1 Corinthians (Albanian)
1
1:1b.1CO.001.001 Pali, i thirrur apostull i Jezu Krishtit, me anë të vullnetit të Perëndisë, dhe vëllai Sosten,
1:2b.1CO.001.002 kishës së Perëndisë që është në Korint, të shenjtëruarve në Krishtin Jezus, të thirrur shenjtorë, bashkë me të gjithë ata që në çdo vend e thërrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit të tyre dhe tonit:
1:3b.1CO.001.003 hir dhe paqe për ju nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
1:4b.1CO.001.004 Përherë i falem nderit Perëndisë tim për ju, për hirin e Perëndisë, i cili ju është dhënë me anë të Jezu Krishtit,
1:5b.1CO.001.005 sepse në atë ju u bëtë të pasur në të gjitha, në çdo fjalë dhe në çdo njohuri,
1:6b.1CO.001.006 sikurse dëshmimi i Krishtit që u vërtetua ndër ju,
1:7b.1CO.001.007 kaq sa nuk ju mungon asnjë dhunti, ndërsa prisni zbulesën e Zotit tonë Jezu Krishtit,
1:8b.1CO.001.008 i cili edhe do t'ju vërtetojë deri në fund, që të jeni të paqortueshëm në ditën e Zotit tonë Jezu Krishtit.
1:9b.1CO.001.009 Besnik është Perëndia, nga i cili jeni thirrur në bashkësinë e Birit të tij Jezu Krishtit, Zotit tonë.
1:10b.1CO.001.010 Tani vëllezër, ju bëj thirrje në emër të Zotit tonë Jezu Krishtit të flisni që të gjithë të njëjtën gjë dhe të mos keni ndasi midis jush, por të jeni plotësisht të bashkuar, duke pasur një mendje dhe një vullnet.
1:11b.1CO.001.011 Sepse më është treguar për ju, o vë-llezër, nga ata të shtëpisë së Kloes, se në mes jush ka grindje.
1:12b.1CO.001.012 Dhe dua të them këtë, që secili nga ju thotë: ''Unë jam i Palit'', ''unë i Apolit'', ''unë i Kefës'' dhe ''unë i Krishtit''.
1:13b.1CO.001.013 Vallë i ndarë qenka Krishti? Mos Pali u kryqëzua për ju? Apo ju u pagëzuat në emër të Palit?
1:14b.1CO.001.014 E falënderoj Perëndinë që nuk kam pagëzuar asnjë nga ju, me përjashtim të Krispit dhe të Gait,
1:15b.1CO.001.015 që askush të mos thotë se e pagëzova në emrin tim.
1:16b.1CO.001.016 Unë pagëzova edhe familjen e Stefanës; përveç tyre nuk di të kem pagëzuar ndonjë tjetër.
1:17b.1CO.001.017 Sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoj, por të predikoj ungjillin, jo me dituri fjale, që kryqi i Krishtit të mos dalë i kotë.
1:18b.1CO.001.018 Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.
1:19b.1CO.001.019 Sepse është shkruar: ''Do të bëj të humbasë dituria e të diturve, dhe do ta asgjësoj zgjuarësinë e të zgjuarve''.
1:20b.1CO.001.020 Ku është i dituri? Ku është skribi? Ku është debatuesi i kësaj epoke? A nuk e bëri të marrë Perëndia diturinë e kësaj bote?
1:21b.1CO.001.021 Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit,
1:22b.1CO.001.022 sepse Judenjtë kërkojnë një shenjë dhe Grekët kërkojnë dituri,
1:23b.1CO.001.023 por ne predikojmë Krishtin të kryqëzuar, skandal për Judenjtë dhe marrëzi për Grekët,
1:24b.1CO.001.024 kurse për ata që janë të thirrur, qofshin Judenj ose Grekë, predikojmë Krishtin, fuqia e Perëndisë dhe diturinë e Perëndisë;
1:25b.1CO.001.025 sepse marrëzia e Perëndisë është më e ditur se njerëzit dhe dobësia e Perëndisë më e fortë se njerëzit.
1:26b.1CO.001.026 Shikoni në fakt thirrjen tuaj, vëllezër, sepse ndër ju ka jo shumë të ditur sipas mishit, jo shumë të fuqishëm, jo shumë fisnikë,
1:27b.1CO.001.027 por Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët;
1:28b.1CO.001.028 dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat jo fisnike të botës dhe gjërat e përçmuara, edhe gjërat që nuk janë, për të asgjësuar ato që janë,
1:29b.1CO.001.029 që asnjë mish të mos mburret përpara tij.
1:30b.1CO.001.030 Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili nga Perëndia u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim,
1:31b.1CO.001.031 që, sikurse është shkruar: ''Ai që mburret, le të mburret në Zotin''.
2
2:1b.1CO.002.001 Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nuk erdha me shkëlqim fjalësh a diturie, që t'ju shpall dëshminë e Perëndisë,
2:2b.1CO.002.002 sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit edhe atë të kryqëzuar.
2:3b.1CO.002.003 Edhe unë kam qenë te ju me dobësi, me frikë dhe drithërimë të madhe.
2:4b.1CO.002.004 Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bënë me fjalë mbushamendëse nga dituria njerëzore, por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë,
2:5b.1CO.002.005 që besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë.
2:6b.1CO.002.006 Dhe ne flasim dituri në mes njerëzish të pjekur, por jo diturinë e kësaj kohe dhe as të pushtetarëve të kësaj kohe, që nuk arrin asgjë,
2:7b.1CO.002.007 por flasim diturinë e Perëndisë të fshehur në mister, që Perëndia e kishte paracaktuar përpara kohërash për lavdinë tonë,
2:8b.1CO.002.008 të cilën asnjë nga pushtetarët e kësaj kohe nuk e ka njohur; sepse, po ta kishin njohur, nuk do të kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.
2:9b.1CO.002.009 Por, sikurse është shkruar: ''Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë''.
2:10b.1CO.002.010 Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë.
2:11b.1CO.002.011 Sepse cili nga njerëzit, pra, njeh gjërat e njeriut, përveç se fryma e njeriut që është në të? Po kështu asnjëri s'i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Fryma e Perëndisë.
2:12b.1CO.002.012 Dhe ne nuk kemi marrë frymën e botës, por Frymën që vjen nga Perëndia, që të njohim gjërat që na janë dhuruar falas nga Perëndia.
2:13b.1CO.002.013 Për këto edhe flasim, por jo me fjalë të mësuara nga dituria njerëzore, por të mësuara nga Fryma e Shenjtë, duke i krahasuar gjëra frymërore me fjalë frymërore.
2:14b.1CO.002.014 Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t'i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht.
2:15b.1CO.002.015 Por njeriu që është frymëror gjykon çdo gjë dhe vetë nuk është i gjykuar nga asnjeri.
2:16b.1CO.002.016 Sepse kush e ka njohur mendjen e Zotit që mund të mësojë atë? Por ne kemi mendjen e Krishtit.
3
3:1b.1CO.003.001 Dhe unë, o vëllezër, nuk munda t'ju flas si njerëz frymëror, por ju fola si njerëz të mishit, si foshnja në Krisht.
3:2b.1CO.003.002 Ju dhashë qumësht për të pirë dhe nuk ju dhashë ushqim të fortë, sepse nuk ishit në gjendje ta asimilonit, madje edhe tani jo, sepse jeni akoma të mishit;
3:3b.1CO.003.003 në fakt sepse midis jush ka smirë, grindje e përçarje a nuk jeni të mishit dhe a nuk ecni sipas mënyrës së njerëzve?
3:4b.1CO.003.004 Sepse, kur dikush thotë: ''Unë jam i Palit'', dhe një tjetër: ''Unë jam i Apolit'', a nuk jeni ju të mishit?
3:5b.1CO.003.005 Kush është, pra, Pali dhe kush është Apoli, veçse shërbëtor me anë të të cilëve ju besuat, edhe ashtu si Zoti i dha gjithsecilit?
3:6b.1CO.003.006 Unë mbolla, Apoli ujiti, po Perëndia i bëri të rriten.
3:7b.1CO.003.007 Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit.
3:8b.1CO.003.008 Por ai që mbjell dhe ai që ujit janë një, dhe secili do të marrë shpërblimin e vet sipas mundit të tij.
3:9b.1CO.003.009 Ne, pra, jemi bashkëpunëtorë të Perëndisë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
3:10b.1CO.003.010 Sipas hirit të Perëndisë që më është dhënë, si arkitekt i ditur, unë kam hedhur themelin dhe një tjetër ndërton mbi të; por secili të ketë kujdes se si ndërton mbi të,
3:11b.1CO.003.011 sepse askush nuk mund të hedhë themel tjetër përveç atij që është hedhur, i cili është Jezu Krishti.
3:12b.1CO.003.012 Dhe, në qoftë se dikush ndërton mbi këtë themel ar, argjend, gurë të çmuar, dru, sanë, kashtë,
3:13b.1CO.003.013 vepra e secilit do të shfaqet, sepse dita do ta tregojë; sepse do të zbulohet me anë të zjarrit, dhe zjarri do të provojë veprën e secilit e ç'lloji është.
3:14b.1CO.003.014 Në qoftë se vepra që dikush ka ndërtuar mbi themelin qëndron, ai do të marrë një shpërblim,
3:15b.1CO.003.015 në qoftë se vepra e tij digjet, ai do të pësojë humbje, por ai vetë do të shpëtohet, si përmes zjarrit.
3:16b.1CO.003.016 A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perëndisë dhe se Fryma e Perëndisë banon në ju?
3:17b.1CO.003.017 Në qoftë se dikush e prish tempullin e Perëndisë, Perëndia do ta prishë atë, sepse tempulli i Perëndisë, i cili jeni ju, është i shenjtë.
3:18b.1CO.003.018 Askush të mos mashtrojë vetveten; në qoftë se ndonjë nga ju mendon se është i urtë në këtë kohë, le të bëhet i marrë, që të mund të bëhet i urtë.
3:19b.1CO.003.019 Sepse dituria e kësaj bote është marrëzi pranë Perëndisë, sepse është shkruar: ''Ai i zë të urtët në dinakërinë e tyre'';
3:20b.1CO.003.020 dhe përsëri: ''Zoti i njeh mendimet e të urtëve se janë të kota''.
3:21b.1CO.003.021 Prandaj asnjë të mos mburret në njerëzit, sepse të gjitha gjërat janë tuajat;
3:22b.1CO.003.022 Pali, Apoli, Kefa, bota, jeta, vdekja, gjërat e tanishme dhe gjërat e ardhshme, të gjitha gjërat janë tuajat.
3:23b.1CO.003.023 Dhe ju jeni të Krishtit dhe Krishti është i Perëndisë.
4
4:1b.1CO.004.001 Kështu njeriu, pra, le të na mbajë për shërbëtorë të Krishtit dhe si administratorë të mistereve të Perëndisë.
4:2b.1CO.004.002 E tjetra që kërkohet nga administratorët, është që secili të gjendët besnik.
4:3b.1CO.004.003 Sa për mua, më intereson fort pak që të gjykohem prej jush ose prej një gjykate njerëzore; madje as vetveten nuk e gjykoj.
4:4b.1CO.004.004 Sepse nuk jam i vetëdijshëm për asnjë faj, por për këtë nuk jam justifikuar, por ai që më gjykon është Zoti.
4:5b.1CO.004.005 Prandaj mos gjykoni asgjë para kohe derisa të vijë Zoti, që do të nxjerrë në dritë gjërat e fshehta të errësirës dhe do të shfaqë këshillat e zemrave; dhe atëherë secili do të ketë lavdërimin e vet nga Perëndia.
4:6b.1CO.004.006 Dhe tani, o vëllezër, për të mirën tuaj, ia kalova këto gjëra vetes sime dhe Apolit, që nëpërmjet nesh të mësoni që të mos mendoni përtej asaj që është shkruar, që të mos krekoset ndonjë prej jush, njeri kundër tjetrit.
4:7b.1CO.004.007 Sepse çfarë të bën të ndryshëm? Çfarë ke ti që nuk e ke marrë? Dhe, nëse e ke marrë, pse krenohesh sikur nuk e ke marrë?
4:8b.1CO.004.008 Tashmë jeni të ngopur, tashmë jeni të pasur, tashmë u bëtë mbretër pa ne; dhe makar të ishit bërë mbretër, që edhe ne të mbretëronim me ju.
4:9b.1CO.004.009 Sepse unë mendoj se Perëndia na ka paraqitur ne apostujt si të fundit, si njerëz të dënuar për vdekje; sepse u bëmë lojë për botën, për engjëjt dhe për njerëzit.
4:10b.1CO.004.010 Ne jemi të marrë për Krishtin, por ju të urtë në Krishtin; ne jemi të dobët, por ju të fortë; ju jeni të nderuar, por ne të përbuzur.
4:11b.1CO.004.011 Deri tani vuajmë nga uria, etja, e jemi të zhveshur; jemi të qëlluar me shuplaka dhe endemi pa shtëpi,
4:12b.1CO.004.012 dhe mundohemi, duke punuar me duart tona; duke qenë të fyer, bekojmë; duke qenë të përndjekur, durojmë;
4:13b.1CO.004.013 duke qenë të sharë, lutemi; jemi bërë si pisllëku i botës, porsi plehrat e të gjithëve deri më sot.
4:14b.1CO.004.014 Këto gjëra nuk po i shkruaj që t'ju turpëroj, por që t'ju paralajmëroj si fëmijët e mi të dashur.
4:15b.1CO.004.015 Sepse, edhe sikur të kishit dhjetë mijë mësues në Krishtin, nuk do të kishit shumë etër, sepse unë ju kam dhënë jetë në Krishtin Jezus, me anë të ungjillit.
4:16b.1CO.004.016 Prandaj ju bëj thirrje të bëheni imituesit e mi.
4:17b.1CO.004.017 Për këtë arsye ju kam dërguar Timoteun, që është biri im i dashur dhe besnik në Zotin. Ky do t'ju kujtojë udhët e mia në Krishtin ashtu siç mësoj kudo në çdo kishë.
4:18b.1CO.004.018 Dhe disa u krekosën, sikur nuk do të vija më te ju;
4:19b.1CO.004.019 por shpejt kam për të ardhur te ju, në dashtë Zoti, dhe kam për të njohur jo fjalën, po fuqinë e atyre që janë krekosur,
4:20b.1CO.004.020 sepse mbretëria e Perëndisë nuk qëndron në fjalë, por në fuqi.
4:21b.1CO.004.021 Çfarë doni? Që të vij te ju me thupër apo me dashuri dhe me zemërbutësi?
5
5:1b.1CO.005.001 Kudo po dëgjohet se ndër ju ka kurvëri, madje një kurvëri të tillë që as nuk zihet në gojë ndër paganë, saqë një shkon me gruan e babait të vet.
5:2b.1CO.005.002 Dhe ju u krekosët e madje nuk vajtuat, që të hiqet nga mesi juaj ai që ka kryer një punë të tillë.
5:3b.1CO.005.003 Dhe unë, megjithëse nuk jam aty me trup, me frymë aty jam, dhe, sikur të isha i pranishëm, kam gjykuar tanimë atë që bëri këtë.
5:4b.1CO.005.004 Në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, mbasi të mblidheni ju bashkë me frymën time, me fuqinë e Zotit tonë Jezu Krisht,
5:5b.1CO.005.005 vendosa që ti dorëzohet ky njeri në dorë të Satanit për prishjen e mishit, që t'i shpëtohet fryma në ditën e Zotit Jezus.
5:6b.1CO.005.006 Mburrja juaj nuk është e mirë. A nuk e dini se pak maja e mbrun gjithë brumin?
5:7b.1CO.005.007 Hiqni, pra, majanë e vjetër, që të jeni një brumë i ri, siç jeni pa maja; sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne.
5:8b.1CO.005.008 Prandaj le të kremtojmë festën jo me maja të vjetër, as me maja ligësie dhe keqësie, por me bukë pa maja të sinqeritetit dhe të së vërtetës.
5:9b.1CO.005.009 Ju kam shkruar në letër, të mos përziheni me kurvarë,
5:10b.1CO.005.010 dhe aspak me kurvarët e kësaj bote, ose me lakmuesit ose me cubat, ose me idhujtarët, sepse atëherë duhet të dilni nga bota.
5:11b.1CO.005.011 Por tani ju shkrova të mos përziheni me atë, të ashtuquajturin vëlla, që është kurvar, ose lakmues ose idhujtar, o shpi-fës, o pijanec ose cub; me një të tillë bile as të mos hani bashkë.
5:12b.1CO.005.012 Sepse a më takon mua të gjykoj edhe ata që janë jashtë? A nuk i gjykoni ju të brendshmit?
5:13b.1CO.005.013 Por ata të jashtmit Perëndia i gjykon. Prandaj nxirreni të ligun nga vetja juaj.
6
6:1b.1CO.006.001 A guxon ndonjë nga ju, kur ka ndonjë çështje kundër një tjetri, të gjykohet përpara të padrejtëve dhe jo përpara shenjtorëve?
6:2b.1CO.006.002 A nuk e dini ju se shenjtorët do të gjykojnë botën? Dhe nëse bota do të gjykohet nga ju, a thua nuk jeni të zotët të gjykoni gjërat më të vogla?
6:3b.1CO.006.003 A nuk e dini ju se ne do të gjykojmë engjëj? Dhe aq më tepër mund të gjykojmë gjërat e kësaj jete!
6:4b.1CO.006.004 Pra, në qoftë se keni për të gjykuar çështje të kësaj jete, vini gjykatës ata që çmohen më pak në kishë.
6:5b.1CO.006.005 Këtë e them për turpin tuaj. Kështu midis jush nuk paska asnjë të urtë, i cili të jetë i zoti të gjykojë në mes të vëllezërve të tij?
6:6b.1CO.006.006 Por një vëlla hyn në gjyq me të vë-llanë, dhe kjo përpara të pabesëve.
6:7b.1CO.006.007 Gjithsesi është një e keqe që të keni gjyqe njëri me tjetrin. Pse nuk lejoni më mirë që t'ju bëhet padrejtësi? Pse nuk lejoni më mirë që të mashtroheni?
6:8b.1CO.006.008 Po, përkundrazi, ju bëni padrejtësi dhe mashtroni, dhe këto ua bëni vëllezërve.
6:9b.1CO.006.009 A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët,
6:10b.1CO.006.010 as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.
6:11b.1CO.006.011 Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Zotit Jezus dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.
6:12b.1CO.006.012 Çdo gjë më lejohet, por jo gjithçka është e dobishme; çdo gjë më lejohet, por unë nuk do të nënshtrohem asnjërës.
6:13b.1CO.006.013 Gjellët janë për barkun dhe barku për gjellët; por Perëndia do të shkatërrojë edhe këtë edhe atë; por trupi nuk është për kurvëri, po për Zotin, dhe Zoti për trupin.
6:14b.1CO.006.014 Tani Perëndia siç e ringjalli Zotin kështu do të na ringjallë edhe ne me fuqinë e tij.
6:15b.1CO.006.015 A nuk e dini ju se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? Të marr, pra, unë gjymtyrët e Krishtit dhe t'i bëj gjymtyrë të një kurve? mos qoftë ashtu!
6:16b.1CO.006.016 A nuk e dini ju se ai që bashkohet me një kurvë bëhet një trup me të? Sepse thuhet: ''Do të jenë të dy, thotë Zoti, një mish i vetëm''.
6:17b.1CO.006.017 Por ai që bashkohet me Zotin është një frymë me të.
6:18b.1CO.006.018 Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet.
6:19b.1CO.006.019 A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes?
6:20b.1CO.006.020 Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.
7
7:1b.1CO.007.001 Tani lidhur me ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua.
7:2b.1CO.007.002 Por, për shkak të kurvërimit, le të ketë secili gruan e vet dhe secila grua burrin e vet.
7:3b.1CO.007.003 Burri le të kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.
7:4b.1CO.007.004 Gruaja nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por burri; gjithashtu burri nuk ka pushtet mbi trupin e vet, por gruaja.
7:5b.1CO.007.005 Mos ia privoni njëri-tjetrit, rveç në qoftë se jeni marrë vesh, për një farë kohe, që t'i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe përsëri ejani bashkë që të mos ju tundojë Satani për shkak të mungesës së vetkontrollit tuaj.
7:6b.1CO.007.006 Dhe këtë unë e them si leje, jo si urdhërim,
7:7b.1CO.007.007 sepse do të doja që të gjithë njerëzit të ishin si unë; por secili ka dhunti të veçantë nga Perëndia, njeri kështu dhe tjetri ashtu.
7:8b.1CO.007.008 Por të pamartuarve dhe grave të veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë,
7:9b.1CO.007.009 por në qoftë se s'kanë vetkontroll, le të martohen, sepse është më mirë të martohesh se të digjesh.
7:10b.1CO.007.010 Kurse të martuarve u urdhëroj, jo unë, por Zoti, që gruaja të mos ndahet nga burri,
7:11b.1CO.007.011 dhe në qoftë se ndahet, të mbetet e pamartuar, ose të pajtohet me burrin e saj. Dhe burri të mos e lërë gruan.
7:12b.1CO.007.012 Dhe të tjerëve u them unë, jo Zoti: në qoftë se një vëlla ka një grua jobesimtare dhe ajo pranon të jetojë bashkë me të, të mos e lërë atë.
7:13b.1CO.007.013 Edhe gruaja, që ka një burrë jobesimtar, në qoftë se ai pranon të jetojë bashkë me të, të mos e lërë atë,
7:14b.1CO.007.014 sepse burri jobesimtar është shenjtëruar me anë të gruas, dhe gruaja jobesimtare është shenjtëruar me anë të burrit, sepse përndryshe fëmijët do të ishin të papastër; kurse kështu janë të shenjtë.
7:15b.1CO.007.015 Nëse jobesimtari ndahet, le të ndahet; në këto raste vëllai ose motra nuk janë më të lidhur; por Perëndia na ka thirrur në paqe.
7:16b.1CO.007.016 Sepse çfarë di ti, o grua, nëse ke për ta shpëtuar burrin? Ose ç'di ti, o burrë, nëse ke për ta shpëtuar gruan?
7:17b.1CO.007.017 Gjithsesi secili të vazhdojë të jetojë ashtu si ia ka dhënë Perëndia dhe ashtu sikurse e thirri Zoti; dhe kështu urdhëroj në të gjitha kishat.
7:18b.1CO.007.018 A u thirr ndokush kur ishte i rrethprerë? Le të mos bëhet i parrethprerë. Dikush u thirr kur ishte i parrethprerë? Le të mos rrethpritet.
7:19b.1CO.007.019 Rrethprerja nuk është asgjë dhe parrethprerja nuk është asgjë, vetëm zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë ka rëndësi.
7:20b.1CO.007.020 Gjithsecili le të mbetet në atë gjendje në të cilën ishte thirrur.
7:21b.1CO.007.021 A je thirrur kur ishe skllav? Mos u pikëllo; por nëse mund të bëhesh i lirë, më mirë ta bësh këtë.
7:22b.1CO.007.022 Sepse ai që është thirrur në Zotin kur ishte skllav, është i liruari i Zotit; po ashtu ai që është thirrur kur ishte i liruar, është skllav i Krishtit.
7:23b.1CO.007.023 Ju jeni blerë me një çmim, mos u bëni skllevër të njerëzve.
7:24b.1CO.007.024 Vëllezër, secili le të mbetet te Perëndia në gjendjen në të cilën është thirrur.
7:25b.1CO.007.025 Por për sa u takon virgjëreshave, s'kam urdhër nga Zoti, por po jap një mendim si njeri që kam fituar mëshirën e Zotit për të qenë i besueshëm.
7:26b.1CO.007.026 Mendoj se është mirë për njeriun të jetë kështu siç është, për shkak të ngushticës së tanishme.
7:27b.1CO.007.027 Je i lidhur me një grua? Mos kërko të zgjidhesh. Je i zgjidhur nga gruaja? Mos kërko grua.
7:28b.1CO.007.028 Por, edhe në qoftë se martohesh, ti nuk mëkaton; edhe nëse një virgjëreshë martohet, nuk mëkaton; por këta do të kenë shtrëngim në mish; dhe unë dëshiroj t'ju kursej juve.
7:29b.1CO.007.029 Dhe po ju them këtë, o vëllezër, se koha tanimë është shkurtuar; kështu tash e tutje edhe ata që kanë gra të jenë si ata që nuk kanë;
7:30b.1CO.007.030 dhe ata që qajnë, sikurse të mos qanin; dhe ata që gëzohen, sikurse të mos gëzoheshin; dhe ata që blejnë, sikur të mos kishin gjë në zotërim;
7:31b.1CO.007.031 dhe ata që përdorin nga kjo botë, sikur të mos e përdornin, sepse forma e kësaj bote po kalon.
7:32b.1CO.007.032 Dhe unë dëshiroj që ju të jeni pa merak. I pamartuari merakoset për gjërat e Zotit, si mund t'i pëlqejë Zotit;
7:33b.1CO.007.033 por i martuari merakoset për gjërat e botës, si mund t'i pëlqejë gruas së tij.
7:34b.1CO.007.034 Ka dallim gruaja nga virgjëresha; e pamartuara kujdeset për gjërat e Zotit që të jetë e shenjtë në trup e në frymë, kurse e martuara kujdeset për gjërat e botës, si mund t'i pëlqejë burrit.
7:35b.1CO.007.035 Edhe këtë unë e them për dobinë tuaj, jo që t'ju vë një lak, po që të jeni të hijshëm dhe t'i kushtoheni Zotit pa u shkëputur.
7:36b.1CO.007.036 Por nëqoftëse dikush mendon të sillet në mënyrë të pahijshme ndaj virgjëreshës së tij, kur asaj i kalon lulja e kohës, edhe duhet të bëhet kështu, le të bëjë çfarë të dojë; le të martohen.
7:37b.1CO.007.037 Por ai që është i qëndrueshëm në zemër të vet dhe që nuk i nënshtrohet nevojës, por është zot i vullnetit të vet dhe e ka vendosur në zemër të vet të ruajë virgjëreshën e tij, bën mirë.
7:38b.1CO.007.038 Prandaj ai që marton bën mirë, ai që nuk e marton bën edhe më mirë.
7:39b.1CO.007.039 Gruaja është e lidhur për sa kohë rron burri i saj; por, në qoftë se i vdes burri, ajo është e lirë të martohet me cilin të dojë, veçse kjo punë të bëhet në Zotin.
7:40b.1CO.007.040 Por, sipas gjykimit tim, ajo është më e lumtur, po mbeti ashtu; dhe mendoj se edhe unë kam Frymën e Perëndisë.
8
8:1b.1CO.008.001 Për sa u përket flijimeve për idhujt, ne e dime se të gjithë kemi njohuri; njohuria krekos, kurse dashuria ndërton.
8:2b.1CO.008.002 Në qoftë se dikush mendon se di diçka, ai nuk di ende asgjë sikundër duhet të dijë.
8:3b.1CO.008.003 Por në qoftë se dikush e do Perëndinë, ai është i njohur prej tij.
8:4b.1CO.008.004 Pra, për sa i përket të ngrënit të flive që u bëhen idhujve, ne e dimë se idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka Perëndi tjetër, veç një.
8:5b.1CO.008.005 Sepse, ndonëse ka të ashtuquajtura perëndi në qiell a në tokë (sikurse ka shumë perëndi dhe shumë zotër),
8:6b.1CO.008.006 për ne s'ka veçse një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezu Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne jetojmë me anë të tij.
8:7b.1CO.008.007 Por njohuria nuk është në të gjithë; madje disa, të ndërgjegjshëm për idhullin, hanë gjëra posi të flijuara idhujve; dhe ndërgjegja e tyre, duke qenë e dobët, përlyhet.
8:8b.1CO.008.008 Por të ngrënit nuk na çon te Perëndia; po të hamë, nuk fitojmë asgjë më tepër dhe, po të mos hamë, s'kemi gjë më pak.
8:9b.1CO.008.009 Por kini mendjen se mos kjo liri që keni të bëhet pengesë për të dobëtit.
8:10b.1CO.008.010 Sepse, në qoftë se dikush të sheh ty, që ke njohuri, të ulur në tryezë në një tempull idhujsh, ndërgjegja e tij, që është e dobët, a nuk do të marrë guxim që ai të hajë gjërat e flijiuara për idhujt?
8:11b.1CO.008.011 Edhe kështu, për shkak të njohurisë sate, do të humbasë vëllai yt i dobët, për të cilin vdiq Krishti.
8:12b.1CO.008.012 Dhe, kur mëkatoni kështu kundër vëllezërve, duke plagosur ndërgjegjen e tyre të dobët, ju mëkatoni kundër Krishtit.
8:13b.1CO.008.013 Prandaj, në qoftë se një ushqim skandalizon vëllanë tim, unë nuk do të ha më kurrë mish, që të mos e skandalizoj vëllanë tim.
9
9:1b.1CO.009.001 A s'jam unë apostull? A s'jam unë i lirë? Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotin tonë? A nuk jeni ju vepra ime në Zotin?
9:2b.1CO.009.002 Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju unë jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin.
9:3b.1CO.009.003 Kjo është mbrojtja ime ndaj atyre që më hetojnë.
9:4b.1CO.009.004 A nuk kemi edhe ne të drejtë të hamë e të pimë?
9:5b.1CO.009.005 A nuk kemi edhe ne të drejtë të marrim me vete një bashkëshorte, që të jetë motër në besim, sikurse edhe apostujt e tjerë, dhe vëllezërit e Zotit, edhe Kefa?
9:6b.1CO.009.006 Apo vetëm unë dhe Barnaba nuk kemi të drejtë të mos punojmë?
9:7b.1CO.009.007 Kush, vallë, shkon në luftë me shpenzimet e veta? Kush mbjell vresht dhe nuk ha nga fryti i tij? Kush kullot një tufë dhe nuk ha nga qumështi i tufës?
9:8b.1CO.009.008 A i them këto si njeri? A nuk i thotë këto edhe ligji?
9:9b.1CO.009.009 Sepse në ligjin e Moisiut është shkru-ar: ''Mos ia lidh gojën kaut që shin''. A u merrka Perëndia me qetë, vallë?
9:10b.1CO.009.010 Apo e thotë këtë për ne? Vërtetë për ne janë shkruar, sepse kush lëron duhet të lërojë me shpresë, dhe kush shin, duhet të shijë me shpresë që të marrë atë që shpreson.
9:11b.1CO.009.011 Në qoftë se ne kemi mbjellë midis jush gjërat frymërore, a është gjë e madhe nëse korrim të mirat tuaja materiale?
9:12b.1CO.009.012 Në qoftë se të tjerë kanë pjesë të kësaj të drejte mbi ju, a nuk do ta kishim ne shumë më tepër? Po ne nuk e përdornim këtë të drejtë; po durojmë çdo gjë, për të mos i vënë asnjë pengesë ungjillit të Krishtit.
9:13b.1CO.009.013 Nuk e dini ju se ata që kryejnë shërbesën e shenjtë hanë nga gjërat e tempullit, dhe ata që i shërbejnë altarit marrin pjesë nga të mirat e altarit?
9:14b.1CO.009.014 Kështu edhe Zoti urdhëroi që ata që shpallin ungjillin, nga ungjilli të rrojnë.
9:15b.1CO.009.015 Por unë nuk përdora asnjë nga këto gjëra as nuk i shkrova, që kështu të më bëhet, sepse për mua është më mirë të vdes se sa dikush ta bëjë të kotë të mburrurit tim.
9:16b.1CO.009.016 Sepse, në qoftë se unë predikoj ungjillin, s'ka asgjë që unë të mburrem, sepse kjo është një nevojë që më është ngarkuar; edhe mjerë unë, po nuk predikova ungjillin!
9:17b.1CO.009.017 Sepse, po e bëra këtë vullnetarisht, do të kem një pagë; por po ta bëj kundër dëshirës, mbetet gjithnjë një detyrë që më është besuar.
9:18b.1CO.009.018 Cila, pra, është paga ime? Që, duke predikuar ungjillin ta bëj ungjillin të ofruar falas, pa e përdorur për keq pushtetin tim në ungjillin.
9:19b.1CO.009.019 Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz.
9:20b.1CO.009.020 Kështu e kam bërë vetën time Jude me Judenjtë për t'i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t'i fituar ata që janë nën ligj;
9:21b.1CO.009.021 me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj (ndonëse nuk isha pa ligjin e Zotit, por nën ligjin e Krishtit), për të fituar ata që janë pa ligj.
9:22b.1CO.009.022 E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz.
9:23b.1CO.009.023 Dhe këtë e bëj për hir të ungjillit, që të bëhem edhe unë pjestar i tij.
9:24b.1CO.009.024 A nuk e dini se ata që vrapojnë në pistë, vërtetë vrapojnë të gjithë, por vetëm një e fiton çmimin? Vraponi në mënyrë që ta merrni.
9:25b.1CO.009.025 Dhe kushdo që merr pjesë në garë kontrollon veten në të gjitha; dhe ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet.
9:26b.1CO.009.026 Unë, pra, vrapoj, por jo sikur jam i pasigurt; kështu luftoj, por jo sikur rrah erën;
9:27b.1CO.009.027 madje e mundoj trupin tim dhe e nënshtroj, se mos, pasi t'u kem predikuar të tjerëve, të bëhem për t'u përjashtuar.
10
10:1b.1CO.010.001 Sepse, o vëllezër, unë nuk dua që ju të mos edini se gjithë etërit tanë ishin nën renë, dhe të gjithë shkuan nëpër det,
10:2b.1CO.010.002 dhe të gjithë u pagëzuan për Moisinë në re dhe në det,
10:3b.1CO.010.003 të gjithë hëngrën të njëjtën ushqim frymëror,
10:4b.1CO.010.004 dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymërore, sepse pinin prej shkëmbi frymëror që i ndiqte; edhe ky shkëmb ishte Krishti.
10:5b.1CO.010.005 Por Perëndia nuk pëlqeu shumicën prej tyre; sepse ranë të vdekur në shkretëtirë.
10:6b.1CO.010.006 Dhe këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata,
10:7b.1CO.010.007 dhe që të mos bëheni idhujtarë si disa nga ata, sikurse është shkruar: ''Populli u ul që të hajë dhe të pijë, dhe u ngrit për të luajtur''.
10:8b.1CO.010.008 Dhe të mos kurvërojmë, ashtu si kurvëruan disa nga ata edhe ranë të vdekur në një ditë njëzet e tre mijë.
10:9b.1CO.010.009 Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë.
10:10b.1CO.010.010 Dhe mos u ankoni, ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranë nga shkatërruesi.
10:11b.1CO.010.011 Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokët.
10:12b.1CO.010.012 Prandaj ai që mendon se qëndron më këmbë, le të shohë se mos bjerë.
10:13b.1CO.010.013 Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t'ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t'ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.
10:14b.1CO.010.014 Prandaj, të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria.
10:15b.1CO.010.015 Po ju flas si të mënçur, gjykojeni ju atë që them:
10:16b.1CO.010.016 kupa e bekimit, që ne bekojmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në gjakun e Krishtit? Buka që ne thyejmë, a nuk është vallë pjesëmarrje në trupin e Krishtit?
10:17b.1CO.010.017 Sepse ne të shumtit, jemi një bukë, një trup, sepse të gjithë marrim pjesë në të vetmen bukë.
10:18b.1CO.010.018 Shikoni Izraelin sipas mishit: ata që hanë flijimet a nuk janë pjesëmarrës të altarit?
10:19b.1CO.010.019 Çfarë them, pra? Se idhulli është diçka? Apo se ajo që u është flijuar idhujve është diçka?
10:20b.1CO.010.020 Jo, por them se gjërat që flijojnë johebrenjtë, ua flijojnë demonëve dhe jo Perëndisë; tani unë nuk dua që ju të keni pjesë me demonët.
10:21b.1CO.010.021 Ju nuk mund të pini kupën e Zotit dhe kupën e demonëve; ju nuk mund të merrni pjesë në tryezën e Zotit dhe në tryezën e demonëve.
10:22b.1CO.010.022 A duam ne të provokojmë Zotin deri në xhelozi? A jemi ne më të fortë se ai?
10:23b.1CO.010.023 Gjithçka më lejohet, por jo gjithçka është dobishme; gjithçka më lejohet, por jo çdo gjë ndërton.
10:24b.1CO.010.024 Askush të mos kërkojë interesin e vet, por atë të tjetrit.
10:25b.1CO.010.025 Hani çdo gjë që shitet te kasapi, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes,
10:26b.1CO.010.026 sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''.
10:27b.1CO.010.027 Dhe në qoftë se ndonjë jobesimtar ju fton dhe ju doni të shkoni, hani çdo gjë që t'u vihet përpara, pa bërë pyetje për shkak të ndërgjegjes.
10:28b.1CO.010.028 Por në qoftë se dikush ju thotë: ''Kjo është nga flijim idhujsh'', mos hani, për atë që ju paralajmëroi dhe për shkak të ndërgjegjes, sepse ''toka është e Zotit dhe gjithçka që ajo përmban''.
10:29b.1CO.010.029 Dhe them ndërgjegje, por jo tënden, por të tjetrit. Sepse përse të gjykohet liria ime nga ndërgjegja e një tjetri?
10:30b.1CO.010.030 Në qoftë se unë marr pjesë me falenderim, pse të shahem për atë gjë, për të cilin falenderoj?
10:31b.1CO.010.031 Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë.
10:32b.1CO.010.032 Mos u bëni shkak skandali as për Judenj, as për Grekë, as për kishën e Perëndisë;
10:33b.1CO.010.033 sikurse edhe unë vetë përpiqem t'u pëlqej të gjithëve në çdo gjë, nuk kërkoj përfitimin tim, por të të shumtëve, që të shpëtohen.
11
11:1b.1CO.011.001 Më imitoni mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit.
11:2b.1CO.011.002 Dhe unë po ju lavdëroj, vëllezër, që më kujtoni në të gjitha gjërat dhe i zbatoni porositë ashtu siç ua kam transmetuar.
11:3b.1CO.011.003 Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia.
11:4b.1CO.011.004 Çdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij.
11:5b.1CO.011.005 Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar.
11:6b.1CO.011.006 Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t'ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet.
11:7b.1CO.011.007 Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit,
11:8b.1CO.011.008 sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri,
11:9b.1CO.011.009 edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin.
11:10b.1CO.011.010 Prandaj gruaja, për shkak të engjëjve, duhet të ketë një shenjë pushteti mbi kryet.
11:11b.1CO.011.011 Gjithsesi në Zotin as burri s'është pa gruan, as gruaja pa burrin,
11:12b.1CO.011.012 sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nëpërmjet gruas, dhe çdo gjë vjen nga Perëndia.
11:13b.1CO.011.013 Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t'i lutet Perëndisë pa u mbuluar?
11:14b.1CO.011.014 Po vetë natyra, a nuk ju mëson se, në qoftë se një burrë i mban flokët të gjata, kjo është çnderim për të?
11:15b.1CO.011.015 Por në qoftë se gruaja i ka flokët të gjata, kjo është lavdi për të, sepse flokët i janë dhënë asaj për mbulesë.
11:16b.1CO.011.016 Por në qoftë se ndokush mendon të kundërshtojë, ne s'kemi zakon të tillë, as kishat e Perëndisë.
11:17b.1CO.011.017 Por, duke porositur këtë, unë nuk ju lavdëroj, se ju mblidheni, jo për më të mirën, po për më të keqen.
11:18b.1CO.011.018 Para së gjithash, sepse dëgjoj se kur bashkoheni në asamble ka midis jush përçarje, dhe pjesërisht e besoj.
11:19b.1CO.011.019 Sepse duhet të ketë midis jush edhe grupime, që të njihen në mes tuaj ata që janë të sprovuar.
11:20b.1CO.011.020 Kur mblidheni bashkë, pra, në një vend, kjo që bëni nuk është për të ngrënë darkën e Zotit,
11:21b.1CO.011.021 sepse, në të ngrënët, gjithësecili merr darkën e vet më përpara; dhe njëri ka uri dhe tjetri është i dehur.
11:22b.1CO.011.022 A nuk keni, pra, shtëpi për të ngrënë e për të pirë? Apo përbuzni kishën e Perëndisë dhe turpëroni ata që s'kanë asgjë? Çfarë t'ju them juve? T'ju lavdëroj? Për këtë nuk ju lëvdoj.
11:23b.1CO.011.023 Sepse unë mora nga Zoti atë që ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, në atë natë që po tradhtohej, mori bukën
11:24b.1CO.011.024 dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: ''Merrni, hani; ky është trupi im që është thyer për ju; bëni këtë në përkujtimin tim''.
11:25b.1CO.011.025 Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: ''Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim''.
11:26b.1CO.011.026 Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë.
11:27b.1CO.011.027 Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit.
11:28b.1CO.011.028 Por secili të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka e të pijë nga kupa,
11:29b.1CO.011.029 sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon trupin e Zotit.
11:30b.1CO.011.030 Për këtë arsye ka në mes jush shumë të dobët e të sëmurë, dhe shumë vdesin.
11:31b.1CO.011.031 Sepse, po të shqyrtonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim.
11:32b.1CO.011.032 Por kur gjykohemi, ndreqemi nga Zoti, që të mos dënohemi bashkë me botën.
11:33b.1CO.011.033 Prandaj, o vëllezërit e mi, kur mblidheni për të ngrënë, pritni njeri tjetrin.
11:34b.1CO.011.034 Dhe në qoftë se dikush ka uri, le të hajë në shtëpi, që të mos mblidheni për dënim. Dhe gjërat e tjera, kur të vij, do t'i rregulloj.
12
12:1b.1CO.012.001 Edhe për sa u përket dhuntive frymërore, o vëllezër, nuk dua të jeni të paditur.
12:2b.1CO.012.002 Ju e dini se, kur ishit paganë, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë, nën shtytje të çastit.
12:3b.1CO.012.003 Prandaj ju bëj të ditur se askush që flet në Frymën e Shenjtë nuk thotë: ''Mallkuar qoftë Jezusi!''; edhe asnjë nuk mund të thotë: ''Jezusi është Zot'', veç se në Frymën e Shenjtë.
12:4b.1CO.012.004 Ka larmi dhuntish, por i njëjti Frymë.
12:5b.1CO.012.005 Ka edhe larmi shërbimësh, por i njëjti Zot.
12:6b.1CO.012.006 Dhe ka larmi veprimtarish por është i njejti Perëndi i cili i bën të gjitha gjërat në të gjithë.
12:7b.1CO.012.007 Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët.
12:8b.1CO.012.008 Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie;
12:9b.1CO.012.009 një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat;
12:10b.1CO.012.010 një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve.
12:11b.1CO.012.011 Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë gjithsecilit dhunti veç e veç ashtu si do vetë.
12:12b.1CO.012.012 Sepse ashtu si trupi është një, por ka shumë gjymtyrë, dhe të gjitha gjymtyrët e të njëtit trup, megjithse janë shumë, formojnë një trup të vetëm, kështu është edhe Krishti.
12:13b.1CO.012.013 Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frym të vetëm në të njëjtin trup, qofshin Hebrenjtë apo Grekët, qofshin skllevërit a të liruarit, dhe të gjithë e kemi jemi uijtur në të njëjtin Frymë.
12:14b.1CO.012.014 Sepse edhe trupi nuk është një gjymtyrë e vetme, por shumë.
12:15b.1CO.012.015 Sikur të thoshte këmba: ''Mbasi nuk jam dorë, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?
12:16b.1CO.012.016 Dhe sikur veshi të thoshte: ''Mbasi nuk jam sy, unë nuk jam pjesë e trupit'', mos për këtë nuk është pjesë e trupit?
12:17b.1CO.012.017 Po të ishte gjithë trupi sy, ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte gjithë dëgjim, ku do të ishte të nuhaturit?
12:18b.1CO.012.018 Por Perëndia ka vënë çdo gjymtyrë të trupit si ka dashur.
12:19b.1CO.012.019 Po të ishin të gjitha gjymtyrët një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi?
12:20b.1CO.012.020 Kështu, pra, janë shumë gjymtyrë, por një trup i vetëm.
12:21b.1CO.012.021 Dhe syri nuk mund t'i thotë dorës: ''Unë nuk kam nevojë për ty''; dhe po ashtu koka nuk mund t'u thotë këmbëve: ''Unë nuk kam nevojë për ju''.
12:22b.1CO.012.022 Madje, gjymtyrët e trupit që duken se janë më të dobëta, janë shumë më të nevojshme se të tjerat;
12:23b.1CO.012.023 dhe ato që ne i konsiderojmë më pak të nderuara, pikërisht ata rrethojmë me më shumë nderim; dhe të pahijshmet tona kanë më tepër hijë.
12:24b.1CO.012.024 Por gjymtyrët tona të hijshme nuk kanë nevojë. Por Perëndia e ndërtoi trupin duke i dhënë më tepër nder asaj pjese që e kishte mangut,
12:25b.1CO.012.025 që të mos kishte përçarje në trup, por të gjitha gjymtyrët të kenë të njëjtin kujdes për njera-tjetrën.
12:26b.1CO.012.026 Dhe nëse vuan një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët vuajnë; kurse po të nderohet një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët gëzohen bashkë me të.
12:27b.1CO.012.027 Dhe ju jeni trupi i Krishti dhe gjymtyrët e tij, veç e veç.
12:28b.1CO.012.028 Dhe Perëndia i vuri disa në kishë, së pari apostuj, së dyti profetë, së treti mësues; pastaj vepra të fuqishme; pastaj dhuntitë e shërimit, të ndihmës e të qeverisjes dhe të larmive të gjuhëve.
12:29b.1CO.012.029 A janë vallë të gjithë apostuj? Janë të gjithë profetë? Janë të gjithë mësues?
12:30b.1CO.012.030 A kanë të gjithë dhuntinë e veprave të fuqishme? A kanë të gjithë dhuntitë e shërimeve? A flasin të gjithë gjuhë të ndryshme? A interpretojnë të gjithë?
12:31b.1CO.012.031 Por kërkoni me zemër të zjarrtë dhuntitë më të mira; dhe unë do t'ju tregoj një udhë shumë më të lartë.
13
13:1b.1CO.013.001 Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon.
13:2b.1CO.013.002 Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.
13:3b.1CO.013.003 Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!
13:4b.1CO.013.004 Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset,
13:5b.1CO.013.005 nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq;
13:6b.1CO.013.006 nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën,
13:7b.1CO.013.007 i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.
13:8b.1CO.013.008 Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet,
13:9b.1CO.013.009 sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht.
13:10b.1CO.013.010 Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet.
13:11b.1CO.013.011 Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore.
13:12b.1CO.013.012 Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem.
13:13b.1CO.013.013 Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.
14
14:1b.1CO.014.001 Kërkoni dashurinë dhe lypni me zemër të zjarrtë dhuntitë frymërore, por sidomos që të mund të profetizoni,
14:2b.1CO.014.002 sepse ai që flet një gjuhë tjetër nuk u flet njerëzve, por Perëndisë; sepse askush nuk e kupton, por ai në frymë flet mistere.
14:3b.1CO.014.003 Kurse ai që profetizon, u flet njerëzve për ndërtim, për nxitje e përdëllim.
14:4b.1CO.014.004 Ai që flet një gjuhë tjetër ndërton veten e tij, por ai që profetizon, ndërton kishën.
14:5b.1CO.014.005 Unë dua që të gjithë ju të flisnit gjuhëra, por më tepër të profetizonit, sepse ai që profetizon është më i madh nga ai që flet gjuhëra, veçse në interpretoftë, që të marrë ndërtim kisha.
14:6b.1CO.014.006 Dhe tani, o vëllezër, po të vija e t'ju flisja në gjuhë, ç'dobi do të kishit, po të mos ju flisja me anë të zbulesës, a me njohuri, a me profeci, a me mësim?
14:7b.1CO.014.007 Edhe gjërat që nuk kanë shpirt dhe nxjerrin zë, fyelli ose qestja, po të mos japin zë të dallueshëm, si do të njihet të rënit e fyellit ose e qestes?
14:8b.1CO.014.008 Sepse, po të japë buria një tingull të panjohur, kush do të përgatitet për betejë?
14:9b.1CO.014.009 Kështu edhe ju, në qoftë se me gjuhën tuaj nuk flisni fjalë të kuptueshme, si do të kuptohet çfarë u tha? Sepse do të flisnit në erë.
14:10b.1CO.014.010 Ka nuk e di se sa lloje zërash në botë, dhe asnjë prej tyre nuk është pa kuptim.
14:11b.1CO.014.011 Pra, në qoftë se unë nuk e marr vesh kuptimin e zërit, do të jem si një i huaj për atë që flet, dhe ai që flet do të jetë një i huaj për mua.
14:12b.1CO.014.012 Kështu edhe ju, mbasi doni fort të keni dhunti frymërore, kërkoni që t'i keni të bollshme për ndërtimin e kishës.
14:13b.1CO.014.013 Prandaj ai që flet një gjuhë tjetër, le të lutet që të mund ta interpretojë,
14:14b.1CO.014.014 sepse, në qoftë se unë lutem në një gjuhë tjetër, fryma im lutet, por mendja ime është e pafrytshme.
14:15b.1CO.014.015 Po atëherë? Do të lutem me frymën, por do ta bëj edhe me mendjen; do të këndoj me frymën, por do të këndoj edhe me mendjen.
14:16b.1CO.014.016 Me fjalë të tjera, në qoftë se ti e lavdëron Perëndinë me frymën, ai që zë vendin e profanët, si do të thotë "amen" për falënderimin tënd, kur nuk merr vesh ç'po thua?
14:17b.1CO.014.017 Sepse ti edhe mund të falënderosh mirë, por tjetri nuk ndërtohet.
14:18b.1CO.014.018 Unë e falënderoj Perëndinë time, sepse flas më shumë në gjuhë se ju të gjithë.
14:19b.1CO.014.019 Por në asamble parapëlqej të them pesë fjalë me mënçurinë time për mësimin e të tjerëve se dhjetë mijë fjalë në gjuhë tjetër.
14:20b.1CO.014.020 Vëllezër, mos u bëni kalamaj nga mendja, por bëhuni foshnje për të ligën, dhe burra të pjekur nga mendja.
14:21b.1CO.014.021 Në ligj është shkruar: ''Unë do t'i flas këtij populli në gjuhë të huaja dhe me buzë të tjera, por as kështu nuk do të më dëgjojnë'', thotë Zoti.
14:22b.1CO.014.022 Prandaj gjuhët janë një shenjë jo për ata që besojnë, por për jobesimtarë, kurse profecia nuk është për jobesimtarë, po për besimtarë.
14:23b.1CO.014.023 Pra, në qoftë se, kur gjithë kisha është mbledhur në një vend, të gjithë flasin gjuhëra dhe hyjnë profanë ose jobesimtarë, a nuk do të thonë se ju kanë dalë mendtë?
14:24b.1CO.014.024 Por, në qoftë se profetizojnë të gjithë dhe hyn një jobesimtar ose një profan, ai bindet nga të gjithë dhe gjykohet nga të gjithë.
14:25b.1CO.014.025 Dhe kështu të fshehtat e zemrës së tij zbulohen; edhe kështu, duke rënë me faqe përmbys, do të adhurojë Perëndinë, duke deklaruar se Perëndia është me të vërtetë midis jush.
14:26b.1CO.014.026 Ç'duhet bërë, pra, o vëllezër? Kur të mblidheni, secili nga ju ka një psalm, një mësim, fjalim në gjuhë tjetër, zbulesë, interpretim, çdo gjë le të bëhet për ndërtim.
14:27b.1CO.014.027 Nëse ndonjë flet në gjuhë tjetër, le të bëhet kjo nga dy a më të shumtën tre vetë dhe njeri pas tjetrit, dhe një le të interpretojë.
14:28b.1CO.014.028 Por nëse nuk ka iterpretues, le të heshtë në kishë dhe le të flasë me veten e tij dhe me Perëndinë.
14:29b.1CO.014.029 Le të flasin dy a tre profetë, dhe të tjerët të gjykojnë.
14:30b.1CO.014.030 Por nëse ka një zbulesë ndonjë tjetër që rri ulur, le të heshtë i pari.
14:31b.1CO.014.031 Sepse të gjithë, njeri pas tjetrit, mund të profetizojnë, që të mësojnë të gjithë dhe të inkurajohen të gjithë.
14:32b.1CO.014.032 Frymërat e profetëve u nënshtrohen profetëve,
14:33b.1CO.014.033 sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi si në të gjitha kishat e shenjtorëve.
14:34b.1CO.014.034 Gratë tuaja të heshtin në kishë, sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen, sikurse thotë edhe ligji.
14:35b.1CO.014.035 Dhe në qoftë se duan të mësojnë ndonjë gjë, le të pyesin burrat e tyre në shtëpi, sepse është e turpshme për gratë të flasin në kishë.
14:36b.1CO.014.036 Prej jush doli fjala e Perëndisë? Apo vetëm te ju arriti?
14:37b.1CO.014.037 Në qoftë se dikush mendon se është profet ose frymëror, le të njohë se ato që po ju shkruaj janë urdhërime të Zotit.
14:38b.1CO.014.038 Dhe nëse dikush është i paditur, le të jetë i paditur.
14:39b.1CO.014.039 Prandaj, o vëllezër të mi, kërkoni me zemër të zjarrtë të profetizoni dhe mos ndaloni të flasin në gjuhëra.
14:40b.1CO.014.040 Por të gjitha të bëhen sikur ka hije dhe me rregullsi.
15
15:1b.1CO.015.001 Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni,
15:2b.1CO.015.002 dhe me anë të të cilit ju jeni shpëtuar, nëse do ta mbani fjalën që ju kanë predikuar, veç nëse besuat kot.
15:3b.1CO.015.003 Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,
15:4b.1CO.015.004 se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve,
15:5b.1CO.015.005 edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve.
15:6b.1CO.015.006 Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë.
15:7b.1CO.015.007 Më pas iu shfaq Jakobit dhe pastaj të gjithë apostujve.
15:8b.1CO.015.008 Më së fundi m'u shfaq edhe mua, si në dështimit.
15:9b.1CO.015.009 Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë.
15:10b.1CO.015.010 Por me hirin e Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, madje jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, por hiri i Perëndisë që është me mua.
15:11b.1CO.015.011 Pra, si unë, ashtu edhe ata kështu predikojmë dhe ju kështu besuat.
15:12b.1CO.015.012 Por, në qoftë se predikohet se Krishti u ringjall prej së vdekurish, si atëherë disa nga ju thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurve?
15:13b.1CO.015.013 Në qoftë se nuk ka ringjallje të të vdekurve, as Krishti nuk u ringjall.
15:14b.1CO.015.014 Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.
15:15b.1CO.015.015 Atëherë edhe ne do të ishim dëshmitarë të rremë të Perëndisë, sepse dëshmuam për Perëndinë, se ai ringjalli Krishtin, të cilin ai nuk e paska ringjallur, po të jetë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen.
15:16b.1CO.015.016 Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, as Krishti nuk është ringjallur;
15:17b.1CO.015.017 por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, i kotë është besimi juaj; ju jeni ende në mëkatet tuaja,
15:18b.1CO.015.018 edhe ata që fjetën në Krishtin janë të humbur.
15:19b.1CO.015.019 Në qoftë se shpresojmë në Krishtin vetëm në këtë jetë, ne jemi më të mjerët e të gjithë njerëzve.
15:20b.1CO.015.020 Por tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish, dhe është fryti i parë i atyre që kanë fjetur.
15:21b.1CO.015.021 Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anë të një njeriu, kështu erdhi dhe ringjallja e të vdekurve me anë të një njeriu.
15:22b.1CO.015.022 Sepse, ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallën në Krishtin,
15:23b.1CO.015.023 por secili sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë, pastaj ata që janë të Krishtit, në ardhjen e tij
15:24b.1CO.015.024 Pastaj do të vijë fundi, kur ai t'ia dorëzojë mbretërinë Perëndisë Atë, pasi të ketë asgjësuar çfarëdo sundimi, çdo pushtet e fuqi.
15:25b.1CO.015.025 Sepse duhet që ai të mbretërojë, derisa t'i vërë të gjithë armiqtë e tij nën këmbët e veta.
15:26b.1CO.015.026 Armiku i fundit që do të shkatërrohet është vdekja.
15:27b.1CO.015.027 Sepse Perëndia i vuri të gjitha nën këmbët e tij. Por, kur thotë se çdo gjë i është nënshtruar, është e qartë se përjashtohet ai që ia ka nënshtruar çdo gjë.
15:28b.1CO.015.028 Dhe kur t'i ketë nënshtruar të gjitha, atëherë Biri vetë do t'i nënshtrohet Atij që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë.
15:29b.1CO.015.029 Përndryshe çfarë do të bëjnë ata që pagëzohen për të vdekurit? Në qoftë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen, përse ata edhe pagëzohen për të vdekurit?
15:30b.1CO.015.030 Përse jemi edhe ne në rrezik në çdo orë?
15:31b.1CO.015.031 Përditë unë po vdes për shkak të mburrjes për ju, që kam në Krishtin Jezu, Zotin tonë.
15:32b.1CO.015.032 Nëse u ndesha në Efes si njeri kundër bishave, ç'dobi kam? Në qoftë se të vdekurit nuk ringjallen, le të hamë e të pimë, sepse nesër do të vdesim.
15:33b.1CO.015.033 Mos u gënjeni; shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira.
15:34b.1CO.015.034 Zgjohuni për drejtësinë dhe mos mëkatoni, sepse disa nga ju nuk e njohin Perëndinë; për turpin tuaj po ua them.
15:35b.1CO.015.035 Por do të thotë ndonjë: ''Si ringjallen të vdekurit, edhe me ç'trup do të vijnë?''.
15:36b.1CO.015.036 O i pamend! Atë që ti mbjell, nuk ngjallet, nëse nuk vdes përpara.
15:37b.1CO.015.037 Dhe atë që mbjell, ti nuk mbjell trupin që do të bëhet, por një kokërr të zhveshur, ndoshta nga grurë ose ndonjë farë tjetër.
15:38b.1CO.015.038 Po Perëndia i jep trup si të dojë, secilës farë trupin e vet.
15:39b.1CO.015.039 Jo çdo mish është i njëjti mish; por tjetër është mishi i njerëzve, tjetër mishi i bagëtive, tjetër i peshqve dhe tjetër i shpendëve.
15:40b.1CO.015.040 Dhe ka trupa qiellorë dhe trupa tokësorë; por tjetër është lavdia e trupave qiellorë e tjetër e atyreve të tokës.
15:41b.1CO.015.041 Tjetër është lavdia e diellit dhe tjetër lavdia e hënës dhe tjetër lavdia e yjeve; sepse ndryshon në lavdi ylli nga ylli.
15:42b.1CO.015.042 Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve; trupi mbillet në prishje dhe ringjallet në paprishje.
15:43b.1CO.015.043 Mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi; mbillet i dobët dhe ringjallet në fuqi.
15:44b.1CO.015.044 Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymëror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymëror.
15:45b.1CO.015.045 Kështu edhe është shkruar: ''Njeriu i parë, Adami, u bë shpirt i gjallë; por Adami i fundit është Frymë që jep jetë.
15:46b.1CO.015.046 Por frymërori nuk është më parë, por përpara është natyrori, pastaj frymërori.
15:47b.1CO.015.047 Njeriu i parë i bërë prej dheu, është tokësor; njeriu i dytë është Zoti nga qielli.
15:48b.1CO.015.048 Siç është tokësori ashtu janë dhe tokësorët; dhe siç është qiellori, të tillë do të jenë edhe qiellorët.
15:49b.1CO.015.049 Dhe sikurse mbartëm shëmbëllimin e tokësorit, do të mbartim edhe shëmbëllimin e qiellorit.
15:50b.1CO.015.050 Edhe këtë po ju them, o vëllezër, se mishi dhe gjaku nuk mund të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë, as prishja nuk mund të trashëgojë paprishjen.
15:51b.1CO.015.051 Ja, unë po ju them një të fshehtë: të gjithë nuk do të vdesim, por të gjithë do të shndërrohemi në një moment,
15:52b.1CO.015.052 sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të paprisshëm dhe ne do të shndërrohemi,
15:53b.1CO.015.053 sepse ky trup që prishet duhet të veshë mosprishjen dhe ky ivdekshëm të veshë pavdekësinë.
15:54b.1CO.015.054 Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: ''Vdekja u përpi në fitore''.
15:55b.1CO.015.055 O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?
15:56b.1CO.015.056 Edhe gjëmba e vdekjes është mëkati; dhe fuqia e mëkatit është ligji.
15:57b.1CO.015.057 Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezu Krisht.
15:58b.1CO.015.058 Prandaj, o vëllezërit e mi të dashur, qëndroni të fortë e të patundur, duke tepruar përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj nuk është i kotë në Zotin.
16
16:1b.1CO.016.001 Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.
16:2b.1CO.016.002 Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash.
16:3b.1CO.016.003 Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t'i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.
16:4b.1CO.016.004 Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.
16:5b.1CO.016.005 Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.
16:6b.1CO.016.006 Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj.
16:7b.1CO.016.007 Sepse kësaj here nuk dua t'ju shoh vetëm kalimthi, por shpresoj të rri pak kohë pranë jush, në dashtë Zoti.
16:8b.1CO.016.008 Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,
16:9b.1CO.016.009 sepse m'u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.
16:10b.1CO.016.010 Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.
16:11b.1CO.016.011 Pra, asnjë të mos e përçmojë, por përcilleni në paqe që të vijë tek unë, sepse e pres bashkë me vëllezërit.
16:12b.1CO.016.012 Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s'deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë.
16:13b.1CO.016.013 Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.
16:14b.1CO.016.014 Dhe çdo gjë që bëni, ta bëni me dashuri!
16:15b.1CO.016.015 Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve),
16:16b.1CO.016.016 ju bëj thirrje që t'u nënshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët.
16:17b.1CO.016.017 Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj,
16:18b.1CO.016.018 sepse e freskuan frymën tim dhe tuajin; prandaj nderoni njerëz të tillë.
16:19b.1CO.016.019 Kishat e Azisë ju përshëndesin; Akuila dhe Prishila, bashkë me kishën që është në shtëpi të tyre, ju përshendesin shumë në Zotin.
16:20b.1CO.016.020 Të gjithë vëllezërit ju përshëndesin; përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.
16:21b.1CO.016.021 Të fala me shëndet me dorën time, të Palit.
16:22b.1CO.016.022 Nëse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftë mallkuar! Maranatha a.
16:23b.1CO.016.023 Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju.
16:24b.1CO.016.024 Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu. Amen.
- Holder of rights
- Multilingual Bible Corpus
- Citation Suggestion for this Object
- TextGrid Repository (2025). Albanian Collection. 1 Corinthians (Albanian). 1 Corinthians (Albanian). Multilingual Parallel Bible Corpus. Multilingual Bible Corpus. https://hdl.handle.net/21.11113/0000-0016-89D3-F