Mark (Albanian)

Mark (Albanian)

1

1:1b.MAR.001.001 Fillimi i Ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.

1:2b.MAR.001.002 Ashtu si është shkruar tek profetët: ''Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës tënde, i cili do të përgatit udhën tënde përpara teje.

1:3b.MAR.001.003 Ka një zë që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"''.

1:4b.MAR.001.004 Gjoni erdhi në shkretëtirë duke pagëzuar dhe duke predikuar një pagëzim pendese për faljen e mëkateve.

1:5b.MAR.001.005 Dhe gjithë vendi i Judës dhe ata nga Jeruzalemi shkonin tek ai, dhe pagëzoheshin të gjithë nga ai në lumin Jordan, duke rrëfyer mëkatet e tyre.

1:6b.MAR.001.006 Por Gjoni ishte i veshur me lesh deveje, mbante një brez lëkure përreth ijëve dhe ushqehej me karkaleca dhe me mjaltë të egër.

1:7b.MAR.001.007 Ai predikonte duke thënë: ''Pas meje po vjen një që është më i fortë se unë. Unë nuk jam i denjë as të ulem para tij për t'i zgjidhur lidhësat e sandaleve të tij.

1:8b.MAR.001.008 Unë ju pagëzova me ujë, ndërsa ai do t'ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë''.

1:9b.MAR.001.009 Dhe ndodhi në ato ditë që Jezusi erdhi nga Nazareti i Galilesë dhe u pagëzua nga Gjoni në Jordan.

1:10b.MAR.001.010 Dhe menjëherë, kur po dilte nga uji, pa se qiejtë po hapeshin dhe Fryma po zbriste mbi të si një pëllumb.

1:11b.MAR.001.011 Dhe një zë erdhi nga qielli: ''Ti je Biri im i dashur në të cilin jam kënaqur.

1:12b.MAR.001.012 Fill pas kësaj, Fryma e Shenjtë e çoi në shkretëtirë;

1:13b.MAR.001.013 dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai. Ishte bashkë me bishat dhe engjëjt i shërbenin.

1:14b.MAR.001.014 Dhe mbasi e burgosën Gjonin, Jezusi erdhi në Galile duke predikuar ungjillin e mbretërisë së Perëndisë,

1:15b.MAR.001.015 dhe duke thënë: ''U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe besoni ungjillin''.

1:16b.MAR.001.016 Ndërsa po kalonte gjatë bregut të detit të Galilesë, ai pa Simonin dhe Andrean, vëllanë e tij, të cilët po hidhnin rrjetën në det sepse ishin peshkatarë.

1:17b.MAR.001.017 Dhe Jezusi u tha atyre: ''Ndiqmëni dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish''.

1:18b.MAR.001.018 Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.

1:19b.MAR.001.019 Mbasi eci edhe pak, pa Jakobin, bir in e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, të cilët ndreqnin rrjetat e tyre në barkë.

1:20b.MAR.001.020 Dhe i thirri menjëherë; dhe ata e lanë atin e tyre Zebedeun në barkë me mëditësit dhe e ndoqën.

1:21b.MAR.001.021 Pastaj hynë në Kapernaum dhe menjëherë, ditën e shtunë, ai hyri në sinagogë dhe i mësonte njerëzit.

1:22b.MAR.001.022 Dhe njerëzit habiteshin nga doktrina e tij, sepse ai i mësonte si një që ka pushtet dhe jo si skribët.

1:23b.MAR.001.023 Atëherë në sinagogën e tyre ishte një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë, i cili filloi të bërtasë,

1:24b.MAR.001.024 duke thënë: ''Ç'ka midis nesh dhe teje, o Jezus Nazareas? A erdhe të na shkatë-rrosh? Unë e di kush je: I Shenjti i Perëndisë''.

1:25b.MAR.001.025 Por Jezusi e qortoi duke thënë: ''Hesht dhe dil prej tij!''.

1:26b.MAR.001.026 Dhe fryma e ndyrë, mbasi e sfiliti, dhe duke lëshuar një britmë të madhe doli prej tij.

1:27b.MAR.001.027 Dhe të gjithë u mahnitën aq shumë sa pyesnin njeri tjetrin duke thënë: ''Vallë ç'është kjo? Cfarë doktrinë e re qënka kjo? Ky i urdhëroka me autoritet edhe frymërat e ndyra, dhe ata i binden''.

1:28b.MAR.001.028 Dhe fama e tij u përhap menjëherë në mbarë krahinën përreth Galilesë.

1:29b.MAR.001.029 Sapo dolën nga sinagoga, erdhën në shtëpinë e Simonit dhe të Andreas, me Jakobin dhe Gjonin.

1:30b.MAR.001.030 Vjehrra e Simonit ishte në shtrat me ethe dhe ata menjëherë i folën për të.

1:31b.MAR.001.031 Atëhërë ai u afrua, e kapi për dore dhe e ngriti. Menjëherë ethet e lanë dhe ajo nisi t'u shërbejë.

1:32b.MAR.001.032 Në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, i prunë të gjithë të sëmurit dhe të idemonizuarit.

1:33b.MAR.001.033 Dhe gjithë qyteti ishte mbledhur përpara derës.

1:34b.MAR.001.034 Ai shëroi shumë, që lëngonin nga sëmundje të ndryshme, dhe dëboi shumë demonë; dhe nuk i lejoi demonët të flasin, sepse ata e njihnin.

1:35b.MAR.001.035 Pastaj, të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut.

1:36b.MAR.001.036 Dhe Simoni dhe ata që ishin me të e kërkonin.

1:37b.MAR.001.037 Dhe, kur e gjetën, i thanë: ''Të gjithë po të kerkojnë!''.

1:38b.MAR.001.038 Dhe ai u tha atyre: ''Lë të shkojmë në fshatrat e afërm që të predikoj edhe atje, sepse për këtë kam ardhur''.

1:39b.MAR.001.039 Dhe ai e përshkoi gjithë Galilenë duke predikuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke dëbuar demonët.

1:40b.MAR.001.040 Dhe erdhi tek ai një lebroz i cili, duke iu lutur, ra në gjunj dhe i tha: ''Po të duash, ti mund të më pastrosh''.

1:41b.MAR.001.041 Dhe Jezusi, duke e mëshiruar, shtriu dorën, e preku dhe i tha: ''Po, e dua, qofsh pastruar!''.

1:42b.MAR.001.042 Dhe, posa tha këto, menjëherë lebra e la dhe u shërua.

1:43b.MAR.001.043 Pastaj, mbasi e paralajmëroi rreptësisht, menjëherë e largoi,

1:44b.MAR.001.044 duke i thënë: ''Ruhu se i tregon gjë ndokujt, por shko, paraqitu te prifti dhe ofro për pastrimin tënd sa ka urdhëruar Moisiu, si dëshmi për ta''.

1:45b.MAR.001.045 Por ai, sapo doli, filloi ta shpallë dhe ta përhapë fort faktin, sa që Jezusi nuk mund të hynte më publikisht në qytet, por qëndronte përjashta nëpër vende të vetmuara; dhe nga çdo anë vinin tek ai.

2

2:1b.MAR.002.001 Pas disa ditësh, ai erdhi përsëri në Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej në shtëpi;

2:2b.MAR.002.002 dhe menjëherë u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk gjeje më vend as përpara derës; dhe ai u predikonte Fjalën.

2:3b.MAR.002.003 Atëhërë i erdhën disa që i paraqitën një të paralizuar, që po e bartnin katër vetë.

2:4b.MAR.002.004 Por, duke qenë se nuk mund t'i afroheshin për shkak të turmës, zbuluan çatinë në vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapën një vrimë, e lëshuan vigun mbi të cilin rrinte shtrirë i paralizuari.

2:5b.MAR.002.005 Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: ''O bir, mëkatet e tua të janë falur!''.

2:6b.MAR.002.006 Por aty po rrinin ulur disa shkribë, të cilët, në zemër të vet, po mendonin:

2:7b.MAR.002.007 ''Pse vallë ky po flet blasfemi. Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?''.

2:8b.MAR.002.008 Por Jezusi, i cili menjëherë kuptoi në frymën e vet se ata po i mendonin këto gjëra në veten e tyre, u tha atyre: ''Pse i mendoni këto gjëra në zemrat tuaja?

2:9b.MAR.002.009 Çfarë është më lehtë: t'i thuash të paralizuarit: "Mëkatet e tua të janë falur", apo t'i thuash: "Çohu, merre vigun tënd dhe ec"?

2:10b.MAR.002.010 Dhe tani, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatët mbi dhe,

2:11b.MAR.002.011 unë po të them (i tha të paralizuarit): Çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!"''.

2:12b.MAR.002.012 Dhe ai u ngrit menjëherë, mori vigun e vet dhe doli përjashta në praninë e të gjithëve dhe kështu të gjithë u habitën dhe lëvduan Perëndinë duke thënë: ''Një gjë të tillë s'e kemi parë kurrë!''.

2:13b.MAR.002.013 Jezusi doli përsëri gjatë bregut të detit dhe gjithë turma erdhi tek ai dhe ai e mësonte.

2:14b.MAR.002.014 Duke kaluar, pa Levin, birin e Alfeut, i cili qe ulur në vendin e tatimeve, dhe i tha: ''Ndiqmë!''. Ai u ngrit dhe e ndoqi.

2:15b.MAR.002.015 Dhe ndodhi që, kur Jezusi ishte në tryezë në shtëpinë e Levit, shumë tagrambledhës dhe mëkatarë u ulën në tryezë me Jezusin dhe me dishepujt e tij; në fakt ishin shumë ata që e ndiqnin.

2:16b.MAR.002.016 Atëhërë skribët dhe farisenjtë, duke e parë se po hante me tagrambledhës dhe me mëkatarë, u thanë dishepujve të tij: ''Qysh ha dhe pi ai bashkë me tagrambledhës e me mëkatarë?''.

2:17b.MAR.002.017 Dhe Jezusi, kur e dëgjoi, u tha atyre: ''Nuk janë të shëndoshet që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët; unë nuk erdha për të thirrur të drejtët, por mëkatarët për pendim.

2:18b.MAR.002.018 Atëherë dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve po agjëronin. Ata erdhen te Jezusi dhe i thanë: ''Përse dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve agjërojnë, kurse dishepujt e tu nuk agjërojnë?''.

2:19b.MAR.002.019 Dhe Jezusi u përgjigj atyre: ''Vallë a mund të agjërojnë dasmorët, ndërsa dhëndri është me ta? Për sa kohë kanë më vete dhëndrin, nuk mund të agjërojnë!

2:20b.MAR.002.020 Por do të vijnë ditët kur do t'u merret dhëndri dhe atëhërë, në ato ditë, ata do të agjërojnë.

2:21b.MAR.002.021 Askush nuk qep një copë stof të ri mbi një rrobe të vjetër, përndryshe copa e re e shkul gjithë arnesën dhe shqyerja bëhet më keq.

2:22b.MAR.002.022 Po ashtu askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër, përndryshe vera e re i prish kacekët, vera derdhet dhe kacekët shkojnë dëm; porse vera e re duhet shtënë në kacekë të rinj''.

2:23b.MAR.002.023 Por ndodhi që një ditë të shtunë ai po kalonte nëpër ara dhe dishepujt e tij, duke kaluar, filluan të këpusin kallinj.

2:24b.MAR.002.024 Dhe farisenjtë i thanë: ''Shih, përse po bëjnë atë që nuk është e ligjshme ditën e shtunë?''.

2:25b.MAR.002.025 Por ai u tha atyre: ''A nuk keni lexuar vallë ç'bëri Davidi, kur pati nevojë dhe kishte uri, ai dhe ç'qenë me të?''.

2:26b.MAR.002.026 Se si hyri ai në shtëpinë e Perëndisë në kohën e kryepriftit Abiathar, dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohet t'i hajë askush, përveç priftërinjve, dhe u dha edhe atyre që qenë me të?''.

2:27b.MAR.002.027 Pastaj u tha atyre: ''E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën.

2:28b.MAR.002.028 Prandaj Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës''.

3

3:1b.MAR.003.001 Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë.

3:2b.MAR.003.002 Dhe ata po e ruanin në se do ta shëronte në ditën e së shtunës, që pastaj ta paditnin.

3:3b.MAR.003.003 Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: ''Çohu në mes të të gjithëve!''.

3:4b.MAR.003.004 Dhe u tha atyre: ''A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?''. Por ata heshtnin.

3:5b.MAR.003.005 Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: ''Shtrije dorën tënde!''. Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra.

3:6b.MAR.003.006 Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin.

3:7b.MAR.003.007 Por Jezusi me dishepujt e vet u tërhoq drejt detit; dhe një turmë e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea;

3:8b.MAR.003.008 dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.

3:9b.MAR.003.009 Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte.

3:10b.MAR.003.010 Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin.

3:11b.MAR.003.011 Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: ''Ti je Biri i Perëndisë!''.

3:12b.MAR.003.012 Por ai i qortoi rreptësisht që të mos thonin se kush ishte ai.

3:13b.MAR.003.013 Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai.

3:14b.MAR.003.014 Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t'i dërgonte të predikojnë,

3:15b.MAR.003.015 dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët.

3:16b.MAR.003.016 Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër;

3:17b.MAR.003.017 Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vë-llai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës";

3:18b.MAR.003.018 Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,

3:19b.MAR.003.019 dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhëtoi.

3:20b.MAR.003.020 Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s'mund të hanin.

3:21b.MAR.003.021 Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: ''Nuk është në vete''.

3:22b.MAR.003.022 Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: ''Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve''.

3:23b.MAR.003.023 Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: ''Si mund Satanai të dëbojë Satananë?

3:24b.MAR.003.024 Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.

3:25b.MAR.003.025 Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.

3:26b.MAR.003.026 Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!

3:27b.MAR.003.027 Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t'ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t'ia plaçkitë shtëpinë.

3:28b.MAR.003.028 Në të vërtetë po ju them se bijve të njerëzve do t'u falet çfarëdo mëkat dhe çdo blasfemi që do të thonë;

3:29b.MAR.003.029 po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm''.

3:30b.MAR.003.030 Sepse ata thoshnin: ''Ai ka një frymë të ndyrë!''.

3:31b.MAR.003.031 Ndërkaq erdhën vëllezërit e tij dhe e ëma dhe, si ndaluan përjashta, dërguan ta thërrasin.

3:32b.MAR.003.032 Turma ishte ulur përreth tij; dhe i thanë: ''Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta dhe po të kërkojnë''.

3:33b.MAR.003.033 Por ai u përgjigj atyre duke thënë: ''Kush është nëna ime, ose vëllezërit e mi?''.

3:34b.MAR.003.034 Pastaj duke vështruar rreth e qark mbi ata që ishin ulur rreth tij, tha: ''Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi!

3:35b.MAR.003.035 Sepse kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!''.

4

4:1b.MAR.004.001 Pastaj nisi përsëri të mësojë në breg të detit; dhe rreth tij u mblodh një turmë aq e madhe, sa që ai hyri në barkë dhe rrinte ulur në det, ndërsa gjithë turma ishte në tokë pranë detit.

4:2b.MAR.004.002 Dhe ai u mësonte atyre shumë gjëra në shëmbëlltyra, dhe u thoshte atyre në mësimin e tij:

4:3b.MAR.004.003 ''Dëgjoni! Ja, doli mbjellësi të mbjellë.

4:4b.MAR.004.004 Dhe ndodhi që kur hidhte farën, një pjesë e farës ra gjatë rrugës dhe zogjtë e qiellit erdhën dhe e hëngrën.

4:5b.MAR.004.005 Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë dhe dhe mbiu menjëherë, sepse s'kishte një tokë të thellë.

4:6b.MAR.004.006 Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me që nuk kishte rrënjë, u tha.

4:7b.MAR.004.007 Një pjesë tjetër ra midis ferrave; ferrat u rritën, e mbyten dhe nuk dha fryt.

4:8b.MAR.004.008 Një pjesë tjetër ra në tokë të mirë, dhe solli frut që rritej, dhe u zhvillua për të dhënë njëra tridhjetë, tjetra gjashtëdhjetë dhe tjetra njëqind''.

4:9b.MAR.004.009 Pastaj ai u tha atyre: ''Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!''.

4:10b.MAR.004.010 Tani kur ishte vetëm, ata që i rrinin përreth bashkë me të dymbëdhjetët e pyetën për shëmbëlltyrën.

4:11b.MAR.004.011 Dhe ai u tha atyre: ''Juve u është dhënë të njihni misterin e mbretërisë së Perëndisë; kurse atyre që janë përjashta të gjitha këto jepen me shëmbëlltyra,

4:12b.MAR.004.012 që: "Duke parë, të shohin, por të mos vën re; edhe duke dëgjuar, të dëgjojnë, por të mos kuptojnë, se mos pendohen dhe mëkatet u falen"''.

4:13b.MAR.004.013 Pastaj u tha atyre: ''Nuk e kuptoni këtë shëmbëlltyrë? Po atëhere si do t'i kuptoni të gjitha shëmbëlltyrat e tjera?

4:14b.MAR.004.014 Mbjellësi mbjell fjalën.

4:15b.MAR.004.015 Ata gjatë rrugës janë ata në të cilët mbillet fjala; por pasi e kanë dëgjuar atë, vjen menjëherë Satanai dhe ua heq fjalën e mbjellë në zemrat e tyre.

4:16b.MAR.004.016 Po ashtu ata që e marrin farën mbi nje gurishte janë ata që, kur e kanë dëgjuar fjalën, e pranojnë menjëherë me gëzim;

4:17b.MAR.004.017 por nuk kanë rrënjë në vetvete, dhe janë të përkohshëm; dhe kur vjen mundimi ose përndjekja për shkak të fjalës, skandalizohen menjëherë.

4:18b.MAR.004.018 Ata përkundrazi të cilët e marrin farën midis ferrave, janë ata që e dëgjojnë fjalën,

4:19b.MAR.004.019 por shqetësimet e kësaj bote, mashtrimet e pasurisë dhe lakmitë për gjëra të tjera që hynë, e mbyten fjalën dhe ajo bëhet e pafrytshme.

4:20b.MAR.004.020 Kurse ata që e morën farën në tokë të mirë, janë ata që e dëgjojnë fjalën, e pranojnë dhe japin fryt: një tridhjetë, tjetri gjashtëdhjetë dhe tjetri njëqind''.

4:21b.MAR.004.021 Pastaj u tha atyre: ''A merret vallë llamba për ta vënë nën babunë ose nën shtrat? A nuk vihet mbi dritëmbajtësen?

4:22b.MAR.004.022 Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që të mos zbulohet, as kurrgjë sekrete që të mos dalin në dritë.

4:23b.MAR.004.023 Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!''

4:24b.MAR.004.024 Dhe u tha atyre: ''Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë që ju matni, do t'iu matet juve; edhe juve që dëgjoni do t'iu jepet edhe më.

4:25b.MAR.004.025 Sepse atij që ka, do t'i jepet, por atij që s'ka, do t'i merret edhe ajo që ka.

4:26b.MAR.004.026 Tha akoma: ''Mbretëria e Perëndisë është si një njeri që hedh farën në dhe.

4:27b.MAR.004.027 Dhe natën dhe ditën, ndërsa ai fle dhe çohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si.

4:28b.MAR.004.028 Sepse dheu prodhon vetvetiu më parë kërcellin, pastaj kallirin, dhe më në fund kallirin plot me kokrra.

4:29b.MAR.004.029 Dhe kur fryti piqet, menjëherë korrësi i vë drapërin, sepse erdhi koha e korrjes.

4:30b.MAR.004.030 Edhe tha: Me se ta krahasojmë mbretërinë e Perëndisë? Ose me çfarë shëmbëlltyre ta paraqesim?

4:31b.MAR.004.031 Ajo i ngjan farës së sinapit, që, kur është mbjellë në dhe, është më e vogla nga të gjitha farërat që janë mbi dhe;

4:32b.MAR.004.032 por, pasi mbillet, rritet dhe bëhet më e madhe se të gjitha barishtet; dhe lëshon degë aq të mëdha, sa zogjtë e qiellit mund të gjejnë strehë nën hijen e saj''.

4:33b.MAR.004.033 Dhe me shumë shëmbëlltyra të tilla, u shpallte atyre fjalën, ashtu si ata ishin në gjendje ta kuptojnë.

4:34b.MAR.004.034 Dhe nuk u fliste atyre pa shëmbëlltyra, ndërsa dishepujve të tij, veçmas, u shpjegonte çdo gjë.

4:35b.MAR.004.035 Tani po atë ditë, si u ngrys, u tha atyre: ''Kalojmë te bregu matanë!

4:36b.MAR.004.036 Dhe dishepujt, si e nisën popullin, e morrën me vete Jezusin, ashtu si ishte, në barkë. Me të ishin edhe disa barka të tjera të vogla.

4:37b.MAR.004.037 Ndërkaq shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë aq shumë sa ajo po mbushej.

4:38b.MAR.004.038 Ai ndërkaq po flinte në kiç mbi një jastëk. Ata e zgjuan dhe i thanë: ''Mësues, a nuk merakosesh që ne po marrim fund?''.

4:39b.MAR.004.039 Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: ''Pusho dhe fashitu!''. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe.

4:40b.MAR.004.040 Atëherë u tha atyre: ''Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?''.

4:41b.MAR.004.041 Dhe ata i zuri një frikë e madhe dhe i thoshnin njëritjetrit: ''Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?''.

5

5:1b.MAR.005.001 Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve.

5:2b.MAR.005.002 Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë,

5:3b.MAR.005.003 i cili banonte në varreza dhe kurrkush s'kishte mundur ta lidhë, qoftë edhe me zinxhirë.

5:4b.MAR.005.004 Shpesh herë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i thyente zinxhirët dhe i këpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap.

5:5b.MAR.005.005 Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.

5:6b.MAR.005.006 Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij,

5:7b.MAR.005.007 dhe me një britmë të madhe tha: ''Ç'ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!;''.

5:8b.MAR.005.008 Sepse ai i kishte thënë: ''Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!''.

5:9b.MAR.005.009 Atëhere Jezusi e pyeti: ''Cili është emri yt?''. Dhe ai u përgjigj duke thënë: ''Unë quhëm Legjion, sepse jemi shumë''.

5:10b.MAR.005.010 Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë.

5:11b.MAR.005.011 Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste.

5:12b.MAR.005.012 Atëhere gjithë demonët e lutën duke thënë: ''Na dërgo në derrat, që të hymë në ta''.

5:13b.MAR.005.013 Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det.

5:14b.MAR.005.014 Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.

5:15b.MAR.005.015 Kur erdhën te Jezusi, panë të idemonizuarin ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, atë që ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikë.

5:16b.MAR.005.016 Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të idemonizuarit dhe çështjen e derrave.

5:17b.MAR.005.017 Atëhere ata filluan t'i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre.

5:18b.MAR.005.018 Kur ai po hynte në barkë, ai që kishte qenë i idemonizuar i lutej që të mund të rrinte me të;

5:19b.MAR.005.019 por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: ''Shko në shtëpinë tënde, te të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të medha bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty''.

5:20b.MAR.005.020 Dhe ai shkoi dhe nisi të predikojë nëpër Dekapolis për të gjitha ato që i kishte bërë Jezusi; të gjithë u mrrekulluan.

5:21b.MAR.005.021 Dhe kur Jezusi kaloj përsëri në bregun tjetër me barkë, një turmë e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qëndroj në breg të detit.

5:22b.MAR.005.022 Atëhere erdhi një nga krerët e sinagogës, me emër Jair, që, kur e pa, i ra ndër këmbë,

5:23b.MAR.005.023 dhe ju lut me të madhe duke thënë: ''Ime bijë është duke dhënë shpirt; eja, vëri duart mbi të që të shërohet dhe të jetojë!''.

5:24b.MAR.005.024 Dhe ai shkoi me të. Një turmë e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij.

5:25b.MAR.005.025 Tani një grua që kishte një fluks gjaku që prej dymbëdhjetë vjetësh

5:26b.MAR.005.026 dhe kishte vuajtur shumë nga ana e mjekëve të ndryshëm duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq,

5:27b.MAR.005.027 kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e Jezusit,

5:28b.MAR.005.028 sepse thoshte: ''Nëse vetëm ia prek rroben e tij, do të shërohem''.

5:29b.MAR.005.029 Dhe menjëherë rrjedha e gjakut iu ndal dhe ajo ndjeu në trupin e vet se u shërua nga ajo sëmundje.

5:30b.MAR.005.030 Por menjëherë Jezusi, duke e ndjerë në vete që një fuqi kishte dalë prej tij, u kthye midis turmës, tha: ''Kush m'i preku rrobat?

5:31b.MAR.005.031 Dhe dishepujt e vet i thanë: ''A nuk po e sheh që turma po të shtyhet nga të gjitha anët dhe ti thua: ''Kush më preku?''.

5:32b.MAR.005.032 Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që bëri këtë.

5:33b.MAR.005.033 Atëhere gruaja, plot frikë e duke u dridhur, duke ditur se ç'i kishte ndodhur, erdhi dhe i ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.

5:34b.MAR.005.034 Dhe ai i tha: ''Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!''.

5:35b.MAR.005.035 Ndërsa Jezusi ende po fliste, erdhën disa nga shtëpia e kryetarit të sinagogës duke thënë: ''Jote bijë ka vdekur; pse e bezdis akoma Mësuesin?''.

5:36b.MAR.005.036 Por Jezusi, sapo dëgjoi ç'u tha, i tha kryetarit të sinagogës: ''Mos ki frikë, vetëm ki besim!''.

5:37b.MAR.005.037 Dhe nuk lejoi që ta ndiqte kurrkush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit, dhe Gjonit, vëllait të Jakobit.

5:38b.MAR.005.038 Dhe mbasi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës, pa një rrëmujë të madhe dhe njerëz që qanin dhe ulërinin me të madhe.

5:39b.MAR.005.039 Hyri dhe u tha atyre: ''Pse bërtitni e qani? Vajza nuk ka vdekur, por fle''.

5:40b.MAR.005.040 Dhe ata e përqeshën, por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, mori me vete atin dhe nënën e vajzës dhe ata që qenë me atë, dhe hyri atje ku dergjej vajza.

5:41b.MAR.005.041 E mori, pra, për dore vajzën dhe i tha: ''Talitha kumi'', që e përkthyer do të thotë: ''Vajzë, ty po të them: Çohu!''.

5:42b.MAR.005.042 Dhe menjëherë vajza u ngrit dhe filloi të ecë. Ajo ishte në fakt dymbëdhjetë vjeçe. Dhe ata u habitën me habi të madhe.

5:43b.MAR.005.043 Por ai urdhëroi rreptësisht që askush të mos e marrë vesh; pastaj urdhëroi që t'i japin vajzës të hajë.

6

6:1b.MAR.006.001 Pastaj doli prej andej dhe erdhi në vendlindjen e tij, dhe dishepujt e vet e ndiqnin.

6:2b.MAR.006.002 Dhe kur erdhi e shtuna, filloi t'i mësojë në sinagogë. Dhe shumë, kur e dëgjonin, habiteshin dhe thoshnin: ''Nga i vijnë këtij këto? Vallë ç'dituri është kjo që i është dhënë? Dhe si kryhen këto vepra të mëdha nëpërmjet dorës së tij?

6:3b.MAR.006.003 A s'është ky zdrukthëtar i biri Marisë, vëllai i Jakobit, i Joses, i Judës dhe i Simonit? Dhe nuk janë këtu midis nesh motrat e tij?''. Dhe skandalizoheshin për shkak të tij.

6:4b.MAR.006.004 Por Jezusi u tha atyre: ''Asnjë profet s'është i përbuzur përveç në vendlindjen e tij, në farefisin e vet dhe në shtëpinë e vet''.

6:5b.MAR.006.005 Dhe nuk mundi të kryejë aty asnjë vepër të pushtetshme, përveçse shëroi disa të lëngatë, duke vënë mbi ta duart.

6:6b.MAR.006.006 Dhe çuditej për mosbesimin e tyre; dhe dilte nëpër fshatra përreth e i mësonte.

6:7b.MAR.006.007 Pastaj ai i thirri te vetja të dymbëdhjetët dhe filloi t'i dërgojë dy nga dy; dhe u dha pushtet mbi frymët e ndyra.

6:8b.MAR.006.008 Dhe i urdhëroi të mos marrin asgjë tjetër udhës, përveç një shkop vetëm: as trasta, as bukë, as denar në brez;

6:9b.MAR.006.009 dhe të mbathin vetëm sandalet e të mos veshin dy palë tunika.

6:10b.MAR.006.010 U tha akoma: ''Kudo që të hyni në një shtëpi, rrini aty derisa të largoheni nga ai vend.

6:11b.MAR.006.011 Në qoftë se disa nuk ju presin dhe nuk ju dëgjojnë, kur të largoheni që andej, shkundni pluhurin nga këmbët tuaja si dëshmi kundër tyre. Në të vërtetë ju them se ditën e gjyqit Sodoma dhe Gomorra do të trajtohen me më shumë tolerancë se sa ai qytet''.

6:12b.MAR.006.012 Kështu ata shkuan dhe u predikonin njerëzve që të pendoheshin;

6:13b.MAR.006.013 dhe dëbonin shumë demonë dhe vajosnin me vaj shumë të lëngatë dhe i shëronin.

6:14b.MAR.006.014 Tani mbreti Herod dëgjoi të flitej për Jezusin, sepse emri i tij ishte bërë i njohur, dhe ai tha: ''Ky Gjoni që pagëzonte u ngjall së vdekuri; prandaj në të po veprojnë pushtete çudibërëse''.

6:15b.MAR.006.015 Disa të tjerë thonin: ''Éshtë Elia''; dhe disa të tjerë: ''Éshtë një profet, ose si një nga profetët''.

6:16b.MAR.006.016 Por kur i dëgjoi Herodi të gjitha këto, tha: ''Ky Gjoni, të cilit ia pata prerë kokën, u ngjall së vdekuri!''.

6:17b.MAR.006.017 Në fakt Herodi vet kishte dhënë urdhër të arrestohej Gjoni dhe të mbahej i lidhur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të tij, sepse e kishte marrë për grua.

6:18b.MAR.006.018 Gjoni, pra, i thoshte Herodit: ''Nuk është e lejueshme të kesh gruan e vëllait tënd!''

6:19b.MAR.006.019 Dhe Herodiada e urrente dhe dëshironte ta vriste, por nuk mundte.

6:20b.MAR.006.020 Herodi, pra, i druhej Gjonit, të cilin e dinte si njeri të drejtë dhe të shenjtë, dhe e mbronte; dhe, mbasi e dëgjonte, kryente shumë gjëra dhe e dëgjonte me dëshirë.

6:21b.MAR.006.021 Por erdhi dita e volitshme dhe Herodi, për ditëlindjen e vet, shtroi një gosti për të mëdhenjtë e tij, për komandantët dhe për parinë e Galilesë.

6:22b.MAR.006.022 Hyri vetë e bija e Herodiadës, kërceu dhe i pëlqeu Herodit e atyre që ishin bashkë me të në tryezë, atëherë mbreti i tha vajzës: ''Më kërko ç'të duash dhe unë do të ta jap''.

6:23b.MAR.006.023 Dhe iu betua: ''Gjithçka që të më kërkosh, do të ta jap, deri gjysmën e mbretërisë sime!''.

6:24b.MAR.006.024 Ajo doli dhe i tha s'ëmës: ''Çfarë duhet t'i kërkoj?'' Ajo u përgjigj: ''Kokën e Gjon Pagëzorit!''.

6:25b.MAR.006.025 Ajo u kthye menjëherë te mbreti dhe i kërkoi me nxitim: ''Unë dëshiroj që ti të më japësh menjëherë, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit''.

6:26b.MAR.006.026 Dhe mbreti, megjithëse u trishtua shumë nga kjo, nuk deshi të refuzojë për shkak të betimit dhe për respekt të të ftuarve.

6:27b.MAR.006.027 Kështu mbreti dërgoi menjëherë një roje me urdhër që ti sillnin kokën e Gjonit.

6:28b.MAR.006.028 Dhe ky shkoi, ia preu kokën në burg, dhe e solli kokën e tij mbi një pjatë, ia dha vajzës dhe vajza ia dha s'ëmës.

6:29b.MAR.006.029 Kur dishepujt e Gjonit i dëgjuan këto, erdhën, morën trupin e tij dhe e vunë në varr.

6:30b.MAR.006.030 Tani apostujt u mblodhën tek Jezusi dhe i treguan të gjitha ato që kishin bërë dhe i kishin mësuar.

6:31b.MAR.006.031 Dhe ai u tha atyre: ''Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak''. Sepse njerëzit që vinin dhe shkonin ishin aq shumë, sa s'u dilte koha as për të ngrënë.

6:32b.MAR.006.032 U nisën, pra, me një barkë drejt një vend të vetmuar e të mënjanuar.

6:33b.MAR.006.033 Porsa turma i pa që u nisën, dhe shumë veta e njohën; dhe nga të gjitha qytetet erdhën aty me këmbë dhe mbërritën përpara tyre; dhe u mblodhën rreth tij.

6:34b.MAR.006.034 Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t'u mësojë shumë gjëra.

6:35b.MAR.006.035 Duke qenë se u bë vonë, dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: ''Ky vend është i shkretë, dhe tashmë është vonë.

6:36b.MAR.006.036 Lejoi këta njerëz që të shkojnë në fushat dhe në fshatrat rreth e qark që të blejnë bukë, se s'kanë gjë për të ngrënë''.

6:37b.MAR.006.037 Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: ''U jepni ju të hanë!'' Ata i thanë: ''A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t'u japim të hanë?''.

6:38b.MAR.006.038 Dhe ai u tha atyre: ''Sa bukë keni? Shkoni e shikoni''. Ata, mbasi shikuan, thanë: ''Pesë bukë e dy peshq''.

6:39b.MAR.006.039 Atëherë ai i urdhëroi ata që t'i rregullojnë të gjithë, ulur në grupe, mbi barin e njomë.

6:40b.MAR.006.040 Kështu ata u ulën në grupe nga njëqind e nga pesëdhjetë.

6:41b.MAR.006.041 Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t'ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve.

6:42b.MAR.006.042 Të gjithë hëngrën sa u ngopën.

6:43b.MAR.006.043 Dhe mblodhën dymbëdhjetë shporta me copa buke dhe me mbetje peshku.

6:44b.MAR.006.044 Ata që hëngrën nga ato bukë ishin pesë mijë burra.

6:45b.MAR.006.045 Menjëherë Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t'i prijnë në bregun tjetër drejt Betsaidas, derisa ai ta lejonte turmën.

6:46b.MAR.006.046 Sapo e lejoi, ai iu ngjit malit për t'u lutur.

6:47b.MAR.006.047 U ngrys, barka ishte në mes të detit dhe ai ishte i vetëm fare në tokë.

6:48b.MAR.006.048 Dhe kur i pa dishepujt që po mundoheshin duke vozitur, sepse era ishte kundër tyre, aty nga roja e katërt e natës, ai u nis drejt tyre duke ecur përmbi det dhe donte t'i kalonte.

6:49b.MAR.006.049 Por ata, kur e panë që po ecte mbi det, menduan se ishte një fantazmë dhe filluan të bërtasin,

6:50b.MAR.006.050 sepse e kishin parë të gjithë dhe ishin trembur; por ai menjëherë filloi të flasë me ta dhe tha: ''Merrni zemër, jam unë, mos kini frikë!''

6:51b.MAR.006.051 Pastaj hipi në barkë me ta dhe era pushoi; dhe ata mbetën jashtëzakonisht të habitur në veten e tyre dhe u mrekulluan,

6:52b.MAR.006.052 sepse nuk e kishin kuptuar ndodhinë e bukëve, sepse zemra e tyre ishte ngurtësuar.

6:53b.MAR.006.053 Mbasi kaluan, arritën në krahinën e Gjenasaretit dhe aty e lidhën barkën.

6:54b.MAR.006.054 Dhe kur dolën nga barka, njerëzit e njohën menjëherë

6:55b.MAR.006.055 dhe, duke përshkuar me vrap mbarë krahinën përreth, filluan të sjellin të sëmurë në vigje, kudo që dëgjonin se gjendej;

6:56b.MAR.006.056 dhe kudo ku ai vinte, në fshatra, në qytete a në lagje, njerëzit i vendosnin të lënguarit në sheshe dhe e lutnin që të paktën të mund të preknin cepin e rrobes së tij; dhe të gjithë ata që e preknin, shëroheshin.

7

7:1b.MAR.007.001 Atëherë rreth tij u mblodhën farisenjtë dhe disa skribë që kishin ardhur nga Jeruzalemi.

7:2b.MAR.007.002 Ata vunë re se disa nga dishepujt e tij po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara, dhe i paditën.

7:3b.MAR.007.003 Në fakt farisenjtë dhe të gjithë Judenjtë nuk hanë pa i larë më parë me shumë kujdes duart, duke iu përmbajtur traditës së pleqve;

7:4b.MAR.007.004 dhe, kur kthehen nga tregu, nuk hanë pa u pastruar më parë. Ka shumë gjëra të tjera që ata duhet të respektojnë për shkak të traditës: larjen e kupave, të brokave, të enëve prej bakri dhe të shtretërve.

7:5b.MAR.007.005 Pastaj farisenjtë dhe skribët e pyetën: ''Përse dishepujt e tu nuk sillen sipas traditës së pleqve, por hanë bukë pa i larë duart?''.

7:6b.MAR.007.006 Por ai duke u përgjigjur u tha atyre: ''Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë, siç është shkruar: "Ky popull me buzë më nderon, por zemra e tyre rri larg meje.

7:7b.MAR.007.007 Por kot më bëjnë një kult, duke mësuar doktrina, të cilat janë porosi nga njerëzit".

7:8b.MAR.007.008 Duke lënë pas dore, pra, urdhërimin e Perëndisë, ju i përmbaheni traditës së njerëzve: larje brokash dhe kupash; dhe bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme''.

7:9b.MAR.007.009 U tha atyre akoma: ''Ju jeni të shkathët për të anuluar urdhërimin e Perëndisë, për të zbatuar traditën tuaj.

7:10b.MAR.007.010 E në fakt Moisiu tha: "Ndero atin tënd dhe nënën tënde", dhe: "Ai që mallkon atin ose nënën, të dënohet me vdekje".

7:11b.MAR.007.011 Por ju thoni: "Në qoftë se dikush i thotë atit të vet ose nënës së vet: Gjithçka që mund të bëjë për ty është kurban, domethënë një ofertë Perëndisë",

7:12b.MAR.007.012 nuk e lejoni atë të bëjë asgjë për atin e vet ose për nënën e vet,

7:13b.MAR.007.013 duke e anuluar kështu fjalën e Perëndisë me traditën tuaj, që ju e keni trashëguar. Dhe ju po bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme''.

7:14b.MAR.007.014 Pastaj thirri gjithë turmën rreth vetes dhe i tha: ''Më dëgjoni të gjithë dhe kuptoni:

7:15b.MAR.007.015 Nuk ka asgjë jashtë njeriut që, duke hyrë në të, mund ta ndotë atë; përkundrazi janë ato gjëra që dalin prej tij që e ndotin.

7:16b.MAR.007.016 Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!

7:17b.MAR.007.017 Më pas, kur ai u kthye në shtëpi, larg turmës, dishepujt e vet e pyetën për kuptimin e shëmbëlltyrës.

7:18b.MAR.007.018 Dhe ai u tha atyre: ''Edhe ju qënkeni kaq të pamend? A nuk e kuptoni se çdo gjë që nga jashtë hyn te njeriu nuk mund ta ndotë,

7:19b.MAR.007.019 sepse nuk i hyn në zemër, por në bark, dhe pastaj jashtëqitet në gjiriz?''. Duke folur kështu, ai i deklaroi të pastra të gjitha ushqimet.

7:20b.MAR.007.020 Tha akoma: ''Ajo që del nga njeriu, e bën atë të ndotur.

7:21b.MAR.007.021 Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet,

7:22b.MAR.007.022 vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, budallallëku.

7:23b.MAR.007.023 Të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut''.

7:24b.MAR.007.024 Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur.

7:25b.MAR.007.025 Në fakt një grua, vajza e së cilës kishte një frymë e ndyrë, duke dëgjuar për Jezusin, erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij.

7:26b.MAR.007.026 Tani ajo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase; dhe iu lut që ta dëbonte demonin nga e bija;

7:27b.MAR.007.027 por Jezusi i tha: ''Lëri më parë fëmijët të ngopen, sepse nuk është mirë të merret buka e fëmijëve e t'u hidhet këlyshëve të qenve''.

7:28b.MAR.007.028 Por ajo u përgjigj dhe i tha: ''Mirë po flet, o Zot, por edhe këlyshët nën tryezë hanë thërimet e fëmijëve!''

7:29b.MAR.007.029 Atëherë ai i tha: ''Për këtë fjalën tënde, shko; demoni doli nga vajza jote!''.

7:30b.MAR.007.030 Dhe ajo, kur u kthye në shtëpinë e vet, e gjeti të bijën në shtrat, dhe demoni i kishte dalë.

7:31b.MAR.007.031 Mbasi u nis përsëri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galilesë, në mes të krahinës së Dekapolit.

7:32b.MAR.007.032 Dhe i paraqitën një të shurdhët që mezi fliste, dhe iu lutën t'i vërë duart mbi të.

7:33b.MAR.007.033 Si e mori veçmas, larg turmës, ia shtiu gishtrinjtë në vesh dhe mbasi e pështyu ia preku gjuhën.

7:34b.MAR.007.034 Pastaj i drejtoi sytë nga qielli, psherëtiu dhe i tha: ''Effatha'', që do të thotë: ''Hapu!''.

7:35b.MAR.007.035 Dhe menjëherë iu hapën veshët, iu zgjidh nyja e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.

7:36b.MAR.007.036 Dhe Jezusi i urdhëroi ata që të mos i tregojnë askujt; por sa më tepër ua ndalonte, aq më tepër ata e përhapnin.

7:37b.MAR.007.037 Dhe, të habitur shumë, thonin: ''Ai çdo gjë e ka bërë mirë: ai i bën që të shurdhët të dëgjojnë dhe memecët të flasin!''.

8

8:1b.MAR.008.001 Në ato ditë, duke qenë se u mblodh një turmë shumë e madhe dhe s'kishin ç'të hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre:

8:2b.MAR.008.002 ''Kam mëshirë për këtë turmë, sepse u bënë tri ditë që po rri me mua, dhe nuk ka ç'të hajë.

8:3b.MAR.008.003 Dhe po t'i nis të pa ngrënë në shtëpitë e tyre, do të mbeten udhës; disa prej tyre kanë ardhur që nga larg''.

8:4b.MAR.008.004 Dhe dishepujt e tij iu përgjigjën: ''Si do të mund t'i ngopte me bukë këta dikush, këtu në shkretëtirë?''.

8:5b.MAR.008.005 Dhe ai i pyeti: ''Sa bukë keni?''. Ata i thanë: ''Shtatë''.

8:6b.MAR.008.006 Atëherë ai e urdhëroi turmën të ulet për tokë; dhe mori të shtatë bukët, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet që t'ia shpërndajnë turmës; dhe ata ia shpërndanë.

8:7b.MAR.008.007 Kishin edhe disa peshq të vegjël; mbasi i bekoi, urdhëroi që edhe ata t'i shpërndahen turmës.

8:8b.MAR.008.008 Kështu ata hëngrën dhe u ngopën; dhe dishepujt çuan shtatë kosha me copat që tepruan.

8:9b.MAR.008.009 Ata që hëngrën ishin rreth katër mijë veta; pastaj i lejoi.

8:10b.MAR.008.010 Dhe menjëherë hypi në barkë me dishepujt e vet dhe shkoi në rrethinën e Dalmanutës.

8:11b.MAR.008.011 Atëherë erdhën farisenjtë dhe nisën të diskutojnë me të, duke i kërkuar një shenjë nga qielli për ta vënë në provë.

8:12b.MAR.008.012 Por ai, duke psherëtirë në frymë, tha: ''Përse ky brez kërkon një shenjë? Në të vërtetë po ju them se këtij brezi nuk do t'i jepet asnjë shenjë''.

8:13b.MAR.008.013 Atëherë i la, hipi përsëri në barkë dhe kaloi në bregun tjetër.

8:14b.MAR.008.014 Tani dishepujt kishin harruar të marrin bukë me vete, dhe në barkë s'kishin asgjë përveç një buke.

8:15b.MAR.008.015 Dhe Jezusi i qortoi duke thënë: ''Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!''.

8:16b.MAR.008.016 Por ata diskutonin midis tyre duke thënë: ''Nuk kemi bukë''.

8:17b.MAR.008.017 Jezusi e vuri re dhe u tha: ''Përse dis-kutoni që s'keni bukë? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë?

8:18b.MAR.008.018 Keni sy dhe nuk shihni, keni veshë dhe nuk dëgjoni? Dhe nuk po mbani mend?

8:19b.MAR.008.019 Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?''. Ata thanë: ''Dymbëdhjetë''.

8:20b.MAR.008.020 ''Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?''. Dhe ata thanë: ''Shtatë''.

8:21b.MAR.008.021 Dhe ai u tha atyre: ''Po si, ende nuk po kuptoni?''.

8:22b.MAR.008.022 Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte.

8:23b.MAR.008.023 Atëherë e mori për dore të verbërin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë.

8:24b.MAR.008.024 Dhe ai, duke hapur sytë, tha: ''Po shoh njerëz si pemë që ecin''.

8:25b.MAR.008.025 Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.

8:26b.MAR.008.026 Dhe Jezusi e nisi të shkojë në shtëpinë e tij duke i thënë: ''Mos hyr në fshat dhe mos ia trego askujt në fshat''.

8:27b.MAR.008.027 Pastaj Jezusi shkoi bashkë me dishepujt e vet ndër fshatrat e Cesaresë së Filipit; dhe gjatë rrugës i pyeti dishepujt e vet duke u thënë atyre: ''Kush thonë njerëzit se jam unë?''.

8:28b.MAR.008.028 Ata u përgjigjën: ''Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët''.

8:29b.MAR.008.029 Dhe ai u tha atyre: ''Po ju, kush thoni se jam?''. Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: ''Ti je Krishti''.

8:30b.MAR.008.030 Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të.

8:31b.MAR.008.031 Pastaj nisi t'u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet.

8:32b.MAR.008.032 Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë.

8:33b.MAR.008.033 Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: ''Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!''.

8:34b.MAR.008.034 Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: ''Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë,

8:35b.MAR.008.035 sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë.

8:36b.MAR.008.036 Ç'dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?

8:37b.MAR.008.037 Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet?

8:38b.MAR.008.038 Sepse kujtdo që do t'i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t'i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë''.

9

9:1b.MAR.009.001 Pastaj u tha atyre: ''Në të vërtetë ju them se midis jush që jeni këtu ka disa që nuk do ta shijojnë vdekjen para se të shohin të vijë me fuqi mbretëria e Perëndisë''.

9:2b.MAR.009.002 Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i çoi në vetmi, vetëm ata, mbi një mal të lartë; dhe u shpërfytyrua përpara tyre.

9:3b.MAR.009.003 Dhe rrobat e tij u bënë të shndritshme dhe krejt të bardha, si bora, më të bardha nga sa nuk mund t'i zbardhojë asnjë rrobalarës mbi tokë.

9:4b.MAR.009.004 Dhe atyre iu shfaqën Elia me Moisiun, që po bisedonin me Jezusin.

9:5b.MAR.009.005 Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe i tha Jezusit: ''Mësues, për ne është mirë të jemi këtu; bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian!''.

9:6b.MAR.009.006 Në fakt ai nuk dinte çfarë thoshte, sepse ata ishin të trembur.

9:7b.MAR.009.007 Pastaj erdhi një re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli një zë që tha: ''Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni!''.

9:8b.MAR.009.008 Dhe menjëherë ata shikuan rreth e qark, por nuk panë më asnjëri, përveçse Jezusi fill i vetëm me ta.

9:9b.MAR.009.009 Tani kur po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhëroi të mos i tregojnë askujt gjërat që kishin parë, derisa i Biri i njeriut të ringjallej prej së vdekuri.

9:10b.MAR.009.010 Ata e mbajtën porosinë dhe diskutonin mes tyre se ç'do të thoshte të ringjallesh prej së vdekuri.

9:11b.MAR.009.011 Pastaj e pyetën duke thënë: ''Përse skribët thonë se më parë duhet të vijë Elia?''.

9:12b.MAR.009.012 Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Elia me të vërtetë duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë; por, ashtu siç është shkruar për Birin e njeriut, ai duhet të vuajë shumë gjëra dhe të përçmohet.

9:13b.MAR.009.013 Por unë po ju them se Elia erdhi dhe me të bënë ç'deshën, ashtu siç është shkruar për të''.

9:14b.MAR.009.014 Mbasi u kthye te dishepujt, pa një turmë të madhe rreth tyre dhe disa skribë që po grindeshin me ta.

9:15b.MAR.009.015 Dhe menjëherë e gjithë turma, kur e pa, u habit dhe erdhi me vrap për ta përshëndetur.

9:16b.MAR.009.016 Atëherë ai i pyeti skribët: ''Për çfarë po diskutoni me ta?''.

9:17b.MAR.009.017 Dhe dikush nga turma, duke u përgjigjur, tha: ''Mësues, të prura djalin tim që ka një frymë memece,

9:18b.MAR.009.018 dhe e kap kudo, e përplas dhe ai shkumon, kërcëllon dhëmbët dhe i ngrijnë gjymtyrët. Dhe u thashë dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata s'e bënë dot.

9:19b.MAR.009.019 Dhe ai duke u përgjigjur tha: ''O brez që s'beson, deri kur do të jem me ju? Deri kur do t'ju duroj? Ma sillni këtu!''.

9:20b.MAR.009.020 Dhe ata ia prunë. Por, sapo e pa, fryma e përplasi me forcë dhe fëmija, që kishte rënë përtokë, rrokullisej duke shkumuar.

9:21b.MAR.009.021 Dhe Jezusi e pyeti babanë e atij: ''Sa kohë ka që i ndodh kështu?''. Dhe ai tha: ''Që në fëmijëri.

9:22b.MAR.009.022 Shpesh e ka hedhur në zjarr dhe në ujë për ta shkatërruar por, nëse mund të bësh diçka, ki mëshirë për ne dhe na ndihmo!''.

9:23b.MAR.009.023 Dhe Jezusi i tha: ''Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson''.

9:24b.MAR.009.024 Menjëherë babai i fëmijës, duke bërtitur me lot, tha: ''Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim''.

9:25b.MAR.009.025 Atëherë Jezusi, duke parë se po vinte turma me vrap, e qortoi frymën e ndyrë duke thënë: ''O frymë memece dhe e shurdhët, unë po të urdhëroj, dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!''.

9:26b.MAR.009.026 Dhe demoni, duke bërtitur dhe duke e sfilitur fort, doli prej tij. Dhe fëmija mbeti si i vdekur, saqë shumë njerëz thoshin: ''Ka vdekur''.

9:27b.MAR.009.027 Por Jezusi e zuri për dore, e ngriti dhe ai u çua në këmbë.

9:28b.MAR.009.028 Kur Jezusi hyri në shtëpi, dishepujt e vet e pyetën veçmas: ''Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?''.

9:29b.MAR.009.029 dhe ai u tha atyre: ''Ky lloj frymërash nuk mund të dëbohet ndryshe, përveç, se me lutje dhe agjërim''.

9:30b.MAR.009.030 Mbasi u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile; dhe ai nuk donte që ta merrte vesh njeri.

9:31b.MAR.009.031 Ai, në fakt, i mësonte dishepujt e vet dhe u thoshte atyre: ''Së shpejti Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve dhe ata do ta vrasin; dhe, pasi të jetë vrarë, ai do të ringjallet ditën e tretë''.

9:32b.MAR.009.032 Por ata nuk i kuptonin këto fjalë dhe kishin frikë ta pyesnin.

9:33b.MAR.009.033 Dhe arritën në Kapernaum; dhe kur hyri në shtëpi, i pyeti: ''Për çfarë diskutonit ndërmjet jush rrugës?''.

9:34b.MAR.009.034 Dhe ata heshtën, sepse rrugës kishin diskutuar se cili ndër ta ishte më i madhi.

9:35b.MAR.009.035 Atëherë ai u ul, i thirri të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: ''Nëse dikush don të jetë i pari, le të bëhet i fundit i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve''.

9:36b.MAR.009.036 Dhe mori një fëmijë të vogël dhe e vuri në mes të tyre; pastaj e mori në krahë dhe u tha atyre:

9:37b.MAR.009.037 ''Cilido që pranon një nga këta fëmijë në emrin tim, më pranon mua; dhe kushdo që më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më ka dërguar''

9:38b.MAR.009.038 Atëherë Gjoni mori fjalën dhe i tha: ''Mësues, ne pamë një njeri që nuk na ndjek, që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam sepse ai nuk na ndjek''.

9:39b.MAR.009.039 Por Jezusi tha: ''Mos ia ndaloni, sepse s'ka njeri që mund të bëjë një vepër të fuqishme në emrin tim, dhe fill pas kësaj të flasë keq për mua.

9:40b.MAR.009.040 Sepse kush nuk është kundër nesh, është me ne.

9:41b.MAR.009.041 Në fakt, kushdo që do t'ju japë të pini një gotë ujë në emrin tim, sepse jeni të Krishtit, në të vërtetë po ju them se me siguri nuk do ta humbasë shpërblimin e vet''.

9:42b.MAR.009.042 ''Dhe kush do të skandalizojë një nga këta të vegjël që besojnë në mua, do të ishte më mirë për të t'i varet në qafë një gur mulliri dhe të hidhet në det.

9:43b.MAR.009.043 Tani nëse dora jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,

9:44b.MAR.009.044 atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.

9:45b.MAR.009.045 Dhe nëse këmba jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh i çalë në jetë, se sa të kesh dy këmbë dhe të të hedhin në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,

9:46b.MAR.009.046 atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket.

9:47b.MAR.009.047 Dhe nëse syri yt të skandalizon për mëkat, nxirre; është më mirë për ty të hysh me një sy në jetë sesa të kesh dy sy dhe të të hedhin në Gehenën e zjarrit,

9:48b.MAR.009.048 atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.

9:49b.MAR.009.049 Sepse gjithkush duhet të kripet me zjarr, dhe çdo fli duhet të kripet me kripë.

9:50b.MAR.009.050 Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhet e amësht, me se do t'i jepni shijen? Kini kripë në vetvete dhe jetoni në paqe njëri me tjetrin!''.

10

10:1b.MAR.010.001 Mbasi u nis prej andej, Jezusi shkoi në krahinën e Judesë gjatë Jordanit dhe përsëri u mblodhën rreth tij turma; ai përsëri filloi t'i mësojë, siç e kishte zakon.

10:2b.MAR.010.002 Dhe farisenjtë, për ta vënë në provë, e pyetën: ''A është e ligjshme që burri ta lë gruan?''.

10:3b.MAR.010.003 Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Çfarë ju ka urdhëruar Moisiu?''.

10:4b.MAR.010.004 Ata thanë: ''Moisiu ka lejuar të shkruhet letra e shkurorëzimit dhe ta lësh gruan''.

10:5b.MAR.010.005 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Për shkak të ngurtësisë së zemrës suaj ai e shkroi atë rregull;

10:6b.MAR.010.006 por në fillim të krijimit, Perëndia i bëri mashkull e femër.

10:7b.MAR.010.007 Për këtë arsye njeriu do ta braktisë babanë e tij dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij;

10:8b.MAR.010.008 dhe të dy do të jenë një mish i vetëm; kështu nuk janë më dy, por një mish i vetëm.

10:9b.MAR.010.009 Prandaj njeriu të mos ndajë atë që Perëndia e ka bashkuar!''.

10:10b.MAR.010.010 Dhe në shtëpi dishepujt e vet e pyetën përsëri për këtë çështje.

10:11b.MAR.010.011 Atëherë ai u tha atyre: ''Ai që lë gruan e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën me të.

10:12b.MAR.010.012 Po ashtu, nëse gruaja lë burrin e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën.

10:13b.MAR.010.013 Atëherë i prunë disa fëmijë të vegjël që ai t'i prekte ata; por dishepujt i qortonin ata që i prunë.

10:14b.MAR.010.014 Kur Jezusi e pa këtë, i indinjuar, u tha atyre: ''I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.

10:15b.MAR.010.015 Në të vërtetë po ju them se kushdo që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë në të''.

10:16b.MAR.010.016 Dhe, si i mori në krahë, i bekoi duke vënë duart mbi ta.

10:17b.MAR.010.017 Tani kur po bëhej gati për rrugë, i doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti: ''Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?''.

10:18b.MAR.010.018 Dhe Jezusi i tha: ''Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.

10:19b.MAR.010.019 Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos bëj dëshmi të rreme. Mos mashtro. Ndero atin tënd dhe nënën tënde"''.

10:20b.MAR.010.020 Dhe ai, duke iu përgjigjur, i tha: ''Mësues, të gjitha këto i kam zbatuar që në fëmijërinë time''.

10:21b.MAR.010.021 Atëherë Jezusi e vështroi në fytyrë, ndjeu dashuri për të dhe i tha: ''Një gjë të mungon; shko, shit të gjitha ato që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja, merre kryqin tënd dhe më ndiq''.

10:22b.MAR.010.022 Por ai u trishtua për këto fjalë dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shumë pasuri.

10:23b.MAR.010.023 Atëherë Jezusi, mbasi e hodhi vështrimin përreth, u tha dishepujve të vet: ''Sa vështirë është për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!''.

10:24b.MAR.010.024 Dishepujt u habitën shumë nga këto fjalë të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha atyre: ''O bij, sa e vështirë është që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë ata që mbështeten te pasuria.

10:25b.MAR.010.025 Éshtë më e lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e një gjilpëre, se sa të hyjë një i pasur në mbretërinë e Perëndisë''.

10:26b.MAR.010.026 Dhe ata u çuditën edhe më tepër dhe i thoshin njëri-tjetrit: ''Atëherë kush vallë mund të shpëtohet?''.

10:27b.MAR.010.027 Por Jezusi, duke i ngulur sytë mbi ta, u tha: ''Kjo për njerëzit është e pamundur, por jo për Perëndinë, sepse gjithçka është e mundur për Perëndinë''.

10:28b.MAR.010.028 Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe tha: ''Ja, ne lamë çdo gjë dhe të kemi ndjekur''.

10:29b.MAR.010.029 Jezusi, duke u përgjigjur, tha: ''Në të vërtetë po ju them që nuk ka asnjeri që të ketë lënë shtëpinë, a vëllezërit a motrat, a atin, a nënën, a fëmijët ose arat për hirin tim dhe për ungjillin,

10:30b.MAR.010.030 që të mos marrë tani, në këtë kohë, njëqindfish shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara, së bashku me përndjekje, dhe në botën e ardhshme, jeta e përjetshme.

10:31b.MAR.010.031 Por shumë të parë do të jenë të fundit dhe shumë të fundit do të jenë të parët''.

10:32b.MAR.010.032 Ata ishin në udhëtim për t'u ngjitur në Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin të tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi përsëri të dymbëdhjetët mënjanë dhe nisi t'u thotë çfarë do t'i ndodhte:

10:33b.MAR.010.033 ''Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t'u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve; dhe ata do ta dënojnë me vdekje dhe do ta dorëzojnë në duar të paganëve,

10:34b.MAR.010.034 të cilët do ta tallin, do ta fshikullojnë, do ta pështyjnë dhe do ta vrasin, por ai, ditën e tretë, do të ringjallet''.

10:35b.MAR.010.035 Atëherë Jakobi dhe Gjoni, bij të Zebedeut, iu afruan dhe i thanë: ''Mësues, ne dëshirojmë që ti të bësh për ne atë që do të të kërkojmë''.

10:36b.MAR.010.036 Dhe ai u tha atyre: ''Çfarë doni të bëj për ju?''

10:37b.MAR.010.037 Ata i thanë: ''Na lejo që të ulemi njëri në të djathtën tënde dhe tjetri në të majtën tënde në lavdinë tënde''.

10:38b.MAR.010.038 Dhe Jezusi u tha atyre: ''Ju nuk dini çfarë kërkoni. A mund të pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me atë pagëzim me të cilin unë jam pagëzuar?''. Ata i thanë: ''Po, mundemi''.

10:39b.MAR.010.039 Dhe Jezusi u tha atyre: ''Vërtetë ju do të pini kupën që unë po pij dhe do të pagëzoheni me atë pagëzim me të cilin jam pagëzuar,

10:40b.MAR.010.040 por nuk më takon mua të vë dikë të ulet në të djathtën time ose në të majtën time, por është për ata për të cilët është përgatitur''.

10:41b.MAR.010.041 Kur i dëgjuan këto, të dhjetë të tjerët filluan të indinjohen kundër Jakobit dhe Gjonit.

10:42b.MAR.010.042 Por Jezusi i thirri pranë vetes dhe tha: ''Ju e dini që ata që konsiderohen sundues të kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë mbi to pushtetin e tyre;

10:43b.MAR.010.043 por kjo s'duhet të ndodhë midis jush; madje ai nga ju që do të dojë të bëhet i madh, do të jetë shërbëtori juaj;

10:44b.MAR.010.044 dhe kushdo nga ju që do të dojë të jetë i pari, do të jetë skllavi i të gjithëve.

10:45b.MAR.010.045 Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t'i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave''.

10:46b.MAR.010.046 Kështu arritën në Jeriko. Kur ai po dilte nga Jeriko me dishepujt e tij dhe me një turmë të madhe, biri i Timoteut, Bartimeu i verbër, ishte ulur gjatë rrugës dhe lypte.

10:47b.MAR.010.047 Kur dëgjoi se ai që po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi të bërtasë dhe të thotë: ''Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!''.

10:48b.MAR.010.048 Shumë e qortonin që të heshte, por ai bërtiste edhe më fort: ''Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!''.

10:49b.MAR.010.049 Dhe Jezusi qëndroi dhe urdhëroi që ta thërrasin. Ata e thirrën, pra, të verbërin duke i thënë: ''Merr zemër, çohu, ai po të thërret!''.

10:50b.MAR.010.050 Atëherë ai hodhi tej rrobën e tij, u ngrit dhe erdhi te Jezusi.

10:51b.MAR.010.051 Dhe Jezusi mori fjalën dhe i tha: ''Çfarë do që unë të të bëj?''. I verbëri i tha: ''Rabboni, që të më kthehet të parit!''.

10:52b.MAR.010.052 Dhe Jezusi i tha: ''Shko, besimi yt të shëroi''. Dhe në çast atij iu kthye të parit dhe nisi të ndjekë Jezusin në udhë.

11

11:1b.MAR.011.001 Tani kur iu afruan Jeruzalemit, drejt Betfage dhe Betania, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy nga dishepujt e vet,

11:2b.MAR.011.002 duke u thënë: ''Shkoni në fshatin përballë dhe, posa të hyni aty, do të gjeni një kërriç të lidhur, mbi të cilin akoma nuk ka hipur askush; zgjidheni dhe ma sillni.

11:3b.MAR.011.003 Dhe në se ndokush iu thotë: "Pse po veproni kështu?", përgjigjuni: "I duhet Zotit. Ai do ta kthejë menjëherë këtu"''.

11:4b.MAR.011.004 Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere, në rrugë, dhe e zgjidhën.

11:5b.MAR.011.005 Disa nga të pranishmit u thanë atyre: ''Ç'po bëni? Pse po e zgjidhni kërriçin?''.

11:6b.MAR.011.006 Këta iu përgjigjën ashtu si u kishte thënë Jezusi dhe ata i lanë të shkojnë.

11:7b.MAR.011.007 Atëherë ia çuan Jezusit kërriçin, vunë mbi të mantelet e tyre dhe ai u ul mbi të.

11:8b.MAR.011.008 Shumë njerëz i shtronin rrobat e tyre rrugës dhe të tjerë pritnin degë nga pemët dhe i hidhnin rrugës.

11:9b.MAR.011.009 Dhe si ata që pararendnin, edhe ata që ndiqnin Jezusin, thërrisnin dhe thonin: ''Hosana! Bekuar është ai që vjen në emër të Zotit!

11:10b.MAR.011.010 E bekuar është mbretëria e Davidit, atit tonë, që vjen në emër të Zotit. Hosana në vendet shumë të larta!''.

11:11b.MAR.011.011 Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; dhe, mbasi shikoi mirë çdo gjë, duke qenë se ishte vonë, doli bashkë me të dymbëdhjetët në drejtim të Betanias.

11:12b.MAR.011.012 Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri.

11:13b.MAR.011.013 Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.

11:14b.MAR.011.014 Atëherë Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: ''Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë''. Dhe dishepujt e tij e dëgjuan.

11:15b.MAR.011.015 Kështu arritën në Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri në tempull, filloi t'i dëbojë ata që shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.

11:16b.MAR.011.016 Dhe nuk lejoi asnjë që të mbartte sende nëpër tempull.

11:17b.MAR.011.017 Dhe i mësonte duke u thënë atyre: ''Vallë nuk është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet"? Ju, përkundrazi, e keni bërë shpellë kusarësh!''.

11:18b.MAR.011.018 Tani skribët dhe krerët e priftërinjve kur i dëgjuan këto fjalë kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, por kishin frikë prej tij, sepse gjithë turma ishte e mahnitur nga doktrina e tij.

11:19b.MAR.011.019 Dhe kur u bë darkë, Jezusi doli jashtë qytetit.

11:20b.MAR.011.020 Të nesërmen në mengjes, duke kaluar, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë.

11:21b.MAR.011.021 Dhe Pjetri, duke u kujtuar, i tha: ''Mësues, ja, fiku që ti mallkove qenka tharë''.

11:22b.MAR.011.022 Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Kini besimin e Perëndisë!

11:23b.MAR.011.023 Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t'i thotë këtij mali: "Luaj vendit dhe hidhu në det", dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t'i bëhet.

11:24b.MAR.011.024 Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t'i merrni dhe ju do t'i merrni.

11:25b.MAR.011.025 Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t'ju falë mëkatet tuaja.

11:26b.MAR.011.026 Por në se ju nuk falni, as Ati juaj, që është në qiejt, nuk do t'jua falë mëkatet tuaja''.

11:27b.MAR.011.027 Pastaj ata erdhën përsëri në Jeruzalem; dhe ndërsa ai po ecte nëpër tempull, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë iu afruan,

11:28b.MAR.011.028 dhe i thanë: ''Me ç'pushtet i bën ti këto gjëra? Kush ta dha këtë pushtet për t'i kryer këto gjëra?''.

11:29b.MAR.011.029 Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Edhe unë do t'ju pyes diçka; më jepni përgjigje, pra, dhe unë do t'ju them me ç'pushtet i bëj këto gjëra.

11:30b.MAR.011.030 Pagëzimi i Gjonit a ishte nga qielli apo nga njerëzit? Më jepni përgjigje.

11:31b.MAR.011.031 Ata filluan të arsyetonin midis tyre: ''Po të themi "nga qielli", ai do të thotë: "Atëherë pse ju nuk i besuat?".

11:32b.MAR.011.032 Por po t'i themi "nga njerëzit", kemi frikë nga populli, sepse të gjithë e konsideronin Gjonin se ishte me të vërtetë një profet''.

11:33b.MAR.011.033 Prandaj, duke iu përgjigjur, i thanë Jezusit: ''Nuk e dimë''. Dhe Jezusi duke u përgjigjur, u tha atyre: ''As unë nuk po ju them se me çfarë pushteti i bëj këto gjëra''.

12

12:1b.MAR.012.001 Pastaj ai filloi t'u flasë me shëmbëlltyra: ''Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.

12:2b.MAR.012.002 Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.

12:3b.MAR.012.003 Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.

12:4b.MAR.012.004 Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.

12:5b.MAR.012.005 Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.

12:6b.MAR.012.006 I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt".

12:7b.MAR.012.007 Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia".

12:8b.MAR.012.008 Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.

12:9b.MAR.012.009 Çfarë do të bëjë, pra, i zoti i vreshtit? Ai do të vijë dhe do t'i shfarosë vreshtarët dhe vreshtin do t'ua japë të tjerëve.

12:10b.MAR.012.010 Po a nuk e keni lexuar këtë shkrim: "Guri, që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri i qoshes.

12:11b.MAR.012.011 Kjo është bërë nga Zoti dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tanë"?''.

12:12b.MAR.012.012 Atëherë ata kërkuan ta kapin, sepse kuptuan se ai e kishte thënë atë shëmbëlltyrë kundër tyre; por kishin frikë nga turma; dhe e lanë e ikën.

12:13b.MAR.012.013 Pastaj i dërguan disa farisenj dhe herodianë për ta zënë në gabim në fjalë.

12:14b.MAR.012.014 Këta erdhën dhe i thanë: ''Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë pa pyetur për njeri, sepse nuk merr parasysh dukjen e njerëzve, por u mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës. A është e ligjëshme t'i paguhet taksa Cezarit apo jo? Duhet t'ia paguajmë apo jo?

12:15b.MAR.012.015 Por ai, duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha atyre: ''Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh!''.

12:16b.MAR.012.016 Ata ia prunë. Dhe ai u tha atyre: ''E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?''. Ata i thanë: ''E Cezarit''.

12:17b.MAR.012.017 Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë''. Dhe ata u çuditën nga ai.

12:18b.MAR.012.018 Pastaj iu paraqitën disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën duke thënë:

12:19b.MAR.012.019 ''Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vdes vëllai i dikujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t'i lindur pasardhës vëllait të tij.

12:20b.MAR.012.020 Tani ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.

12:21b.MAR.012.021 E mori, pra, i dyti, por edhe ky vdiq pa lënë fëmijë; po kështu i treti.

12:22b.MAR.012.022 Që të shtatë e morën për grua dhe vdiqën pa lënë fëmijë. E fundit, pas të gjithëve, vdiq edhe gruaja.

12:23b.MAR.012.023 Në ringjallje, pra, kur të ringjallen, gruaja e kujt do të jetë ajo? Sepse që të shtatë e patën grua''.

12:24b.MAR.012.024 Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: ''A nuk është pikërisht për këtë që jeni në gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perëndisë?

12:25b.MAR.012.025 Sepse kur njerëzit do të ringjallen së vdekuri, as do të martohen as do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell.

12:26b.MAR.012.026 Sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut se si foli Perëndia nga ferrishta duke thënë: "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit"?

12:27b.MAR.012.027 Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve. Ju, pra, po gaboni shumë''.

12:28b.MAR.012.028 Atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se ai u ishte përgjigjur mirë, iu afrua dhe e pyeti: ''Cili është i pari i të gjithë urdhërimeve?''.

12:29b.MAR.012.029 Dhe Jezusi u përgjigj: ''Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot",

12:30b.MAR.012.030 dhe: "Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!". Ky është i pari urdhërim.

12:31b.MAR.012.031 Dhe i dyti i ngjan këtij: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten". Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta''.

12:32b.MAR.012.032 Atëherë skribi i tha: ''Mirë, Mësues. The, sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s'ka asnjë tjetër përveç tij;

12:33b.MAR.012.033 dhe ta duash me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcë, dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa gjithë olokaustet dhe flijimet''.

12:34b.MAR.012.034 Dhe Jezusi, duke parë se ai ishte përgjigjur me mend, i tha: ''Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë''. Dhe kurrkush nuk guxoi më ta pyesë.

12:35b.MAR.012.035 Dhe Jezusi, duke i mësuar në tempull, tha: ''Vallë, si mund të thonë skribët se Krishti është Bir i Davidit?

12:36b.MAR.012.036 Sepse vetë Davidi, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, tha: "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, derisa t'i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".

12:37b.MAR.012.037 Vetë Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë vallë bir i tij?''. Dhe pjesa më e madhe e dëgjonte me ëndje.

12:38b.MAR.012.038 Dhe ai u thoshte atyre në doktrinën e vet: ''Ruhuni nga skribët, të cilëve u pëlqen të shëtisin me rroba të gjata dhe t'i përshëndetin në sheshe,

12:39b.MAR.012.039 dhe të kenë vendet e para në sinagoga dhe vendet e para në gosti,

12:40b.MAR.012.040 që i gllabërojnë shtëpitë e të vejave dhe, për t'u dukur, luten gjatë; ata do të marrin një gjykim më të rreptë!''.

12:41b.MAR.012.041 Dhe Jezusi u ul përballë arkës së thesarit dhe vërente se njerëzit hidhnin aty denar; shumë të pasur hidhnin shumë.

12:42b.MAR.012.042 Erdhi një e ve e varfër dhe hodhi dy monedha të vogla, domethënë një kuadrant.

12:43b.MAR.012.043 Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha atyre: ''Ju them në të vërtetë se kjo e ve e varfër ka hedhur në thesar më shumë se të gjithë të tjerët.

12:44b.MAR.012.044 Sepse të gjithë hodhën aty nga teprica e tyre, kurse ajo, me skamjen e vet, hodhi gjithë sa kishte për të jetuar''.

13

13:1b.MAR.013.001 Ndërsa ai po dilte nga tempulli, një nga dishepujt e vet i tha: ''Mësues, shih ç'gurë e ç'ndërtesa!''.

13:2b.MAR.013.002 Dhe Jezusi duke iu përgjigjur i tha: ''A po i shikon këto ndërtesa të mëdha? Nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrënuar''.

13:3b.MAR.013.003 Dhe pasi ai ishte ulur mbi malin e Ullinjve përballë tempullit, Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Andrea e pyetën veçmas:

13:4b.MAR.013.004 ''Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja e kohës në të cilën të gjitha këto gjëra do të duhet të mbarohen?''.

13:5b.MAR.013.005 Dhe Jezusi duke u përgjigjur atyre nisi të flasë: ''Kini kujdes që të mos ju mashtrojë njeri.

13:6b.MAR.013.006 Sepse do të vijnë shumë në emrin tim duke thënë: "Unë jam!"; dhe do të mashtrohen shumë veta.

13:7b.MAR.013.007 Por, kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe për ushtime luftërash, mos u shqetësoni; sepse këto gjëra duhet të ndodhin; por nuk do të jetë ende mbarimi.

13:8b.MAR.013.008 Në fakt do të ngrihet kombi kundër kombit dhe mbretëria kundër mbretërisë; do të ndodhin tërmete në vende të ndryshme, zi buke dhe turbullira. Këto gjëra nuk do të jenë tjetër veçse fillimi i dhembjeve të lindjes.

13:9b.MAR.013.009 Kujdesuni për veten! Sepse do t'ju dorëzojnë gjyqeve dhe do t'ju rrahin ndër sinagoga; do t'ju nxjerrin përpara guvernatorëve dhe mbretërve, për shkakun tim, që të dëshmoni përpara tyre.

13:10b.MAR.013.010 Por më parë duhet që t'u përhapet ungjilli gjithë popujve.

13:11b.MAR.013.011 Tani, kur t'ju çojnë për t'ju dorëzuar në duart e tyre, mos u shqetësoni që më parë për atë që do të duhet të thoni dhe mos e paramendoni; por thoni çfarë t'ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë.

13:12b.MAR.013.012 Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t'i bëjnë të vdesin.

13:13b.MAR.013.013 Dhe ju do të jeni të urryer nga të gjithë për shkak të emrit tim; por ai që do të ngulmojë deri në fund, do të shpëtohet''.

13:14b.MAR.013.014 Dhe kur të shihni neverinë e shkatërrimit, të parathënë nga profeti Daniel, e cila qëndron atje ku nuk duhej të ishte (ai që lexon le ta kuptojë), atëherë ata që do të jenë në Jude, le të ikin maleve.

13:15b.MAR.013.015 Dhe ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë, të mos zbresë, dhe as të hyjë në shtëpi për të marrë ndonjë gjë nga shtëpia e vet.

13:16b.MAR.013.016 Dhe ai që do të jetë në arë, të mos kthehet prapa për të marrë rrobën e vet.

13:17b.MAR.013.017 Tani mjerë gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji në ato ditë!

13:18b.MAR.013.018 Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër.

13:19b.MAR.013.019 Sepse në atë ditë do të jetë një mundim i madh, më i madhi që ka ndodhur që nga zanafilla e krijimit që kreu Perëndia deri më sot, dhe të tillë nuk do të ketë më kurrë.

13:20b.MAR.013.020 Dhe, nëse Zoti nuk do t'i kishte shkurtuar ato ditë, asnjë i gjallë nuk do të shpëtonte; por Zoti i shkurtoi ato ditë për shkak të të zgjedhurve, që ai i zgjodhi.

13:21b.MAR.013.021 Atëherë, nëse dikush do t'ju thotë: "Ja, Krishti është këtu!"; ose "Éshtë atje", mos e besoni.

13:22b.MAR.013.022 Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë shenja e çudi për të gënjyer, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit.

13:23b.MAR.013.023 Por ju kini kujdes; ja, unë ju paralajmërova çdo gjë''.

13:24b.MAR.013.024 ''Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet;

13:25b.MAR.013.025 yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden.

13:26b.MAR.013.026 Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi.

13:27b.MAR.013.027 Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t'i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit.

13:28b.MAR.013.028 Tani mësoni nga shëmbëlltyra e fikut: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera është afër.

13:29b.MAR.013.029 Kështu edhe ju, kur do të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.

13:30b.MAR.013.030 Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, derisa e gjithë kjo të ketë ndodhur.

13:31b.MAR.013.031 Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë''.

13:32b.MAR.013.032 ''Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.

13:33b.MAR.013.033 Tregoni kujdes, rrini zgjuar dhe lutuni, sepse nuk e dini kur do të jetë ai moment.

13:34b.MAR.013.034 Éshtë sikurse një njeriu i cili, duke u nisur për rrugë, lë shtëpinë e vet duke u dhënë autoritet shërbëtorëve të tij, secilit në detyrën e tij, dhe portjerin e urdhëron të rrije zgjuar.

13:35b.MAR.013.035 Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë: në mbrëmje a në mesnatë, kur këndon gjeli a në mëngjes;

13:36b.MAR.013.036 që ai, duke u kthyer papritmas, të mos ju gjejë në gjumë.

13:37b.MAR.013.037 Tani, këtë që po ju them juve, ua them të gjithëve: Rrini zgjuar!''.

14

14:1b.MAR.014.001 Tani dy ditë më vonë ishte Pashka dhe festa e të Ndormëve; dhe krerët e priftërinjve dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin.

14:2b.MAR.014.002 Por thonin: ''Jo gjatë festës, që të mos ndodhë ndonjë trazirë nga populli''.

14:3b.MAR.014.003 Tani ai ishte në Betania, në shtëpinë e Simonit lebroz, dhe ndërsa ishte në tryezë, hyri një grua me një enë alabastri me vaj të parfumuar me nard të vërtetë, shumë të kushtueshëm; ajo e theu enën prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.

14:4b.MAR.014.004 Disa u indinjuan midis tyre dhe thanë: ''Përse bëhet gjithë ky shpenzim i kotë i vajit?

14:5b.MAR.014.005 Sepse ky vaj mund të shitej për më shumë se treqind denarë dhe këto t'u jepeshin të varfërve''. Dhe ishin të indinjuar ndaj asaj.

14:6b.MAR.014.006 Por Jezusi tha: ''Lëreni të qetë; pse e shqetësoni? Ajo kreu një vepër të mirë ndaj meje.

14:7b.MAR.014.007 Sepse të varfërit do t'i keni gjithmonë me ju; dhe, kur të doni, mund t'u bëni mirë; por mua nuk do të më keni gjithmonë.

14:8b.MAR.014.008 Ajo bëri atë që mundi; vajosi para kohe trupin tim për varrim.

14:9b.MAR.014.009 Por po ju them në të vërtetë se në gjithë botën, kudo që do të predikohet ky ungjill, do të tregojnë edhe atë që ajo bëri, në përkujtim të saj''.

14:10b.MAR.014.010 Atëherë Juda Iskarioti, një nga të dymbëdhjetët, shkoi te krerët e priftërinjve, që t'ua dorëzonte Jezusin.

14:11b.MAR.014.011 Dhe ata, kur e dëgjuan, u gëzuan dhe i premtuan se do t'i jepnin para. Kështu ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.

14:12b.MAR.014.012 Tani në ditën e parë të festës së të Ndormëve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanë: ''Ku don të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?''.

14:13b.MAR.014.013 Atëherë ai dërgoi dy nga dishepujt e vet duke u thënë: ''Shkoni në qytet dhe atje do të takoni një njeri, që bart një kanë plot me ujë; ndiqeni atë.

14:14b.MAR.014.014 Dhe atje ku ai do të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi pyet: Ku është dhoma ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?".

14:15b.MAR.014.015 Atëherë ai do t'ju tregojë lart një sallë të madhe të mobiluar dhe gati; aty përgatitni për ne''.

14:16b.MAR.014.016 Dishepujt e tij shkuan, arritën në qytet dhe gjetën ashtu siç ai u kishte thënë; dhe përgatitën Pashkën.

14:17b.MAR.014.017 Kur u bë darkë, ai erdhi me të dymbëdhjetët.

14:18b.MAR.014.018 Dhe kur po rrinin në tryezë dhe po hanin, Jezusi tha: ''Ju them në të vërtetë se njëri prej jush, që po ha me mua, do të më tradhtojë''.

14:19b.MAR.014.019 Atëherë ata filluan të trishtohen dhe t'i thoshin njëri pas tjetrit: ''Mos jam unë?''. Dhe një tjetër tha: ''Mos jam unë?''.

14:20b.MAR.014.020 Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Éshtë një nga të dymbëdhjetët që po ngjyen me mua në çanak.

14:21b.MAR.014.021 Po, Biri i njeriut po shkon ashtu siç është shkruar për të; por mjerë ai njeri me anë të cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do të ishte më mirë për të, që ai njeri të mos kishte lindur kurrë!''.

14:22b.MAR.014.022 Dhe, ndërsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: ''Merrni, hani; ky është trupi im''.

14:23b.MAR.014.023 Pastaj mori kupën, e falënderoi, ua dha atyre dhe të gjithë pinë prej saj.

14:24b.MAR.014.024 Atëherë u tha: ''Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta.

14:25b.MAR.014.025 Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të pi më prej frytit të hardhisë deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë''.

14:26b.MAR.014.026 Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.

14:27b.MAR.014.027 Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen".

14:28b.MAR.014.028 Por, mbasi të ringjallem, unë do t'ju pararend në Galile''.

14:29b.MAR.014.029 Dhe Pjetri i tha: ''Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem''.

14:30b.MAR.014.030 Dhe Jezusi i tha: ''Unë po të them në të vërtetë se sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë''.

14:31b.MAR.014.031 Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: ''Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë''. Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët.

14:32b.MAR.014.032 Pastaj ata arritën në një vend që quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve të vet: ''Uluni këtu, deri sa unë të jem lutur''.

14:33b.MAR.014.033 Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zërë frika dhe ankthi;

14:34b.MAR.014.034 dhe u tha atyre: ''Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar''.

14:35b.MAR.014.035 Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej që, po të ishte e mundur, të largohej prej tij ajo orë.

14:36b.MAR.014.036 Dhe tha: ''Abba, Atë, çdo gjë për ty është e mundur; largoje prej meje këtë kupë! Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!''.

14:37b.MAR.014.037 Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: ''Simon, po fle? S'ke qenë i zoti të rrish zgjuar një orë të vetme?

14:38b.MAR.014.038 Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim; sigurisht fryma është e gatshme, por mishi është i dobët''.

14:39b.MAR.014.039 U largua përsëri dhe u lut duke thënë të njëjtat fjalë.

14:40b.MAR.014.040 Kur u kthye, i gjeti përsëri në gjumë dishepujt, sepse sytë e tyre ishin rënduar dhe ata nuk dinin çfarë t'i përgjigjeshin.

14:41b.MAR.014.041 Së fundi, kthehet për të tretën herë dhe u thotë atyre: ''Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve.

14:42b.MAR.014.042 Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhton është afër!''.

14:43b.MAR.014.043 Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë.

14:44b.MAR.014.044 Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: ''Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt''.

14:45b.MAR.014.045 Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: ''Rabbi, Rabbi!''; dhe e puthi përzemërsisht!

14:46b.MAR.014.046 Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan.

14:47b.MAR.014.047 Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.

14:48b.MAR.014.048 Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: ''Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub?

14:49b.MAR.014.049 E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!''.

14:50b.MAR.014.050 Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë.

14:51b.MAR.014.051 Dhe një farë djaloshi, që ishte i mbështjellur me një çarçaf mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kapën.

14:52b.MAR.014.052 Por ai e lëshoi çarçafin dhe iku lakuriq nga duart e tyre.

14:53b.MAR.014.053 Atëherë ata e çuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhën të gjithë krerët e priftërinjve, pleqtë dhe skribët.

14:54b.MAR.014.054 Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda në pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashkë me rojat dhe ngrohej afër zjarrit.

14:55b.MAR.014.055 Dhe krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrit kërkonin dëshmi kundër Jezusit për ta vrarë, por nuk po gjenin.

14:56b.MAR.014.056 Shumë veta në fakt jepnin dëshmi të rreme kundër tij; por dëshmitë e tyre nuk përkonin.

14:57b.MAR.014.057 Atëherë disa u ngritën dhe dëshmuan rrejshëm kundër tij duke thënë:

14:58b.MAR.014.058 ''Ne e kemi dëgjuar se ka thënë: "Unë do ta shkatërroj këtë tempull të bërë me duar, dhe brenda tri ditësh do të ndërtoj një tjetër që nuk është bërë me duar"''.

14:59b.MAR.014.059 Por as mbi këtë dëshmia e tyre nuk përkonte.

14:60b.MAR.014.060 Atëherë kryeprifti u ngrit në mes të kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thënë: ''Nuk përgjigjesh fare? Çfarë po dëshmojnë këta kundër teje?''.

14:61b.MAR.014.061 Por ai heshti dhe nuk u përgjegj fare. Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: ''A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?''.

14:62b.MAR.014.062 Dhe Jezusi tha: ''Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit''.

14:63b.MAR.014.063 Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: ''Ç'nevojë kemi më për dëshmitarë?

14:64b.MAR.014.064 Ju e dëgjuat blasfeminë, ç'ju duket?''. Dhe të gjithë gjykuan se meritonte vdekjen.

14:65b.MAR.014.065 Atëherë disa filluan ta pështyjnë, t'ia zënë fytyrën, ta qëllojnë me shuplaka dhe t'i thonë: ''Profetizo!''. Dhe rojat e godisnin.

14:66b.MAR.014.066 Ndërsa Pjetri ishte poshtë në pallat, erdhi një shërbëtore e kryepriftit.

14:67b.MAR.014.067 Dhe kur pa Pjetrin që po ngrohej, e vështroi me kujdes dhe tha: ''Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas''.

14:68b.MAR.014.068 Por ai e mohoi duke thënë: ''Nuk e njoh, nuk kuptoj çfarë thua''. Pastaj doli jashtë në hajat dhe gjeli këndoi.

14:69b.MAR.014.069 Dhe shërbëtorja, duke e parë përsëri, filloi t'u flasë të pranishmëve: ''Ky është një nga ata''.

14:70b.MAR.014.070 Por ai përsëri e mohoi. Dhe pak më vonë të pranishmit i thanë përsëri Pjetrit: ''Me të vërtetë ti je një nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon''.

14:71b.MAR.014.071 Por ai nisi të mallkojë dhe të betohet: ''Unë nuk e njoh atë njeri për të cilin po flisni''.

14:72b.MAR.014.072 Dhe gjeli këndoi për të dytën herë; atëherë Pjetrit iu kujtua fjala që Jezusi i kishte thënë: ''Përpara se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë''. Dhe, duke e menduar këtë, qau.

15

15:1b.MAR.015.001 Dhe herët në mëngjes krerët e priftërinjve me pleqtë, skribët dhe gjithë sinedrit bënin këshill, e lidhën Jezusin e çuan jashtë e ia dorëzuan Pilatit.

15:2b.MAR.015.002 Dhe Pilati e pyeti: ''A je ti mbreti i Judenjve?''. Dhe ai, duke u përgjigjur, i tha: ''Ti e thua!''.

15:3b.MAR.015.003 Dhe krerët e priftërinjve e akuzonin për shumë gjëra; por ai nuk përgjigjej aspak.

15:4b.MAR.015.004 Pilati e pyeti përsëri, duke thënë: ''Nuk po përgjigjesh fare? Shih për sa gjëra të akuzojnë!''.

15:5b.MAR.015.005 Por Jezusi nuk u përgjigj më asgjë, aq sa Pilati mbeti i çuditur.

15:6b.MAR.015.006 Dhe në çdo festë ishte zakon t'u lëshohej atyre një i burgosur, këdo që ata do kërkonin.

15:7b.MAR.015.007 Por ishte në burg një njeri që quhej Baraba, bashkë me shokë të tjerë rebelë, të cilët kishin bërë një vrasje gjatë një kryengritjeje.

15:8b.MAR.015.008 Dhe turma, duke bërtitur, filloi të kërkojë që të bënte ashtu siç kishte vepruar gjithnjë për ta.

15:9b.MAR.015.009 Atëherë Pilati iu përgjigj atyre duke thënë: ''A doni t'ju liroj mbretin e Judenjve?''.

15:10b.MAR.015.010 Sepse e dinte që krerët e priftërinjve ia kishin dorëzuar nga smira.

15:11b.MAR.015.011 Por krerët e priftërinjve e nxitën turmën që të kërkojë që t'u lironte atyre Barabanë.

15:12b.MAR.015.012 Dhe Pilati e mori përsëri fjalën dhe u tha atyre: ''Çfarë doni, pra, të bëj me atë që ju e quani mbret të Judenjve?''.

15:13b.MAR.015.013 Dhe ata bërtitën përsëri: ''Kryqëzoje!''.

15:14b.MAR.015.014 Dhe Pilati u tha atyre: ''Po ç'të keqe ka bërë?''. Atëherë ata bërtitën edhe më fort: ''Kryqëzoje!''.

15:15b.MAR.015.015 Prandaj Pilati, duke dashur ta kënaqë turmën, ua lëshoi Barabanë. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dorëzoi atyre që të kryqëzohej.

15:16b.MAR.015.016 Atëherë ushtarët e çuan Jezusin në oborrin e brendshëm domëthënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën.

15:17b.MAR.015.017 E veshën në purpur dhe, si thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye.

15:18b.MAR.015.018 Pastaj nisën ta përshëndesin duke i thënë: ''Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!''.

15:19b.MAR.015.019 Dhe e goditnin në krye me një kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e adhuronin.

15:20b.MAR.015.020 Pasi e tallën, ia hoqen purpurën, e veshën me rrobat e tij dhe e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.

15:21b.MAR.015.021 Ata e detyruan një kalimtar, një farë Simoni nga Kirena që kthehej nga ara, babai i Aleksandrit dhe i Rufit, që ta mbante kryqin e tij.

15:22b.MAR.015.022 Pastaj e çuan Jezusin në vendin të quajtur Golgota, që do të thotë: "Vendi i Kafkës".

15:23b.MAR.015.023 I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.

15:24b.MAR.015.024 Dhe, pasi e kryqëzuan, i ndanë rrobat e tij duke hedhur short, për të ditur çfarë do t'i binte secilit.

15:25b.MAR.015.025 Ishte ora e tretë kur e kryqëzuan.

15:26b.MAR.015.026 Dhe mbishkrimi që tregonte shkakun e dënimit, i cili ishte vënë përmbi të, thoshte: "Mbreti i Judenjve".

15:27b.MAR.015.027 Bashkë me të kryqëzuan edhe dy vjedhës, njërin në të djathtën e tij dhe tjetrin në të majtën e tij.

15:28b.MAR.015.028 Kështu u përmbush Shkrimi që thotë: ''Ai u përfshi ndër keqbërësit''.

15:29b.MAR.015.029 Dhe ata që kalonin aty afër e fyenin, duke tundur kokën, dhe duke thënë: ''Hej, ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton në tre ditë,

15:30b.MAR.015.030 shpëto veten tënde dhe zbrit nga kryqi!''.

15:31b.MAR.015.031 Po ashtu edhe krerët e priftërinjve me skribët, duke e tallur, i thoshnin njeri tjetrit: ''Të tjerët i shpëtoi, por veten s'mund ta shpëtojë.

15:32b.MAR.015.032 Krishti, mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim dhe ta besojmë''. Edhe ata që ishin kryqëzuar bashkë me të, e fyenin atë.

15:33b.MAR.015.033 Pastaj, kur erdhi e gjashta orë, errësira e mbuloi gjithë vendin deri në të nëntën orë.

15:34b.MAR.015.034 Dhe në të nëntën orë Jezusi bërtiti me zë të lartë: ''Eloi, Eloi; lama sabaktani?'', që e përkthyer do të thotë: ''Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?''.

15:35b.MAR.015.035 Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thoshnin: ''Ja, ai po thërret Elian!''.

15:36b.MAR.015.036 Atëherë një prej tyre erdhi me vrap, e zhyti një sfungjer në uthull dhe, mbasi e vuri në një kallam, ia dha të pijë, duke thënë: ''Lëreni; të shohim nëse vjen Elia që ta zbresë poshtë''.

15:37b.MAR.015.037 Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën.

15:38b.MAR.015.038 Atëherë veli i tempullit u ça më dysh nga maja deri në fund.

15:39b.MAR.015.039 Dhe centurioni që qëndronte përballë Jezusit, kur pa se, pasi Jezusi bërtiti ashtu, kishte dhënë shpirt, tha: ''Me të vërtetë ky njeri ishte Biri i Perëndisë!''.

15:40b.MAR.015.040 Aty ishin gjithashtu edhe gra që shikonin nga larg; midis tyre ishin Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit të vogël të Joses dhe Salomeja,

15:41b.MAR.015.041 të cilat e kishin ndjekur dhe i kishin shërbyer kur ishte në Galile; dhe kishte edhe shumë të tjera që ishin ngjitur bashkë me të në Jeruzalem.

15:42b.MAR.015.042 Pastaj, u afrua tashmë mbrëmja, sepse ishte Përgatitja, domethënë vigjilja e së shtunës,

15:43b.MAR.015.043 Jozefi nga Arimatea, një këshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë, me guxim hyri te Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit.

15:44b.MAR.015.044 Dhe Pilati u çudit që tashmë kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti nëse kishte vdekur prej shumë kohe.

15:45b.MAR.015.045 Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Jozefit.

15:46b.MAR.015.046 Ky, mbasi bleu një çarçaf, e zbriti Jezusin nga kryqi, e mbështolli në çarçaf dhe e vuri në një varr që ishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur para hyrjes së varrit.

15:47b.MAR.015.047 Dhe Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Joses, vërenin ku e vunë.

16

16:1b.MAR.016.001 Si kaloi e shtuna, Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit, dhe Salomeja blenë aroma për të shkuar të vajosin Jezusin.

16:2b.MAR.016.002 Në mëngjesin e ditës së parë të javës, shumë herët, ato erdhën te varri, kur po lindte dielli.

16:3b.MAR.016.003 Dhe thonin në mes tyre: ''Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?''.

16:4b.MAR.016.004 Por, kur ngritën sytë, panë se guri ishte rrokullisur, megjithëse ishte shumë i madh.

16:5b.MAR.016.005 Hynë, pra, në varr dhe panë një djalosh që ishte ulur në të djathtë, të veshur me të bardha, dhe mbetën të trembura.

16:6b.MAR.016.006 Dhe ai u tha atyre: ''Mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin Nazareas që ka qenë kryqëzuar; ai u ringjall, nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë.

16:7b.MAR.016.007 Por shkoni dhe u thoni dishepujve të tij dhe Pjetrit se ai po ju pararend në Galile; atje do ta shihni, ashtu siç ju pati thënë''.

16:8b.MAR.016.008 Dhe ato dolën shpejt dhe ikën nga va-rri, sepse i zuri tmerri dhe habia; dhe nuk i thanë asgjë kurrkujt, sepse kishin frikë.

16:9b.MAR.016.009 Tani Jezusi, pasi ishte ringjallur në mëngjesin e ditës së parë të javës, iu shfaq së pari Marisë Magdalenë, nga e cila pati dëbuar shtatë demonë.

16:10b.MAR.016.010 Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre që kishin qenë bashkë me të, të cilët ishin të pikëlluar dhe e qanin.

16:11b.MAR.016.011 Por këta, kur dëgjuan se ishte gjallë dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan.

16:12b.MAR.016.012 Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.

16:13b.MAR.016.013 Edhe ata shkuan dhe ua treguan të tjerëve; por as këtyre nuk u besuan.

16:14b.MAR.016.014 Në fund iu shfaq të njëmbëdhjetëve kur ishin në tryezë dhe i qortoi për mosbesimin e tyre dhe për ngurtësinë e zemrës, sepse nuk u kishin besuar atyre që e kishin parë të ringjallur.

16:15b.MAR.016.015 Pastaj u tha atyre: ''Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese;

16:16b.MAR.016.016 ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar.

16:17b.MAR.016.017 Dhe këto janë shenjat që do t'i përcjellin ata që do të besojnë: në emrin tim ata do t'i dëbojnë demonët, do të flasin gjuhë të reja;

16:18b.MAR.016.018 do t'i kapin me dorë gjarpërinjtë, edhe nëse do të pijnë diçka që shkakton vdekjen, nuk do t'u bëjë asnjë të keqe; do t'i vënë duart mbi të sëmurët dhe këta do të shërohen''.

16:19b.MAR.016.019 Zoti Jezus, pra, mbasi u foli, u ngrit në qiell dhe u ul në të djathtë të Perëndisë.

16:20b.MAR.016.020 Pastaj ata dolën dhe predikuan kudo, ndërsa Zoti bashkëvepronte me ta dhe e vërtetonte fjalën me shenjat që e shoqëronin. Amen.


Holder of rights
Multilingual Bible Corpus

Citation Suggestion for this Object
TextGrid Repository (2025). Albanian Collection. Mark (Albanian). Mark (Albanian). Multilingual Parallel Bible Corpus. Multilingual Bible Corpus. https://hdl.handle.net/21.11113/0000-0016-89C4-0