.006 Atëherë nuk do të turpërohem, kur të kem parasysh të gjitha urdhërimet e tua.

119:7b.PSA.119.007 Do të të kremtoj me zemër të drejtë ndërsa mësoj dekretet e tua të drejta.

119:8b.PSA.119.008 Do të respektoj statutet e tua, mos më braktis plotësisht.

119:9b.PSA.119.009 Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër? Duke e ruajtur me fjalën tënde.

119:10b.PSA.119.010 Të kam kërkuar me gjithë zemër; mos më lër të devijoj nga urdhërimet e tua.

119:11b.PSA.119.011 E kam ruajtur fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje.

119:12b.PSA.119.012 Ti je i bekuar, o Zot, më mëso statutet e tua.

119:13b.PSA.119.013 Me buzët e mia kam numëruar të gjitha dekretet e gojës sate.

119:14b.PSA.119.014 Gëzohem duke ndjekur porositë e tua, ashtu sikur të zotëroja tërë pasuritë.

119:15b.PSA.119.015 Do të mendoj thellë mbi urdhërimet e tua dhe do të marrë në konsideratë shtigjet e tua.

119:16b.PSA.119.016 Do të kënaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.

119:17b.PSA.119.017 Bëji të mirë shërbëtorit tënd, dhe unë do të jetoj dhe do të respektoj fjalën tënde.

119:18b.PSA.119.018 Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd.

119:19b.PSA.119.019 Unë jam i huaji mbi dhe; mos m'i fshih urdhërimet e tua.

119:20b.PSA.119.020 Shpirti im tretet nga dëshira e dekreteve të tua në çdo kohë.

119:21b.PSA.119.021 Ti i qorton kryelartët, që janë të mallkuar, sepse largohen nga urdhërimet e tua.

119:22b.PSA.119.022 Hiq prej meje turpin dhe përbuzjen, sepse unë i kam respektuar porositë e tua.

119:23b.PSA.119.023 Edhe sikur princat të ulen dhe të flasin kundër teje, shërbëtori yt do të mendohet thellë mbi ligjet e tua.

119:24b.PSA.119.024 Porositë e tua janë gëzimi im dhe këshilltarët e mi.

119:25b.PSA.119.025 Unë bie përmbys në pluhur; më ringjall sipas fjalës sate.

119:26b.PSA.119.026 Të kam treguar rrugët e mia, dhe ti më je përgjigjur; më mëso statutet e tua.

119:27b.PSA.119.027 Më bëj që të kuptoj rrugën e urdhërimeve të tua, dhe unë do të mendohem thellë mbi mrekullitë e tua.

119:28b.PSA.119.028 Jeta ime tretet në dhimbje; më jep forcë sipas fjalës sate.

119:29b.PSA.119.029 Mbamë larg nga gënjeshtra dhe, në hirin tënd, bëmë të njohur ligjin tënd.

119:30b.PSA.119.030 Kam zgjedhur rrugën e besnikërisë; i kam vënë dekretet e tua para vetes.

119:31b.PSA.119.031 Jam i lidhur me porositë e tua; o Zot, mos lejo që unë të hutohem.

119:32b.PSA.119.032 Do të veproj në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse ti do të më zgjerosh zemrën.

119:33b.PSA.119.033 Më mëso, o Zot, rrugën e statuteve të tu dhe unë do ta ndjek deri në fund.

119:34b.PSA.119.034 Më jep mënçuri dhe unë do ta ruaj ligjin tënd; po, do ta respektoj me gjithë zemër.

119:35b.PSA.119.035 Më bëj të ec në rrugën e urdhërimeve të tua, sepse në to gjej kënaqësinë time.

119:36b.PSA.119.036 Përkule zemrën time parimeve të tua dhe jo lakmisë.

119:37b.PSA.119.037 Largoji sytë e mi nga gjërat e kota dhe gjallëromë në rrugët e tua.

119:38b.PSA.119.038 Mbaje fjalën tënde shërbëtorit tënd, që ka frikë nga ty.

119:39b.PSA.119.039 Largo nga unë fyerjet e rënda, që më trëmbin, sepse dekretet e tua janë të mira.

119:40b.PSA.119.040 Ja, unë dëshiroj me zjarr urdhërimet e tua; gjallëromë në drejtësinë tënde.

119:41b.PSA.119.041 Le të më arrijë shpirtmadhësia jote, o Zot, dhe shpëtimi yt sipas fjalës sate.

119:42b.PSA.119.042 Kështu do të mund t'i përgjigjem atij që më fyen, sepse kam besim te fjala jote.

119:43b.PSA.119.043 Mos hiq plotësisht nga goja ime fjalën e së vërtetës, sepse unë kam shpresë te dekretet e tua.

119:44b.PSA.119.044 Kështu do të respektoj ligjin tënd vazhdimisht, përjetë.

119:45b.PSA.119.045 Do të ec në liri, sepse kërkoj urdhërimet e tua.

119:46b.PSA.119.046 Do të flas për porositë e tua para mbretërve dhe nuk do të turpërohem.

119:47b.PSA.119.047 Do të kënaqem me urdhërimet e tua, sepse i dua.

119:48b.PSA.119.048 Do të ngre duart e mia drejt urdhërimeve të tua, sepse i dua, dhe do të mendohem thellë mbi statutet e tua.

119:49b.PSA.119.049 Mbaje mend fjalën që i ke dhënë shërbëtorit tënd, me të cilën me kë bërë të kem shpresa.

119:50b.PSA.119.050 Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.

119:51b.PSA.119.051 Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji yt.

119:52b.PSA.119.052 Mbaj mend dekretet e tua të lashta, o Zot, dhe kjo më ngushëllon.

119:53b.PSA.119.053 Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.

119:54b.PSA.119.054 Statutet e tua kanë qenë kantikët e mi në shtëpinë e shtegëtimit tim.

119:55b.PSA.119.055 O Zot, unë kujtoj emrin tënd natën dhe respektoj ligjin tënd.

119:56b.PSA.119.056 Kjo ndodh sepse respektoj urdhërimet e tua.

119:57b.PSA.119.057 Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar të respektoj fjalët e tua.

119:58b.PSA.119.058 Të jam lutur shumë, me gjihë zemër; ki mëshirë për mua sipas fjalës sate.

119:59b.PSA.119.059 Kam shqyrtuar rrugët e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhërave të tua.

119:60b.PSA.119.060 Pa asnjë mëdyshje nxitova të respektoj urdhërimet e tua.

119:61b.PSA.119.061 Litarët e të pabesëve më kanë mbështjellë, por unë nuk e kam harruar ligjin tënd.

119:62b.PSA.119.062 Në mes të natës ngrihem që të të kremtoj, për shkak të dekreteve të tua të drejta.

119:63b.PSA.119.063 Unë jam shok i gjithë atyre që kanë frikë prej teje dhe i atyre që respektojnë urdhërimet e tua.

119:64b.PSA.119.064 O Zot, toka është e mbushur me mirësinë tënde; më mëso statutet e tua.

119:65b.PSA.119.065 Ti i ke bërë të mira shërbëtorit tënd, o Zot, sipas fjalës sate.

119:66b.PSA.119.066 Më mëso të gjykoj drejt dhe të kem njohje, sepse u besoj urdhërimeve të tua.

119:67b.PSA.119.067 Para se të pikëllohem endesha sa andej e këndej, por tani ndjek fjalën tënde.

119:68b.PSA.119.068 Ti je i mirë dhe bën të mira; më mëso statutet e tua.

119:69b.PSA.119.069 Kryelartët kanë trilluar kundër meje, por unë do të respektoj urdhërimet e tua me gjithë zemër.

119:70b.PSA.119.070 Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami; por unë kënaqem me ligjin tënd.

119:71b.PSA.119.071 Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.

119:72b.PSA.119.072 Ligji i gojës sate për mua është më i çmuar se mijëra monedha ari dhe argjendi.

119:73b.PSA.119.073 Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë; më jep zgjuarësi që të mund të mësoj urdhërimet e tua.

119:74b.PSA.119.074 Ata që kanë frikë prej teje do të më shohin dhe do të kënaqen, sepse pata shpresë në fjalën tënde.

119:75b.PSA.119.075 Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.

119:76b.PSA.119.076 Mirësia jote qoftë përdëllimi im, sipas fjalës që i ke dhënë shërbëtorit tënd.

119:77b.PSA.119.077 Ardhshin tek unë dhemshuritë e tua të mëdha dhe kështu paça mundësi të jetoj, sepse ligji yt është kënaqësia ime.

119:78b.PSA.119.078 U ngatërrofshin mëndjemëdhenjtë, sepse më trajtojnë në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye; por unë mendohem shumë mbi urdhërimet e tua.

119:79b.PSA.119.079 Le të drejtohen tek unë ata që kanë frikë nga ti dhe ata që njohin urdhërat e tua.

119:80b.PSA.119.080 Le të jetë zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qëllim që unë të mos ngatërrohem.

119:81b.PSA.119.081 Shpirti im shkrihet nga dëshira e zjarrtë e shpëtimit tënd; unë kam shpresë në fjalën tënde.

119:82b.PSA.119.082 Sytë e mi dobësohen duke pritur të shkojë në vend fjala jote, ndërsa them: "Kur do të më ngushëllosh?".

119:83b.PSA.119.083 Ndonëse jam bërë si një calik i ekspozuar në tym, nuk i kam harruar statutet e tua.

119:84b.PSA.119.084 Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t'u vish hakut atyre që më ndjekin?

119:85b.PSA.119.085 Mëndjemëdhenjtë kanë hapur gropa për mua; ata nuk veprojnë sipas ligjit tënd.

119:86b.PSA.119.086 Tërë urdhërimet e tua meritojnë besim; më përndjekin pa të drejtë; ndihmomë.

119:87b.PSA.119.087 Më kanë eliminuar gati gati nga toka, por unë nuk i kam braktisur urdhërimet e tua.

119:88b.PSA.119.088 Gjallëromë sipas mirësisë sate, dhe unë do të respektoj porositë e gojës sate.

119:89b.PSA.119.089 Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë.

119:90b.PSA.119.090 Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston.

119:91b.PSA.119.091 Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.

119:92b.PSA.119.092 Në qoftë se ligji yt nuk do të kishte qenë kënaqësia ime, do të isha zhdukur në pikëllimin tim.

119:93b.PSA.119.093 Nuk do t'i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.

119:94b.PSA.119.094 Unë jam yti; shpëtomë, sepse kam kërkuar urdhërimet e tua.

119:95b.PSA.119.095 Të pabesët më zënë pusi që unë të vdes, por unë do të mbështetem në parimet e tua.

119:96b.PSA.119.096 Pashë caqet e çdo gjëje të përsour, por urdhërimi yt nuk ka asnjë cak.

119:97b.PSA.119.097 Oh, sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën.

119:98b.PSA.119.098 Urdhërimet e tua më bëjnë më të urtë se armiqtë e mi, sepse janë gjithnjë me mua.

119:99b.PSA.119.099 Kuptoj më shumë se të gjithë mësuesit e mi, sepse urdhërimet e tua janë përsiatja ime.

119:100b.PSA.119.100 Kam më tepër zgjuarësi se pleqtë, sepse respektoj urdhërimet e tua.

119:101b.PSA.119.101 Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.

119:102b.PSA.119.102 Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar.

119:103b.PSA.119.103 Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.

119:104b.PSA.119.104 Me anë të urdhërimeve të tua unë përfitoj zgjuarësinë; prandaj urrej çdo shteg falsiteti.

119:105b.PSA.119.105 Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.

119:106b.PSA.119.106 Unë jam betuar dhe do ta mbaj betimin që të respektoj dekretet e tua të drejta.

119:107b.PSA.119.107 Unë jam shumë i pikëlluar, gjallëromë, o Zot, sipas fjalës sate.

119:108b.PSA.119.108 O Zot, prano ofertat spontane të gojës sime dhe mësomë dekretet e tua.

119:109b.PSA.119.109 Ndonëse e kam gjithnjë shpirtin në pëllëmbë të dorës, nuk e harroj ligjin tënd.

119:110b.PSA.119.110 Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua.

119:111b.PSA.119.111 Porositë e tua janë trashëgimia ime përjetë; ato janë gëzimi i zemrës sime.

119:112b.PSA.119.112 Jam zotuar me gjithë zemër për t'i zbatuar në praktikë statutet e tua përjetë, deri në fund.

119:113b.PSA.119.113 Unë i urrej njerëzit që gënjejnë, por e dua ligjin tënd.

119:114b.PSA.119.114 Ti je streha ime dhe mburoja ime; unë shpresoj në fjalën tënde.

119:115b.PSA.119.115 Largohuni, o njerëz të këqij, sepse unë dua të respektoj urdhërimet e Perëndisë tim.

119:116b.PSA.119.116 Më ndihmo sipas fjalës sate, që unë të jetoj, dhe të mos lejoj të ketë hutim në shpresën time.

119:117b.PSA.119.117 Përforcomë dhe unë do të shpëtoj, dhe do t'i kem gjithnjë statutet e tua përpara syve të mi.

119:118b.PSA.119.118 Ti i hedh poshtë të gjithë ata që largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre është gënjeshtër.

119:119b.PSA.119.119 Ti zhduk si fundërrina tërë të pabesët e tokës; prandaj unë i dua porositë e tua.

119:120b.PSA.119.120 Mishi im dridhet i tëri nga frika jote, dhe unë kam frikë nga dekretet e tua.

119:121b.PSA.119.121 Unë kam bërë atë që është e ndershme dhe e drejtë; mos më braktis në duart e shtypësve të mi.

119:122b.PSA.119.122 Jepi siguri dhe mbarësi shërbëtorit tënd, dhe mos lejo që mëndjemëdhenjtë të më shtypin.

119:123b.PSA.119.123 Sytë e mi dobësohen duke kërkuar shpëtimin tënd dhe fjalën e drejtësisë sate.

119:124b.PSA.119.124 Kujdesu për shërbëtorin tënd sipas mirësisë sate dhe mësomë statutet e tua.

119:125b.PSA.119.125 Unë jam shërbëtori yt; më jep mendje, që të mund të njoh porositë e tua.

119:126b.PSA.119.126 Éshtë koha, o Zot, që të veprosh; ata kanë anuluar ligjin tënd.

119:127b.PSA.119.127 Për këtë arësye unë i dua urdhërimet e tua më tepër se ari; po, më tepër se ari i kulluar.

119:128b.PSA.119.128 Për këtë arësye i konsideroj të drejta urdhërimet e tua dhe urrej çdo shteg të gënjeshtrës.

119:129b.PSA.119.129 Porositë e tua janë të mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.

119:130b.PSA.119.130 Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.

119:131b.PSA.119.131 Unë hap gojën time dhe psherëtij, nga dëshira e madhe e porosive të tua.

119:132b.PSA.119.132 Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua, ashtu si bën me ata që e duan emrin tënd.

119:133b.PSA.119.133 Stabilizoi hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë.

119:134b.PSA.119.134 Më çliro nga shtypja e njerëzve dhe unë do të respektoj urdhërimet e tua.

119:135b.PSA.119.135 Bëj që të shkëlqejë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd dhe më mëso statutet e tua.

119:136b.PSA.119.136 Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.

119:137b.PSA.119.137 Ti je i drejtë, o Zot, dhe dekretet e tua janë të drejta.

119:138b.PSA.119.138 Ti i ke përcaktuar porositë e tua me drejtësi dhe me besnikëri të madhe.

119:139b.PSA.119.139 Zelli im të tret, sepse armiqtë e mi kanë harruar fjalët e tua.

119:140b.PSA.119.140 Fjala jote është e pastër nga çdo zgjyrë; prandaj shërbëtori yt e do.

119:141b.PSA.119.141 Jam i vogël dhe i përbuzur, por nuk i harroi udhërimet e tua.

119:142b.PSA.119.142 Drejtësia jote është një drejtësi e përjetshme dhe ligji yt është i vërtetë.

119:143b.PSA.119.143 Ankthi dhe shqetësimi më kanë pushtuar, por urdhërimet e tua janë gëzimi im.

119:144b.PSA.119.144 Porositë e tua janë të drejta përjetë; më jep mendje dhe unë do të jetoj.

119:145b.PSA.119.145 Unë bërtas me gjithë zemër; përgjigjmu, o Zot, dhe unë do të respektoj statutet e tua.

119:146b.PSA.119.146 Unë të kërkoj; shpëtomë, dhe do të respektoj porositë e tua.

119:147b.PSA.119.147 Unë zgjohem para agimit dhe bërtas; unë kam shpresë te fjala jote.

119:148b.PSA.119.148 Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.

119:149b.PSA.119.149 Dëgjo zërin tim sipas mirësisë sate; o Zot, gjallëromë sipas dekretit tënd të drejtë.

119:150b.PSA.119.150 Kam afër vetes ata që ndjekin të keqen, por ata janë larg ligjit tënd.

119:151b.PSA.119.151 Ti je afër, o Zot, dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.

119:152b.PSA.119.152 Prej shumë kohe kam mësuar urdhërimet e tua, të cilat i ke vendosur përjetë.

119:153b.PSA.119.153 Merr parasysh pikëllimin tim dhe më çliro, sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.

119:154b.PSA.119.154 Mbro çështjen time dhe më shpengo; më gjallëro sipas fjalës sate.

119:155b.PSA.119.155 Shpëtimi është larg nga të pabesët, sepse ata nuk kërkojnë statutet e tua.

119:156b.PSA.119.156 Dhemshuritë e tua janë të mëdha, o Zot; më gjallëro sipas dekreteve të tua të drejta.

119:157b.PSA.119.157 Persekutuesit e mi dhe armiqtë e mi janë të shumtë; por unë nuk largohem nga porositë e tua.

119:158b.PSA.119.158 I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.

119:159b.PSA.119.159 Ki parasysh sa i dua urdhërimet e tua! O Zot, gjallëromë sipas mirësisë sate.

119:160b.PSA.119.160 Shuma e fjalës sate është e vërteta; dhe të gjitha dekretet e tua të drejta qëndrojnë përjetë.

119:161b.PSA.119.161 Princat më përndjekin pa arësye, por zemra ime ka shumë frikë nga fjala jote.

119:162b.PSA.119.162 Unë ndjej një gëzim të madh në fjalën tënde, ashtu si ai që gjen një plaçkë të madhe.

119:163b.PSA.119.163 Urrej dhe s'e shoh dot me sy gënjeshtrën, por e dua ligjin tënd.

119:164b.PSA.119.164 Të lëvdoj shtatë herë në ditë për dekretet e tua të drejta.

119:165b.PSA.119.165 Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë.

119:166b.PSA.119.166 O Zot, unë shpresoj në shpëtimin tënd dhe i zbatoj në praktikë urdhërimet e tua.

119:167b.PSA.119.167 Unë kam respektuar porositë e tua dhe i dua me të madhe.

119:168b.PSA.119.168 Kam respektuar urdhërimet e tua dhe porositë e tua, sepse të gjitha rrugët janë para teje.

119:169b.PSA.119.169 Le të arrijë deri te ti britma ime, o Zot; me jep mendja sipas fjalës sate.

119:170b.PSA.119.170 Le të arrijë deri te ti lutja ime, çliromë sipas fjalës sate.

119:171b.PSA.119.171 Buzët e mia do të përhapin lavde, me qëllim që ti të më mësosh statutet e tua.

119:172b.PSA.119.172 Gjuha ime do të shpallë fjalën tënde, sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta.

119:173b.PSA.119.173 Dora jote më ndihmoftë, sepse unë kam zgjedhur urdhërimet e tua.

119:174b.PSA.119.174 Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin tënd, o Zot, dhe ligji yt është gëzimi im.

119:175b.PSA.119.175 Le të kem mundësi të jetoj që të të lëvdoj, dhe le të më ndihmojnë dekretet e tua.

119:176b.PSA.119.176 Unë po endem si një dele e humbur. Kërko shërbëtorin tënd, sepse unë nuk i harroi urdhërimet e tua.

120

120:1b.PSA.120.001 Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.

120:2b.PSA.120.002 O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.

120:3b.PSA.120.003 Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?

120:4b.PSA.120.004 Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.

120:5b.PSA.120.005 I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!

120:6b.PSA.120.006 Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.

120:7b.PSA.120.007 Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.

121

121:1b.PSA.121.001 Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?

121:2b.PSA.121.002 Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.

121:3b.PSA.121.003 Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.

121:4b.PSA.121.004 Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.

121:5b.PSA.121.005 Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.

121:6b.PSA.121.006 Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.

121:7b.PSA.121.007 Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.

121:8b.PSA.121.008 Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.

122

122:1b.PSA.122.001 U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".

122:2b.PSA.122.002 Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.

122:3b.PSA.122.003 Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,

122:4b.PSA.122.004 ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.

122:5b.PSA.122.005 Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.

122:6b.PSA.122.006 Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.

122:7b.PSA.122.007 Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.

122:8b.PSA.122.008 Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".

122:9b.PSA.122.009 Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.

123

123:1b.PSA.123.001 Drejt teje i ngre sytë e mi, drejt teje që je ulur në qiejtë.

123:2b.PSA.123.002 Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë deri sa ai të ketë mëshirë për ne.

123:3b.PSA.123.003 Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne, sepse jemi velur jashtë mase me përçmimin.

123:4b.PSA.123.004 Shpirti ynë është velur jashtë mase me talljen e arrogantëve dhe me përçmimin e krenarëve.

124

124:1b.PSA.124.001 Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:

124:2b.PSA.124.002 "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,

124:3b.PSA.124.003 ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;

124:4b.PSA.124.004 atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,

124:5b.PSA.124.005 atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".

124:6b.PSA.124.006 Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.

124:7b.PSA.124.007 Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.

124:8b.PSA.124.008 Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.

125

125:1b.PSA.125.001 Ata që kanë besim tek Zoti janë si mali i Sionit, që nuk mund të lëvizet, por qëndron përjetë.

125:2b.PSA.125.002 Ashtu si Jeruzalemi është rrethuar nga male, kështu Zoti rri përreth popullit të tij, tani dhe përjetë.

125:3b.PSA.125.003 Sepse skeptri i të pabesëve nuk do të pushojë përjetë mbi trashëgiminë e të drejtëve, që të drejtët të mos i shtyjnë duart e tyre për të bërë të keqen.

125:4b.PSA.125.004 O Zot, bëju të mirë njerëzve të mirë dhe atyre që kanë zemër të ndershme.

125:5b.PSA.125.005 Por ata që ndjekin rrugë dredha-dredha, Zoti do t'i bëjë që të ecin bashkë me ata që bëjnë paudhësi. Paqja qoftë mbi Izrael.

126

126:1b.PSA.126.001 Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.

126:2b.PSA.126.002 Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta".

126:3b.PSA.126.003 Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.

126:4b.PSA.126.004 Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.

126:5b.PSA.126.005 Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi.

126:6b.PSA.126.006 Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.

127

127:1b.PSA.127.001 Në qoftë se Zoti nuk ndërton shtëpinë, me kot lodhen ndërtuesit; në qoftë se Zoti nuk ruan qytetin, më kot e ruanë rojet.

127:2b.PSA.127.002 Éshtë e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse ai u jep pushim atyre që do.

127:3b.PSA.127.003 Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.

127:4b.PSA.127.004 Si shigjeta në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë.

127:5b.PSA.127.005 Lum ai njeri që ka kukurën e tij plot! Ata nuk do të ngatërrohen kur të diskutojnë me armiqtë e tyre te porta.

128

128:1b.PSA.128.001 Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.

128:2b.PSA.128.002 Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.

128:3b.PSA.128.003 Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!

128:4b.PSA.128.004 Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.

128:5b.PSA.128.005 Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.

128:6b.PSA.128.006 Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.

129

129:1b.PSA.129.001 Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:

129:2b.PSA.129.002 "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.

129:3b.PSA.129.003 Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".

129:4b.PSA.129.004 Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.

129:5b.PSA.129.005 U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!

129:6b.PSA.129.006 U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;

129:7b.PSA.129.007 nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;

129:8b.PSA.129.008 dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".

130

130:1b.PSA.130.001 Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.

130:2b.PSA.130.002 O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.

130:3b.PSA.130.003 Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

130:4b.PSA.130.004 Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.

130:5b.PSA.130.005 Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.

130:6b.PSA.130.006 Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.

130:7b.PSA.130.007 O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.

130:8b.PSA.130.008 Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.

131

131:1b.PSA.131.001 O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të larta për mua.

131:2b.PSA.131.002 E kam qetësuar dhe e kam tulatur me të vërtetë shpirtin tim, si një fëmijë i zvjerdhur në gjirin e nënes së tij; shpirti im brenda meje është si një foshnje e zvjerdhur.

131:3b.PSA.131.003 O Izrael, shpreso tek Zoti, tani dhe përjetë.

132

132:1b.PSA.132.001 Mbaje mend, o Zot, Davidin dhe të gjitha mundimet e tij,

132:2b.PSA.132.002 ashtu si ai iu betua Zotit dhe lidhi kusht me të Fuqishmin e Jakobit, duke thënë:

132:3b.PSA.132.003 "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim;

132:4b.PSA.132.004 nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia,

132:5b.PSA.132.005 deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".

132:6b.PSA.132.006 Ja, dëgjuam të flitet për të në Efratah, e gjetëm në fushat e Jaarit.

132:7b.PSA.132.007 Le të shkojmë në banesën e tij, le ta adhurojmë përpara fronit të këmbëve të tij.

132:8b.PSA.132.008 Çohu, o Zot, dhe eja në vendin ku pushon ti dhe arka e forcës sate.

132:9b.PSA.132.009 Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi, dhe le të këndojnë nga gëzimi shenjtorët e tu.

132:10b.PSA.132.010 Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd, mos e dëbo fytyrën e të vajosurit tënd.

132:11b.PSA.132.011 Zoti iu betua Davidit në të vërtetë dhe nuk do të ndryshojë: "Unë do të vë mbi fronin tënd një fryt të të përbrendëshmëve të tua.

132:12b.PSA.132.012 Në rast se bijtë e tu do të respektojnë besëlidhjen time dhe porositë e mia, që unë do t'u mësojë atyre, edhe bijtë e tyre do të ulen përjetë mbi fronin tënd".

132:13b.PSA.132.013 Duke qenë se Zoti e ka zgjedhur Sionin, ai e ka dashur atë për banesën e tij:

132:14b.PSA.132.014 "Ky është vendi im i pushimit përjetë; këtu do të banoj, sepse e kam dashur.

132:15b.PSA.132.015 Do të bekoj fort zahiretë e tij, do t'i ngop me bukë të varfërit e tij;

132:16b.PSA.132.016 do t'i vedh priftërinjtë e tij me shpëtim, do të ngazëllojnë shenjtorët e tij me britma gëzimi.

132:17b.PSA.132.017 Këtu do ta rris fuqinë e Davidit dhe do t'i jap një llambë të vajosurit tim.

132:18b.PSA.132.018 Do t'i mbuloj me turp armiqtë e tij, por mbi të do të lulëzojë kurora e tij".

133

133:1b.PSA.133.001 Ja, sa e mirë dhe e kënaqshme është që vëllezërit të banojnë bashkë në unitet!

133:2b.PSA.133.002 Éshtë si vaji i çmuar i shpërndarë mbi krye, që zbret mbi mjekrën e Aaronit, që zbret deri në cep të rrobave të tij.

133:3b.PSA.133.003 Éshtë si vesa e Hermonit, që zbret mbi malet e Sionit, sepse atje Zoti ka vënë bekimin, jetën në përjetësi.

134

134:1b.PSA.134.001 Ja, bekoni Zotin, ju, të gjithë shërbëtorët e Zotit, që e kaloni natën në shtëpinë e Zotit.

134:2b.PSA.134.002 Ngrini duart në drejtim të shenjtores dhe bekoni Zotin.

134:3b.PSA.134.003 Të bekoftë Zoti nga Sioni, ai që ka krijuar qiejtë dhe tokën.

135

135:1b.PSA.135.001 Aleluja. Lëvdoni emrin e Zotit, lëvdojeni, o shërbëtorë të Zotit,

135:2b.PSA.135.002 që rrini në shtëpinë e Zotit, në oborret e shtëpisë së Perëndisë tonë.

135:3b.PSA.135.003 Lëvdoni Zotin, sepse Zoti është i mirë; i këndoni lavde emrit të tij, sepse ai është i dashur.

135:4b.PSA.135.004 Sepse Zoti ka zgjedhur për vete Jakobin, dhe Izraelin si thesar të tij të veçantë.

135:5b.PSA.135.005 Po, unë pranoj që Zoti është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë.

135:6b.PSA.135.006 Zoti bën ç'të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat.

135:7b.PSA.135.007 Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.

135:8b.PSA.135.008 Ai i goditi të parëlindurit e Egjiptit, si të njerëzve ashtu edhe të kafshëve,

135:9b.PSA.135.009 dërgoi shenja dhe mrekulli në mes teje, o Egjipt, mbi Faraonin dhe mbi të gjithë shërbëtorët e tij.

135:10b.PSA.135.010 Ai goditi kombe të mëdha dhe vrau mbretër të fuqishëm:

135:11b.PSA.135.011 Sionin, mbretin e Amorejve, Ogun, mbretin e Bashanit, dhe tërë mbretëritë e Kanaanit.

135:12b.PSA.135.012 Dhe vendet e tyre ua dhe në trashëgimi, në trashëgimi Izraelit, popullit të tij.

135:13b.PSA.135.013 O Zot, emri yt rron përjetë; kujtimi yt, o Zot, brez pas brezi.

135:14b.PSA.135.014 Sepse Zoti do t'i sigurojë drejtësinë popullit të tij dhe do të ketë mëshirë për shërbëtorët e tij.

135:15b.PSA.135.015 Idhujt e kombeve janë argjendi dhe ari, vepra të dorës së njeriut;

135:16b.PSA.135.016 kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin,

135:17b.PSA.135.017 kanë veshë por nuk dëgjojnë; nuk kanë frymë në gojën e tyre.

135:18b.PSA.135.018 Të ngjashëm me ta janë ata që i bëjnë, kushdo që ka besim tek ata.

135:19b.PSA.135.019 Shtëpi e Izraelit, bekoje Zotin; shtëpi e Aaronit, bekoje Zotin.

135:20b.PSA.135.020 Shtëpi e Levit, bekoje Zotin; ju që keni frikë nga Zoti, bekojeni Zotin.

135:21b.PSA.135.021 Nga Sioni u bekoftë Zoti, që banon në Jeruzalem. Aleluja.

136

136:1b.PSA.136.001 Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.

136:2b.PSA.136.002 Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

136:3b.PSA.136.003 Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:4b.PSA.136.004 atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:5b.PSA.136.005 atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:6b.PSA.136.006 atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:7b.PSA.136.007 atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:8b.PSA.136.008 diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:9b.PSA.136.009 hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

136:10b.PSA.136.010 Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:11b.PSA.136.011 dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:12b.PSA.136.012 me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

136:13b.PSA.136.013 Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:14b.PSA.136.014 dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:15b.PSA.136.015 por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

136:16b.PSA.136.016 Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:17b.PSA.136.017 atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:18b.PSA.136.018 dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;

136:19b.PSA.136.019 Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:20b.PSA.136.020 dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

136:21b.PSA.136.021 Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:22b.PSA.136.022 në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

136:23b.PSA.136.023 Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

136:24b.PSA.136.024 dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

136:25b.PSA.136.025 Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

136:26b.PSA.136.026 Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

137

137:1b.PSA.137.001 Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin;

137:2b.PSA.137.002 mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona.

137:3b.PSA.137.003 Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: "Na këndoni një këngë të Sionit".

137:4b.PSA.137.004 Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj?

137:5b.PSA.137.005 Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi;

137:6b.PSA.137.006 m'u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.

137:7b.PSA.137.007 Mbaji mënd, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thonin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet".

137:8b.PSA.137.008 O bijë e Babilonisë, që duhet të shkatërrohesh, lum ai që do ta lajë të keqen që na ke bërë!

137:9b.PSA.137.009 Lum ai që merr foshnjët e tua dhe i përplas kundër shkëmbit!

138

138:1b.PSA.138.001 Unë do të të kremtoj me gjithë zemër, përpara perëndive do të këndoj lavdet e tua.

138:2b.PSA.138.002 Do të adhuroj i kthyer nga tempulli yt i shenjtë dhe do të kremtoj emrin tënd për mirësinë tënde dhe vërtetësinë tënde, sepse ti ke përlëvduar fjalën tënde dhe emrin tënd përmbi çdo gjë tjetër.

138:3b.PSA.138.003 Ditën në të cilën të kërkova, ti m'u përgjigje dhe e rrite fuqinë e shpirtit tim.

138:4b.PSA.138.004 Tërë mbretërit e tokës do të të kremtojnë, o Zot, kur të dëgjojnë fjalët e gojës sate,

138:5b.PSA.138.005 dhe do të këndojnë rrugët e Zotit, sepse e madhe është lavdia e Zotit.

138:6b.PSA.138.006 Ndonëse Zoti është i shkëlqyeshëm, ai tregon kujdes për njerëzit e thjeshtë, por mëndjemadhin e njeh nga larg.

138:7b.PSA.138.007 Edhe sikur unë të eci në mes të fatkeqësisë, ti do të më ruash të gjallë; ti do të zgjatësh dorën kundër zemërimit të armiqve të mi, dhe dora jote e djathtë do të më shpëtojë.

138:8b.PSA.138.008 Zoti do të kryejë veprën e tij tek unë; o Zot, mirësia jote vazhdon përjetë; mos i braktis veprat e duarve të tua.

139

139:1b.PSA.139.001 Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.

139:2b.PSA.139.002 Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.

139:3b.PSA.139.003 Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.

139:4b.PSA.139.004 Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.

139:5b.PSA.139.005 Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.

139:6b.PSA.139.006 Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.

139:7b.PSA.139.007 Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?

139:8b.PSA.139.008 Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je edhe aty.

139:9b.PSA.139.009 Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,

139:10b.PSA.139.010 edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.

139:11b.PSA.139.011 Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:

139:12b.PSA.139.012 terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita; terri dhe drita janë të barabarta për ty.

139:13b.PSA.139.013 Po, ti ke formuar të përbrëndëshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënes sime.

139:14b.PSA.139.014 Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar; veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë.

139:15b.PSA.139.015 Kockat e mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në thellësitë e tokës.

139:16b.PSA.139.016 Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk ekzistonte ende.

139:17b.PSA.139.017 Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi! Sa i madh është gjithë numri i tyre!

139:18b.PSA.139.018 Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të shumtë se rëra; kur zgjohem jam ende me ty.

139:19b.PSA.139.019 Me siguri, ti do vrasësh të pabesin, o Perëndi; prandaj ju, njerëz gjakatarë largohuni nga unë.

139:20b.PSA.139.020 Ata flasin me pabesi kundër teje; armiqtë e tu përdorin më kot emrin tënd.

139:21b.PSA.139.021 A nuk i urrej vallë ata që të urrejnë, o Zot, dhe a nuk i urrej ata që ngrihen kundër teje?

139:22b.PSA.139.022 Unë i urrej me një urrejtje të përsosur; ata janë bërë armiqtë e mi.

139:23b.PSA.139.023 Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia.

139:24b.PSA.139.024 dhe shiko në se ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.

140

140:1b.PSA.140.001 Më çliro, o Zot, nga njerëzit e këqij; më mbro nga njerëzit e furishëm,

140:2b.PSA.140.002 që thurrin ligësi në zemër të tyre; ata mblidhen vazhdimisht për të bërë luftë.

140:3b.PSA.140.003 Mprehin gjuhën e tyre si gjarpëri dhe kanë helm gjarpëri nën buzët e tyre. (Sela)

140:4b.PSA.140.004 Më mbro, o Zot, nga duart e të pabesit dhe më mbro nga njeriu i dhunës, që komplotojnë për të më rrëzuar.

140:5b.PSA.140.005 Kryelartët kanë fshehur për mua një lak dhe litarë, më kanë ngritur një rrjetë buzë shtegut, kanë vënë kurthe për mua. (Sela)

140:6b.PSA.140.006 Unë i thashë Zotit: "Ti je Perëndia im; dëgjo, o Zot, britmën e lutjeve të mia.

140:7b.PSA.140.007 O Zot Perëndi, ti je forca e shpëtimit tim, ti e ke mbuluar kokën time ditën e betejës.

140:8b.PSA.140.008 O Zot, mos u jep të pabesëve atë që dëshirojnë; mos favorizo planet e tyre, që të mos lavdërohen. (Sela)

140:9b.PSA.140.009 Bëj që koka e atyre që më rrethojnë të mbulohet nga çoroditja e vetë buzëve të tyre.

140:10b.PSA.140.010 Rënçin mbi ta qymyre të ndezur; i hedhshin në zjarr, në gropa të thella, nga ku të mos mund të ngrihen.

140:11b.PSA.140.011 Njeriu gojëkeq mos qoftë i qëndrueshëm mbi tokë; fatkeqësia përndjektë njeriun e dhunës deri në shkatërrim".

140:12b.PSA.140.012 Unë e di që Zoti do të mbrojë çështjen e të pikëlluarit dhe do t'i sigurojë drejtësi të varfërit.

140:13b.PSA.140.013 Sigurisht të drejtët do të kremtojnë emrin tënd, dhe njerëzit e ndershëm do të banojnë të praninë tënde.

141

141:1b.PSA.141.001 O Zot, unë të këlthas ty; nxito të më përgjigjesh. Vëri veshin zërit tim, kur të këlthas ty.

141:2b.PSA.141.002 Le të arrijë lutja ime para teje si temjani, ngritja e duarve të mia si flijimi i mbrëmjes.

141:3b.PSA.141.003 O Zot, vër një roje para gojës sime.

141:4b.PSA.141.004 Mos lejo që zemra ime të priret nga asgjë e keqe dhe kështu të kryejë veprime të këqija bashkë me ata që bëjnë paudhësi; dhe bëj që unë të mos ha ushqimet e tyre të shijshme.

141:5b.PSA.141.005 Le të më rrahë madje i drejti, do të jetë një mirësjellje nga ana e tij; le të më qortojë ai, do të jetë si vaji mbi kokë; koka ime nuk ka për ta refuzuar. Por lutja ime vazhdon të jetë kundër veprimeve të tyre të këqija.

141:6b.PSA.141.006 Princat e tyre i hodhën nga skërkat dhe ata do t'i dëgjojnë fjalët e mia, sepse ato janë të këndshme.

141:7b.PSA.141.007 Ashtu si ai që lëron dhe çan tokën, kështu kockat tona janë të përhapura në hyrje të Sheolit.

141:8b.PSA.141.008 Por sytë e mia janë drejtuar te ti, o Zot, Zoti im; unë strehohem te ti, mos më lër të pambrojtur.

141:9b.PSA.141.009 Më ruaj nga laku që më kanë përgatitur dhe nga kurthet e njerëzve që kryejnë paudhësi.

141:10b.PSA.141.010 Të pabesët rënçin vetë në rrjetat e tyre, ndërsa unë do të kaloj tutje.

142

142:1b.PSA.142.001 Unë i këlthas me zërin tim Zotit; me zërin tim i lutem Zotit.

142:2b.PSA.142.002 Para tij paraqes vajtimin tim, para tij parashtroj fatkeqësinë time.

142:3b.PSA.142.003 Kur fryma po më dobësohej, ti e dije ecjen time. Ata kanë përgatitur një lak për mua te shtegu që po kaloja.

142:4b.PSA.142.004 Vështroj në të djathtën time dhe ja: nuk ka njeri që të më njohë; çdo rrugë shpëtimi është e mbyllur; asnjeri nuk kujdeset për jetën time.

142:5b.PSA.142.005 Unë të këlthas ty, o Zot, dhe të them: "Ti je streha ime, pjesa ime në tokën e të gjallëve.

142:6b.PSA.142.006 Dëgjo me vëmendje klithmën time, sepse jam katandisur si mos më keq; më çliro nga përndjekësit e mi, sepse janë më të fortë se unë.

142:7b.PSA.142.007 Më nxirr nga burgu që të mund të kremtoj emrin tënd. Të drejtët do të mblidhen tok rreth meje, sepse ti do të më mbushësh me të mira".

143

143:1b.PSA.143.001 Dëgjo lutjen time, o Zot, vëru veshin lutjeve të mia; përgjigjmu me besnikërinë dhe drejtësinë tënde.

143:2b.PSA.143.002 Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, sepse asnjë i gjallë nuk do të jetë i drejtë para teje.

143:3b.PSA.143.003 Sepse armiku më përndjek, ai e ka rrëzuar deri për tokë jetën time; më detyron të banoj në vende të errëta, ashtu si ata që kanë vdekur prej një kohe të gjatë.

143:4b.PSA.143.004 Prandaj fryma ime dobësohet brenda meje, dhe zemra ime e ka humbur krejt brenda trupit tim.

143:5b.PSA.143.005 Kujtoj ditët e lashta; bie në mendime të thella mbi tërë veprat e tua; reflektoj mbi gjëra që kanë bërë duart e tua.

143:6b.PSA.143.006 I zgjas duart e mia drejt teje; shpirti im është i etur për ty, si një tokë e thatë. (Sela)

143:7b.PSA.143.007 Nxito të më përgjigjesh, o Zot, fryma ime po dobësohet; mos më fshih fytyrën tënde, që të mos bëhem i ngjashëm me ata që zbresin në gropë.

143:8b.PSA.143.008 Më bëj të ndjej mirësinë tënde në mëngjes, sepse unë kam besim te ti; më trego rrugën nëpër të cilën duhet të eci, sepse unë e lartoj shpirtin tim drejt teje.

143:9b.PSA.143.009 Më çliro nga airmiqtë e mi, o Zot, te ti unë fshihem.

143:10b.PSA.143.010 Më mëso so ta plotësoj vullnetin tënd, sepse ti je Perëndia im; Fryma jote e mirë le të më udhëheqë në tokë të shenjtë.

143:11b.PSA.143.011 Gjallëromë, o Zot, për hir të emrit tënd; me drejtësinë tënde më shpëto nga fatkeqësia.

143:12b.PSA.143.012 Në mirësinë tënde shkatërro armiqtë e mi dhe zhduki tërë ata që e pikëllojnë shpirtin tim, sepse unë jam shërbëtori yt.

144

144:1b.PSA.144.001 Bekuar qoftë Zoti, kështjella ime, që i mëson duart e mia për luftë dhe gishtërinjtë e mi për betejë.

144:2b.PSA.144.002 Ai është hiri im dhe kështjella ime, streha ime e lartë dhe çliruesi im, mburoja ime në të cilën gjej strehë, ai që ma nënshtron mua popullin tim.

144:3b.PSA.144.003 O Zot, çfarë është njeriu që ti të kujdesesh për të, ose biri i njeriut që ti ta përfillësh?

144:4b.PSA.144.004 Njeriu është si një frymë dhe ditët e tij janë si hija që kalon.

144:5b.PSA.144.005 Uli qiejtë e tu, o Zot, dhe zbrit, dhe ata do të nxjerrin tym.

144:6b.PSA.144.006 Hidh rrufetë dhe shpërndaji, lësho shigjetat e tua dhe bëji të ikin.

144:7b.PSA.144.007 Shtrije dorën tënde nga lart, më shpëto dhe më çliro nga ujërat e mëdha dhe nga dora e të huajve,

144:8b.PSA.144.008 goja e të cilëve thotë gënjeshtra dhe dora e djathtë e tyre është një e djathtë mashtrimi.

144:9b.PSA.144.009 O Perëndi, do të këndoj një kantik të ri, do të këndoj lavdet e tua me një harpë me dhjetë tela.

144:10b.PSA.144.010 Ti, që u jep fitoren mbretërve dhe që çliron shërbëtorin tënd David nga shpata e kobshme,

144:11b.PSA.144.011 më shpëto dhe më çliro nga dora e të huajve, goja e të cilëve thotë gënjeshtra dhe dora e djathtë e tyre është një e djathtë mashtrimi.

144:12b.PSA.144.012 Bijtë tanë në rininë e tyre qofshin si një bimë e harlisur, dhe bijat tona qofshin si shtylla qosheje, të gdhendura mirë për të zbukuruar një pallat.

144:13b.PSA.144.013 Hambaret tona qofshin plot dhe paçin nga të gjitha të mirat; kopetë tona u shtofshin me mijëra dhe dhjetra mijëra në fushat tona;

144:14b.PSA.144.014 qetë tanë tërheqshin ngarkesa të rënda dhe mos pastë asnjë sulm të papritur, dalje të papritur as britmë në sheshet tona.

144:15b.PSA.144.015 Lum ai popull që është në gjendje të tillë, lum ai popull që ka për Perëndi Zotin.

145

145:1b.PSA.145.001 Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë.

145:2b.PSA.145.002 Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë.

145:3b.PSA.145.003 Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme.

145:4b.PSA.145.004 Një brez do t'i shpallë lëvdimet e veprave të tua tjetrit dhe do t'i njoftojë mrekullitë e tua.

145:5b.PSA.145.005 Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme.

145:6b.PSA.145.006 Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde.

145:7b.PSA.145.007 Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde.

145:8b.PSA.145.008 Zoti është i dhemshur dhe mëshirplot, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.

145:9b.PSA.145.009 Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tij.

145:10b.PSA.145.010 Tërë veprat e tua do të të kremtojnë, o Zot, dhe shenjtorët e tu do të të bekojnë.

145:11b.PSA.145.011 Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde,

145:12b.PSA.145.012 për t'u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.

145:13b.PSA.145.013 Mbretëria jote është një mbretëri përjet dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.

145:14b.PSA.145.014 Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.

145:15b.PSA.145.015 Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur.

145:16b.PSA.145.016 Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qënieje të gjallë.

145:17b.PSA.145.017 Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij.

145:18b.PSA.145.018 Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.

145:19b.PSA.145.019 Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton.

145:20b.PSA.145.020 Zoti mbron të gjithë ata që e duan dhe do të shkatërrojë të gjithë të pabesët.

145:21b.PSA.145.021 Goja ime do të tregojë lëvdimin e Zotit, dhe çdo qënie do të bekojë emrin e tij të shenjtë përjetë.

146

146:1b.PSA.146.001 Aleluja. Shpirti im, lëvdo Zotin.

146:2b.PSA.146.002 Unë do ta lëvdoj Zotn deri sa të kem jetë, do të këndoj lavde për Perëndinë tim gjatë gjithë jetës sime.

146:3b.PSA.146.003 Mos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund të shpëtojë.

146:4b.PSA.146.004 Kur fryma e tij ikën, ai kthehet përsëri në tokë dhe po atë ditë planet e tij zhduken.

146:5b.PSA.146.005 Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij,

146:6b.PSA.146.006 që ka krijuar qiejtë dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë,

146:7b.PSA.146.007 që u jep të drejtë të shtypurve dhe ushqim të uriturve. Zoti çliron të burgosurit.

146:8b.PSA.146.008 Zoti u hap sytë të verbërve, Zoti ngre ata që janë rrëzuar, Zoti i do të drejtët.

146:9b.PSA.146.009 Zoti mbron të huajt, ndihmon jetimin dhe gruan e ve, por përmbys udhën e të pabesëve.

146:10b.PSA.146.010 Zoti mbretëron përjetë, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi. Aleluja.

147

147:1b.PSA.147.001 Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t'i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh.

147:2b.PSA.147.002 Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit.

147:3b.PSA.147.003 Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre.

147:4b.PSA.147.004 Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre.

147:5b.PSA.147.005 I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij.

147:6b.PSA.147.006 Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij.

147:7b.PSA.147.007 Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë,

147:8b.PSA.147.008 që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet.

147:9b.PSA.147.009 Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin.

147:10b.PSA.147.010 Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut.

147:11b.PSA.147.011 Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij.

147:12b.PSA.147.012 Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion.

147:13b.PSA.147.013 Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje.

147:14b.PSA.147.014 Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë.

147:15b.PSA.147.015 Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.

147:16b.PSA.147.016 Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.

147:17b.PSA.147.017 Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t'i bëjë ballë të ftohtit të tij?

147:18b.PSA.147.018 Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin.

147:19b.PSA.147.019 Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij.

147:20b.PSA.147.020 Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.

148

148:1b.PSA.148.001 Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.

148:2b.PSA.148.002 Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.

148:3b.PSA.148.003 Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.

148:4b.PSA.148.004 Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.

148:5b.PSA.148.005 Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.

148:6b.PSA.148.006 Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.

148:7b.PSA.148.007 Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,

148:8b.PSA.148.008 zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij,

148:9b.PSA.148.009 mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra;

148:10b.PSA.148.010 ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;

148:11b.PSA.148.011 ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;

148:12b.PSA.148.012 të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.

148:13b.PSA.148.013 Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.

148:14b.PSA.148.014 Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.

149

149:1b.PSA.149.001 Aleluja. Këndojini Zotit një këngë të re, këndoni lavdinë e tij në kuvendin e shenjtorëve.

149:2b.PSA.149.002 Le të ngazëllohet Izraeli tek ai që e ka bërë, le të ngazëllohen bijtë e Sionit te Mbreti i tyre.

149:3b.PSA.149.003 Le të lëvdojnë emrin e tij me valle, të këndojnë lavdet e tij me dajre dhe me qeste,

149:4b.PSA.149.004 sepse Zoti kënaqet me popullin e tij; ai i kurorëzon me shpëtim njerëzit e përulur.

149:5b.PSA.149.005 Le të ngazëllohen shenjtorët në lavdi, le të këndojnë nga gëzimi mbi shtretërit e tyre.

149:6b.PSA.149.006 Le të kenë në gojën e tyre lavdet e Perëndisë dhe në dorën e tyre një shpatë që pret nga të dy anët;

149:7b.PSA.149.007 për t'u hakmarrë me kombet dhe për t'u dhënë ndëshkime popujve,

149:8b.PSA.149.008 për t'i lidhur mbretërit e tyre me zinxhirë dhe fisnikët e tyre me pranga hekuri,

149:9b.PSA.149.009 për të zbatuar mbi ta gjykimin e shkruar. Ky është nderi që u rezervohet mbarë shenjtorëve të tij. Aleluja.

150

150:1b.PSA.150.001 Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.

150:2b.PSA.150.002 Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.

150:3b.PSA.150.003 Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.

150:4b.PSA.150.004 Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.

150:5b.PSA.150.005 Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.

150:6b.PSA.150.006 Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.


Holder of rights
Multilingual Bible Corpus

Citation Suggestion for this Object
TextGrid Repository (2025). Albanian Collection. Psalms (Albanian). Psalms (Albanian). Multilingual Parallel Bible Corpus. Multilingual Bible Corpus. https://hdl.handle.net/21.11113/0000-0016-8982-A